Brahim Ibish Avdyli: Kombet e tjera dhe kombi shqiptar
Faqja 1 e 1
Brahim Ibish Avdyli: Kombet e tjera dhe kombi shqiptar
Kombet e tjera dhe kombi shqiptar
Nga Brahim Ibish AVDYLI
Nuk do mend se populli shqiptar është një nga popujt më të vjetër të botës dhe të ballkanit. Ne e njohim atë si pellazgë, si etruskë, si ilir dhe si shqiptarë[1]).
Në viset më jugore, në Greqinë e tashme, jetonin fiset molo, antintan dhe haon. Gjatë kësaj kohe këto fise janë helenizuar (greqizuar) krejtësisht. Edhe sot procesi i asimilimit të shqiptarëve në Greqi vazhdon sidomos në rrethinat e Athinës, të Peloponezit dhe të ça-mërisë së sotme. Epirët ose epirotët janë shtrirë në Greqinë e sotme dhe kanë përmbledhur popullatën pellazge (ilire) që është shtrirë deri në Maqedoni (Macedones). Emri Macedones ka rrënjë pellazgo-ilire dhe ruhet në trajtën e vet origjinale. Aty kanë jetuar macedones, fis pellazgo-ilirë, para se të helenizohej (greqizohej) një pjesë e mirë në kohën e mbretit Filipi II. Maqedonët shtriheshin në një pjesë të Maqedonisë së sotme, kurse në jug deri në Detin Egje. Me maqedonët antikë, që nuk kanë kurrfarë lidhje me maqedonët e sotëm sllavë, kufizohej fisi peon në veri, në rajonin e mesme të rrjedhës së lumit Astribo (sot Vardar, nga fjala shqipe Bardhar, ku ka humbur „h“ shqipe që nuk shqiptohet nga sllavët, ndërsa „B“ shqipe e shqiptojnë „V“, duke e përdorur në origjinal) dhe deri te lumi i Strumës Erigon (tani, Cërna-Reka). Në rethinat e Liqenit të Ohrit kanë jetuar dasaret, kurse në luginën e Drinit të Zi shtriheshin fiset penestët dhe pirustët. Në Shqipërinë e sotme shtrihej fisi i fortë i Taulantëve, që përbëhej nga disa fise të vogla, si psh. helidonët, sesaretët, partinët, abrët, që mund të jetë edhe bazë e emrit të mëvonshëm etnik të shqiptarëve- arbër. Ndër fiset më të mëdha ishin dardanët që shtriheshin në përëndim të Moravës deri te rrjedha e sipërme e lumenjëve Pek dhe Timok, dhe në viset lindore deri përtej Nishit. Dardanët shtriheshin në tërë Kosovën dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, në veri dhe përëndim, dhe quhej Dardania[2]).
Popullsia ilire që shtrihej në trevat e veta jetonte nëpër fise. Ato vinin shpeshherë në konflikt me njëra tjetrën për shkak të tokave pjellore, kullosave, ujit apo pyjeve. Në rast se rreziku u kërcënohej nga popujt e tjerë, ata bashkoheshin dhe luftonin së bashku kundër armikut. Gradualisht kështu u formuan me kohë lidhjet e fiseve. Lidhjet e fiseve ishin të përkohshme. Më vonë u lidhjet e fiseve u forcuan dhe prej tyre u krijuan shtetet e para ilire. Banorët e Ilirisë ishin të barabartë[3]).
Kombi shqiptar dhe ndarjet shtetërore |
Antroponimet, toponimet dhe mikrotopnimet „sllave“ nuk janë sllave, por janë orto-dokse dhe bogumile (patarene) në faltoret e të cilave përdorej gjuha kishtare e formuar nga Qirili dhe Metodi. Në Ballkan nuk ka fare sllavë, por kanë ardhur fise turke në mes të shekujve VI e XIII, si pakica tejet të vogla dhe janë shkrirë me popullsinë vendase, duke kryer simbiozën etnike, me ç’rast mbizotërojnë veçoritë antropologjike të pellazgo- iliro-shqiptare, të cilët kanë qenë mbizotërues dhe janë të tilla edhe sot.
Serbishtja, si gjuhë kombëtare dhe letrare është krijuar nga Vuk Karagjiq, në shekullin XIX, ndërkaq serbishtja përmendet nga gjysma e dytë e shekullit XII. Shqipja ka qenë gjuhë familjare dhe popullore deri në shekullin e XIX, e në disa familje serbe deri në ditët tona. Gjuha kishtare që u formua nga Qirili dhe Metodi në shekullin e IX quhej „Gjuhë ilire“ (Illyrika Lingua), kurse më vonë nga pansllavizmi i lëshuar si „lëvizjë gjithësllave“, në të cilën u kuqën ata popuj të ballkanit që mbanin veten të këtillë, është quajtur „gjuha e vjetër sllave“. Serbët, ngaqë kishin sjellur nga Azia Qendrore një sekt të krishterizmit, të cilën e quante papati „skizmë“, atëherë edhe ithtarët e kishës ortodokse ku përdorej „gjuha ilire“ quheshin serbë, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Ballkanit jetonin dhe vepro-nin dhe pa marrë parasysh etnikisht a ishin shqiptarë, turq apo vlleh[8]).
Kombin Serb dhe shtetin e tyre- Serbia e ka krijuar pasllavizmi dhe kisha otodokse, nga gjysma e dytë e shekullit XIX. Ky komb u krijua nga asimilimi i vllehëve, i turqëve, i shqiptarëve, i boshnjakëve, kurse shteti i tyre kombëtar- Serbia është krijuar në trevat etnike të shqiptarëve. Emri serbë ka shpjegim nga etimologjia turke (serbez=i lirë), ose latine (serpente=gjarpër), që do me thënë se përshkruan veti të natyrës dhe të sjelljes së atij populli, që godet papriturazi (nën dushk, kur nuk e pret), si gjarpër.
Në trojet etnike shqiptare konsiderohet se jetojnë 7 milion shqiptarë, ndërsa rreth 5/6 milion jetojnë në Turqi, të tjerët në Bullgari, Rumani, Moldavi, Ukrainë, çeçeni, Rusi, etj. Në bazë të njohurisë sonë, një pjesë jo e vogël e tyre nuk e flasin shqipen, ndonëse një pjesë ndihen thellësisht shqiptarë. Shumica prej tyre nuk kthehet më në tokat shqiptare dhe nuk peokupohet për çështjen kombëtare. Gjysma e tyre jetojnë në Republikën e Shqipërsisë (rreth 3 milion e 200 mijë) dhe rreth 3 milionë e 500 mijë jetojnë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi (Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi). Prej tyre, rreth 2 milion jetojnë në Kosovë, ndërsa në pjesën jugore të Serbisë, që ne e konsiderojmë si Kosova lindore, në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegje, rreth 100 mijë shqiptarë. Rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni, rreth 70 mijë jetojnë në Mal të Zi, rreth 400 mijë jetojnë në çamëri (Greqi), në Epirin Jugor[9]). Më shumë shqiptarë ka jashtë vijës kufitare të Shqipërisë, si shtet. Kosova sot ka një territor gjeopolitik me 10.887 km2, me kufinj të njohur ndërkombë-tarisht nga vetë ish-Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, ku ka qenë si e tillë por e përulur nga politika anishqiptare e Serbisë, e njohur nga Komiteti Ndërkombëtar, si OKB (me rezolutën 1244), BE, NATO, OSBE, etj. Ajo ka sot 2.2 milion banorë (sipas regjistrimit të fundit të vitit 2005) nga të cilët, mbi 88.94 janë shqiptarë etnikë, ka gjuhën e vet kombëtare, Shqipen, një degë të veçantë të trungut Indo-Evropianë, ka identitetin e veçantë kombëtar historik e kulturor, të trashëguar nga prej-ardhja e tij autoktone që nga periudha e Mbretërisë Dardane, mbi 2500 vjet më parë deri më sot, në shekullin XXI [10]). Shqipëria e sotme është zvogëluar shumë dhe është tërhjekur në malet dhe pak fushat që ka midis Serbisë, Bullgarisë dhe Greçisë në bregun përë-ndimor të Gadishullit Ballkanik.
Faktori i parë i „krijimit të Serbisë“, si fqinji i parë më i pabesë ndaj shqiptarëve, është faktori historik, që flet për dyndjet kryesore të fiseve turke prej Azisë Qendrore në Ga-dishullin Ballkanik, nga shekulli i VI e deri në shekullin e XIII, si avarët, vllehtë, bullga-ret, kumanët, peçenekët, oguzët, magjarët (hungarezët). Serbët, po themi edhe njëherë, nuk ishin sllavë, por vinin nga Himalajet. Një pjesë e popullsisë vendore ilire, deri ne Danub, është shpërngulur drejtë jugut, ndërsa pjesa qendrore e tyre u detyrua të ado-ptohej nga pushtuesit serbë dhe të shkrihej gradualisht në gjirin e tij. Me vendosjen e fiseve turko-sllave në Ballkan (shekujt VI-XIII) filloi simbioza e ardhacakëve me popu-llsinë autoktone të këtyre vendeve, si ilirët, dardanët dhe trakasit, që në të vërtetë të gjithë ishin të popullsisë pellazge. Dardanët quheshin ndonjëherë triballë, një fis i vjetër pellazg (tri-ball= tri ballët e maleve që ndodhen në luginës e Moravës së Madhe), më vonë skizmatikë. Emri antik pellazg shkallë-shkallë zëvendësohet me sinonimin ilir, ndërsa prej shekullit XV zëvendësohet me sinonim alban, arban, arnaud, arvanit, arbëresh.
Kah fundi i shekullit XII serbët filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[11]). Që me 1180 Serbia okupoi Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 okupoi Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[12]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Kjo është hera e parë që Serbia shkeli në trojet autoktone shqiptare me okupim.
Beteja e parë e Kosovës (1389), e cila sipas francezit Filip Mezier u zhvillua në Albani, e jo në tokat serbe (sllave), siç përpiqet të „vërtetojë“ historiagrafia e re serbe, i cili nga kjo historiografia asnjëherë nuk u dëshmua me argumente serioze dhe shkencore.[13]) Propa-ganda serbe e ka përdoruar Betejën e Kosovës (në muajin qershor të vitit 1939) për „idealin kombëtar serb“ dhe ka krijuar prej saj një mit të fryer me të cilin përpiqet të justifi-kojë pretendimet „historiko-etnike“ mbi Kosovën, në të cilin ishte vrarë mbreti serb, Krajl Lazari, dhe i cili e kishte komandën kryesore në Betejën e Kosovës, sepse ia kishin dhënë shqiptarët. Beteja e Kosovës nuk ka qene vepër e serbëve, por një koalicion të krishte-rësh[14]) të përbërë nga serbët, shqiptarët, bullgarët, boshnjakët, kroatët, rumunët, hungare-zët, polakët dhe çekët, i vlerësuar si „koalicion antiosman“, me karakter ballkanik dhe evropian. Nga burimet turke del se një ushtrie shqiptare prej mëse 50‘000 luftëtarëve i printe princi i Shkodrës, Gjergj Balsha[15]), ndësa burime të tjera vërtetojnë se në këtë betejë morën pjesë princërit shqiptarë, sidomos gjyshi i Skenderbeut, princ Gjergj Kastrioti. Kjo kishte më shumë karakterin e një kryqëzate për t‘i prerë hovin rrezikut musliman, se sa një lufte me karakter kombëtar. Gjergj II Ballsha, Teodor II Muzaka, Gjergj Kastrioti ishin në luftë kundër Sulltan Muratit I.
Ndër të vrarët ishin Sultan Murati I, Teodor II Muzaka dhe krajl Lazari[16]). Histo-riografia e re serbe e përdori këtë sfond historik të koalicionit evropian për qëllimet e veta gjakatare mbi shqiptarët[17]) dhe nuk shpurdhi fare në karakterin historik të kësaj date, në të cilën serbët kishin ardhur në Kosovë, mirëpo nuk kanë qenë kurrsesi banorë të Kosovës. Ata përfituan këto treva nga Perandoria Bizantine duke adoptuar kishat. Stefan Nimani, Shën Sava, Stefan Deçani ishin ilirë, dardanë, triballë, e nga Millutini e këtej-skizmatikë. Stefan Dushani (1331-1355), që pasonte Stefan Nimanin dhe Stefan Uroshin (1282-1321) shpalli heretikë shqiptarët të lidhur ngushtë me herezinë latine dhe mori masa rigoroze të dënimit të tyre, shumicën me vdekje. Kjo u kodofikua fuqishëm në Kodin e Stefan Du-shanit (1349), sepse në këtë kohë kishte marrë hov krishterimi latin.
Të gjitha kishat ortodokse në Kosovë kanë qenë aty dhe janë shumë kohë para shpikjes së „serbëve“ dhe para ardhjes së serbëve në këto vise. Ato janë ndërtuar gjatë kohës së su-ndimit të Bizantit në këto treva, të banuara me popullsi autoktone dardane, illire dhe pellazge, dmth. shqiptare. Këto monumente kulturore vendase i ka përvetësuar elementi ortodoks dhe skizmatikë, të vetëquajtur më vonë „kombi Serb“ dhe ia paraqet botës si mo-numente historike të vetat. Sundimtarë të dinastisë së Nemanjiqëve, disa nga këto kisha vetëm i ka meremetuar ose zgjeruar, por jo ndërtuar nga themelet[18]). Qeveritarët e dina-stisë së Nemanjëve (Nimanasit-Nemanasit, dhe nga shekulli i XIX Nemanjiqët) dhe Stefan Nimani ishin ilirë, triballë, dardanë [19]), dmth. shqiptarë ortodoks. „Serbët“ e Kosovës janë shqiptarë skizmatikë dhe kushërinj të shqiptarëve musliman dhe katolikë.
Vazhdimisht përmenden peshkopatat katolike të Tivarit, Shkodrës, Ulçinit, Drishtit, Kotorrit, Breskovës, Rogoznës, Pultit, Gjakovës, Prizrenit, Trepçës, Graçanicës, Shkupit, etj. Duke iu referuar krisobullës së artë të mbretit Stefan Deçani (1330), banorët e pronave te Manastirit të Deçanit ishin shqiptarë dhe vlleh, që dmth. besimtarë të besimit ortodoks. As në këtë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e serbëve në këto treva.[20])Të gjitha burimet kishtare flasin për „latine“ dhe „skizmatikë“.
Dispozitat „antiheretike“ të Kodit të Dushanit thirrnin në kauzë shqiptarët katolikë, ndaj të cilëve shtoheshin represionet fanatike. Kështu problemi fetar shkrihet e bëhet një me problemin etnik, me ç’rast nëpërmes të goditjes së pjesëtarëve të konfesionit të huaj goditeshin pjesëtarët e një etnie tjetër, dmth. shqiptarët[21]). Ishte hapi i parë drejt asimili-mit etno-kulturor të shqiptarëve dhe konvertimi fetar i tyre me emra sllavë, që shprehte një politikë të dhunshme të asimilimit dhe është zbatuar nga një numër vogël skizma-tikëve. Nga njëra anë qëndrojnë „heretikë“ të persekutuar e nga tjetra anë qëndrojnë „ski-zmatikë“
Pema e gjuhëve Indo-Evropiane |
Krahinat e Pejës, Deçanit dhe Jakovës (Gjakovës) janë pjesëtarë të rajonit të Duka-gjinit. Emërtimin „Metohi“ e përdorin skizmatikët dhe serbët nga greqishtja e vjetër biza-ntine, që do me thënë se kjo trevë është treva ku janë pronat e kishës. Shprehja „Serbia“ mesjetare është shprehje e pansllavizmit, që daton nga shekulli i XIX, sepse në kohën e sundimit të Nimanajve shteti i tyre quhej Arbania-Albania ose Rrasia (emri i kryeqytetit të shtetit në fjalë) dhe banorët e tij quheshin arbanas-albanë ose rrasian. Fjala rras rrjedhë nga fjala shqipe rras:ë.-a, rrasat e mermerit afër Jeni Pazarit, ku edhe sot e kësaj dite ndodhet miniera e mermerit të njohur të Jeni Pozarit.[23]) Fjala „serb“, që do të jetë me prejardhje turke („serbez“, domethënë „i lirë“), barazohet me fjalën „ilire“, që nënkupton popullatën etnike të këtyre vendeve. Popullata sebe ka ardhur në shprehje të distancimit fetar dhe demonizimit të trojeve autoktone shqiptare, sidomos të atyre që pranuan fenë katolike ro-make. Stefan Dushani i intensifikoj përpjekjet për të asgjësuar faktorin „herezi“ si faktor „destabilizues“ dhe persekutimet ndaj katolikëve. Fenomeni i serbizimit të emrave shqi-ptarë në trevat e kontaktit të parë me „sllavët“ erdhi në përfshirjen tonë valë-valë nën sfe-rën e veprimit të shtetit dhe të kishës serbe. Serbët ia arritën koncetrimit më të madh të pushtetit të tyre politik dhe kishëtar. Procesi i serbizimit të dhunshëm të emrave shqiptare iu përgjigj politikës së programuar të asimilimit, që ishte planifikuar nga mbretërit serbë. Kodi i Stefan Dushanit përbën një corpus reati të pakundërshtueshëm. Politika e konve-rtimit fetar dhe i sevizimit të emrave nuk mbeti pa lënë gjurmë në atë drejtim që i kishin paracaktuar mbretërit serbë. Ajo u finalizua në raste sllavizimi (asimilimi etnik) të bashkë-sive të tëra shqiptare, sidomos në zonat e një simbioze më të zgjatur.[24]) Kështu ka ndo-dhur me fisin Kuçëve, të cilët ishin gjysma skizmatikë e gjysma katolik. Fise shqiptare kanë humbur ekistencën e tyre përpara propagandës sllave dhe janë serbizuar. Këtu kemi shembullin e fiseve shqiptare të Kuçit e të Piperit, të Plavës e të Gucisë që janë serbizuar vonë; të atilla kemi në Novi-Pazar (Tregu i ri) e në Senicë.
“Shqiptarët në trevën e Kosovës, në pjesën më të madhe ishin të besimit ortodoks, të lidhur me patrikanës së Pejës, dhe mbanin antraponime (emra) të përzier shqiptaro-sllave, ose antroponime fetare ordodokse e më pak bizantine. Përqafimi i ortodoksizmit nga popullsia shqiptare e këtushme dëshmon se gjatë shekujve XII-XV, kur ajo ndodhej në pushtimin serb, kishte qenë e shtërnguar t`i nënshtrohej asimilimit fetaro-ideologjik, që i zhvilluar krahas intensifikimit të kolonizimit, rrezikonte të çonte në ato kushte, në një asimilim etnik“[25]). „E drejta historike e Serbisë“ në Kosovë bazohet në trillime dhe falsifikime të fakteve historike.
Toskët-Tuskët-Etruscket |
Disa autorë janë të mendimit se populli malazez ka më shumë afinitet si racë me popullin shqiptar se sa me popullin serb[27]). Emri i lumit të Zetës rrjedhë nga fjala pellazge Genta, që në latinisht erdhi Zenta, prej të cilës rrjedhi Zeta. Në Mal të zi të bien në sy sot dy toponime të mirëfillta shqiptare, ku nuk flitet fare shqipja: Shingjon (Shën Gjoni/St. Johan) dhe Goljemade (gojëmadh= gulae magnae, latinisht). Tuzi, me 1330, shprehë emrin latin Tanusius; Prekali, Shkreli, Kastrati edhe sot kuptohen si të tillë.
Në kadastrën e vitit 1416, në „Villa Tusi“, te Tuzi pranë Podgoricës, 16 kryefamiljarët quheshin Tusi, duke filluar nga kryetari i tyre, Jurco Tusi, ndërsa në „Grouemira grande“ (shqip=grua e mirë) nga 20 shtëpi, 11 banoheshin nga gruemirasve[28]). Disa fise malazeze nuk kanë as prejardhje sllave. Vasoviqët, Drekalloviqët, Gashiqët, Zogoviqët e fise dhe vllazëri të tjera janë të prejardhjes shqiptare. Në të vërtetë, nuk ekziston një komb „ma-lazez“ që jetojnë në tokat e vjetra dardane, iliro-pellazge. Ata janë të krijuar nga popullata vendase sipas vendit të jetesës, sepse „mali i zi“ shprehë malin ku janë të mbëthyer, siku-rse nuk ka „maqedonë sllavë“ si komb i veçantë, sepse janë „krijuar“ artificialisht nga etj. bullgare për t’i dominuar këto treva.
Këtë taktikë kanë përdorur dhe bullgarët në propagandën e tyre me fjalën „maqedoni“ e cila ka mbetur si një shprehje gjeografike që në kohët e vjetra kurse ata e kanë paraqitur Maqedoninë si një tokë irredente bullgare, pa marrë prasysh ekzistencën e elementeve etnike të tjera. Kaçaniku, Presheva, Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostovari, Kërçova, Dibra, Struga dhe Ohri paraqiten si pjesë të Maqedonisë bullgare, kufijtë e së cilës janë shënuar arbitrarisht dhe pa asnjë kriter etnik e gjeografik. Këto janë treva shqiptare, që kanë mbije-tuar si të tilla pas një periudhe shumëshekullore për shkatërrimin, asimilimin dhe ndje-kjen e tyre nga trojet e tyre entike shqiptare.
Si serbët, ashtu edhe bullgarët, thirren në kohët e mesjetës, që paraqesin provat e tyre të para për nënshtrim të tokave shqiptare dhe për të dëpërtuar në detin Adriatik e Jon. Ato invaduan Shqipërinë dhe Greqinë dhe krijuan mbretëritë e tyre që kanë pasur krye-sisht karaktrer fetar. Sllavizimi që kanë fshehur prapa çështjeve fetare mbretërit sllavo-ortodos nuk kanë pasur jetë të gjatë. Këtë sistem e ka përdorur në jug propaganda greke me fjalën Epir, e cila në dokumentet historike dhe letrare të vjetra është sinonim i Shqi-përisë, ashtu si fjala epirote tregon se çdo gjë që ka të bëjë me shqiptarët. Gjuha shqipe tregohej me fjalët „gjuhë epirote“ dhe Skenderbeu njihej në kohët e kaluara si „princ i Epirit“. Propaganda e fortë greke i ka shlyer këto gjurmë përpara opinionit të përbo-tshëm[29]), gjë që nuk i kanë „shlyer“ shqiptarët.
Serbët, Malazezët, Maqedonët, Bullgarët, Grekët, etj, nuk i ndalën vrasjet mbi shqi-ptarët. Ata i pushtuan trojet etnike shqiptare duke i vrarë pabesisht me gra e fëmijë dhe duke shpopulluar me dhunë trojet autoktone shqiptare. Rusia, iu referua „sllavëve të jugut“ në fund të shekullit XIX me „pasllavizmin“, si lëvizje të të „gjithë sllavëve“ me qëllim të pushtimit të teritoreve etnike shqiptare, që qonin drejtë deteve Jon(ë) dhe Adriatik. Pansllavizimi i formoi artificialisht „sllavët e jugut“, si monedhë të tyre politike.
[1] ) Shiko librat: Niko Stylos, Historia e shenjtë e avranitasve / Dokumente parahistorike“, Prishtinë 2004; Edwin Jacques, „Shqiptarët / Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme“ (I e II), SHB „Kartë e pendë“, Istambul (Turqi) 1996, apo botimi i Tiranës, i përbledhur në një botim, 1997.
[2] ) Shiko librin e Mark Krasniqit, „Rrënjët tona etnike“, PSHDK, Prishtinë 2002, faqet 11-12.
[3] ) Dr. Fehmi Pushkolli, „Programet e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare të Kosovës prej Lidhjes së Prizrenit deri te Kuvendi i Kaçanikut“, Zëri i Rinisë, Prishtinë 1991, faqe 9-10.
[4] ) Prof. Dr. Skender Rizaj, „E drejta historike e shqiptarëve për vetvendosje“, QMP, Prishtinë 2005, faqe 10.
[5] ) Po aty, faqet 25 e 26.
[6] ) Po aty, faqe 26.
[7] ) Po aty, faqe 28.
[8] ) Po aty, faqe 27.
[9] ) UNIKOMB, „Libri i Bardhë / Lashtësia shqiptare dhe shtetësia e Kosovës si realitat historik dhe politik“ , Prishtinë 1992, cituar sipas hyrjes.
[10] ) Shiko librin e Ramiz Lushajt „Kosova me elementë tërësor të pavarësisë /Vështrime historiko-poplitike“, Dardania, Tiranë, gusht 2007, faqe 7-8.
[11] ) Mark Krasniqi, „Kosova sot/ Referat i paraqitur në Senatin Belg“, Prishtinë 1992, faqe 9.
[12] ) UNIKOMB: „Libri i bardhë…“, vepër e cituar, faqe 4.
[13] ) Shiko veprën e përmendur, faqe 30-32.
[14] ) Hamit Kokalari, „Kosova, djepi i shqiptarizmit“, Shoqata Atdhetare për të rënët e Kombit Shqiptar, Tiranë 1992, faqe 6.
[15] ) Xhafer Shatri, „Vështrim i përgjithshëm mbi politikën serbomadhe në Kosovë“, Mërgimtarët nga Kosova, Genevë 1989, faqe 5.
[16] ) Hamit Kokalari, po aty, faqe 6 e 7.
[17] ) Brahim Avdyli, „Shpërdorim i një date historike për qëllime të errëta dhe gjakatare“, përgaditur për fletë volante të KKIOB-së, më 1989, dedikuar opinionit të gjërë botëror, dokument i pabotuar.
[18] ) Mark Krasniqi, „Kosova sot…“, faqe 13.
[19] ) Prof. Dr. Selman Rizaj, vepra e cituar, faqe 36.
[20] ) Po aty, faqe 35.
[21] ) Pëllumb Xhufi, „Heretikë shqiptarë në mbretërinë mesjetare serbe“, te libri „E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi“, ASHS-Instituti i Historisë, Tiranë 1990, faqe 102.
[22] ) Prof. Dr. Selman Rizaj, „E drejta historike…“, faqe 87, cituar sipas letrës anonime.
[23] ) Po aty, faqe 88.
[24] ) Pëllumb Xhufi, punimi përmendur, faqe 105.
[25] ) Selami Pulaha, „Poullsia shqiptare e Kosovës gjatë shekujve XV-XVI“, 8 Nëtori, Tiranë 1984, faqe 19.
[26] ) Pëllumb Xhufi, pun. i përmendur, faqe 106-107.
[27] ) Hamit Kokalari, „Kosova,…“, faqe 9.
[28] ) Shiko artikullin e Prof. Kontantin Jireçek, „Mbi shqiptarë e trevave veriore dhe verilindore në kontakte me popullsitë sllave“, te „E vërteta mbi Kosovën…“, faqe 135.
[29] ) Shiko librin e Hamit Kokalarit, „Kosova,…“, faqe 8, ose librat që flasin për epokën e Skenderbeut.
Shënime biografike
Brahim (Ibish) Avdyli (1960), është poet i cili i takon plejadës së krijuesve të fundviteve shatëdhjetë dhe të fillimviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar (XX). I lindur dhe i rritur në Morinë të Malë-sisë së Gjakovës, në këtë vend me tradita të njohura kulturore dhe kombëtare, ai që në vitet e hershme të rinisë së tij u dha pas dy prirjeve: pas artit të fjalës dhe pas lëvizjes konspirative për lirinë dhe bashkimin e popullit shqiptar.
Pas përfundimit të gjimnazit „Hajdar Dushi“ në Gjakovë i filloi studimet në Fakultetin Teknik, dega e arkitekturës, të cilat i ndërpreu, ngase për shkaqe ekonomike dhe politike u detyrua të emigrojë në Zvicër. Më vonë, si student me korrespondencë në Fakultetin Filologjik vijoi studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe.
Pas fatkeqësisë së madhe shëndetsore, ka vazhduar t’i ndjekë studimet postdiplomike në Universitetin Ndërkombëtar të Stru-gës, në Fakultatin e Shkencave Politike/Marëdhënie Ndërkombë-tare dhe Diplomaci.
Ka botuar shumë shkrime, artikuj, analiza dhe akte të tjera politiko-organizative, ndërsa gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhe-qur revistën „Qëndresa“ në Zvicër.
Pos botimeve në periodikun shqiptar, ka publikuar këto për-mbledhje:
-Në hijen e Alpeve, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1983,
-Buka e kuqe, poemë,Atdheu, Cyrih, 1990,
-Kur zgjohet Dodona, poezi, Rilindja, Prishtinë, 1992.
-Pasqyrë e përgjakur, poezi, Marin Barleti, Tiranë, 1994,
-Klithje nga fundi i ferrit, poezi, Onufri, Tiranë, 1997,
-Gjuha e dheut tim, poezi, Albin, Tiranë, 1999,
-Klithje nga fundi i ferrit, botim i dytë, Jeta e Re, Prishtinë, 2000,
-Baraspesha e humbur, poezi, Qëndresa, Gjakovë, 2003,
-Vragat e një kohe, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2005,
-Lëvozhga e vdekjes, prozë, Faik Konica, Prishtinë, 2007,
-Setele Vesniciei /Yjet e Përjetësisë, Poezie albaneza, din Kosova, BKSH të Rumanisë, Bukuresht, 2008,
-Zogu i këngës, poezi të zgjedhura, SHB “Pjetër Bogdani” Has, 2009.
Është i prezentuar edhe në këto libra:
-Rrjedhë e lë gjurmë, poezi e studentëve të Kosovës, Bota e Re, Prishtinë, 1983,
-Nebil Duraku: Shkrimtarët e Kosovës, 1945-1985, Rilindja, Prishtinë, 1985,
-Poezia dal Kossovo, Antologji e poezisë kosovare, Besa Editrice, Nardò (Lecce), Itali,1999,
-Hasan Hasani: Leksikoni i shkrimtarëve shqiptar, 1501- 2001, Faik Konica, Prishtinë 2003,
-Vulcanul rabdarii/Vulkani i durimit, Poeme traduse in liba romana de Baki Ymeri, Editura Do-Minor, Bukuresti, 2008,
Libri i tij i parë poetik „Në hijen e Alpeve“ ka hyrë në zgjedhje të ngushtë për shpërblimin „Hivzi Sylejmani“ që filloi të jepej në vitin 1983 për librin më të mirë të autorëve të rinj. Është fitues i vendit të dytë në konkursin letrar me rastin e 28 Nëntorit 1997, të organit të LPK „Zëri i Kosovës“ dhe i Penës së Artë në takimet pranverore të krijuesve shqiptarë të Diasporës, më 2001. Me 25 prill 2009 ka marrë shpërblimin e parë “Agim Ramadani” në Konkursin e hapur pranë Qendrës Kulturore Shqiptare për poezi në Cyrih të Zvicrës…
Poezia e tij është përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht. etj.
Brahim Avdyli është njëkohësisht anëtar i Lidhjes së Shkri-mtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së Shkrimtarëve të Zvicrës (AdS).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Brahim Avdyli:A ekziston me të vërtetë “kombi serb” apo ai është krijuar artificialisht?
» Brahim Avdyli: Çështja shqiptare dhe territori historik shqiptar
» Brahim Avdyli: Gjurmët e para shqiptare
» Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
» Kombi shqiptar në Evropë
» Brahim Avdyli: Çështja shqiptare dhe territori historik shqiptar
» Brahim Avdyli: Gjurmët e para shqiptare
» Brahim Avdyli:Shqiptarët në Zvicër që nga koha e Skënderbeut
» Kombi shqiptar në Evropë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi