Sabit Rrustemi:IBRAHIM KADRIU, KY ROMANSIER I PAEPUR
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:IBRAHIM KADRIU, KY ROMANSIER I PAEPUR
Sabit Rrustemi:IBRAHIM KADRIU, KY ROMANSIER I PAEPUR
Në ambientet e shkollës fillore “Agim Ramadani” të Zhegrës, Ars Clubi “Beqir Musliu”, në kuadër të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, para një numri të konsideruar artdashësish, paraqiti dy vepra të këtij viti, që lidheshin për një emër, shkrimtarin Ibrahim Kadriu.
Fjala është për veprën studimore të prof dr. Mahmud Hysës, “Polifonia e tekstit letrar” – fiksioni në romanete e Ibrahim Kadriut si dhe romanin më të ri të këtij romansieri të paepur, “Pjella e dreqit”.
Pas një bibliografie të shkurtër për prof dr. Mahmud Hysën, të cilën e paraqiti, Bilall Haliti, rreth kësaj vepreje studimore floën Xhevat Syla, si botues si dhe Nexhat Rexha, poet e kritik letrar.
U tha se prof Mahmud Hysa, ka bërë një studim të gjithanshëm për opusin romanësor të Ibrahim Kadriut, duke I marrë për shtjellim 17 romanet e tij ( pa dy romanet e fundit , botuar këtë vit, “Gjallorin” dhe “Pjellën e dreqit”), romane këto që, në mënyrën më të mirë paraqesin këtë njëqindvjetësh shqiptar me të gjitha situatat, sfidat dhe rrugëtimet e tija deri në ditët e sotme.
Ndërsa , vendlindja e tij, Zhegra dhe Gryka e Karadakut, mbesin frymëzimi I përhershëm I Ibrahim Kadriut dhe epiqendra ku zhvillohen të gjitha ngjarjet thuaja, që paraqiten nëpër këto romane, të cilat kanë pasur jehonë të gjerë si tek lexuesit poashtu edhe tek kritika. E, dëshmia më e mirë është dhe vetë vepra studimore e Mahmud Hysës.
Në vazhdim të kësaj veprimtarie letrare, para zhegrasve, u paraqit dhe romani më I ri I shkrimtarit Ibrahim Kadriu, “Pjella e dreqit”, për të cilin, gjerë e gjatë foli studiuesi Mahmud Hysa, duke e cilësuar si njërin nga romanet më të mira të këtij viti, botuar në hapësirat shqiptare.
Vetë ngjarja, personazhet dhe koha në të cilën zhvillohet e tërë drama e këtij romani, tha studiuesi I shquar, z. Hysa, intrigojnë për t’u lexuar dhe vlerësuar ky roman, I cili, s’ do mend, vetëm sa dëshmon mjeshtrinë e të rrëfyerti të shkrimtarit Ibrahim Kadriu.
Autori I mbi dyzete dy veprave letrare, duke ju drejtuar të pranishmëve, pak edhe nën emocione, tha se, edhe kur s’ kam qenë këtu mes jush, kam jetuar me juve dhe vendlindjen time si dhe këtë pjesë të Kosovës, duke e bartur nëpër shkrimet e mia, si një detyrë të vullnetshme që ia kam dhënë vetes, për t’i pasqyruar shumë nga të ndodhurat dhe të jetuarat tona nëpër kohë.
Protagonisti I dy veprave të paraqitura, Ibrahim Kadriu, më pas, të pranishmnëve ua dhuroi librin e tij “Gjallori”, si dhe drejtorëve të tri shkollave fillore, asaj të Zhegrës, të Llashticës dhe të Shurdhanit, dy librat që u paraqitën.
Njëkohësisht, nuk u harrua as biblioteka e shkollës fillore “Agim Ramadani” , të cilës Ars Clubi “Beqir Musliu” I dhuroi 44 ekzemplarë librash. Po, edhe shkrimtari Ibrahim Kadriu, disa nga ttujt e fundit të opusit të tij.
Përndryshe, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, e cila pjesërisht po ndihmohet nga DKRS-ja ,përmbyllet me 22 dhjetor, kur edhe do përurohen dy botimet më të reja të këtij fundviti, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, edicioni 2011 si dhe përzgjedhja poetike me një grup autorësh gjilanas “Parnasi me aromë Gjilani”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sabit Rrustemi:SHENJTËRIMI I IBRAHIM RUGOVËS
» Sabit Rrustemi:Homazhe për shkrimtarin IBRAHIM IBISHI
» Sabit Rrustemi ......
» Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
» Sabit Rrustemi:Homazhe për shkrimtarin IBRAHIM IBISHI
» Sabit Rrustemi ......
» Sabit Rrustemi:S h k u n d j a e n ë n t o r ë v e
» Sabit Rrustemi: Sabit Rrustemi: POEZI PREMIERË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi