Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit

Shko poshtë

Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit Empty Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 6:40 pm

Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit Tirana-basha950

Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit



Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit 8basha8Përmes entuziazmit të qytetarëve është finalizuar dje fushata 6 javore e kandidatit të koalicionit ''Aleanca për Qytetarin'' Lulzim Basha për kryetar Bashkie të Tiranës. Ritmet e muzikës, flamuj të të gjitha partive mbështetëse të koalicionit të mazhorancës si dhe ovacionet e qytetarëve kanë qenë pikat kulminante të mitingut madhështor të organizuar në Sheshin ''Nënë Tereza'' nga Partia Demokratike dhe partitë e koalicionit ''Aleanca për Qytetarin''.
Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit May-6-23-26-411
Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit Lulzim-Basha1000



Kandidati për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha, në fjalimin e mbajtur në mitingun përmbyllës të fushatës theksoi faktin se kryeqyteti nuk ka nevojë për konflikte, por për vëmendje.

“Një kryetar që merret me konflikte politike, nuk i zgjidh dot problemet, sot duhet një kryetar që vë të parët qytetarët dhe Tiranën”, - u shpreh Basha.

Ai premtoi se do të jetë kryetari i bashkisë që dëgjon njerëzit dhe ftoi qytetarët të votojnë projektin e tij që bashkon interesat e gjithë banorëve të Tiranës.

“Gjatë takimeve me qytetarët, kam fshirë edhe ndonjë lot të pabindur. Dhe unë do të jem kryetari i bashkisë që dëgjon njerëzit”, tha më pas Basha.

Lulzim Basha: Unë do të jem kryetari i bashkisë që i dëgjon njerëzit May-6-23-13-01

“Unë e fillova këtë fushatë me një pasion të veçantë. Tirana ime, Tirana e jonë, qëndronte përpara meje e zymtë dhe plot halle. Unë prej kohësh kam menduar se ne i kemi një borxh të madh këtij qyteti të ëmbël, të dashur dhe mikpritës. Të gjithë i kemi një detyrim të madh. Për të ndaluar thinjen e saj të parakohshme, për t’i rikthyer gëzimin që padrejtësisht ka humbur, për të zgjuar shpresën e saj, për të justifikuar me punë, shumë punë dhe djersë të drejtën e saj për të shpresuar.





Tiranën e preka dhe e ndjeva këto javë në çdo qelizë, në çdo nerv, në çdo pasion, në çdo ëndërr të fshehtë apo të hapur.



Tiranën këtë zonjë të rëndë, këtë nënë, këtë motër, këtë mike, këtë tokë fisnike që ka njohur shpesh shumë mosmirënjohje, kuptova se sot, edhe më shumë se dje, është shëndrruar në një dashuri të madhe dhe në një qëllim të madh të jetës sime”, u shpreh Basha.

Duke shtuar se “kuptoi që Tirana ka nevojë për më shumë dashuri nga të gjithë ne, dashuri, vëmendje, përkujdesje dhe shërbim, shumë shërbim.

“Por ka edhe shumë dashakeqë kundrejt nesh, por unë i jam përgjigjur baltës me buzëqeshje. Ne miq apo kundërshtarë, jemi miq të këtij kryeqyteti.

Në 8 maj ftoj të votojmë projektin tonë që nuk ndan kurrë me qytetarët e saj.

Unë Lulzim Basha, jam i përkushtuar në fitoren tonë”, nuk harroi të shtojë fjalën e tij kandidati demokrat për Tiranën.

Për të përfunduar se "këto javë pranë qytetarëve të Tiranës, pranë halleve të tyre, pranë bukës së shtrenjtë, pranë të rinjve të papunë, pranë pleqve të braktisur, pranë nënave me rrathë të zinj poshtë syve, përjetoi edhe vetë një rilindje dhe rizgjim të ndjenjave të tij më të forta dhe më të ndjeshme".

"Tirana ka nevojë për vëmendjen e bijve dhe bijave të saj, të shkolluar, të dashuruar me të, të motivuar, të zjarrtë, këmbëngulës, të hekurt dhe idealistë.

Dhe kështu të dashur miq, shkova në çdo lagje të këtij qyteti, për t’u takuar me ju në shtëpitë tuaja, në vendet tuaja të punës, në rrugët tuaja për të dëgjuar problemet dhe shqetësimet tuaja. E bëra këtë për një arsye të thjeshtë dhe për një arësye të fortë njëherësh: Askush nuk mund të drejtojë nëse më parë nuk dëgjon.

Dhe kjo është alternativa që ju keni përballë të dielën – alternativa mes një Kryetari Bashkie që ju dëgjon dhe një Kryetari Bashkie që çirret dhe dëgjon vetëm jehonën e zërit të tij, zërin e ambicies së tij politike të pafre", e mbylli fjalimin e tij Basha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi