Monica Mureşan: Ibrahim Kadriu - Drita vegimtare e poezisë shqipe
Faqja 1 e 1
Monica Mureşan: Ibrahim Kadriu - Drita vegimtare e poezisë shqipe
Monica Mureºan |
Mendime rumune për vlerat kosovare
Ibrahim Kadriu - Drita vegimtare e poezisë shqipe
(N-a rămas timp pentru sărbători/ S’mbet kohë për kremte)
Nga Monica Mureşan
Libri u botua në gjuhën rumune në Bukuresht, me përkrahjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumansisë (në shtypshkronjën Pass International srl, 2005), duke patur një Pasthënie të shënuar nga Marius Qelaru, si dhe Parathënien e përkthyeist B. Ymeri: Vlera magjike e një mrekullie historike. Nga Bibliografia kuptojmë se Ibrahim Kadriu u lind më 8 janar 1945 në një fshat të Kosovës Lindore. Ka qenë pedagog, gazetar, reporter, pastaj zëvendës/ministër i Sekretariatit Krahinor të Informatave (Shtypit), ndërsa në vitet 80-të ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Aktualisht është redaktor i gazetës së përditshme Zëri i ditës.
Vëllimi përfshin një diversitet të madh temash dhe motivesh që zhvillohen dhe rivijnë sipas cikleve apo periudhave, duke u vënë theksi mbi vetëdijësimin e rolit të poetit në jetën sociale e kulturore, si dhe mbi rëndësinë e tij, jo vetëm përmes marrjes së përgjegjshmërisë, por edhe përmes afirmimit të fatit të tij, në rastin konkret mbajtjen të pashuar të dritës vegimtare por edhe shndërrimin e saj në një flakë simbolike, pra të përjetshme. Drita diskrete dhe vegimtare mund të përjetojë këtë metamorfizim përmes forcës dhe fuqisë së sugjestionit të fjalës, madje edhe përmes rizgjimit të kësaj nga harresa. Për atë poeti është vetë ndërgjegje e zgjuar që do të vegojë jo vetëm që drita të mos shuhet, të mos zbehet, por edhe të bëhet gjithnjë e më domethënëse. Ja, në një ars poetica e mirëfilltë! Nga Udhëtimi i lodhur përfytyrohemi në fazën e parë në një pelerin të tipit modern duke ndërmarrë udhëtime të gjata, duke ardhur nga e shkuara apo nga ardhmëria me qëllim për ta mbajtur të pashkëputur dorëzimin e stafetës me flakën e ndërgjegjes dhe kujtesës shqiptare.
Në rradhë të parë është për tu shënuar fuqia e sugjestionit të foljes: Do i mbyll dyert e do sigurohem/ Të qëndroj me vetveten në vetvete... Pastaj – thot poeti – Do strukem mes librave do gjunjëzohem/ Para krenarisë e ecjeve kryelartë do lutem/ T’i përngjajmë historisë dhe këngëve. Kuptojmë atypëraty disa detaje të nevojshme, të cilat poeti na i jep në një mënyrë direkte dhe lapidare: Do shfletoj librat që më rrinë si ndërgjegje e plagosur/ Dhe do e fshij pluhurin - të gjej ku jam gatitu. Nga vargjet që pasojnë kuptojmë se është fjala në realitatein e një udhëtimi fillestar, ritualik dhe, edhepse poeti është hijerëndë dhe i denjë, i kalkuluar dhe përmbajtur, i heshtur dhe i trishtë, ky kosovar i mençur lë megjithatë mesazhin për të transmetuar transparencën e hollësive të mjaftueshme për t’u bërë i kuptuar.
Po qe se deri tani e ka përdorur forcën lirike në veten e parë, tani do të kalojë edhe në figura stilistike, edhepse përcaktuesit e zgjedhur janë epitete të rralla dhe të mirëdozuara, mu për të mbetur në objekt duke përqëndruar vëmendjen mbi foljen dhe jo mbi efekte deskriptive: Do i puth faqet një nga një – dhe pasojnë përcaktuesit shpjegues - t’i ledhatoj/ Që s’më lënë krejt të varfur me kujtime/ Që s’më lënë me dhembjet që m’i fal dita/ Që natën s’e lënë të bëhet zot i ankthit. Mu nga fundi i poezisë fanitet një dritë magjike/rrëfimtare, një hapje e shpirtit dhe dalja nga heshtja e vetëimponuar: Derisa mes faqesh librash lëshoj spirancat e etjeve/ Për ta gjetur vetveten në udhëtim që s’ka ndalje/ Do i ledhatoj faqet një nga një - do i puth/ Faqet e bardha të jetës së zezë tunxh. As që ishte i mundur një efekt më i qartë dhe më i mirërealizuar se sa përmes ketij oksimoroni!
Është e jashtëzakonshme kjo kadencë e ndërtuar sekuencë pas sekuence, si një suitë kuadrosh forografike. Ky procede i fotogramave do të takohet, përndryshe, në gjithë librin – si dhe predilekcioni i shndërruar në një dashuri të zjarrtë për sintagma të shkurta e sugjestive që burojnë nga një fjalor poetik vlerash personale e speciale të këtij autori, duke e bërë të veçantë përmes amprentash si: udhë, rrugë, udhëtim, rrugëtim. Dita: Dhembjet e ditës. Mbush trastën e zbrazët nga zhurma e ditës. Mbeten vetëm dëshirat e ditës së kyçur. Vargje për çastet që ma ngjyronin ditën. Dyer: Të çela/të mbyllura. Hëna. Poezia e sendeve dhe e vendeve. Etja: Poet, etje e regjur si lëkura e lodrës. Shpirti im bëhej mërgimtar, dhembje mërgimtari. Guri. Veset kokëforta të gurit. Ai është betuar mbi forcën e gurit. Tani gurët janë shndërruar në vargje. Zi: Letra ime e zezë. Plagë: Plagë të vjetra të kohës së re/ Plagë që s’ shërohen. Shpesh autori bëhet aforistik. Populli është fajtor/ Kurrë i çliruar nga barra:/ Fajtorpse i duhet të ushqejë fëmijët, (...)? Populli është fajtor! Se emrin e tij ia ka falë të tjerëve (...)/ Do të ngulfatet me fajin e vet.
Fakti që kemi të bëjmë jo vetëm me një poet të talentuar, por edhe me një shkrimtar që është pronar mjetesh artistike dhe stilistike të përdorura, që ka pronësinë e termave dhe e identifikon qenjësisht ekzistencën dhe qëllimin e tij, besimin ndaj idealeve të kombit nga i cili vjen, ky është mesazhi elementar i librit: autori din fort mirë se kujtesa ka tendencën për të plasuar në një kon të hijes një pjesë të përmbajtja e sertarëve të veta. Feed-back-u i këtij fakti është kalimi në harresë. Apo, duke e shoqëruar kujtesën dhe rikujtesën me dhembjen, poeti shpreh fort poetikisht si dhe dramatikisht harresën e pamundshme dhe perpetuimin e një kujtese të dhembshme. Kushtet historike në të cilat kanë evoluar përgjegjësia dhe vetëdija e të qënit shqiptar, popullata mazhoritare duke e patur atdhetarizmin për fe, kjo nuk hyn në objektin e analizës prezente, por rëndësia e këtyre rradhëve nuk mund të nënvizojë faktin se sa shumë e kanë impresionuar momentin e lekturimit të poezive të Ibrahim Kadriut, për dinjitetin dhe shijen e mirë, për përmasat dhe amprentën e tij të mirë. Autori arrin të bëhet truproja e një zëri kolektiv të një zone, plagët e padukshme të së cilës (përmes faqeve të këtij libri), ende kullojnë gjak në sytë e historisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monica Mureşan: Drita vegimtare e poezisë shqipe
» Monica Mureşan: Stolia e artë e poezisë shqipe
» Baki Ymeri: Poezi rumune - Monica Mureşan
» Monica Mureşan (Bukuresht):Një zemër në fluturim, me emrin e Adelina Dokjes
» Antologji e poezisë shqipe në anglisht
» Monica Mureşan: Stolia e artë e poezisë shqipe
» Baki Ymeri: Poezi rumune - Monica Mureşan
» Monica Mureşan (Bukuresht):Një zemër në fluturim, me emrin e Adelina Dokjes
» Antologji e poezisë shqipe në anglisht
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi