KQZ, nis numërimin e fletëve të panumëruara, PS nis protesten
KQZ, nis numërimin e fletëve të panumëruara, PS nis protesten
KQZ, nis numërimin e fletëve të panumëruara, PS nis protesten
(I plotësuar)- KQZ ka nisur mbledhjen e pasdites të parashikuar në orën 18:00 me 15 minuta vonesë me ankesat e partive për procesin e 8 majit. Gjatë kësaj seance KQZ do vijojë numërimin e kutive të panumëruara për njësinë numër 5 ku sipas mazhorancës rezultojnë fletë votimi të hedhura gabimisht në kutinë e votmit gjatë zgjedhjeve të 8 maj. Gjatë mbledhjes së paradites KQZ u mor me shqyrtimin e ankimimeve të kandidatëve dhe partive për procesin zgjedhor të 8 majit. Në mesditë KQZ do vijojë numrin e fletëve të panumëruara në njësinë 5. KQZ në mesditë numëroi 9 nga 10 kuti pasi njëra kishte probleme me kodin e sigurisë. Në këto kuti rezultuan 7 vota për kandidatin e PD Lulzim Basha dhe 6 vota për kandidatin e PS Edi Rama.
KQZ shtoi sot 22 kuti nga 8 që kishin mbetur nga një dite me pare, pasi sqaroi se komisioneret e PD kane verejtur flete te pavlefshme ne keto 22 kuti.Se bashku me numerimin e kutive numri ne total i kutive te numeruara keto dite nga KQZ eshte 113 kuti votimi të numëruara ne total ku Basha ka siguruar 170 vota kurse Rama 79 vota.
Pas thirrjes së deputetëve e PS mesditen e sotme mbështetës dhe deputetët socialistë janë vendosur para godinës së Komisionit Qendror Zgjedhor jane mbledhur per te protestuar vendimet e KQZ.
* * * * * * *
Qindra mbështetës të Partisë Socialiste (PS) janë mbledhur sërish sot para Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të kundërshtuar numërimin e fletëve të kontestuara për bashkinë e Tiranës.
Në fjalimin e saj para mbështetësve të PS-së, deputetja socialiste Arta Dade ka theksuar se kryeministri Sali Berisha është një politikan antishqiptar që nuk kërkon integrimin e vendit dhe as më të mirën për qytetarët e vendit të tij.
“Saliu është antishqiptar por është dhe antievropian. Evropa kërkon votën e lirë dhe antikorrupsionin, ndaj dhe Saliu nuk e kërkon Evropën”, theksoi Dade.
Më tej deputetja Dade u ka bërë thirrje drejtuesve të policisë të mos dhunojnë protestuesit port ë zbatojnë ligjin.
“Kam një mesazh për policinë, jo për policët e thjeshtë sepse ata janë me ne. Kam një mesazh për shefat e policisë, të rrinë larg nga protestuesit, ata nuk merren dot me ne me deputetët, ndaj merren më protestuesit”, tha Dade.
Deputeti socialit, Pandeli Majko duke folur para protestuesve të mbledhur para KQZ-së, përsëriti edhe njëherë se ajo që po bën Komisioni Qëndror është e paligjshme dhe antikushtetuese.
Duke e quajtur, kreun e KQZ-së, Arben Ristani si “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”, Majko u shpreh se “do gërmojë e do gërmojë, kocka do nxjerrë, por fitore për Lulzim Bashën asjëherë”
“Ca muaj më përpara na vratë, vratë katër nga tanët. Dhe sot nuk mund të vrisni të ardhmen e opozitës. Kryeqyetit I Shqipërisë meriton më shumë, sesa ky komision”- tha ai.
Ndërsa deputetja Mimi Kodheli theksoi se Shqipëria duhet të marrë kthesën historike për të mos mbetur më peng i së shkuarës. “Këta mund të ndryshojnë ligjet, por dënimin e Zotit nuk mund të ndryshojmë. Zoti është me ne. Shqipëria do të filloi nga ky moment të marrë kthesën historike, për të cilën të parët tanë luftuar me pushkë dhe me penë. Populli shqiptarë është një, kush guxon ta përçajë do të ketë dënimin e shqiptarëve dhe të Zotit”, tha Kodheli.
Më tej Kodheli u shpreh se ata që kanë hedhur votën në kutinë e gabuar, nuk kanë dashur që ajo të numërohej.
KQZ-ja nisi mbledhjen, PS proteston
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur mbledhjen e radhës ku pritet të rinisë numërimi i fletëve të kontestuara për bashkinë e Tiranës.
Ndërkohë qindra mbështetës të Partisë Socialiste (PS) janë mbledhur para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të protestuar kundër numërimit të fletëve të kontestuara.
Shumë prej protestuesve kanë ardhur nga disa qytete të vendit si Durrësi dhe Korça ndërsa pritet që në protestë të mbajnë fjalime edhe deputetë të Partisë Socialiste.
>> Basha 164 vota, Rama 74 vota >> Komente (34)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zvarritjet në numërimin e votave
» Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj
» OSBE-ODIHR sfidon ri-numërimin e votave në kuti të gabuara
» "Vetëvendosje" e vendosur për protestën
» Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë
» Lëvizja Vetëvendosje! fton policinë që të mos e pengojë protestën e saj
» OSBE-ODIHR sfidon ri-numërimin e votave në kuti të gabuara
» "Vetëvendosje" e vendosur për protestën
» Edhe disa të dhëna për protestën në Gjakovë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi