Kalorësi i Karadakut” i autorit Ibrahim Kadriu
Faqja 1 e 1
Kalorësi i Karadakut” i autorit Ibrahim Kadriu
Kalorësi i Karadakut” i autorit Ibrahim Kadriu
Kryepersonazhi i romanit dhe i ngjarjeve historike Idriz Seferi, ishte një figurë madhore kombëtare
Pas librit "S’mbet kohë për kremte" të Ibrahim Kadriut që botohet në gjuhën rumune, i cili të josh përmes realizimit artistik dhe lexuesi i pasionuar ndjen nevojën t’i rikthehet që nga fillimi, për ta kuptuar thellësinë filozofike të shkrimtarit, poetit e publicistit, në formën më moderne të shprehjes (autori është vlerësuar lartë nga kritika letrare rumune për veprën e tij e cila ka dalë në dritë para një viti), ky autor preokupimin e tij letrar e ka brymosur me librin me tregime "Netët e Karadakut", ku ka letrarizuar ngjarjet me bazë reale të pas-Luftës së II-të Botërore, "Golgotën" që përjetoi popullata atdhetare e kësaj ane, tash me një vepër tjetër Ibrahim Kadriu i kthehet prapë asaj bote të tërë, asaj treve që përjeton edhe tani pasojat e luftrave, të gërshetimeve të ngjarjeve, situatave... të atyre që ndiejnë aspiratat liridashëse në thellësi të shpirtit (realisht, për padrejtësitë që iu janë bërë), dhe dinjitetit, idealeve... si dhe zërit kundër nëpërkëmbjes së të drejtave, në të gjitha pikëshikimet.Në këtë kontekst, romani i fundit i Ibrahim Kadriut, "Kalorësi i Karadakut”, mund të ndihmojë që kjo periudhë historike të jetë e kuptueshme më mirë, nga lexuesi e edhe nga kritika letrare. Libri paraqet figurën kombëtare shqiptare, të Idriz Seferit, që do të mbetet si personalitet i shquar i kombit shqiptar. Idriz Seferi ka qenë njeri human dhe njeri që ka bërë pajtimin e gjaqeve. Dhe kjo ndriçohet me botimin e romanit “Kalorësi i Karadakut” të Ibrahim Kadriut, por shënohet dhe 160 vjetori i lindjes, si dhe 80 vjetori i vdekjes së kryeprijësit të betejave për liri e pavarësi të shqiptarëve, Idriz Seferit. Edhe deri me tash (pas figurave të mëdha të periudhës së pavarësisë kombëtare) është shkruar nga autorë të ndryshëm për figurën heroike të udhëheqësit të kryengritjes shqiptare, për periudhën e bërjes së shtetit shqiptar në Ballkanin e shtypur prej pesë shekujsh, nën robërinë otomane. Mirëpo kjo vepër mund të thuhet se është një përplotësim shumë i 'plotë'.
Duke qenë dhe vetë nga kjo trevë, shkrimtari Ibrahim Kadriu ka arritur ta ngrit e skalit bustin më të mirë të mundshëm për kryepersonazhin Idriz Seferi. Dhe, vlerësues e studiues të mirënjohur kanë konstatuar se “askund më mirë se në këtë vepër, deri më tani nuk është portretuar kryeprijësi, Idriz Seferi-Karadaku. Pra, dhe askush më mirë se poeti, prozatori e poblicisti, Ibrahim Kadriu, nuk kanë arritur për ta ndriçuar figurën madhore, të ngritur edhe në përmasa legjendare të luftës për liri dhe betejave të mëdha si ajo e Kaçanikut, përkrah Mic Sokolit, Isa Boletinit, e deri te Dedë Gjo' Luli e Mehmet Shpendi.
Kadriu, duke e letrarizuar me një gjuhë të pasur e tipike autoktone, ka spikatur dhe portretizuar jetën dhe veprën e kryepersonazhit të malësisë së Karadakut. Këtë më së miri e ka shprehur shkrimtari Kadriu, i cili ka përzgjedhur që të trajtojë jetën dhe veprën e burrit më të shquar dhe personalitetit më me nam të kësaj ane, Idriz Seferit (si dhe të shokëve të tij besnikë), duke dhënë nëpërmjet kësaj vepre edhe një mesazh të fortë kombëtar për brezat e sotshëm e të ardhshëm, ka vlerësuar me rastin e promovimit të veprës, recensenti i romanit, historiani Xheladin Shala. Ai, tha se, autori ka bërë një analizë të hollësishme dhe me dashuri për popullin dhe për token. “Kalorësi i Karadakut” është një vepër e kompletuar dhe që iu përmbahet besnikërisht ngjarjeve dhe personazheve të periudhës që shtjellon. Shkrimtari Ibrahim Kadriu shpalos të kaluarën e lavdishme të Gjilanit me rrethinë, kurse kryepersonazhin Idriz Seferi e portreton ashtu si ishte, udhëheqës popullor e i zoti, ka thënë dr. Xheladin Shala, duke e cilësuar këtë vepër ndër më të mirat në gjininë e romaneve historike. Kritiku letrar, Shefqet Riza, në vështrimin e tij për romanin e Kadriut tha se, askush deri tashti nuk e ka ndriçuar më mirë veprën e Idriz Seferit. Autori e ka bërë këtë pikërisht në kohën e duhur, duke i ngritur e skalitur lapidarin më të mirë të mundshëm kryetrimit Idriz Seferi. Kadriu nuk idealizon, por ai shpalos karaktere në vepër. Ai e ka zgjedhur mënyrën e skalitjes historike dhe gjatë tërë rrjedhës së romanit ndjek një metodë letrare e shkencore - shprehet z. Riza - ku nga vepra “Kalorësi i Kardakut” mund edhe të mësojmë shumë për historinë tonë. Pra, autori gjatë gjithë kohës dhe rritës së tij, e ka përjetuar përmes imagjinatës kryepersonazhin (Idriz Seferin) dhe, kjo e kishte shtyrë që të shkruajë romanin për kryetrimin e kësaj ane.Në kontestin historik dhe atë letrar, ka pasur edhe vlerësime e konstatime tjera lidhur me veprën e Kadriut, “Kalorësi i Karadakut”; e kanë cilësuar tejet serioze dhe që autori me shumë kujdes ka sintetizuar ngjarjet e kohës, duke i letrarizuar për të qenë sa më afër realitetit artistik, social dhe historik.
Ibrahim Kadriu lindi më 8 janar 1945 në Zheger të Gjilanit. Shkollën fillore e ekreu ne vendlindje në vitin 1959 kurse atë të mesmen e mësuesisë në Gjilan me 1964. Studimet pasuniversitare i kreu në Prishtine. Ka një opus të gjerë te krijimtarisë letrare. Sot ai jeton dhe vepron ne Prishtinë.
Vështrim për tri veprat letrare poetike me poezi lirike“Madhështi mitike”, “Anadrini” dhe “Mesudha” të Lumnije Thaçit-Halilit
Në përmbledhjen e parë “Madhështi mitike” me 41 poezi të cikleve: Kohë e çmendur, Sfidë territ, Engjëjt rojtarë, Djepi i ngadhënjimit, Itaka ime dhe Prehje e përjetshme, qoftë në përmbledhjen e dytë me titull “Anadrini” që mbërthen sërish 41 poezi të tufëzuara në 6 cikle të autores Ana Drini e cila ruajti me xhelozi motivet dhe temat e një subjekti lirik nga Anadrinia, qoftë në përmbledhjen “Mesudha” të autores Lumnije Thaçi-Halili, kemi hetuar se pas përjetimit e rileximit merrnim mbi supe dhe bartnim në shpirt edhe barrën, që para lexuesve ta shpalosim malin e mbresave e të perceptimeve që nxit me një vërshim me tërë fuqinë mitike prej lashtësisë antike e deri në mitiken dhe të pathyeshmen e ditëve tona, kur Kosovës ende i rinte njeriu prapa grilave dhe, djersë bujku, plëng blegtori e barot luftëtari.Autorja Thaçi- Halili shtrihet në madhështi mitike prej traditës deri në modernitetin e mesudhës duke kalëruar nëpër Iliri e Anadrini, në mënyrë që gjatë këtij fluturimi mbi pegazin e imagjinuar, të na i nxjerr nga një det i shqetësuar këto tri perla të një tufe që u ngjan flokëve të mëndafshtë të zanave të Fishtës e të Mjedës, e që lexuesi e ka vështirë për t’i kapur në një kodhele e për t’i bërë gërsheta. Kështu, më shumë për botën poetike, për integritetin lirik dhe për autonominë e drithërimave subjektive të intimes poetike të kësaj poeteshe që me mjaft modesti na i dhuroi me shpresë se janë nektar lulesh të cilave duhet marrë erë e duhet shijuar, na mbetet të kënaqemi me tërë botën motivove brenda qarqeve tematike që zhvillon kjo krijuese e që arriti të bëjë emër në plejadën e krijuesve të poezisë së sotme shqipe në përgjithësi dhe të krijueseve të gjinisë më të bukur në veçanti, plejadë të tëra e sot i ndjek edhe shumë premtuese Lumnije Thaçi-Halili. Në anën tjetër poezia lirike që mëton ajo është e vjetër sa edhe vetë njerëzimi, sa edhe ndarja natyrore e punës, e lindur pikërisht atëherë kur sajohet distanca e cila reflektoi mallin reciprok, e megjithatë lashtësi, përherë del e freskët e del vitale sepse përthith nektarit e epokave, të periudhave, të shekujve, dekadave e të viteve qofshin të mbarë apo të mbrapshtë, dhe kështu përherë lirika del moderne ashtu siç del edhe te libri me poezi e që mban titullin “Mesudha” me dyzetë vjersha lirike. Pa dyshim se këtu ka diçka më tepër se vjershërim, edhe jehojnë klithmat e thirravaja e “Zanave Alpike” të ushqyera e të rritura me qumështin e fjalës së ndrydhur, fjalë kjo e cila me decenie kërkonte për t’u zgjuar prej gjumit edhe në “kohën kur më ishte ndalue”, kohë mekuliane e vendosur atëherë kur “plisi ishte i shkelur me shekuj”. Vjershat e Luminije Thaçit-Halilit zbërthejnë dhe mbërthejnë tonet dhe drithërimat lirike të dashurisë ndaj urrejtjes, të guximit ndaj frikës, të fitores ndaj disfatës, të butësisë ndaj vrazhdësisë, të stoicizmit ndaj trishtimit, të altruizmit ndaj egoizmit, të humanizmit ndaj kanibalizmit, të pritjes ndaj fatalizmit, të polifonisë ndaj monotonisë, të rapsodisë ndaj elegjisë, të dritës ndaj territ e të jetës ndaj vdekjes, ndërsa këtyre mund t’u përballojë vetëm një shpirt i kredhur në meditime për perspektivën më të ndritshme të frymës së plejadës ë femrave krijuese, mbesave të Elenë Gjikës, bijave të Elenë Kadaresë e motrave të Florë Brovinës, të Adelinë Mamaqit, të Valentinë Dafos, të Edi Shukriut e të Musine Kokollarit e plotëson edhe Lumije Thaçi – Halili me këtë trilogji në dorë e me fjalën shqipe në gji, patë konstatuar me të drejt prof. dr. Sabahajdin Cena me rastin e promovimiot të tri veprave të znj. Halili. prandaj edhe mund të thuhet se në rrafshin tematik, motivor, komponues e struktural, krijuesja Lumnije Thaçi është gjetur mirë në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit.Edhe në përmbledhjen e tretë, “Mesudha”, hetohet se kjo krijuese e ka të qartë se është në sprovë para sfidës kah avangarda e strukturimit të fjalës poetike dhe të formësimit të mesazhit për pasardhësit, por edhe për dëshmitarët e këtyre kohërave katile imazhet e të cilave i sendërton me kujdes dhe seriozitet krijues. Me këto përmbledhje, veçanërisht kur jemi para kërkesave për shijimin e vjershës lirike, krijohet një përshtypje se në rrafshin poetik, por edhe semantik, Lumnije Thaçi operon mirë dhe bukur në të gjitha kaptazhet gjatë dhënies të formës për imazhin e vjershës moderne lirike në harmoni me kohën dhe vendin, ku në radhë të parë vendosen katrahurat e përjetuara që njeriu normal nuk mund t’i shkulë as nga zemra e lënduar e as nga kujtesa e ndrydhur, sepse të gjitha katrahurat e ndjekin si hije. Këto krijime s’ ka se si të mos dalin akuza kundër kanibalëve, korbave të mortit, valleve të vdekjes, ofshamave, dhembjeve, pikëllimeve, çmendurive, ngatërrimeve, etheve, gëlltitjeve dhe përgjakjeve që stimulojnë imazhet e tmerrit, të frikës e të trishtimit përballë optimizmit që shtrihet deri në përjetësi. Vjershat e këtilla, Lumnijes i dalin si prokursore të një romani autobiografik e modern, ku do të shtriheshin vlerat universale sepse njeriu në çdo skutë të botës është njeri, nëse nuk përballet me gjenocidin, langocidin, etnocidin dhe kanibalizmin. Ky mesazh mbetet në qarkun me motiv e tematik të klirensit poetik në klimaks e antiklimaks si jetë e vdekje, përjetësi e ringjallje. Si mesazhe të këtilla lexuesit do t’i mbeten vjershat “Kohë e çmendur”, “Zgjim nga hipnoza”, “Sfidë territ”, “Magjia e fjalës”, “Testament për epitaf”dhe “Kangjele e vrarë” nga tufëza “Madhështi mitike”, vjershat si: “Atdheu”, “Anadrinia”, “Muranë e gjallë”, “Tharmëtim lirik”,”Me Lumën” e “Fjala” të tufëzës “Anadrini” dhe krijimet si: “Luzioni i kohës”, “Tejjetësia”, “Miti i Përjetësisë”, e “Larjelotësh” të tufëzës së fundit “Mesudha” nëpër të cilën parakalojnë pritjet, zhgënjimet, kutitë e Pandorës, punët e Sizifit”, pikëllimet e Orfeut, ringjalljet e Atyre që nuk janë më në mesin tonë, feniksët, apollonët, artemidat, ifigjeniat në Aulidë, në Tauridë e në Kosovë, vashave duke mbrojtur nderin dhe orët e liga.Gjatë leximit të përmbledhjeve poetike “Madhështi mitike”, “Anadrini” Lumije Thaçi-Halili, dhe "Mesudha", të botuar më 2005, 2006 dhe 2007 nga SHB “Ura”, Prishtinë, shihet qartë se me këto tri vepra kjo krijuese ia bë vetit vendin në rendin e krijuesve të nderuara të letrave shqipe, duke krijuar individualitetin e saj krijues e intelektual përball sfidave që për jeton krijuesit e ditëve tona. Zëri, Prishtinë 2007.
Motorëzim poetike në përmbledhjen“Përtej Harrimit” Mexhid Mehmeti
Në përmbledhjen poetike të Mexhid Mehmetit “Përtej Harrimit” në të cilët janë përfshirë shumica e krijimtarisë poetike të këtij autor që pas nga libri i parë, i botuar më 1977, e deri te i fundit që ende është i freskët në duart e lexuesve të botuar më 2005, ku tashmë të gjashtë librat kanë marrë formën e një përmbledhje poetike në një tersi të ndarë nëpër cikle në librin e shtatë, që po i botohet nga SHB”Ura” me rastin e 60-të vjetorit të lindjes së tij. Përmbledhja ndahet sipas përzgjedhjeve të Qerim Ujkanit në Gjashtë libra (cikle) poetike me mbi 200 poezi të integruara në një tërësi poetike me një parathënie të përpiluesit dhe të një analize të cilën mund të quhet edhe si një sintezë e studimit të kësaj vepre poetike nga studiuesit Prend Buzhala.
Fal një numri të poezive të përzgjedhura dhe të përpunuara nga autori, duke i formësuar në stil që në një farë mënyre i ofrohet motorëzimeve të cilat konsiderohen si variante të përfunduara të strukturës standarde të vargut poetik. Deri sa ndryshimet dhe përpunimet më të mëdha u realizuan në dy veprat e para poetike te poema “Presheva”, që ka për bazë gjithë krijimtaria poetike e tij, si dhe te libri i dytë “Klithje e përmallim”(1977) nga e cila janë marrë 22 krijime prej 48 sosh, shkurtime ka bërë përzgjedhësi Qerim Ujkani edhe te libri i dytë “Klithje e përmallim’, “Frymëmarrja”(1984) pos magjistralit të kurorës sonetike ”Endacaku i rrugëve” dhe sonetit “Shtegtar ditësh”, të cilat botohen të pandryshuara. Sikur edhe tri librat e më vonshëm:” Peizazh i ngrirë”(1994), “Rikthim dhembjeje” (1998) dhe libri i fundit “Pika në zemër” (2005).
Sistemimi i materialeve të botuara të veprës poetike është bërë sipas kronologjisë së botimeve, duke hequr aty këtu ndonjë poezi, varg të redaktuara vetëm sipërfaqësisht, duke mos shkuar si të përshtatura nga vartësia tematike, stilistike apo të ndonjë kriteri tjetër, por vetëm duke pasur për bazë vazhdimësinë e veprimtarisë poetike të krijuesit tashmë të njohur si fitues i shumë çmimeve letrare dhe i përfshirë në shumë antologji të botimeve.
“Rruga e gjatë/ deri te ti/ pritja durim.”, e nis vargëtimin poetik me ciklin “Klithje e përmallim”, duke përvijuar me vargjet: “Në atë pikë / gjithçka nis e mbaron/ që harroi të shënohet në histori”.
Motivi i dashurisë në veprën poetike të autorit Mehmeti “ Përtej harrimit” vjen si subjekt lirik i lartësimit si ndjenjë kurrë e shpenzuar nis me ciklin Klithje e përmallshme”, “vargjet që s’mund ti jap fund” te “vera e ikur me të” dhe “oazë vetmie” që identifikimi bie me të bukurën, erotikën, ëndërrimin andrinalinë, jeta përball meditimeve të dashurisë, dhe te libri”Frymëmarrje”; cikli “Lojë e vonuar”, ku shpalos situatë enigmatike të asaj ndjenje të përjetimit të mistershëm që reflektohen në mes të dy poleve që dashurohen. Edhe te cikli tjetër i librit “Peizazh i ngrirë; si dhe te cikli “Ndalje kohe” i librit “Rikthim dhembje” dhe “Nostiçe”, rrjedhë një ndjenjë e përjetimit të një dashurie të përbotshme të sakrificës për dashurinë te libri i fundit, “Pika në zemër”.
Vargëtimi si preokupimi dhe angazhim poetik e atdhetar
Poeti më së miri identifikohet në krijimtari me artin përmes vendlindjes së tij, sikundër është poema në 55 copëza që është si një sintezë që shpërthen me të kaluarën dhe sotmen e Preshevës si një kuptim mitologjik përmes që zënë fili përmes zërit epik të lahutës dhe rezistencës së saj pas shpërbërjes së trekëndëshit magjik të Toplicës mbetët gjaku i hartës së tij, si një cep i moçëm i Arbërisë/ O/ gjithçka do të duroj/vetëm qiellin/mos ma ndani/në katror ... së cilës gjithë jetën ia fal.
Aty, ku sintetizohet struktura poetike e fabulative e strukturohen baladat si bie fjala për atë Epin “Hasan Aga me çikën Poturesh” dhe ndeshën civilizimet Ballkanit dhe orientit si dhe ndikimet e fuqishme shpirtërore të lindjes me ato pellazge të shtresimet fabulative, copëzimet, ndarjet e dhembshme njerëzore e kolektive.
Preokupimi atdhetar dhe drama e Kosovës përbëjnë subjektin poetik të këtij autori, ky fat tragjik po vazhdon ta ndjek gjithandej etninë tonë. Ai, ka përvijuar me ndjeshmëri të thellë ta rivendos në “barkun” poetik”, endjen e tharë të gjakut i ‘ 99- tës , ku sërish rrezikon të përgjaket nëpër luftërat e pakryera, për pjesët e betejave të paftuara. Ata që aktualisht bëjnë urdhrin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave”, ndërton meditimet poetike Mexhid Mehmeti në librin e tij, autori i 18 veprave në poezi, tregim, novelë, roman dhe dramë, Mexhid Mehmeti, nuk di të fle, nuk di të hesht, se gjak më kullon shpirti.
Arti i Mexhit Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Mësimi i jetës, shtatë dhimbjet, fija e lëmshit, trungu i pikëllimit, duart e bukura, fjala e vullkanit, dhe qindra poezi të tjera tregojnë fuqinë dhe angazhimin e tij prej poeti. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën”, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmetit, me një angazhim letrar e atdhetar, në një Kosovë të pavarur!
Libri ka 327 faqe me mbi 200 krijime që shoqërohen nga bibliografia e botimeve 1965-2007. Botoi SHB”Ura” dhe e financuar nga ARS-i Cola Fluidi me rastin e 60-të vjetorit të lindjes së tij. Zëri, Prishtinë 2008
Vepra për fëmijë e Avdush Canajt moderne me strukturë dhe ligjërim universal
Vitet e ’70-ta paraqitet here pas here një pendë e re krijuese në faqet e periodikut tonë për fëmijë të “ Pionierit”, faqes për fëmijë në “ Rilindja”, në “ Zëri i rinisë” të Prishtinës, por edhe në revistat “ Gëzimi” e “ Fatosi” që botoheshin në Shkup. Prandaj neve që kishim kureshtjen ti këndojmë ato fleta shqipe, na pushtoi një mal mbresa duke i lexuar me respekt në revista e gazeta të atyre viteve, dhe fare në fund të ndonjë vjershe na ka rënë të lexojmë një emër jo vetëm entuziast, por dita ditës po bëhej me i pranueshëm për të gjithë ne, i cilin për ditë e më shumë po i bënte vend vetit në letrat tona dhe, ai ishte vëllai i Avdushit, të cilit herët iu pre udha e jetës, Alush Canaj, që iu nda jeta në dysh qysh para tri dekadave, e, fati e deshi që shumë herët u dha merita e Penikasi i tij të na mbetët një kujtim i nderuar dhe i paharruar. Avdush Canaj, rilindi me fatin që nga vëllazëritë Canaj, shumë shpejt të na shfaqet edhe një penë tjetër por, formuar e cila krijimtarisë letrare shqipe për fëmijë iu bashkua po me atë intensitet, dhe me atë përkushtim, duke i sjelle letrave tona vlera siç është Avdush Canaj, i vëlla i Alush Canjt, e trashëgoi Avdushi, i vëllai, i cili falë dhuntisë dhe talentit që kishte falë natyra e tij, për t’ia vazhdar në shpirtin e tij, drithërimën lirike përmes botës së fëmijëve, edhe Avdushi si poet i mirëfilltë për fëmijë, arriti që nga viti në vit, të na gëzoj me libra të ri dhe me vlera të reja. Veprimtaria letrare dhe artistike e Avdush Canaj nuk është shumë e gjerë, por ka vulën dhe specifikat e veta si në formë e përmbajtje, dhe për këtë arsye, duke filluar me librin e parë me poezi përkushtues për të vëllait e tij, Alushin“ Gjeneral pa epoleta”, në vend të kurorës të cilën përmbledhje poetike Avdush Canaj e botoi vetëm në vitin 1993, pasi që si i burgosur politik kishte vuajtur denimin prej katër viteve në burgjet e atyre viteve, të dytin “ Lepurushi i çokollatave”, tregime, e botoi më 1994, ndërkaq dy libra të tjerë me poezi “ Gonxhja nga Jupiteri “2000, kurse librin “ Zogu në derë” e botoi në vitin 2003. Me poezitë e këtyre vëllimeve poetike, poeti Avdush Canaj i bashkohet jo vetëm poetëve të njohur si Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Agim Deva, Zejnulllah Halili, Arif Demolli, Nuhi Vinca që më me përkushtim mjaftë serioz arrinë që trajtimi i tij të bëhet edhe e veçanta e tij si krijues. Krijimtaria e Avdush Canajt mund të thuhet se është moderne për kah koncepti dhe përmbajtja më një strukturë dhe ligjërim universal poetik. Temat e dashurisë i pikturoi me një mjeshtri të hollë dhe të rrallë në krijimtarinë poetike duke përfshirë në Gjinin e vetë një poetikë të poezisë origjinale që ka për bazë përherë fjalën magjike dhe çelësin e një vargëtimi, ku në çdo varg e në çdo metaforë shprehet e ilustruar figurativisht dhe me plotë ndjenja njerëzore. Pra, bukuria e vargëtimit do të shihet në gjitha veprat poetike me poezi, por edhe me ato në tregime, bukuria e shkrimit shihet edhe tek veprat e tjera: Gjeneral pa epoleta dhe te Gonxhja nga jupiteri, por edhe te tregimet: Lepurushi i çokollatave. Vargjet e Avdush Canajt janë plotë simbolik, kreacione dhe metafora artistike. Avdush Canaj si përfaqësues i gjeneratës së mesme të krijuesve për fëmijë të letërsisë shqipe e ka përvijuar me hapa të sigurt një poetike universale, dhe sukses po ngjitet në letërsinë tone, duke gjetur me mjeshtri udhën e bukurshkrimit për fëmijë. Personazhi poetik i poezive të Avdush Canajt mediton lirisht, shprehet lirisht, pa hezitim zgjon kureshtjen e tij po atë që ndien t`ia dëfton shpirtin përmes ligjërimi i drejtpërdrejtë poetik e komunikimi i hapur me lexuesin, del si përcaktim i këtij autori që në librin e pare. Mbase një vetëdije e tillë e ngulitur në vetëdijen e fëmijëve do të thoshim se rrjedhë si një heroizëm lirik të krijimeve poetike të tij, duke u shprehur më së qarti në poezitë me tematikë që kanë simpatitë, ndjenja këto aq fisnike dhe të çiltëra, duke shtruar me kohë e dashurinë e sinqertë, ndjenjë që e forcon dhe i mbanë ata në jeta dhe, u ofron dhe bashkon zemrat. Për fëmijën është i vetëdijshëm të shprehet kjo ndjenjë didaktike e autrorit tashmë të dëshmuar në letrat shqipe për fëmijë, i cili është përfshirë në shumë antologji të shqipës, duke përfshirë edhe atë, ‘Çufkat e kuqe” të Odhise Grillos. Avdush Canaj mediton me ndjenjën dhe gjuhën poetike të personazhit të tij, fëmijës kureshtar që kur zogu në degë të qershisë i vjen simpatia, poeti ndjenë të këndojë edhe qershia. Kështu, Avdush Canaj do të përjetojë në ëndrrat, dëshirat dhe shqetësimet e fëmijëve, do të për kap dhe lexoj në sy dhe në shpirtin e tyre pikërisht atë ndjenjë të fuqishme që i përket simpatisë, pikërisht të asaj simpatie që do të rritet bashkë me ta të së ndërtuar me dashuri e sinqeritet që oforon përzemërsisht.
Tema e simpatisë dhe e dashurisë të cilën Avdush Canaj e trajton në disa poezi të librit të tij të parë, të cilit “ Lule me sandale”, do të zhvillojë edhe më përkushtim e vëmendje në një libër të tërë më poezi për fëmijë që titullohet “ Gonxhja nga Jupiteri”. Poezitë në këtë temë, do të përbëjnë edhe ciklin e poezive më të bukura edhe në librin e tij më të ri “ Zogu në derë”. Autori depërton thellë në botën e tyre, në ëndërrta dhe dashuritë. Ndjesitë e këtyre vjershave shprehen herësi bashkëbisedim, e herë si monolog i një ligjërim modern poetik dhe i drejtpërdrejt si në rastin me vjershat “ Ç’është kjo më mua’,” Po të tregoj drejt”,” Më shumë se miqësi”,” Kurt ë shkruaj letër ty”,” Si t`i them”,” Do ti them Po” e dhe vjersha që shprehin situate “ Nipi s` është fajtor”,” Dikush i tha lule”,” Hall i madh”,” Dashuri e parë”,” Nën bli” etj., në të dy këto mënyra të ligjërimit poetik, ka realizime të mira, por ka edhe disa krijime që i përshkon një notë të madhe refleksive, si vjershat “ Të jesh vajzushë”, ”Vajzat”, “ Parku”, “ Si shkruhet vjersha e dashurisë” etj. Zëri, Prishtinë, 2007.
Dergoi:Nijazi Ramadani
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Jeton Kelmendi: Frymëmarrje në shtiellë - Ibrahim Kadriu
» Sabit Rrustemi:IBRAHIM KADRIU, KY ROMANSIER I PAEPUR
» Monica Mureşan: Ibrahim Kadriu - Drita vegimtare e poezisë shqipe
» Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë''
» Pacolli nderohet me çmimin “Kalorësi i paqes”
» Sabit Rrustemi:IBRAHIM KADRIU, KY ROMANSIER I PAEPUR
» Monica Mureşan: Ibrahim Kadriu - Drita vegimtare e poezisë shqipe
» Halit Bogaj: ''Kalorësi Parë''
» Pacolli nderohet me çmimin “Kalorësi i paqes”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi