Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s

Shko poshtë

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s Empty Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 30, 2011 10:09 pm


Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s Natooooootoooo-1


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Bamir Topi, njëkohësisht edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shqiptare mori pjesë sot në Manovrën Ushtarake Detare, që po zhvillohet në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë dhe më saktësisht, në gjirin e Vlorës. Në këtë stërvitje ushtarake detare, me emrin e koduar “Luani i Albionit” ku janë të përfshira anije britanike dhe holandeze, Presidenti Topi u shoqërua nga Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekuilam, Ambasadori i Mbretërisë së Holandës Kornelis Van den Dol, Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, Admirali i Forcave Detare Kudret Çela, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, deputeti dhe anëtari i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Ilir Gjoni, atasheu ushtarak britanik, Koloneli Bob Barns, si dhe nga anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s N5-9557

Vizita e Presidentit Topi dhe të ftuarve të tjerë në anijen “Mount Bay”, të shoqëruar nga Komodori i Flotës Mbretërore Britanike, Simon Ankona dhe nga Komandanti i Piter Farmer, filloi mbi Urë, duke vazhduar me Dhomën e Operacioneve të Kombinuara, duke zbritur tek bordi i Makinave drejt dokut, me ndalesa në çdo pikë. Gjatë komunikimit me pjesëtarë të bordit të anijes, Presidenti i Republikës është njohur me disa prej detajeve të rëndësishme ushtarake dhe të përgatitjes profesionale të tyre. Kryetari i Shtetit shprehu vlerësim dhe mirënjohje për angazhimin e tyre të lartë, duke theksuar bindjen se bashkëpunime të tilla i shërbejnë rritjes profesionale dhe konsolidimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, të cilat tashmë denjësisht qëndrojnë krahë homologeve të tyre në vendet anëtare të NATO-s.

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s N-49555

Në përfundim të kësaj vizite Presidenti Topi dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë iu përgjigj pyetjeve të përfaqësuesve të medieve. Në konferencën për shtyp të zhvilluar në përfundim të veprimtarisë, Presidenti Topi u shpreh: “Padyshim kam kënaqësinë e veçantë që ndodhem sot këtu për të parë nga afër demonstrimin e një stërvitjeje të përbashkët me forcat navale të Madhërisë së Saj dhe me partnerë ushtarakë të Holandës. Patjetër është një demonstrim i asaj që ne e kemi zhvilluar në planin politik, ku Shqipëria prej dy vjetësh është anëtare e Aleancës më të madhe e paqes dhe e sigurisë, pra, e NATO-s. Stërvitja e zhvilluar sot në gjirin e Vlorës është vetëm një pjesë e demonstrimit të asaj ç’ka do të zhvillohet ditët në vijim dhe padyshim që kjo rrit jo vetëm bashkëpunimin në terren të Forcave tona të Armatosura me partnerët, ndikon në rritjen e eksperiencës dhe në rritjen e kapacitetit operacional të Forcave shqiptare. Unë dëshiroj t’i falënderoj pa masë për demonstrimin e këtij partneriteti dhe ky vend, sikurse ju e dini shumë mirë, ka një simbolikë tjetër të retrospektivës, kur Shqipëria ishte një vend i izoluar, ndërsa sot është një vend i hapur, është një vend i integruar, është një vend i NATO-s. Ajo që ne pamë sot është një demonstrim i asaj ç’ka ka nevojë shoqëria - në paqe, sepse këto demonstrime dëshmojnë dhe dimensionin e jashtëzakonshëm civil që kanë forcat e NATO-s në shërbim të shoqërisë civile, në shërbim të njerëzve. Pra, në themel kjo Aleancë ka paqen, sikurse thashë, dhe në themel të saj ka njeriun. Ne e pamë më së miri dhe Forcat shqiptare të Armatosura sot janë jo vetëm krenare, por janë të nderuara që vizitohen nga partnerë strategjikë shumë të rëndësishëm. Kjo është marrje e një eksperience, por është dhe një demonstrim i qartë i marrëdhënieve të shkëlqyera të partneritetit që ne kemi me partnerët tanë.

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s Tttt9556

Edhe një herë ju falënderoj nga zemra! Ju uroj në vazhdim një stërvitje të mbarë, duke ju siguruar që Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë në themel të tyre besnikërinë ndaj Aleancës, por edhe të gjithë predispozicionin e lartë për të qenë bashkëpunëtorë edhe në terren duke rritur çdo ditë standardet e profesionalizmit”.

Ndërsa, interesimit të gazetarit të “Top-Channel”, Sokol Bregu lidhur me një koment të Kreut të Shtetit për disnivelin që po ndodh kur Shqipëria, që tashmë është anëtare e NATO-s pas përmbushjes së standardeve, po vonon në plotësimin e standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian, Presidenti Topi iu përgjigj:

“Së pari duhet thënë që anëtarësimi në NATO nuk ka ardhur si dhuratë. Ne e vlerësojmë të gjithë predispozicionin e vendeve të Aleancës për ta përfshirë Shqipërinë në gjirin e saj, por kjo padyshim ka ardhur edhe si rrjedhojë e reformave që janë bërë në Shqipëri, e përmirësimit të disa standardeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin në NATO. Pra, përfshirja në NATO nuk është thjesht një moment i një vlerësimi gjeostrategjik, por edhe një plotësim i atyre standardeve që kërkon NATO. Sikurse thatë ju, tani përpara kemi një sfidë tjetër shumë të rëndësishme që është sfida e integrimit në Bashkimin Evropian që ka kërkesa të tjera. Ato standarde që ishin për NATO-n ishin shumë të rëndësishme, por të limituara, sepse ka standarde të tjera specifike për Bashkimin Evropian. Patjetër që kjo është një sfidë. Në radhë të parë duhet thënë që është një sfidë e institucioneve dhe institucionet në një vend demokratik siç është Shqipëria prodhohen nga politika. Dhe institucioni i parë është institucioni i zgjedhjeve. Institucioni i zgjedhjeve formon institucione demokratike. Ju e dini që në zgjedhjet e përgjithshme prodhohet Parlamenti, në zgjedhjet e pushteti vendor prodhohen institucionet e administrimit vendor. Kjo e thënë në një gjuhë të përgjithshme patjetër që imponon zbatim të rregullave dhe të shtetit ligjor, sepse Shqipëria nuk është një shtet pa ligje. Ligjet janë prodhuar, por problemi është tek zbatimi i ligjeve dhe secili institucion, çdo individ që është një pozicion të caktuar, çdo individ që ka në dorë një proces të caktuar dhe kuptohet që këto procese që ne po kalojmë janë shumë të rëndësishme, sepse japin një notë për demokracinë, japin një notë për stadin aktual ku ne zhvillojmë të gjithë dialogun politik, por edhe institucional dhe patjetër çdo njeri duhet të kuptojë që është ligji dhe vetëm ligji. E kemi thënë vazhdimisht. Duket sikur po e përsërisim. Në rast se gjithsekush është në rregull me zbatimin e ligjit ju siguroj që Evropa dhe vendet e Evropës patjetër që do të dinë të vlerësojnë.

Ju nëntekstin e patët për situatën aktuale. Jemi në pritje pikërisht të këtij momenti ku institucionet e ligjit duhet të thonë fjalën e tyre. Pra, nuk jemi në atë situatë kur një institucion i konsideruar epror do të gjykojë dhe do të flasë në emër të tyre. Jo, ata duhet të flasin dhe duhet të flasin duke pasur në konsideratë statusin e tyre. Statusi i tyre është shumë i rëndësishëm, është status ligjor, por është edhe status moral, sepse duhet të ketë një kompatibilitet midis integritetit moral, profesional dhe ligjor. Të gjitha këto japin standardin e arrirë.

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s N1-9549

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s N2-9553

Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s N3-9554
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi