Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës

Shko poshtë

Asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës Empty Asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 09, 2011 3:18 pm


Asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës



Asteroid gjigant do të kalojë pranë Tokës 7asteroid_6c


Një asteroid gjigant me peshë prej 55 milionë tonë do të kalojë pranë Tokës kah fundi i këtij viti, kanë thënë ekspertë amerikan të agjencisë amerikane të hapësirës NASA, sipas të cilëve nëse ky asteroid do të godiste planetin do të shkaktonte pasoja të mëdha.

Sipas prognozave të shkencëtarëve, asteroidi në nëntor do të kalojë ndërmjet planetit tonë dhe Hënës, ndërsa do të jetë aq i madh sa do të jetë i dukshëm me ndihmën e teleskopëve të vegjël.

“Ky është një rast që të shohim një asteroid nga afërsia”, ka thënë nënpresidenti i Shoqërisë britanike për astronomi, Robin Skegel.

Ai ka shtuar se asteroidi YU55 do të kalojë pranë Tokës në distancë prej 320.480 kilometra, dhe paraqet objektin e parë më të madh i cili kalon pranë planetit tonë.

Sikur asteroidi i një madhësie të tillë do të godiste Tokën, do të shkaktonte efektin e 65 mijë bombave atomike dhe pas vetes do të linte një krater të gjerë dhjetë kilometra dhe të thellë 600 metra.

Edhe pse ekspertët e NASA-s konsiderojnë YU55 si objekt potencialisht të rrezikshëm, ata thonë se duke pasur parasysh drejtimin e tij, nuk ka arsye për shqetësim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi