Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Kristia Maksuti me ekipin e TV Kosoves |
Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Edhepse jetoj në Bukuresht, Kosova është shtëpia ime. Mburrem me faktin se jam shqiptar, edhepse shumë shqiptarë e fshihnin përkatësinë e tyre në kohën e diktaturës, por ne jemi shqiptarë dhe gjithmonë do të mendojmë shqip.
Nga Baki Ymeri
13 qershor 2009. Një orë pas mesnatës, në aeroportin Otopeni të Bukureshtit ateroi aeroplani me ekipin e parë të Radiotelevizionit të Kosovës, që erdhi nga shteti më i ri në botë – Republika e Kosovës. Ishte ekipi i parë shqiptar që erdhi me një mision të shenjtë për të identifikuar gjurma shqiptare dhe bijtë dhe bijat e rilindësve tanë në veri të Danubit. Falë inisiatorit (Kurtesh Devaja), regjizorit (Sadedin Prekazi) dhe kamermanit Fatmir Hadri, këto ditë, tre kosovarë të mbrujtur me ndjenja fisnike të atdhedashurisë dhanë kontribut aktiv për njohjen dhe imortalizimin e shpirtit shqiptar në qytetin që mban emrin më të bukur të të folurit shqip. Gjatë kontakteve të panumërta në Bukuresht dhe provincë, doli në pah etja rumune për ta njohur Kosovën shqiptare dhe etja kosovare për thellimin e miqësisë rumuno/shqiptare. Ky ishte, madje, qëllimi elementar dhe realizimi profesional i programit, për t’u kthyer në Kosovë me një bagazh të çmuar vlerash të panjohura të komunitetit shqiptar.
Ekipi ishte i ftuar nga ana e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksisë së revistës Shqiptari. Pika kulminante: E enjte, 18 qershor 2009. Në prani të një numri të madh dashamirësh të Kosovës, në zemër të Bukureshtit, në trojet e Muzeut të Letërsisë Rumune u inaugurua Tryeza e Miqësisë Rumuno/Shqiptare për ndërlidhjen e Rumanisë me Kosovën dhe Shqipërinë. Ndër mysafirët që ia shtuan prestigjin këtij momenti historik ishin shkrimtarë rumunë, funksionarë të qeverisë, diplomatë dhe dashamirë të shumtë të kulturës shqiptare, ndër të cilit shquhen: lideri shpirtëror i komunitetit shqiptar dhe drejtori i parë i serisë së re të revistës Shqiptari (Dr. Xhelku Maksuti), ambasadori i Shqipërisë në Rumani (Dashnor Dervishi), ish/këshilltari i Zyrës rumune në Prishtinë (Gjeorgje Bukura), ishambasadori i Shqipërisë në Tiranë (Gjeorgje Miku), eseisti i shquar shqiptar, dr. Luan Topçiu (sekretar i parë i ambasadës shqiptare në Bukuresht), poetët Mihai Antonesku, Monika Mureshan, Ion Ianku Vale, Viktoria Milesku, Viktor Sterom, Aniela Hënku, Florentin Popesku, Gjeorgje Daraxhiu (këshilltar i lartë në Qeverinë e Rumanisë), filoshqiptari Tiberius Puju, masmedia radiofonike dhe miq të shumtë shqiptarësh në këtë vend.
Me këtë rast, në prani të flamurit të Kosovës në tryezë, u prezantuan të pranishmit, u lansuan mesazhet e tyre, u shpërndanë antologji dhe vepra autorësh tanë të rikënduar në gjuhën rumune, u mbajt një moment poetik me vargje dhe konsiderata të larta admirimi në adresë të Miradije Ramiqit, Sali Bashotës, Ilire Zajmit, Ibrahim Kadriut dhe poetëve të tjerë nga Kosova. Nga Bukureshti dhe provinca u sollën në këtë manifestim revistat Climate literare dhe Impact me përkthimet e Sherban Tabakut nga Ismail Kadareja, me shkrime mbi poezinë e Flora Brovinës, Miradije Ramiqit, Sabit Rrustemit, Edi Shukriut, me librin më të ri të Fatmir F. Salihut dhe Sokol Demakut nga Kosova, me mesazhe të përzemërta për Dardaninë historike dhe Rumaninë mike.
Kosova është shtëpia ime
Gjurmat shqiptare në trojet rumune janë të panumërta, njësoj siç janë të panumërta edhe ndikimet rumune në toponiminë dhe onomastikën shqiptare. Shqiptarët kanë depërtuar në historinë rumune përmes korektësisë, sinqeritetit, besnikërisë dhe trimërisë. Numri i tyre para Luftës së dytë botërore sillej rreth dyzetmijë, por më vonë si pasojë e luftës dhe instaurimit të diktaturës komuniste, numri i shqiptarëve në këtë vend filloi të reduktohet përmes asimilimit apo kthimit në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Turqi, Amerikë e gjetiu. Vetëm një Apel drejtuar presidentit Wilson më 1919, mban nënshkrimet e 4 mijë shqiptarëve të këtij vendi që protestonin kundër pretendimeve greke e serbe ndaj Korçës, Gjirokastrës dhe Kosovës. Gjatë xhirimeve dhe kontakteve me shqiptarët në Bukuresht, Konstancë dhe komunën Pipera, u shpërndanë flamuj dhe simbole të sovranitetit kosovar, u identifikuan disa fshatra shqiptarësh të rumanizuar, u përkujtua solidariteti i shqiptarëve të Rumanisë me Kosovën (31 mars 1999), u bë fjalë për refugjatët e Kosovës në Sarata Monteoru të Buzëut, u fol shqip dhe u këndua shqip, u shpreh përmallimi ndaj vendlindjes dhe të parëve tanë. Edhepse jetoj në Bukuresht, Kosova është shtëpia ime, theksoi Islami, tregtar shqiptar me origjinë nga Opoja e Prizrenit që banon mbi 20 vjet në Bukuresht. Po këtë sentiment përmallimi e shprehën edhe Bari Vehapi nga Konstanca, Don Antoni (alias Xhemal Mustafa nga Sllatina e Vitisë), shqiptarë e arumunë nga Frashëri i komunës Pipera, Sofika Milkani, Thanas Kristo Rëmbeci, Dhorka Dishnica (Kristesku), Kristia Maksuti, Përparim Demi etj.
Kurtesh Devaja, redaktor në RTK, inisiator dhe udhëheqës i këtij emisioni fisnik, është publicist i njohur dhe autor i një monografie mbi shqiptarët e Anadollit, i një libri tjetër mbi Vitet e sfidave dhe i një vepre voluminoze (Holokausti shqiptar, 620 faqe). Vlera të larta artistike posedon edhe regjizori Sadedin Prekazi, i ftuar para ca vitesh në Brailë të Rumanisë, ku ka folur me admirim për Kosovën dhe vlerat e saj, rast me të cilin pala rumune e teatrit Maria Filoti e ka nderuar duke e rradhitur në vargun e flamujve edhe flamurin shqiptar me mbishkrimin Kosova në vend të ish/yllit komunist. Ja, erdhi koha kur flamuri i Kosovës, falë këtij ekipi të mençur, tashmë valon nëpër familjet shqiptare të Bukureshtit, e Konstancës, si dhe në komunën Pipera të frashërllinjve tanë me prejardhje arumune që flasin shqip. Mburrem me faktin se jam shqiptar, edhepse shumë shqiptarë e fshihnin përkatësinë e tyre në kohën e diktaturës, por ne jemi shqiptarë dhe gjithmonë do të mendojmë shqip, u shpreh njëri nga bijtë e rilindësve tanë me këtë rast.
Në kuadrin e xhirimeve në redaksinë e revistës Shqiptari, të cilën e kemi shndërruar në qendër të shqiptarizmit me vlera të lashta dako/dardane, ekipi mbet i mahnitur nga libra e dorëshkrime të vjetra shqipe, ndër të cilët shquhet e dhe dorëshkrimi i Lazim Rexhepit “Romani i ditëve të mia” (me rreth 200 faqe), ku defilon edhe Kosova dhe lëvizja shqiptare për bashkim kombëtar (1941-1955), me koleksionin e revistës Shqiptari dhe botimeve të panumërta shqiptare, si dhe me qindra dorëshkrime, kartëpostale e letra dhe mbi njëmijë fotografi ende të panjohura për opinionin shqiptar. Atë që s’e ka bërë Tirana “demokratike” për identifikimin dhe furnizimin e arkivit shqiptar me vlera të shenjta të rilindësve tanë, tani do ta bëjë Kosova. E kemi thënë dhe vlen ta përsërisim se Kosova është shkëndija që e kall energjinë. Fati i botës varet nga Zoti dhe Kosova. Kosova, përmes inisiativës së Dr. Sali Bashotës, qysh para disa vitesh ka filluar t’i pasurojë raftet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës edhe me vlera të vjetra shqiptare nga Bukureshti. Rumania gjithmonë ka qenë motra më besnike e Shqipërisë. Tani ka ardhë koha kur kjo besnikëri duhet drejtuar edhe në adresë të Kosovës, per ta njohur një dite si shteti më i ri në botë.
Gjatë xhirimeve vlen të përmenden përmendorja e vojvodës Mihai Viteazul (Mihai Trimi) që pranoi 15 mijë shqiptarë të kalojnë Danubin dhe të vendosen në fushë të Oltenisë (1595), monumenti i Mihai Emineskut që ka thënë se Gjuha shqipe, sipas mendimit tim, është gjuha më e zhdërvjelltë në botë, hoteli Kontinental ku u vendos që Shqipëria të shpallet e lirë dhe e mosvarme (1912), Bulevardi Elisabeta, shëtitorja më e madhe e Bukureshtit në kohën e Mbretërisë, ku funksiononte shtypshkronja Kuku që nxorri në dritë gazetën e famshme të Nikolla Naços, Shqipëtari (1888-1903), godina ku ka funksionuar shtypshkronja e parë shqipe më 1886, ku janë botuar veprat e Naimit, librat, broshurat dhe abetaret e para shqipe, lulishtja Çishmixhiu, busti i Viktor Eftimiut dhe apartementi i tij, varrezat Bellu me disa nga rilindësit tanë, Kisha Shqiptare e Bukureshtit ku u mbajt mesha e parë shqipe me Fan Nolin në ballë (1911), ndërsa më 31 mars të vitit 1999, para kësaj kishe është tubuar masa e përbërë nga shqiptarë, rumunë e arumunë, bij e bija rilindësish, studentë nga Kosova e Shqipëria, për të marshuar bulevardeve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me NATO-n, Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo që e bëri ekipi i Televizionit të Kosovës në Bukuresht këto ditë, ishte një hap i mbarë dhe i suksesshëm, pas të cilit do të pasojnë edhe ndërmrarrje tjera për ndërlidhjen e dy vendeve dhe popujve të cilët gjithmonë e kanë dashur njëri/tjetrin.
Post Scriptum
21 qershor 2009. I dashur kryeredaktor i revitës Shqiptari! Përgëzime të sinqerta për mënyrën e organizimit të takimit letrar rumuno/shqiptar në ambientin e Muzeut të Letërsisë Rumune, por edhe mënyrën në të cilën e ke moderuar takimin me ekipin e Televizionit të Kosovës. Prezenca e gjithë atyre personaliteteve të letërsisë rumune, disa duke qenë edhe autorë shkrimesh të përkthimeve tua nga gjuha shqipe, ia shtuan prestigjin këtij momenti historik për njohjen më të mirë ndërmjet popujve tanë, për të cilin zotrote ke dhënë një mund të jashtëzakonshëm, gjë të cilën e vlerësoi edhe Ambasada e Shqipërisë në Bukuresht, përmes konsideratave të zotit ambasador dhe këshilltarit të tij, madje edhe të ambasadorit Gjeorgje Miku. Nuk e kam paramenduar se një poet mund të jetë njëherit edhe një organizator i mirë manifestimesh publike. Mu për këtë, po t’i transmetojmë nga provinca falënderimet tona, duke të dëshiruar realizime dhe suksese të reja, në të gjitha pikëshikimet. Me konsideratë të përzemërt, Dr. Xhelku Maksuti.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Baki Ymeri: Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht
Afishi i manifestimit rumuno-shqiptar (2009) |
Dr. Xhelku Maksuti me ekipin e TV te Kosoves ne Bukuresht (2009) |
Tryeza e miqesise ne zemer te Bukureshtit (18 qershor 2009) |
Ambasadoret Dervishi dhe Miku me K. Devajen dhe F. Hadrin |
Ekipi i TV te Kosoves me dy miq te medhenj te kombit shqiptar (2009) |
Admirime shqiptare ne gazetat rumune |
Refugjatet e Kosoves ne Sarata Monteoru (1999) |
Solidaritet me NATO-n, Amerikën dhe Kosovën në Bukuresht (31 mars 1999) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri:NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHT
» Baki Ymeri: Serbia antirumune dhe mbrojtja e Kosovës në Bukuresht
» Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht
» Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.
» Baki Ymeri : Lëng lirik nga vëllimi Kaltrina (Bukuresht, 1994)
» Baki Ymeri: Serbia antirumune dhe mbrojtja e Kosovës në Bukuresht
» Baki Ymeri: Doli në dritë Kosova letrare në Bukuresht
» Pershendetje nga Baki Ymeri dhe redaksia e revistes Kosova ne Bukuresht.
» Baki Ymeri : Lëng lirik nga vëllimi Kaltrina (Bukuresht, 1994)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi