Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

INDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN"

Shko poshtë

INDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN" Empty INDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN"

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 7:05 pm

INDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN" 262332_174466159283707_169609159769407_506377_1274468_nINDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN" 203537_169609159769407_1630034_n

INDRIT VOKSHI:"PO TE MOS ISHTE ISLAMI SHQIPTARET NUK DO TE EKZISTONIN"

Ka do kohe, qe zgjatimet e "Miletit Musliman" kane shpalle haptas qellimet per ta politizuar fene islame e per ta perdore si trampoline per tu hedhe ne pishinen e nji modeli iskamik te shoqerise e shtetit.Ne ushqimin qe po gatuajne per tu a servire qytetareve,kane si specialitet edhe hedhjen e erezave te ndryshme. Nji nder keto erza qe ata kane hedhe dhe me te cilen stolisin cdo pjate qe servirin,eshte edhe nji shprehje e Faik Konices me te cilen ai thote:"Po te mos ishte islami,shqiptaret do te ishin me shume ne numer por nuk do te ishin shqiptare". Te emocionuar qe nji katolik si Faik apo Domenik Konica, eshte shprehe ne kete menyre, ushtaret e "Miletit Musliman" e perdorin me nji dashuri te madhe thenien dhe e konsiderojne si te pakundershtueshme,per faktin se eshte thene prej nji personaliteti te madh. Ne cdo shprehje te tyne, nuk ngurrojne te citojne thenien dhe ta paraqesin islamin si mbrojtes te identitetit te shqiptareve. Para se me e paraqite islamin si mbrojtes te identitetit te shqiptareve,lypet percaktuar se cfare do te kuptojme me fjalen identitet, cili ishte identiteti i shqiptareve para ardhjes se islamit dhe nga kush cenohej ky identitet. Ne vemendjen e tyne,islami na eshte feja qe e shpetoi sojin shqiptar prej asimilimit serbo-grek. Identiteti perbehej prej,emrave,besimit fetar,e menyres se jeteses. Cilin prej k'tyne elementeve perberes te identitetit e mbrojti islami? Fuqine Krijuese,shqiptaret e therrisnin Zot apo Hy. Ky emertim per Fuqine Krijuese,cenohej prej nji emertimi ne nji gjuhe tjeter. A e mbrojti islami emertimin e Fuqise Krijuese,prej nji emertimi te huaj? Jo. Perkundrazi ishte vete islami qe e shkaterroi kete emertim,duke e kthyer prej Zot, a HY, ne Allah. Pra islami perpiu nji element te rendesishem te identitetit shqiptar te kohes,qe eshte emertimi i Fuqise Krijuese.Element tjeter i identitetit jane emrat. Shqiptaret e kohes,mbanin emra kristian,si Gjon,Pjeter,Kostandin,Gjergj. Ardhja e islamit, a i mbajti te peprekshem keta emra,prej emrave te huaj?Jo. Edhe ne kete rast eshte pikerisht islami,qe nga Gjon,Pjeter,Kosandin dhe Gjergj, i ktheu emrat e shqiptareve ne Muharrem,Hasan,Abdyl,Sadri. Pra islami shkaterroi edhe nji tjeter element te identitetit shqiptar - emrat e njerezve. Nga rrenimi i k'tyne dy elementeve te identitetit,vjen si rrjedhoje edhe nderrimi i menyres se jeteses.Shpetimtar i identitetit nuk eshte ai qe e merr nji popull nga njani burg dhe e burgos ne burgun e vet.Shetimtar eshte ai qe e nxjerr prej burgut dhe e le ne liri. Islami do te ishte ruajtes i identitetit nese ate identitet qe gjeti kur erdhi,do ta kishte mbrojte prej ndikimit te huaj,dhe jo ta merrte me vete dhe ta bente ate popull pjese te "Miletit Musliman. Shqiptaret ne ate kohe nuk po hynin nen ndikimin sllav,por ata sapo kishin dale prej ndikimit sllav me renien e Car Dushanit, dhe po rikrijonin dhe zhvilonin invididualitetin e tyne si Principata.Por megjithate, le ta marrim si te mireqne,qenien e shqiptarev ne burgun sllav.
Islami do te ishte mbrojtes i identitetit te shqiptareve,nese kleriket e kesaj feje do te kishin sjelle ne jete vepra letrare e artistike qe do te rrisnin dhe mbanin ne kembe nji kuture tonen.Kleriket e fese islame nuk shquhen ne kete drejtim,por jane kleriket katolike,shpirti dhe mendja e te cileve kane rrezatuar dashuri dhe drite per sojin tone. Kur permendet se identeteti ne periudhen para ardhjes se islamit,po cenohej nga fqinjet, eshte fjala per identetiten arbnor. Dhe kleriket katoike jane ura lidhese e te sotmes me identitetin arbnor, pasqyra e Arbnise ne kohen tone.Kleriket katolike permenden per nji sere veprash si: Shkruajtja e dokumentit te pare ne gjuhen shqipe,qe daton en vitin 1200 i gjetur se fundmi ne biblotekat e Venedikut - shkruajtjen e formules se pagezimit ne shqip prej Arqipeshkvit te Durresit Pal Engjelli - celjen e shkollave kishtare ne Vele te Mirdites,Pllane dhe ne Delbnishte te Kurbinit ne vitet 1632-1636 - hartimin e gramatikes se pare te gjuhes shqipe prej Da Leces, me kerkese te Papes shqiptar Klementi XI - mbajtjen e Kuvendit te Arbnit qe vendosi qe meshat ne Kishat Katolike te mbahej ne gjuhen shqipe. Dhe nuk duhet harruar shkelqimi i klerit katolik - vecanerisht te urdherave Franceskane dhe Jezuite - ne pothuajse te gjitha fushat akademike, duke i dhene keshtu sojit tone, nji monument te identitetit te vet te peprekur per shekuj.Pra a kane muslimanet figura dhe merita te tilla qe te kene mundesi ti krahasojne me meritat e siperpermendme ? Duhet theksuar me force qe islami pernjimend e mbajti identetitein te paprekur prej sllaveve por ata qe perqafuan fene islame,u zhyten aq shume ne kulturen e huaj sa qe ne shek. XIX ata e paraqisnin veten si turq. Por ceshtja nuk eshte te mbahet identeteti vetem larg sllaveve, por larg cdokujt qe eshte i ngjashem me sllavet,ne synime. Pra edhe larg islamikeve. Ndersa kleri katolik ishte ndryshe;Ai qendroi larg sllaveve dhe larg turqve,madje edhe larg romanizimit ne mase goxha te madhe.Ndoshta kete mundesi ia dha vete natyra e fese katolike qe ne thelb eshte liberale ne drejtim te lejimit te ruajtjes se zakoneve vendase te popujve, per shkak se me normat e veta,ve kollona,ndersa venien e tullave dhe ndertimin e murit ua la njerezve ne shijet e tyne.Ndryshe nga feja islame qe ve edhe kollonat per tregon edhe menyres se si duhet ndertuar muri dhe vene tullat.Nji nder provat qe e verteton kete eshte edhe fakti qe vetem priftnija katolike,u kujdes me mbledhe normat e zakonet parakristiane,si Kanuni, dhe shkruajti edhe per pellazget dhe zakonet e lashta tonat, sic shkruan At Shtjefen Gjecovi.

Pra duke pa,qe islami shketerroi tre elementet e identitetit shqiptar te kohes, perkatesisht,emertimin e Fuqise Krijuese,emertimet dhe menyren e jeteses,mund te thuhet se islami nuk i shpetoi shqiparet prej ndikimit te huaj,por i futi nen ndikimin e huaj sepse edhe vete erdhi si i huaj.Pra ishte vete i huaji, sic ishte i huaj edhe sllavizmi.Dhe qe te dy cenonin identitetin Arbnor.
Mund te thuhet me plot bindjen se islami nuk e ruajti identitetin shqiptar prej cenimit,por ishte vete ai qe e cenoi.

Indrit VOKSHI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi