Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Labinot Azemi:" JETE TE LUMTUR"

Shko poshtë

Labinot Azemi:" JETE TE LUMTUR"  Empty Labinot Azemi:" JETE TE LUMTUR"

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 10:28 pm

Labinot Azemi:" JETE TE LUMTUR"  227071_162156807179965_100001569395611_395263_6385744_n

Labinot Azemi:" JETE TE LUMTUR"

E di?
Dikur po. Ishe me shume se e rendesishme per mua.
Dikur po. Kam ndjere vertete per ty, kam ndjere aq sa nje qenie njerezore nuk mund te ndjeje.
Dikur te kam pasur kristalin me te bukur, tek ty pasqyrohej e gjithe jeta ime.
Dikur ti ishe mendimi i vetem ne koken time, ishe motivi per te cilen hapja syte cdo mengjes.
Ishe mendimi i cdo "naten e mire" mbremjeve te vetmuara
Ishe kujtimi i pare i cdo buzeqeshjeje
Ishe dhimbja e pare e cdo loti
...dikur po...
Ishe gjithcka!!!

Por jo me!

Sot degjova qe jam bere me 'shok' ne rrugen e jetes time.
Degjova qe edhe ti ke mbet vetem...
Ashtu sic une te urova atehere kur ti pregatisje valixhet e "jetes tende te re".
Sa mire...!
Keshtu do mund te kuptosh se cdo te thote kur dikush qe do te injoron, kur dikush qe do te ben te ndihesh bosh, te merr gjithcka, dhe pastaj iken i qet.
Uroj te mos te kene munguar as tingujt talles te te qeshures ironike per ate cfare ti ndjen.
Keshtu do mund te kuptosh se sa, se si, se cfare kam ndjere une.
Ndoshta do mund te kuptosh se cfare do te thote te zgjedhesh te vuash vetem se sa me dike 'te panjohur' ne krah.
Ndoshta do arrish te kuptosh se njerzit nuk zevendesohen...
Ndoshta do arrish te kuptosh se cfare ke humbur ne jete.

Te arrish te kuptosh 'filozofine' time te te shprehurit.

E di???
Edhe sot ndjej, edhe shume madje.
Ndjej keqardhje, dhe... kam gezuar kur degjova qe vuaje. Po po, me shpetoi nje buzeqeshje e lehte nen buze, kur degjova qe ti po qaje per fundin e asaj "dashurise se perjetshme"

Si gjithmone nuk do harroj te te pyes : Genjeshtra qe po jeton, si po te ecen?

Dhe si gjithmone nuk do harroj te te them : JETE TE LUMTUR...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi