Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BIE NË KRYE TË DETYRËS PËRBALLË MAFIES SHEFI I KOMISARIATIT TË SHIJAKUT ADEM TAHIRAJ

Shko poshtë

BIE NË KRYE TË DETYRËS PËRBALLË MAFIES SHEFI I KOMISARIATIT TË SHIJAKUT ADEM TAHIRAJ Empty BIE NË KRYE TË DETYRËS PËRBALLË MAFIES SHEFI I KOMISARIATIT TË SHIJAKUT ADEM TAHIRAJ

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 14, 2012 10:22 am

BIE NË KRYE TË DETYRËS PËRBALLË MAFIES SHEFI I KOMISARIATIT TË SHIJAKUT ADEM TAHIRAJ


Prefekti i Durrësit: Është një vrasje e tipit mafioz




BIE NË KRYE TË DETYRËS PËRBALLË MAFIES SHEFI I KOMISARIATIT TË SHIJAKUT ADEM TAHIRAJ U2_ademtahiraj
Është ekzekutuar me breshëri plumbash automatiku shefi i Komisariatit të Shijakut Adem Tahiraj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së djeshme në Katund të ri pranë Sukthit. Kryekomisari Tahiraj ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka marrë mbi 7 plumba në trup.

Në deklaratën e parë të policisë thuhet se, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje, është goditur me armë zjarri automatik, Shefi i Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Kush është Adem Tahiraj?

Kryekomisari Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në Kërrnajë, Tropojë, e banues në Tiranë, i martuar, me arsim të lartë, kishte një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës kishte punuar prej mbi 20 vitesh. Si rezultat i përkushtimit profesional në përmbushjen me sukses detyrave të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit, në vitin 2008 Adem Haxhi Tahiraj fitoi dhe Gradën e lartë Kryekomisar.

Detyrat që ka kryer Adem Haxhi Tahiraj janë: - Sektori i Policisë Kriminale; shef grupi (njësie) në njësinë operative, Drejtoria kundër krimit të organizuar, në
Departamentin e hetimit të krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; shef Njësie në njësinë operative në forcën e posaçme në Drejtorinë kundër krimit
të organizuar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit; shef njësie dhe specialist: njësia operative në forcën e posaçme; shef komisariati: Komisariati i Policisë Shijak nga 02.09.2011.

Në një lidhje telefonike për Abc News prefekti i Durrësit e cilëson këtë ngjarje të tipit mafioz dhe thekson se autoritetet duhet të marrin të gjitha masat për kapjen e autorit.
“Nuk do ta quaja rastësi, por një ngjarje të tipit mafioz, të rëndë dhe shokuese”- deklaroi Alizoti.

Pas aktit kriminal autorët, tashmë të identifikuar, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë, në vendngjarje, shkuan forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, si dhe forca të Repartit Special RENEA.

Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe drejtues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës vijuan të ndjekin nga afër operacionin për kapjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë: - Ilir Azem Xhakja, i datëlindjes 1974; Ledio Ruzhdi Krasniqi, nipi i tij, që të dy banues në Katund Sukth.

Shtetasi Ilir Xhakja ka patur një sërë precedentësh të mëparshëm kriminalë: - në vitin 1995 është dënuar me 1 vit burgim për plagosjen e shtetasit Dashamir L.; - në vitin 1996 është akuzuar për vrasjen e shtetasve Gentian Petrit Gjoka dhe Petrit Lyti; -në vitin 1996 është dënuar me 6 muaj burgim për kanosje serioze për jetën ndaj
shtetasit Ylli M.; - më datë 15.05.2002, ka filluar procedimi për vrasje në territorin e Komunës Katund i ri Durrës; - Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e kishte dënuar me 21 vite burg në mungesë për vrasjen e shtetasit Qerim Maloku.

Shtetasi Ilir Xhakja është arrestuar nga strukturat e Policisë së Shtetit më datë 06.07.2007, por më pas u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje.


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi