Fatime Kulli sjell:POEZI NGA GJON NEÇAJ
Faqja 1 e 1
Fatime Kulli sjell:POEZI NGA GJON NEÇAJ
Fatime Kulli sjell:POEZI NGA GJON NEÇAJ
TË KAM KËRKUAR
Të kam kërkuar në gurrat e krojeve me ujë të kristaltë,
Ku nëntë varre Ajkuna ia lau Omerit.
Të kam kërkuar në odat e bardha të malësorëve të mi,
Të kam kërkuar në bistekët e çikave pas shpine,
si tufalakët e aheve në Lugun e Madh,
ku zë fill nisja e një kënge:
“Tamelborë e ujë të ftohtë,
Lugu i Madh mos u harroftë!…”
Të kam kërkuar mrizave, ku bardhokat blegërojnë për qingjat sykë,
Të kam kërkuar në verë e në vjeshtë
( por këtu bleroka çdo herë pranverë ! );
Të kam kërkuar në sytë bojëqielli të fëmijëve të kopshtit,
E në shpirtin e malësorëve të gjerë sa deti,
Të kam kërkuar…
Më fal moj këngë,
Ti je e pranishme ngado me ne…
KAM URRYER, KAM DASHURUAR
Dy fjalë që njerëzimit i sjellin trishtime,
Dy fjalë që janë të kundërtat e polit;
Dy fjalë që në jetën time 45 vjeçare,
S’i desha dhe i desha vetëm për hir të Zotit…
Tani që thinjat janë shpeshtuar në kokë,
Urrejtjen e kam më larg nga zemra;
Kurse dashurinë e afroj pranë vetes,
Kam dëshirë shtruar të ulem me femra.
Nuk di ku ikën ato bionde njomëzake,
Që para një çerekshekull vallëzonin si zanë;
Në gjumë, në punë belholla dredharake,
Më dilnin para syve si filma në ekran.
Vërtetë ishin vajza e jo zana mali,
Dëshirë kishin të bisedoni me mua;
Më vardiseshin nga prapa e qanin prej malli,
Kur i takoja buzëmbrëmjeve në krua.
Ende sot më kujtohet lezhjania Vitore,
Në shkollën e mesme, në vitin e tretë;
Faqet i kish si kokërr molle,
E ju betohem në klasë, për mua ka mbet…
Në fakt unë s’isha ndonjë Don Zhuan,
E lojë dashurie s’kam bërë në jetë,
Por thellë në shpirt kam dashuruar,
Të bukurën njerëzore, ideale të vërtetë.
Këto vargje shkarravina këtë natë pranvere,
Fshehtas po i shkruaj në orët e vona,
Ndoshta në mëngjes fjalët e kësaj vjershe,
Do zhduken prej gruas sime, e shtrenjta Viola.
Në jetë kam urryer, por dhe dashuruar,
Dhe ky është pranimi i parë njerëzor;
Kush t’i lexojë këto vargje mos të mbetet i hutuar,
E bukura në jetë është ideali madhështor.
Shpesh në punë, me koleget e mia,
Acarohem në çast, por shpejt ndryshoj mendje,
U betohem se në shpirt jam qelibar,
Dhe acarimet e shpeshta i kam pa dhembje.
Se poeti ka shpirt tepër të ndjeshëm,
Por detyra thërret edhe revoltë çasti;
Kurrë në jetë njerëzi s’i kam urryer,
Në zemrat e tyre më ka lindur fati.
Ndaj urrejtjen e përbuz nga shpirti im,
E dashurinë e ofroj përherë pranë vetes,
Se shumë e ndjeshme është zemra ime,
Mesazhi i përjetshëm vetvetes…
1996
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fatime Kulli sjell për Ju:Poetja maqedonase Slobodanka Pavlova Përktheu Horald Kulli
» Fatime Kulli sjell: Recension nga Prend BUZHALTregimi i një brezi idealist
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli
» Fatime Kulli sjell për Ju: Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor
» Poezi nga Fatime Kulli
» Fatime Kulli sjell: Recension nga Prend BUZHALTregimi i një brezi idealist
» Fatime Kulli: “Auto-portreti im si një ëndërr” një risi në botën letrare Nga Fatime Kulli
» Fatime Kulli sjell për Ju: Carlos Ernesto Garcia është poet bashkëkohor
» Poezi nga Fatime Kulli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi