Fjala e Presidentit Topi në Samitin e NATO-
Faqja 1 e 1
Fjala e Presidentit Topi në Samitin e NATO-
Shqipëria, një shembull historik
BAMIR TOPI
I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Shkëlqesi Presidentë dhe Kryeministra,
Zonja dhe zotërinj,
Ndihem shumë i nderuar dhe i privilegjuar të përfaqësoj vendin tim në këtë Samit Jubilar e njëkohësisht shumë krenar që anëtarësimi i Shqipërisë kurorëzohet në këtë ditë të shënuar.
Vij këtu për të sjellë mirënjohjen, falenderimin, miqësinë më të thellë të popullit shqiptar për Aleancën, për Ju të dashur aleatë, për Parlamentet dhe Qeveritë dhe për popujt miq të popullit shqiptar.
Jam këtu, për t‘Ju konfirmuar besnikërinë e përgjegjshme të Shqipërisë ndaj shpresave dhe besimit Tuaj në aspiratën e popullit tim për t‘u integruar. Në përvjetorin e 20-të të shembjes së Murit të Berlinit, Shqipëria bëhet shembulli historik se si një popull, pasi përmbysi diktaturën më të ashpër dhe këputi zinxhirët e izolimit më të gjatë politik, vetëm sepse besoi në idealin e lirisë, në atë të të drejtave të njeriut dhe në kuptimin e plotë të fjalës demokraci, u bë anëtar i organizatës më të madhe, kampione të lirisë dhe të vlerave universale.
Ne ndodhemi përkrah Jush sot sepse mbetemi të vendosur të përballemi dhe t‘i fitojmë sfidat tona të brendshme politike, ekonomike dhe ushtarake, sepse, nga sot, kontributi dhe roli aktiv e moderues i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit do të kthehet në vlerë të shtuar të investimit për paqen e stabilitetin e qëndrueshëm të tij, në mbështetjen e shtetit të ri të Kosovës dhe në shëndoshjen e frymës së bashkëpunimit dhe të politikës së fqinjësisë së mirë për një të ardhme të përbashkët euroatlantike.
Ushtarakët e Forcave tona të Armatosura do të jenë më krenarë se më parë, atje ku NATO do të luftojë për lirinë dhe demokracinë, atje ku siguria dhe paqja do të ndihen të kërcënuara, atje ku kontributi i tyre do t‘u shërbejë fitores ndaj terrorizmit global dhe pasurimit të bashkëjetëses së qytetërimeve tona.
Të dashur aleatë,
Samiti i sotëm do të mbetet në histori edhe si dëshmia e mikpritjes dhe e miqësisë franko-gjermane e njëkohësisht si modeli se si dy kombe të mëdha gjetën forcën e madhe të mësonin nga e kaluara e tyre vetëm duke besuar në të ardhmen e tyre të përbashkët, në atë të ardhme që besojnë edhe shqiptarët sot.
Fjala e Presidentit Topi në Samitin e NATO-s
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Fjala e Presidentit Topi në Samitin e NATO-
Topi përshëndet nga Aeroporti “Nënë Tereza” pas kthimit nga Samiti i NATO-s.
Presidenti i Republikës, Prof.Dr. Bamir Topi në krye të delegacionit shqiptar pas kthimit nga Samiti i NATO-s u prit me një ceremoni zyrtare me roje nderi dhe bandë muzikore në Aeroportin “Nënë Tereza” ku dha një deklaratë të shkurtër për shtyp:
“Sot kam kënaqësi të veçantë në një ditë të mrekullueshme si kjo, në të gjithë kuptimet e mundshme të fjalës, që të falënderoj të gjithë popullin shqiptar dhe institucionet e Shqipërisë, Forcat e Armatosura për atë ç’ka bënë të mundur që Shqipëria të pranohet anëtare me të drejta të plota në NATO. Padyshim vullnetit dhe dëshirës së popullit shqiptar, institucioneve të saj, i është bashkëngjitur vullneti i aleatëve tanë, të cilët na mbështetën sot në këtë rrugë. Dëshiroj t’i falenederoj të gjithë në mënyrë të veçantë aleatin tonë kryesor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju falënderoj dhe juve gjithashtu sepse keni bërë të mundur të përcillni të gjithë momentet më të rëndësishme atë që ka pasur të bëjë me aspiratën e thellë të popullit tonë, me atë që kanë bërë institucionet shqiptare, reformat që kemi zhvilluar, takimet e shumta ndërkombëtare dhe mbi të gjitha evenimentin që u realizua dje dhe suksesin e plotë. Urimet më të mira të gjithëve. Falemnderit!

Similar topics
» Fjala e Kryeministrit Berisha në Samitin e NATO-s
» Fjala e Presidentit Nishani në takimin me Shenjtërinë e Tij, Papa Françeskun
» Topi në Manovrën Ushtarake Detare të NATO-s
» Nga mbledhja solemne:FJALA E KRYEMINISTRIT THACI
» Rama i shkruan letër presidentit Topi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi