Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Labinot Azemi:Zhgënjimi !

Shko poshtë

Labinot Azemi:Zhgënjimi ! Empty Labinot Azemi:Zhgënjimi !

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 18, 2011 11:11 pm

Labinot Azemi:Zhgënjimi ! 255744_169093286486317_100001569395611_439600_5163166_n

Labinot Azemi:Zhgënjimi !

Eh si është jeta, shumë njerëz janë të djallëzuar!
Të zhgënjejnë ata që ti nuk mendon se do të zhgënjejnë.
Unë duke menduar dhe duke pëshpërit me vete them:
-Përse bëj aq mëkate në jetë?
-Përse besoj tek njerëzit?
-A thua vallë duhet të jem kështu ?!
Nuk e di, nga një herë vërtet kam frikë edhe nga vetja, sepse besoj tek
ata që s’duhet t’u besohet !
Ah sa vështirë kur njerëzit të kthejnë të mirën me të keq, kur të shkelin diçka që ti ja dhurove me shumë respekt!
Eh, jeta është kështu, njerëzit mendojnë se jeta është ashtu siç thuhet nëpër libra e nëpër këngë!
Jo, nuk është ashtu!
Ato janë veç një mashtrim dhe mashtrim i keq që të dobëson zemrën, vërtet unë nuk jam i madh, e as poet i madh, por këto që tani i thashë janë ato çfarë ndjeva në këto çaste.
Çdo ditë jam i gabuar, çdo ditë, dhe këtë s’mund t’ja falë vetes.
Të bësh mirë ta kthejnë me të keq, të jesh i drejtë i sinqertë është vërtetë gjë e madhe!
Por, sot vërtetë ndihem pak i trishtuar dhe i mërzitur sepse në fytyrën e ndonjërit lexoj,- të kam mik, dhe unë e di që gënjen !
Ka në fytyrë një maskë, maskë të cilën se heq as kur fle!
Eh sa keq kur zhgënjehesh nga shumë e shumë njerëz, dhe je i lënduar, dhe i shkelur duke ditur se ti bëre shumë për ta, por ne fund te fundit s’ka rëndësi kjo pse lëndohem në jetë nga njerëzit dhe
gjërat që bëj për ta me shpirt ; më e rëndësishmja e gjithë kësaj është se :
" Unë të mos jem si ata, mos të jem i tillë "!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi