Socialistët sfidojnë policinë e Shtetit në sallën e KQZ-së
Socialistët sfidojnë policinë e Shtetit në sallën e KQZ-së
Socialistët sfidojnë policinë e Shtetit në sallën e KQZ-së
(I plotësuar)-Deputetët e Partisë Socialiste (PS) qëndrojnë të palëkundur në vendimin e tyre për të mos u larguar nga salla e mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ku janë stacionuar prej disa orësh në pritje të shpalljes së rezultatit për Tiranën.
Por, edhe pse zëdhënësi i KQZ-së Arti Lushi i bëri thirrje pak më parë forcave të Policisë së Shtetit të vendosin qetësinë në mjediset e KQZ-së duke nxjerrë nga salla e mbledhjeve deputetët, këta të fundit nuk tuten nga vendet ku qëndrojnë ulur.
Forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar mjediset e KQZ-së kanë hyrë para pak minutash edhe brenda institucionit për të nxjerrë jashtë deputetët socialistë.
Madje efektivët e policisë u lexuan atyre urdhrin e KQZ-së, por deputetët u shprehën se do të qëndrojnë aty, pasi kreu i KQZ-së po përpiqet të bllokojë rezultatin.
Sipas socialistëve ata do ta kontestojnë me forcë vendimin dhe u shprehën se nuk tremben nga ndërhyrjet e llojit fashist.
Policia ndërhyri pas kërkesës së KQZ-së, se në sallën e mbledhjeve duhet të marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e KQZ-së, të partive, vëzhguesit e akredituar si dhe përfaqësuesit e mediave.
Por, pas qëndrimit të vendosur të socialistëve për të mos lëshuar sallën e mbledhjeve të KQZ-së edhe forcat e policisë janë tërhequr për të mos shkaktuar incident.
Deputetët socialistë kanë mësyrë në sallën e KQZ-së, edhe pse ky institucion ka vendosur që mbledhja e radhës do të jetë të mërkurë në oren 10.00.
* * * * * * *
KQZ, ndihmë policisë për të vendosur qetësinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka kërkuar ndihmën e forcave të Policisë së Shtetit për të larguar nga ambjentet e sallës së mbledhjeve deputetët e Partisë Socialiste, të cilët gjenden aty prej disa orësh.
Drejtori i Komisioneve në KQZ, Alfred Spahiu lexoi para deputetëve vendimin.
Sipas këtij vendimi në sallën e mbledhjeve të KQZ-s, gjatë mbledhjeve do të jenë të pranishëm vetëm ata që janë autorizuar, përfaqësuesit ligjor të partive politike, mediat dhe anëtarët e KQZ-së.
Deputetet e opozites gjenden ne ambjentet e KQZ-se pre disa oresh, per pasoje KQZ shtyu per neser ne oren 10: 00 mbledhjen e rradhes.
Shtyhet mbledhja e KQZ për nesër në orën 10:00
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë asnjë mbledhje të këtij organi.
Lajmi eshte konfirmuar nga zedhenesi i KQZ-se, i cili tha se mbledhja e rradhes do te mbahet neser ne oren 10:00.
Mesohet se deputetet e Partise Socialiste, te cilet bllokuan per disa ore KQZ-ne, vazhdojne te jene prezent ne sallen e mbledhjeve, ndersa ende nuk eshte marre nje vendim nese do te largohen apo do vazhdojne te qendrojne aty. Ajo qe konfirmohet eshte se deputetet do te rikthen ne KQZ, ne kohen kur do te shqyrtohet akti per fletet e kontestuara per Tiranen.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritej qe sot të diskutonte aktin per shqyrtimin e fleteve te kontestuara ne Tirane, te hedhura ne kutite e gabuara, të cilat parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Tiranën.
Por situata në KQZ u tensionua pas mbërritjes së deputetëve të Partisë Socialiste në këtë institucion.
“KQZ nisi mbledhjen rutinë për ankesat, në lidhje me votat e hedhura në kutitë e gabuara, salla u mbush me deputetë socialistë, ku ata filluan të përplasnin këmbët në tokë duke adresuar fyerje ndaj anetareve te KQZ”- njoftoi më herët gjatë ditës zëdhënësi i KQZ-së.
Vetë kryetari, Arben Ristani pezulloi mbledhjen në të cilën kishin nisur të diskutoheshin kërkesat ankimore të mbërritura në KQZ.
Sipas zëdhënësit, në kushtet kur deputetët e PS-së ishin në sallë presioni ishte prezent, ndaj dhe mbledhja u shty.
Forca të shumta policie mbërriten aty gjatë ditës, pasi në oborrin përpara KQZ-së ishin mbledhur edhe disa simpatizantë të opozitës.
Deputetët e PS në KQZ, pezullohet mbledhja
Kreu i KQZ-se, Arben Ristani ka pezulluar mbledhjen ku pritej te diskutohej akti per shqyrtimin e fleteve te kontestuara ne Tirane, te hedhura ne kutite e gabuara, të cilat parashikohen të jenë pjesë e rezultatit për Tiranën.
Shkak u be mesymja e deputeteve te PS ne sallen e mbledhjeve.
Zedhenesi i KQZ ka deklaruar se mbledhja do te nise sapo situata ne salle te qetesohet dhe deputetet dhe personat e tjere te lene keto ambiente.
“KQZ nisi mbledhjen rutinë për ankesat, në lidhje me votat e hedhura në kutitë e gabuara. Salla u mbush me deputetë socialistë. Ata filluan të përplasnin këmbët në tokë duke adresuar fyerje ndaj anetareve te KQZ”- tha zedhenesi.
Sipas tij, presioni ishte prezent dhe në këto kushte mbledhja u shty.
“KQZ u ben apel forcat garuese ne keto zgjedhje të veprojnë në përputhje me ligjin. Mbledhja do nisë sa situata të qetësohet”- perfundoi ai.
Akti i KQZ-së: Fletët e kontestuara, pjesë e rezultatit
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hartuar një akt normativ në lidhje me fletët e votimit të cilat janë gjetur në kutitë e gabuara dhe KZAZ-të në kryeqytet i kanë cilësuar ato si fletë të kontestuara.
Në aktin normativ kërkohet që fletët e kontestuara të konsiderohen të vlefshme dhe të numërohen në favor të kandidatëve të bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë përfaqësuesit e PS-së në KQZ kërkuan kohë për ta lexuar më parë aktin dhe më pas ai të shqyrtohet në mbledhjen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë pritet që KQZ-ja në mbledhjen e sotme të marrë në shqyrtim aktin normative ku do të vendoset nëse fletët e kontestuara do të cilësohen të vlefshme apo jo.
PS: Shpall rezultatin. Ristani: Vlerësim çdo vote
Nis me debate të ashpra mbledhja e KQZ-së, per vleresimin e votave te gjetura ne fletet e gabuara te votimit.
Përfaqësuesi i PS-së në këtë komision, Genc Gjoncaj ka kërkuar nga kreu i KQZ shpalljen e rezultatit për Tiranën, ndërkohë që procesi ka përfudnuar me kohë dhe 485 grupet e numërimit e kanë mbyllur punën e tyre.
Kreu i KQZ-së, Arben Ristani ka deklaruar se duhet të vlerësohet cdo votë dhe duhet të merret një vendim se cfarë do të bëhet me votat e gjendura në kutitë e gabuara. Sipas Ristanit, ne mbeshtje te plote te ligjit, cod vote e hedhur nga shqiptaret duhet dhe do te numerohet me korrektesi te plote. “Miratojme nje akt që mbi bazën e kërkesave të ardhura nga KZAZ, për të unifikuar praktikën zgjedhore, merr në shqyrtim kërkesat e KZAZ dhe vazhdojmë me mbledhjen e radhës”- tha prere Ristani.
Gjoncaj: Shpallni Tiranen, mos beni sjellje te rrezikshme
“Interesat e palëve humbëse janë që të rikthejnë procesin, por ai është përfunduar ditën që qytetarët votuan, ditën kur grupet e umërimit përfunduan procesin, nuk është faji i kërkujt që pasi del rezultati të kërkohen gjëra që nuk kanë të bëjnë me rezultatin. Shqetësimin e keni cështje të zgjidhur, e ka zgjidhur ligji”- tha Gjoncaj.
Sipas tij, ajo që duhet të bëjë KQZ ësbhtë të finalizojë punën sipas procedurës së miratuar dhe të bëhet shumatorja mbi tabelat. Pas kësaj, ka theksuar ai nëse palët do kenë problematikë me rezultatin, kodi përcakton mënyrën se si bëhet.
“Jeni autoritet që ka peshë të jashtëzakonshme në procesin zgjedhor, por edhe për vendin, nuk krijohen rregulla kur mbaron loja. KQZ duhet të jetë në lartësinë e detyrës dhe të bëjë atë që e urdhëron ligji, jo cfarë urdhërohet nga të kënaqurit apo të pakënaqurit. Kthehuni në binarët e ligjit”, iu drejtua Ristanit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rastësia e Bashës, u martua në 8 maj në sallën e Bashkisë
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin
» LPK: Qeveria ka shfrytëzuar policinë
» Studentët përleshen me policinë
» Lajme të shkurtëra nga Bota:Iran: Provohet raketa me rreze të gjatë veprimi
» PDK lëshon sallën, s’ka vendim për privatizimin
» LPK: Qeveria ka shfrytëzuar policinë
» Studentët përleshen me policinë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi