Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli sjell: Recension nga Prend BUZHALTregimi i një brezi idealist

Shko poshtë

Fatime Kulli sjell: Recension nga Prend BUZHALTregimi i një brezi idealist Empty Fatime Kulli sjell: Recension nga Prend BUZHALTregimi i një brezi idealist

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 20, 2010 6:49 pm



Fatime Kulli sjell: Recension nga Prend BUZHALTregimi i një brezi idealist 5810_1125315426701_1641608303_292509_5349199_n



Fatime Kulli sjell: Recension nga Prend BUZHALTregimi i një brezi idealist 19477_1245184461954_1599663696_624432_8181058_n



Recension nga Prend BUZHALA


Tregimi i një brezi idealist
(Bedri Tahiri: Diferencimi, tregime, Prishtinë 2010)




Janë nëntë tregime që i endëzojnë, me anë të rrëfimit të mirëfilltë realist, momentet pikante, më tërheqëse, të historisë sonë më të re: që nga viti 1981 e deri te dekada e fundit e pasluftës. Mbase, për poetikën e një krijimtarie kjo mund të mos thotë shumë, por për t’i vënë në pah segmenet e tilla rrëfimore tematike - jetësore, ekzistenciale, shoqërore e nacionale - që ndërthuren nëpërmes karaktereve dhe protagonistëve të kësaj kohe, kjo gjithsesi e ka rëndësinë e vet. Dhe ky protagonist i tregimeve të Bedri Tahirit gjithnjë e gjithnjë mbetet me karakterin e tij të palëkundur, i lidhur fort me etikën e jetës; të vihet përballë stërkeqjeve dhe deformiteteve social-nacionale nga njëra anë, por gjithnjë i gatshëm, për t’iu përgjigjur menjëherë thirrjes a për ta kryer një detyrë deri në vetëflijim, kur e kërkonte nevoja për t’iu gjendur pranë atyre momenteve historike për liri e pavarësi, nga ana tjetër.

Uniteti i strukturës narrative

Leximi i këtyre tregimeve ta imponon për ta përveçuar edhe natyrën, cilësinë dhe metodën e procedimit rrëfimor: aty është gjithnjë i pranishëm një bartës a një bashkëbartës i rrëfimit; i pranishëm është edhe një procedim i mënyrës dhe shkallës së kompetencave narrative të rrëfimtarit, të atij që ligjëron e flet, nga ana tjetër. Ky procedim ka të bëjë me raportet në mes veprës dhe realitetit, krijimit në prozë të realitetit artistik, kësaj radhe. Porse interpretimet e leximet janë të ndryshme, ashtu si mund të jenë vetë karakteret e njerëzve.
Bedri Tahiri e ka të qartë se nuancimet e tilla të karaktereve nëpër kohë, kanë diçka të përbashkët: stoicizmin jetësor, vlerat etike të panjollosura, nderin, vlerat tradicionale të kësaj etike etj. etj. kundruall rrëgjimeve të shpirtit njerëzor dhe theqafjeve të shpirtit qytetar, në të cilin rrjet merimange zihen shumë personazhe. Prandaj, mund të thuhet, që, nga ky aspekt, libri “Diferencimi” e ka unitetin e vet tematik e ideor, do të thoshim, e ka nervaturën e hulumtimit etik e stoik të karkaterit të perosnazheve. Këta personazhe vazhdimisht gjenden të lidhur fort për truallin amë, posi Anteu antik. Janë vetëflijues me prometeizmin e tyre jetësor, qëndrojnë gjithnjë pranë burimeve të gjalla të zemrës së vendlindjes e të truallit të tyre amtar, paraqesin modelin e jetesës e të gjallimit të pastër, aq të etur, për të vërtetat e vendit të tyre... Secili prej tyre paraqet në mënyrën e vet të posaçme këtë model jetese e qëndrimi jetësor... etik.
Kështu, bie fjala, vetmitari Sokol Guri, i tregimit “Vetmia” paraqet njeriun e veçantë, me vetminë e tij specifike, personin e heshtur e pa fjalë, që ndeshet me rrethin në mënyrë të heshtur dhe ashtu, vetmitar e i heshtur, ai lufton edhe kundër armikut në luftën e fundit çlirimtare. Rrëfimtari kallëzon për vetminë e tij që nga vitet ’80... Porse ai tisin mjegullor të vetmisë e parapëlqen edhe pas luftës, sepse ndryshe ai nuk do të kishte mundur të rezistonte kundër katandisjeve të reja sociale e nacionale.
Personazhi i tregimit “Dinjiteti” dëshiron ta ruajë të paprekur gjakimin e pasionin e tij për të shkruar libra për dëshmorët, por jo sipas shantazhit e masës së pushtetarëve që i kërkojnë të shkruajë e të krijojë vlera me kushtëzime politke, nëse e dëshiron përkrahjen financiare për t’i botuar librat e tij!...”Më mirë fukara e i ndershëm! Për qejf të askujt nuk do të bëhem as i majtë, as i djathtë. Do të jem ai që jam. Do të jem i partisë më të madhe, siç ka thënë Hygoi, i partisë së quajtur POPULL!“, thotë në fund të këtij tregimi personazhi i krijuesit letrar që nuk heq dorë nga shkrimi i librave për dëshnorët. Profesori i letërsisë, te tregimi “Asnjanësia”, mëdyshet në dilemën e tij: a të përfshihet nga dallgët politike të kohës që duan t’i bëjnë ndere kryeparit të ballsamosur, apo të dërgojë lule te varri i dëshmorit që e dha më të shtrenjtën për vendin: “Ai që e kishte dhënë jetën për liri i meritonte lulet.“
Kohët e liga që përjetuan mësimdhënësit shqiptarë, nxënësit e i tërë populli gjatë viteve ’80 të shekullit që e lamë pas, në lëvizjen e madhe të rezistencës për Kosovën Republikë; kur maja e piramidës në Beograd nëpërmes puthadorëve politikë në Kosovë, lëshoheshin si lukuni ujqish mbi edukatorët e brezit të ri, përbën bazën tematike të tregimit “Diferencimi”. Te tregimi “Nusja e praruar” figurativisht, nëpërmes Nuses, metaforiozohet me një narracion figurativ, dita e pavarësimit të Kosovës, duke hapëruar nëpër hallkat e rezitencës sonë...deri te ditët e sotme: “Dhe, ora e madhe e historisë po afronte! Toka e qielli shëmbëllenin në fazën e hershme të krijimit të gjithësisë, kur Hyji, me kandil në dorë, zbriste shkallëve të parajsës.” Ndërkaq, te tregimi tjetër, “Orekse të sëmura”, autori shpalos profesionin e publicistit e të shkrimatrit në rrethanat e pasluftës kundruall një dukurie e mendëse negative që e ka kapluar pas luftës¨atë të shkrimeve me prososi:
“Do të ma shkruash një monografi për vëllanë!
Do të ma thuresh një këngë për babanë!
Do të ma hartosh një libër për gjyshin!
Do të ma qëndisesh një biografi për djalin!”
Por edhe ky personazh është i përkushtuar të qëndrojë vertikalisht.
Në tregimin “Gulçimi”, paraqitet një copëz e realiteteve të pasluftës, kur jo pak familje ia mësynë jetesës në qytete e ndër ta është edhe plaku Hamit Fazlia, të cilit jeta në qytet, i dukej burg i zi e ferr i katranosur. Mbyllja në banesë, në katin e nëntë, për të ishte vdekje e shkuar vdekjeje., thotë ky pesronazh. Ndërkaq, mallëngjimi për fshatin e për mënyrën e gjallë të jetesës në fshat, nuk i hiqet dhe këtë mall ai përpiqet ta mbushullojë nëpërmes ditëve të tregut, të marteve. Rrëfimi i zë çastet e thyerjeve e të gulçimi psikologjik të botës së këtij personazhi dhe në këtë drejtim, ky tregim del i realizuar mjaft mirë.
Se deri ku arrin tëhuajësimi nga vlerat tradicionale të etikës shqiptare që sjell plaga e mërgimit, këtë na e strukturon rrëfimi realist “Tjetërsimi”, nëpërmes personazhit të Lulëzim Shpatit, për të cilin më me vlerë na del kujdesi për një qen të "gruas” në mërgim, se sa kujdesi e çmallja pas shumë vitesh me të vetët. Ndërsa tregimi “Plisi” i shqipton me forcë arti kultet shqiptare të pushkës dhe plisin: “Këto dy gjëra, plisin dhe pushkën, i konsideronte dhe i adhuronte si kulte të paprekshme atdhetarie. Ato iu bënë pjesë e jetës dhe e gjallimit nëpër trillet e jetës. Njëra pa tjetrën as që bënin dot. Plisi e frymëzonte pushkën, pushka e mbronte plisin. Krenaria e plisit qëndronte në pastërtinë dhe papërkulshmërinë e tij të përhershme.”


Tregimi si ekuivalencë e realitetit

Personazhet e kësaj proze nuk iu përngjajnë protagonsitëve të prozës moderne të asaj rryme letrare, që i nënshtrohen stihisë së kërkesave të kohës apo që nuk rezistojnë e as përpiqen të identifikohen me “rrejdhat”... Ndërsa protagonsiti i prozës së Bedri Tahirit kërkon të mbajë qëndrim, të ketë orientim, përcaktim të tij...Nëse pushtetet e dhunës këtë orientim e përcaktim e kërkojnë me anë të diferencimit dje e me anë të kushtëzimit partiak e politk sot; proganistët e Tahirit duan të jenë vetvetja deri në fund, ndërtojnë dhe drejtojnë një “strategji” që ua jep njerëzve çelësin e realizimit të “parajsës tokësore”...
Tregimi i tillë na del ekuivalencë e realitetit, i barasvlershëm me situatat mimetike. Këto tregime, prandaj, nuk synojnë as nuk aspirojnë bie fjala, prirje për misticizëm aq të afërta për simbolistët, e që nuk gjakonin shpëtimin personal, as nuk mbajnë qëndrim kundruall situatave të tilla të barasvlershme. Nuk pretendojnë as konotacionet metafizike të strukturimit letrar, as imazhet mitologjike të të rrëfyerit, përpos në rastin e tregimit “Nusja e praruar”... madje, autori nuk shkon as në kahun e kundërt, të letërsisë sociale, sikundër do të pritej në këso rastesh. Jo! Filozofia jetësore e këtyre personazheve ndjek shtigjet e puritanizmit etik, moral e jetësor. Është ajo gjeneratë e autorit që është formuar në rrethana e kushte të tilla historike që i ka dhënë gjithçka vendlindjes, me edukimin, me krijimin e emancipimit iluminist, me formimin e ndërgjegjes sociale, jetësore e mbi të gjitha, kombëtare e kombçliruese; ia dhuron frytet e mundit të tij prometeik.
Por, në rrethanat e pasluftës, nuk dëshiron t’i zhvatë asgjë vendit të tij, në luftë e jep edhe frymën e fundit... Në rrethanat e pasluftës kjo frymë e fundit personifikohet si fryt i dashurisë së pafund, sepse dashuria ndaj atdheut nuk kërkon kushte, ajo dhurohet. Nuk është e habitshme pse brezi i tillë i personazheve është brez idealistësh; është edukuesi, publicisti, shkrimtari, fshatari, luftëtari, profesori, luftëtari i orëve të para ai që vihet përsëri në sprovën e madhe: për ta ruajtur të pashprishur idealizmin e tij të djeshëm kundruall një situate kaq të rrëgjuar moralisht sot. Jo më kot, në strukturën rrëfimtare të këtyre tregimeve, secili nga protagonsitët e ka historinë e tij idealiste vetjake. Prandaj, ata pikësynojnë gjithnjë përtëritjen e rilindjes morale. Ky idealizëm i mban në këmbë edhe sot.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi