"Policet u vrane ne krye te detyres
"Policet u vrane ne krye te detyres
"Policet u vrane ne krye te detyres"
Artan Cena, Aleksander Ndoja
E Merkure, 25 Mars 2009
TIRANE - Dy efektivat e Policise se Kukesit, humben jeten pasi kishin ngritur nje akuze ndaj autorit te dyshuar te vrasjes, per shkaterrim prone. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare, nga burimet zyrtare te Policise se Shtetit dhe ato lokale. Gjate nje konference per shtyp, ne oret e paradites se djeshme, zedhenesi i policise tha se, dy efektivet Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, ishin ne krye te detyres kur jane qelluar per vdekje nga bashkefshatari i tyre, Afrim Hasani 34 vjec. Ky i fundit u vu ne pranga, vetem 12 ore pas krimit makaber, qe ka shokuar te gjithe opinionin e qytetit verior, por jo vetem ate.
Ngjarja ze fill me daten 17 shkurt te ketij viti, kur 33-vjecari Afrim Hasani, ka shkaktuar konflikte me disa qytetare, ne njerin prej lokaleve te zones se Shenmerise, shume prane rruges nacionale qe lidh Kukesin me Fushe-Arrezin. I pire dhe mjaft problematik, Hasani ka goditur klientet e ketij lokali, nderkohe qe pronari tij ka kerkuar ndihmen e policise. Pas kesaj, ne lokal kane mberritur dy policet e postes se Shenmerise, konkretisht policet Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. Keta dy te fundit pasi kane inspektuar vendin e ngjarjes, ne permbushje te detyres se tyre, kane hartuar raportin perkates ku implikohej Afrim Hasani.
Por kjo duket se nuk eshte kaperdire gjate, nga i akuzuari per kete ngjarje, i cili nje nate me pare pasi ka konstatuar se dy policet qe ishin ne krye te detyres, po pinin kafe pikerisht ne lokalin e konfliktit, pa hezituar ka derdhur bresheri te shumta "Kallashnikovi", duke realizuar krimin makaber ndaj dy policeve, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila.
Rreth ores 12:30 te mesdites se djeshme, efektivet e Forcave Speciale te ardhura nga Shkodra, kane mundur qe te vejne ne pranga te dyshuarin per vrasjen e dy policeve. Sipas te dhenave policore, Hasani eshte kapur ne gjume dhe ka pasur poshte kokes se tij, automatikun "Kallashnikov", qe vrau dy policet. Afrim Hasani u kap jo shume kilometra larg vendit te ngjarjes, ne malin perbri qytetit te Kukesit. Burime policore konfirmojne se, autori i krimit te dyfishte ndaj efektivave blu, eshte gjetur ne ne nje banese te braktisur, i lodhur ne kufijte e mbijeteses nga qendrimi ne pyllin e akullt, dhe i deshperuar. I pari qe ka konfirmuar kapjen e shume te kerkuarit Hasani, ka qene drejtori i Policise se Kukesit, Muharrem Furriku. Ne nje konference shtypi ai tha se, arrestimi i ekzekutorit te dy policeve, mbremjen e dy diteve me pare ne fshatin Shenmeri te Kukesit eshte arrestuar ne mesdite rreth ores 12:30 minuta dje. Sipas Furrikut, vrasesi ka kaluar naten ne nje shtepi te braktisur, ku dhe u gjet ne gjume me armen poshte kokes. Hetimet e para, konfirmuar nga vete policia, kane shprehur dyshimin se ai pas kryerjes se krimit, mund te jete larguar ne kembe nga vendi i ngjarjes dhe eshte fshehur ne pyll deri ne momentin e arrestimit.
Operacioni, 12 ore kerkime per vrasesin
Ngjarja e rende e cila ka shokuar opinionin ne Kukes, por edhe me gjere ka alarmuar strukturat me te larta te Policise se Shtetit. Forca te shumta policore me nisje nga shume drejtime, i jane drejtuar vendit te ngjarjes duke ngritur postblloqe te shumta gjate rruges. Ne keto kushte autori i identifikuar i ketij krimi, nuk ka pasur mundesi tjeter pervecse te fshihet ne mal, por kushtet e renda atmosferike nuk i kane lene shume mundesi per t'u larguar. Drejtimin e operacionit e kane marre ne dore drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, i cili eshte mbeshtetur edhe nga zv/ministri i Brendshem Genti Strazimiri, si dhe drejtori i Antikrimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, Nikolin Bala. Gjithashtu ne drejtim te qytetit verior kane shkuar forca te shumta policie nga te gjitha rrethet fqinje, nderkohe qe nga Tirana jane nisur dhe efektivet speciale te RENEA-s. Pikerisht keta te fundit dhe forcat e shumta te policise, kishin ngritur postblloqe te shumta per te arrestuar te akuzuarin si ekzekutor te dy policeve, Afrim Hasanin. Postblloqet te shumta ishin ngritur pergjate rruges nacionale Kukes-Tirane, si dhe ne akse te tjera te ketij rrethi. Nje rendesi e vecante i eshte dhene dhe faktit qe, 34-vjecari mund te largohej per ne Kosove dhe per kete gje, ishin njoftuar dhe policia e KFOR-it qe te bente kontrolle te shumta ne kufi dhe me tutje.
Varrimi
Ndersa rreth ores 15:30 minuta te dites se djeshme, qindra banore te Kukesit dhe forca te shumta policie, nen bresheri te gjata automatike kane percjelle per ne banesen e fundit, dy policet e vrare ne krye te detyres dhe per shkak te detyres, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkodër, vritet në krye të detyrës polici rrugor
» BIE NË KRYE TË DETYRËS PËRBALLË MAFIES SHEFI I KOMISARIATIT TË SHIJAKUT ADEM TAHIRAJ
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
» BIE NË KRYE TË DETYRËS PËRBALLË MAFIES SHEFI I KOMISARIATIT TË SHIJAKUT ADEM TAHIRAJ
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Ahmet Murati: Poezi: Titulli: "Ninulla e dashurisë"; Poetry: Title: "Lullaby of Love"
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" për invalidët e luftës së Kosovës
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi