Baki Ymeri: Shqiponja e Manchesterit dhe afirmimi i Kosovës në botë
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Shqiponja e Manchesterit dhe afirmimi i Kosovës në botë
Shqiponja e Manchesterit dhe afirmimi i Kosovës në botë
Nuk është as Pjetër Budi, as Pjetër Bogdani dhe as Shën Pjetri, por Osman Caka ta përkujton Pjetrin e Shenjtë që e mbante një shkop në dorë, duke lëvizur herë në Shqipëri, e herë në Kosovë.
Nga Baki Ymeri
Veprimi energjik i Osman Cakës që digjet për Atdheun dhe familjen e tij, shëmbëllen me veprën e shenjtë të rilindësve tanë. Ky njeri nuk është i vetmi rast që ta përkujton vrrullin e pashoq të Nikolla Naços që militonte vazhdimisht për mbarëvajtjen e shqiptarizmit në Rumani.
25 maj 2009. Në kuadrin e një letre përshëndetëse në adresë të Osman Cakës, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Londër, Dr. Muhamet Hamiti, e
Osman Caka në ekranin e TV anglez (15 qershor 2008) |
Në maj të vitit 2010, Osman Caka nderohet me një letër përshëndetëse nga ishkryeministri i Anglisë Tony Blear, në korrik të të njëjtit vit e ndihmon një familje nga Dremjaku i Ferizajit për ngritjen e shtëpisë, bën edhe gjeste tjera të bamirësisë, ndërsa nga një korrespondencë private e këtij viti kuptojmë se drejtori i sportit në Mançester, John Dwan, këto ditë i ka konfrimon vendimin që një kulb i futbolit nga Kosova të marrë pjesë në gjysmën e dytë të gushtit të vitit të ardshëm në një turnir të futbollit nëMançester. Pritet që në përbërjen e tij të
Osman Caka me dashamirët dhe bustin e Nënës Tereze në Machester |
Poashtu pritet që një turnir i ri i shahut të mbahet gjatë marsit të vitit të ardshëm (2012). Pritet që edhe kjo ndeshje sportive e inteligjencës, të jetë festive, pasi kjo garë kremtohet për herë të pestë. Turniri i shahut mbahet në sallat e bukura të stadiumit futbollistik "Manchester City", ku, sipas traditës mbarëkombëtare do të ftohen shahistë nga Kosova Shqipëria dhe Ilirida (Maqedonia), edhepse në këtë turnir me karakter ndërkombëtar pritet të marrin pjesë edhe shahistë nga vende të shumta të botës. Trofetë do të dorëzohen (si në vitet paraprake), nga menaxheri i klubit të shahut "Shqiponja" në Manchester, zoti Osman Caka. Vlen të theksohet se gjatë këtij viti, prej datës 21 deri më 26 korrik, Kosovën do ta vizitojë ish/kryetari i Komunës së Oldhamit, zoti John Batty, tashmë deputet i Kuvendit të Komunës së Oldhamit dhe përfaqësues i Mbretëreshës angleze për qytetin Oldhamit.
Në vazhdën e aktiviteteve të Osman Cakës në bashkëveprim keshillin organizativ të gjeneratës së parë të gjimnazit "Skënderbeu" në Kaçanik, ka vendosur që pas disa ditësh, më 11 qershor ta festojë 40 vjetorin e hapjes she funksionimin të kësaj vatre të diturisë. Nga revista „Shqiptari” kushtuar Shqiponjave të Mançesterit, kuptojmë se kur është kërkuar në vitin 1964 hapja e gjimnazit në Kacanik, Kryetari i Komitetit Krahinor i Kosovës (Dushan Mugosha), ironikisht ka thënë se „Nëse hapet edhe në Kaçanik, gjimnazi, duhet t’i hapim gjimnazet nëpër të gjitha fshatrat e Kosovës”. Pastaj, kryetari i asokohshëm ka thënë edhe këtë: "Ponëse hapen këto shkolla shqipe, kush do të na e ruajë bagëtinë!". Por, pas tre vitesh arriti të hapet Gjimnazi në Kaçanik, për të cilin një kontribut shumë të madh e ka dhënë atëherë kryetari Kaçanikut, zoti Sali Bajra me mbështësit e tij, zotin Bedri Kyqykun, Selim Hoxhën, Latif Nallbanin, Hebib Shehun dhe shumë të tjerë. Në këtë kontekst nuk nuk duhet harruar edhe krytari i Kuvendit të asokohshëm Krahinor, zoti Iljaz Kurteshi dhe Sekretari krahinor i arsimit, zoti Riza Alaj. Përndryshe, në këshillin organizativ kushtuar 40 vjetorit të inaugurimit të Gjimanzit „Skënderbeu” janë përfshirë: Osman Caka, kryetar, Kibrije Raka, Nexhmedin Lika, Remzi Qaka, Bafti Loku, Isa Gashi, Rami Qaka (anëtarë), Heset Begunca dhe Halil Lika, (anëtarë dhe ish/arsimtarë). Në këtë manifestim do të bëhet edhe përurimi i monografisë kushtuar gjimnazit respektiv, ndërsa donatorë të kësaj vepre janë Mevlude Shahu, Haziz Berisha, Hazir Mustafa dhe Osman Caka.
Faksimil nga shtypi anglez (Iintervista e parë e Osman Cakës (qershor 1999) në TV BBC |
Në kuadrin e një letre private zoti Caka thekson: Besomëni vetëm një gjë! Të gjithë forcën që kam në brendi të shpirtit tim, dua t’ua fali atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre. Unë po ua tregoj një rast kur isha në prill në Kosovë. Nuk e di në e dini se unë gjithmonë dërgoj topa të futbollit për shkollat e Kosovës, dhe në një fshat të Gjakovës kur shkova, dhe kur i pashë fëmijët duke lujtur me një top të shfryrë të baskeltbollit, besomëni se mua m’u këput shpirti dhe i nxorra nga makina e mikut disa topa të futbollit, dhe kur ua dhurova, ata përnjëherë m’u hudhën në qafë. Më besp se veçse nuk më lëshoi shpirti nga dhimbja që e ndjeva. Kur e takova trupin arsimor, më tha „Zoti të ndihmoftë se nuk kemi pasur asnjë top të futbollit për këto nxënës dhe gjatë bisedës më thanë se gjysma e këtyre fëmijëve nuk i kanë prindërit dhe se prindërit e tyre janë të pushkatuar nga ushtria dhe policia serbe.” Po a kishte kush të m’i ndalte lotët në Krushë të Vogël dhe të Madhe! A kishte kush të më qetësonte në Meje të Gjakovës dhe në shumë fshatra të Rekës së Keqe, sepse nuk kishte lagjë që nuk kishin pësuar nga ushtria dhe policia serbe. Unë jam shumë i ndjeshëm, as që ta merr mendja sa shumë lumej lotësh janë krijuar me lotët e nënave tona duke shkuar për t’i vizituar të bijtë nëpër burgje. Edhe kësaj here po qe se më ndihmon Zoti, do t’i dërgoj 100 topa të futbollit.
Përfundimisht vlen të përmendet se për Osman Cakën janë botuar mbi 50 artikuj në shtypin shqiptar, mbi 40 herë ka qenë prezent në gazetat angleze, 9 herë para kamerave të TV anglez, duke qenë i prezantuar edhe në TV Top Chanal të gazetarit Muhamet Veliu, në Radio Vatikan, në RTK dhe mbi 5 herë në KTV, pastaj në TV Liria etj. Dhe vlen edhe një herë të përmendet padia e Osman Cakës kundër masakrave serbe në Kosovë, si dhe padinë e tij kundër tyre (nr.464/01, e dorëzuar më 24 tetor 2001 në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë. Mos të harrojmë se Osmani është gjithmonë me trup e shpirt pranë varrit të djalit të tij, të pushkatuar nga tigrat e Arkanit, dhe mos të harrojmë atë që e dimë, se këto ditë është debatuar në Kuvendin e Kosovës për masakrën ne Burgun e Dubravës, andaj vlen të ndriçohet edhe rasti i shqiptarëve të masakruar në bashkësinë lokale Dubravë, përkatësisht në lagjen Cakaj te Komunës së Kaçanikut, dhe gjithandej në Kosovë.
Nuk është as Pjetër Budi, as Pjetër Bogdani dhe as Shën Pjetri, por Osman Caka ta përkujton Pjetrin e Shenjtë që e mbante një shkop në dorë, duke lëvizur herë në Shqipëri, e herë në Kosovë. Për të justifikuar titullin e këtij shkrimi, atdhetarizmi i tij del në pah këto ditë edhe përmes një letre që do t’ia dërgojë ishkryeministrit të Britanisë së Madhe (Tony Blear), për ta falënderuar për kontributin e pashoq që dha para 12 vitesh me rastin e bombardimeve të NATO-s kundër kuçedrës militariste të Millosheviqit, për shpëtimin e shpirtit shqiptar nga gjenocidi serb.
Letër nga Tony Blear |
Përkujtimorja e Ilir Osman Cakës |
Humanizmi i Osman Cakës, Koha ditore, 15 korrik 2010 |
Letër nga Ambasori i Kosovës në Londër |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri:NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHT
» Baki Ymeri: Serbia antirumune dhe mbrojtja e Kosovës në Bukuresht
» Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
» Baki Ymeri: Tendencat islamiste të Fuad Ramiqit për t’u mbyllur gojën institucioneve të Kosovës, me theks te veçantë Presidentes Jahjaga
» Shkrime të Baki Ymerit
» Baki Ymeri: Serbia antirumune dhe mbrojtja e Kosovës në Bukuresht
» Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
» Baki Ymeri: Tendencat islamiste të Fuad Ramiqit për t’u mbyllur gojën institucioneve të Kosovës, me theks te veçantë Presidentes Jahjaga
» Shkrime të Baki Ymerit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi