Indrit Vokshi:"Vlera e Fleteve" dhe "Akti Ristani".
Faqja 1 e 1
Indrit Vokshi:"Vlera e Fleteve" dhe "Akti Ristani".
Indrit Vokshi:"Vlera e Fleteve" dhe "Akti Ristani".
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,shprehet se ceshtjen e fleteve te votimit per Kryetar te Bashkise se Tiranes,do ta zgjidhe nepermjet nje Akti Normativ. Akti Normativ eshte nje dokument me fuqi te pergjitheshme ne gjithe Republiken,jo shterrues per nga fuqia,por parashikon rregullim dhe zgjidhje per situatat hipotetike te parashikuara ne te nese keto situata do ndodhnin. Njeri nga Komisionet e Administrimit Zonal te Zgjedhjeve,i ka cilesuar te pavleshme fletet per kryetar te hedhura ne kutine per Kryetar Njesie apo Keshilli,ndersa nje tjeter Komision i ka cilesuar te kontestueshme. Nese do benim nje paralele mund te shikojme Sistemin Gjyqesor. Kur dy Gjykata,japin zgjidhje te ndryshme,per ceshtje te ndryshme,por me rrethana te njejta, lind nevoja e mbledhjes se Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte,te cilet nepermjet nje Vendimi Unifikues,i japin rruge ceshtjes duke lene ne fuqi zgjidhjen e dhene prej njeres nga Gjykatat e poshtme ose duke dhene nje zgjidhje te re. Edhe KQZ-ja, nepermjet Aktit Normativ, ose do lere ne fuqi zgjidhjen e njerez nga KZAZ-te ose do jape nje zgjidhje te re. Por per kushtet ne te cilat gjendemi eshte vecanerisht e nevojshme nxjerrja e ketij Akti Normativ.
Qellimi i votes eshte pasqyrimi i vullnetit te popullit,dhe nese ne nje flete votimi,vullneti i votuesit eshte qartesisht i lexueshem,nuk ka arsye qe fleta te shpallet e pavlefshme sepse qellimi i se drejtes se votes te sanksionuar ne Kushtetute eshte pasqyrimi i vullnetit te popullit. Kodi Zgjedhor e nenin 117 ka percaktuar rastet kur fleta e votimit eshte e pavlefshme,dhe keto rastet jane:
a) fleta e votimit nuk ka të njëjtën madhësi, ngjyrë ose formë me fletën e votimit të
miratuar nga KQZ-ja;
b) fletës së votimit i mungojnë vulat e parashikuara në nenin 103 të këtij Kodi;
c) në fletën e votimit janë bërë shënime apo shenja që bëjnë të pamundur
vlerësimin e votës;
ç) në fletën e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të subjekteve të
caktuara zgjedhore;
d) është votuar për më shumë se një nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;
dh) nuk është votuar për asnjë nga subjektet zgjedhore në fletën e votimit;
e) nuk është e qartë se për kë është votuar; ose
ë) zgjedhësi ka votuar për një person apo subjekt që nuk është në fletën e votimit.
Pra Kodi Zgjedhor,nuk e parashikon si shkak pavlefshmerie,hedhjen e fletes ne kutine e gabuar,per arsyen e shendoshe, se zgjedhesi mund te beje edhe te tilla gabime njerezore, dhe per arsyen edhe me te shendoshe,se hedhja e fletes se votimit ne kutine e gabuar nuk e cenon pasqyrimin e vullnetit te shprehur ne te, dhe mund te kuptohet se cili ka qene mendimi i zgjedhesit dhe per ke ka dashur zgjedhesi te votoje.
Kembengulja e Partise Socialiste qe KQZ-ja ta shpalle sa me shpejt rezultatin e zgjedhjeve,eshte nje qendrim politik qe bie ndesh me parimet e Republikes qe parashikojne nje proces ankimi pas cdo procesi zgjedhor.
Vota te pavlefshme jane ato vota ne te cilat nuk mund te lexohet vullneti i popullit,ndersa votat tek te cilat mund te lexohet vullneti, eshte ne kundershtim edhe me frymen e Kushtetutes qe te mbeten pa u numeruar.
Indrit Vokshi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Indrit Vokshi:Ç'fare na tha z.Qosja?
» Indrit Vokshi: Skenderbeu i Ri
» Indrit Vokshi:Shqipni e Zeze
» INDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN"
» Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine
» Indrit Vokshi: Skenderbeu i Ri
» Indrit Vokshi:Shqipni e Zeze
» INDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN"
» Indrit Vokshi: Ultranacionalizem Saudit ne Prishtine
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi