Brahim Avdyli: Gjurmët e para shqiptare
Faqja 1 e 1
Brahim Avdyli: Gjurmët e para shqiptare
Gjurmët e para shqiptare
Nga Brahim AVDYLI
Populli shqiptar është i vetmi popull që ka një numër aq të madh pjesëtarësh jashtë vendit. Ai kufizohet rreth e përqark me tokat e veta autoktone përgjatë tërë kufirit të tij gjeografik, respektivisht, të kufijve të të dy shteteve kombëtare shqiptare, nga të cilat, Republika e Kosovës është krijuar shumë vonë.
Shkupi ka qenë kryeqytet i vilajeteve shqiptare. Dikur qyteti që zinte pjesën më të madhe të shqiptarëve. Tani, qyteti më i madh i botës është Stambolli, ku jetojnë afërsisht 2.500.000 shqiptarë, ndërsa në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë. Mbi 2.000.000 janë me prejardhje pellazge që e flasin pellazgjishten. Ata nuk quhen shqiptarë, sepse e folura e tyre nuk është e mbushur me kalke sllave, greke, ballkanase dhe latine. Të mos flasim për Greqinë dhe Qipron që i ka shkatërruar dhe asimiluar shqiptarët tash sa shekuj më parë në grekë dhe qipriotë dhe ka vjedhur prej tyre gjithçka që ka mundur nga kultura, veshja, zakonet dhe mitologjia. Mjafton që të themi se qipriotët e kanë çiftelinë si një nga mjetet e veta muzikore dhe kuptohet se ata e kanë prejardhjen e stërlashtë prej pellazgëve-ilirëve.
Pellazgët, stërgjyshërit e lashtë të shqiptarëve dhe baballarët e fiseve ilire, prej të cilëve e dimë se ne e kemi prejardhjen tonë, shtriheshin në të gjitha shtetet. Me ndihmën e gjuhës pellazge sot shpjegohen me të madhe shkrimet e vjetra të Mesopotamisë, të Turqisë, të Greqisë, Maqedonisë, ish-Jugosllavisë dhe Italisë. Gjuha e vjetër pellazge është gjuha-nënë për të gjitha gjuhët e familjes indo-evropiane. Shtresat e popullit pellazg gjenden nga Mesopotamia deri në shtetet skandinave. Rastet e përsëritura të Greqisë, të Maqedonisë, të Serbisë, të Malit të Zi etj., që kanë zënë tokat tona me popullatën e asimiluar për të keç dhe nuk njihen si Epiri jugor (Greqi), Manastiri dhe shumë treva nga Maqedonia, mjaft treva nën Malin e Zi, nën Serbinë, si Nishi, Novi-Pazari (Tregu i Ri), Tivari etj., janë denbabaden vise pellazge, ilire apo
shqiptare. E tillë ka qenë shumë më parë Mesopotamia, Siria, Egjipti, Anadolli, Turqia, Kaukazi, Bullgaria, Rumania, Greqia, Italia, Gadishulli Ballkanik, deri në Istër, etj. Deti Jon (Deti i Jonë) edhe sot e kësaj dite ka domethënie të vetme në gjuhën pellazge, ilire, shqipe.
Ka mijëra fakte historike të ekzistencës gjeneratë pas gjenerate, të shpërndarjes masive nëpër botë. Doket dhe zakonet e tyre janë pellazgjike, kurse djepi në të cilin sot shtrihet populli shqiptar është djepi i vërtetë i pellazgëve. Gjuha e tij është gjuha e vjetër e pellazgëve, ndonëse tani ka marrë kualitet të ri shqiptar, sepse përjetëson periudhën e ringjalljes së përjetësisë. Shkencat bashkëkohore, si psh.: historia, arkeologjia, linguistika, antropologjia etj., dëshmojnë në mënyrë të padiskutueshme se shqiptarët janë pikërisht të vetmit trashëgimtarë të pellazgëve të vjetër dhe hyjnorë. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]. Rrënja e jonë e vjetër është pellazge.
Populli shqiptar është njëri prej popujve më të lashtë evropianë, gjithmonë është një popull liridashës, me ndenja të kulluara të Atdheut e të Kombit, të luftës së pashkëputur të mbijetesës. Ai ka ikur nga lufta deri në momentet e fundit që të mos e rrezikojë askënd. Në pjesën e epërme, nëpër territoret malësore të Alpeve shqiptare, ku jetonin nga gjeneza e lashtë e njerëzimit, sipas mitologjisë gegët, gigantët, gjigantët e mëdhenj të malësorëve të sotëm shqiptarë, ndërsa në pjesën e poshtme, në jug dhe nëpër bregdetin shqiptar jetonin toskët, toskanët, vëllezërit e gegëve, që sot janë zgjeruar bashkë me gegët nëpër botë.
Sot janë mbi 16 milionë shqiptarë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi, Kroaci, Greqi, Turqi dhe Evropë, etj. Nga trojet etnike shqiptare janë shpërngulur vazhdimisht shqiptarët, sa nuk kemi mundësi të llogarisim numrin e saktë të qenies së tyre pellazge, ilire, etruske. Është luftë për ekzistencë më të mirë të pellazgëve, ilirëve, shqiptarëve; për të ikur nga vdekjet vrastare të armiqve të shumtë.
Në Zvicër jetojnë mija shqiptarë nga trojet ish-jugosllave dhe Shqipëria, ndërsa pjesa dërmuese e tyre janë nga Kosova, nga të cilët, 100`000 e kanë marrë shtetësinë e Zvicrës. Në pikëpamje të të dhënave mbi shtetësinë nga trojet shqiptare dhe shtetësinë e shteteve të tjera, dokumentohen nga Kosova 270`000 deri në 300.000.Sipas ISEAL janë 270`000 shqiptarë nga Kosova. Ne i njohim ata nga listat e telefonit në shtetin e Zvicrës, nga zakonet dhe gjuha, nga fjalët në gjuhën shqipe. Të gjithë e ngrisin, e ruajnë dhe e mbajnë shqiponjën me dy krerë, si simbolin kombëtar të shqiptarëve që bashkohet nga dy pjesët mitologjike, gegët dhe toskët, krahas atyre të shteteve në të cilat janë ndodhur.
Nuk kanë dallime në gjuhë, sado që një kuadër „shkencëtarësh“ të rekrutuar nga agjenturat sllave në Ballkan përpiqet t’ia bëjnë „të njohur“ popullit shqiptar se paska „2 gjuhë“. Populli shqiptar flet shqip, prandaj e quajnë shqiptar. Në gjuhën gjermane e quajnë Albaner, sepse flet Albanisch, ndërsa në gjuhën angleze Albanian. Emrin e tyre e kanë trashëguar nga shqiponja dhe flasin shqip, që do të thotë se janë „bij të shqiponjës“. A-ja ka rrjedhur nga shkrimi i parë më i vjetër (hyjnor), Alfabeti Fonetik Egjiptian, në Egjipt (Ain-shqiponjë[2]). Në gjitha këto
vende kemi shumë emra vendesh, malesh dhe qyteteve që lidhen me kulturën ilire dhe shqiptarët. Shqiponjës i thonë në gjermanisht Adler.
Mërgata e jonë shqiptare, qoftë e vjetra ekonomike, qoftë ajo politike, ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e mendimit shqiptar. Në periudha të caktuara historike, kjo mërgatë ia ka dhënë krahun me të madhe çështjes kombëtare dhe lëvizjes së brendshme politike. Ajo kurdoherë ka qenë zëdhënëse e interesave rajonale kombëtare dhe sociale.
Mërgata shqiptare, në përgjithësi, ka kaluar nëpër faza të ndryshme të zhvillimit të vet. Ajo ka pasur dallime të mëdha kualitative e kuantitative, në qëndrime dhe në pikëpamje, sikurse në format e organizimit të vet. Mund të themi se atë e ka ushqyer ndjenja e pashuar për t’i dalë në ndihmë popullit të vuajtur, përpjekjes shumëvjeçare për çlirim dhe vetorganizim nga dhuna e hapur e pushtuesve sllavë të tokave të veta autoktone dhe për të ndihmuar zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. [3]
Të emigruarit janë larguar nga atdheu i tyre për shkaqe politike dhe ekonomike dhe janë vendosur përkohësisht apo përgjithmonë në vendet e huaja. Emigrimi i shqiptarëve, i shkaktuar nga diskriminimi i hapur i armiqve tanë kombëtar shekuj me radhë, nga varfëria e trashëguar ndër vite të tëra apo izolimi i rreptë njerëzor, social dhe qytetar, nuk është ndalur deri në ditët tona. Emigrimi i shqiptarëve përbën dramën e madhe sociale dhe politike në vitet më të errëta. Shqiptari ka qenë i detyruar të shkojë në mërgim me dhembjet e tij të paqetësuara. Një pjesë e tyre u detyrua të shkojë për të siguruar bukën e gojës larg familjes së tij, duke qarë me lot gjatë tërë jetës së tij, shpesh i vetëm në mërgim.
Jo rrallë, ky emigrim i dhembshëm, përmes qindra-mija të vrarëve, fëmijë, gra e burra, duke ikur të ndjekur nga dhunuesit e tokës së tyre të shtrenjtë, për të mos u kthyer kurrë për të gjallë brenda tokave stërgjyshore, e ka përbërë politikën antishqiptare të fqinjëve shovinistë dhe ka përmbushur elaboratet e zbrazjes së tokave tona.
Fjala „diasporë“ është përdorur gabimisht në shtypin tonë. Mërgata shqiptare shprehë njerëzit e emigruar në dheun e huaj. Nga e kaluara e largët mitologjike, e gjejmë gjenezën e shtrirjes së shqiptarëve në Zvicër. Që atëherë ajo nënkuptonte udhëtimin në këmbë, gati gjysmë jetës. Ndërsa me kalë, pak më pak. Nga e kaluara mitologjike e shqiptarëve të vjetër-pellazgët, e gjejmë se Argusi, që kishte sy shumë të bukur dhe ishte bujk shumë i mirë, por të afërmit ia zunë inat për shkak të syve të kaltër në të shkruar, u largua shumë larg nga shtëpia. Si duket, ai kishte mbërri në Argau të Zvicrës. Jo vetëm emri i Kantonit Argau që mund të na shpjegojë këtë, por emri i lumit Aare, që trupon kantonin, shpjegohet përmes shqipes. Dy pikat mbi e-në i kanë humbur gjatë shekujve. A-ara-u shpjegon tokën e punës, arën. Ndërsa kantoni, që më parë të ketë qenë një moçal apo liqen do të jetë tharë nga Argusi. Prandaj, thuhet se e ka marrë emrin nga Argusi.
Në këtë shtet, ku ka ardhur si pushtues dhe ka jetuar fryma e parë iliro-romake, është ruajtur deri sot simbolika ilire, ndonëse nuk mund të thuhet dhe nuk mund të pranohet si simbolikë e pushtuesve, po si simbolikë e vendit në të cilën ndodhet, pa dhënë ndonjë lidhje të kaluarës me të sotmen. Mjafton të shëtisim në këtë shtet dhe të takojmë qindra herë shqiponjën, që ka ngjashmërinë me shqiponjën tonë, pa dhënë ndonjë shenjë politike. Siç dihet, shqiponja takohet herët në historinë tonë, që në kohën e Skënderbeut e më parë, dhe ka ngjashmëri me shqiponjën e austriakëve, me dy kokë; të Argaut dhe të Habsburgëve, me një kokë.
Në Rapperswil, të St. Galles, familja Kurti (Curti) shohim se ka dhenë në disa breza udhëheqës në komunën e Rapperswil-it dhe të Konfederatës së Zvicres. Fshati Jahkurti është në Shqipërinë e veriut, ndërsa familjet Kurti ndodhen në Smolicë të Kosovës. Prej aty, kanë kaluar në Itali. Familja Curti e ka origjinën shqiptare. E vetmja trashëgimtare e familjes Curti është Elvira, në të cilën a-ja është mbaresë shqipe për emrat e gjinisë femërore. Ky është emër tipik i gjuhës shqipe. Familja Burri e shpërndarë në tërë Zvicrën është po ashtu mbiemër shqiptar. E tillë është edhe mbiemri Rasi apo Rrasi në Basel apo në Turgau, në Erlenbach apo në Wängi. Ka dhe emra të tjerë, që sot tingëllojnë shqip…
Shkojmë më tutje në Argau, në Thurgau, në Graubünden, në Schaffhausen dhe gjëjmë qindra shembuj të jetesës sonë mijëvjeçare. Në Graubynden flasin retoromanisht, gjuhë që ka mbetur nga koha e pushtimeve romake dhe dallohet pak nga gjuha latine, që domethënë se është gjuhë e përzier nga vendasit dhe të ardhurit që nuk konsideroheshin romakë, pra edhe ilirët, që dallojnë nga mënyra e jetesës baritore, me bagëti dhe bujqësi. Ilirët kanë qenë bujq të përkryer dhe veçanërisht mbajtës të bagëtive. Arumunët dallojnë nga rumunët dhe banojnë në trojet shqiptare, sikurse në Rumani. Këtë kulturë e kanë shpërndarë nga pellazgët, ilirët, arumunët dhe etruskët, që janë një komb. Gegët dhe toskët janë vëllezër. Nga toskët, që ishin pellazgë, ilirë, shqiptarë; është themeluar në Itali Toskana dhe nga fjalët toskë/tuskë kanë rrjedhur fjalët: toscs, tuscans, etruscans/etruskët. Jul Cesari, ishte me origjinë pellazge të prejardhur nga Troja, që ishte qytet pellazg (ilirë), siç ishte tërë Turqia e sotme (trojet tona, edhe sot ka domethënie shqiptare). Ai ishte më i suksesshmi ndër prijësit e Romës dhe të gjitha viset pellazge (etruske) të Italisë.
Banorët e kantonit të Shvicit (Schwitz, nga i ka ardhur emri Zvicrës, Schwizerland, që do me thënë vendi i banorëve të Shvicit, e më vonë u quajt Schweiz) kanë ngjashmëri të dukshme me malësorët e Shqipërisë.
Në do të fillojmë gjetjen e mërgimtarëve shqiptar nga viti 1400 e këtej. Fillimi i Federatës Zvicerane fillon nga viti 1291, nga Betimi i Rytlit, ku kantonet malor të Urit, Shvicit dhe Untervaldenit krijojnë një federatë. Më vonë, i bashkohen kantonet e tjera, si psh. Lucerni (1332), Cyrihu (1351), Glarusi dhe Cugu (1352), Berni (1353), Friburgu dhe Soloturni (1481) etj. Në vitin 1513 vendet e Zvicrës kërkojnë një identitet të tyre. Në të gjitha simbolet kombëtare shihet shqiponja me dy krerë.
Me 1 gusht 1291 merret si gurthemel për krijimin e shtetit të Zvicrës.
[1] Shih: Niko Stylos, Historia e shenjtë e avranitasve/Dokumente parahistorike, Prishtinë, 2004; Edwin Jacques, Shqiptarët / Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme (I e II), SHB „Kartë e pendë“, Istambul (Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur në një botim, 1997.
[2] Xhusepe Katapano, Thot-i fliste shqip, Botimet Enciklopedike, Tiranë 2007, faqe 208.
[3] „Askush nuk guxon të pranojë zgjidhje parciale të çështjes shqiptare“, Intervistë e anatemuar me Brahim Avdylin, të bërë nga Safet Sadiku, në dhjetor 1991, botuar në gazetën „Kombi“, Nr. 5 (25), Tiranë, mars, 1992.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Brahim Avdyli: Çështja shqiptare dhe territori historik shqiptar
» Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
» Brahim Ibish Avdyli: Kombet e tjera dhe kombi shqiptar
» Brahim Avdyli:A ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht?
» Syle Mujaj: TE BURGOSURIT DUHET TA THONE TE VERTETEN E KOSOVES 1981-2010
» Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
» Brahim Ibish Avdyli: Kombet e tjera dhe kombi shqiptar
» Brahim Avdyli:A ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht?
» Syle Mujaj: TE BURGOSURIT DUHET TA THONE TE VERTETEN E KOSOVES 1981-2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi