Bajrush Morina:Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë
Faqja 1 e 1
Bajrush Morina:Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë
Fundi i “perandorisë” së kuqe në Tiranë
Shkruan Bajrush Morina
Më 8 maj në Tiranë ishte një festë e demokracisë dhe e votës së lirë. Megjithëse mbaheshin zgjedhjet e nivelit lokal, për kryetar bashkie, minibashki e komuna në mbarë Shqipërinë, gara më e rëndësishme e këtyre zgjedhjeve ishte në Tiranë. Dy koalicionet e mëdha në Shqipëri, koalicioni i djathtë apo Aleanca për qytetarin që drejtohej nga Partia Demokratike dhe koalicioni i majtë apo Aleanca për të ardhmen që drejtohet nga Parita Socialiste, gjithë potencialin e tyre politik e kishin “derdhur” dhe drejtuar në Tiranë.
Më 8 maj të këtij viti kam qenë dëshmitarë i një manifestimi madhështor jo vetëm politik. Më bëhej sikur gjithë tiranasit, i madh e i vogël ua kishin mësyrë kutive të votimit. Në disa prej qendrave të cilat i kemi vizituar në paraditen e 8 majit kemi parë më sy një rend të gjatë të njerëzve që pritnin për të hedhur votën e tyre. Kur disa prej miqve të mi u tregoja se shumica prej tiranasve që i kam takuar pas votimit dhe që i kam pyetur se për kë keni votuar pa asnjë hamendje më janë përgjigjur: “Për Lulin ore, për kë tjetër!” Dhe këtë përgjigje nuk e kam marrë vetëm nga votuesit që kishin votuar afër selisë së Partisë Demokratike. Përgjigje të tilla kam marrë edhe nga votues të cilët kishin votuar në qendrat e votimit që konsiderohen si “çerdhe” të Partisë Socialiste apo të “stalindgradit” socialist.
Në ditën e votimit më 8 maj në Tiranë kandidati i Partisë Demokratike Lulëzim Basha hynte e dilte shpesh prej selisë së Partisë Demokratike në Tiranë. Ai lëvizi disa herë prej selisë “blu” deri te selia e qendrës së tij elektorale. Dhe gjithmonë lëvizte pa veturë, pa përcjellje bodiguardësh. Gjatë rrugëtimit këmbë Luli (siç e quajnë me emër përkëdhelës të gjithë miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij) ndalej e përshëndetej dorë për dore me tiranasit të djathë apo të majtë.
Më 8 maj Mark Krasniqi erdhi në Tiranë për të përkrahur jo vetëm me votë Lulëzim Bashën. Erdhi edhe ta takonte kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës. Me vete mori edhe disa libra të tij të fundit të cilat i kishte dedikuar për kryeministrin Sali Berisha, për zv.minsitren Edit Harxhi. Tri libra i kishte dedikuar edhe për Lulëzim Bashën. Megjithëse dedikimi i shkruar mbante datën e 7 majit, profesor Mark Krasniqi në këto Libra kishte shkruar: Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulëzim Bashën!” Pra profesor Marku e kishte “shpallur” kryetar Bashkie Lulëzim Bashën më 7 maj, një ditë para se të mbaheshin votimet në Tiranë dhe pothuaj një muaj para se edhe Kolegji zgjedhor të merrte vendimin përfundimtar për hedhjen poshtë të ankesës së Partisë Socialiste dhe verifikimin e vendimit të KQZ-së për shpalljen e Lulëzim Bashës fitues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku i ri i Trianës Luëlzim Basha pranoi me kënaqësi këto libra dhuratë nga profesor Mark Krasniqi. Me këtë rast në një deklaratë ekskluzive për gazetën “Bota sot” që e dha më 8 maj Lulëzim Basha tha; “Jam i sigurt se dot ë fitoj!”
Por Lulëzim Basha do të ishte fitues edhe pa vendimin e kolegjit zgjedhor e madje edhe pa vendimin e KQZ-së. Pse mendojmë kështu?
Lulëzim Basha arriti ta sfidojë “mitin Rama” në Tiranë i cili për 3 mandate rresht arrinte t’i fitonte zgjedhjet përballë kandidatëve të Partisë Demokratike madje me një diferencë të madhe që shkonte në mijëra vota! Në votimet e 8 majit Basha jo vetëm që përmbysi rezultatin prej mijëra votash por e ngushtoi diferencën deri në fitore prej 81 votash.
Lulëzim Basha e shembi këtë “mit”, e ndryshoi “fasadën e kuqe” të Tiranës me ngjyrë blu!
Lulëzim Basha, nga pozicioni i një ministri dhe nga posti i një anëtari të kryesisë së partisë i doli përballë një lideri të një partie të dytë politike në Shqipëri. Pra garonte një anëtar i kryesisë përballë një lideri partiak, një ministër policie përballë një kryebashkiaku me tre mandate.
Lulëzim Basha e largoi nga skena politike liderin socialist Edi Rama! E mundi me vota Edi Ramën, jo si lider partie por si një kandidat i një partie!
Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana për gati 12 vjet ishte shndërruar në një “qerdhe” të ngjyrës së kuqe politike ku lideri socialist, në vitet më të vështira për popullin shqiptar të Kosovës, organizoi koncert për rokerin shovinist serb Goran Bregoviq të cilit ia dhuroi edhe “çelësin e Tiranës”.
Lulëzim Basha përfundimisht ia ndryshoi ngjyrën politike kryeqytetit të Shqipërisë. E shembi “perandorinë” e kuqe dhe ia ndryshoi Tiranës jo vetëm “çelësin” e portës por do t’ia rikthejë Tiranës edhe imazhin shqiptar të kryeqytetit të Shqipërisë.
Prej 3 qershorit lideri socialist Edi Rama është i papunë në Tiranë, është i humburi i Tiranës dhe i Shqipërisë. Nëse e takoni netëve të vona nëpër rrugët e Tiranës në gjendje “agonie” njoftojeni Emergjencën apo stacionin më të afërt të Policisë sepse edhe ai është qytetar i thjeshtë i Tiranës për të cilin tash e tutje do të kujdeset kryebashkiaku Lulëzim Basha.
Prej 3 qershorit kryebashkiaku i Tiranës është Lulëzim Basha.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bajrush Morina:Dy krisma në Tiranë
» Bajrush Morina:Tri krisma në Kosovë
» Bajrush Morina:“Shko e eja si Adem Peja”
» Bajrush Morina:Gazetarët dhe Tribunali i Hagës
» Bajrush Morina: “Lista e …” Milaim Zekës!
» Bajrush Morina:Tri krisma në Kosovë
» Bajrush Morina:“Shko e eja si Adem Peja”
» Bajrush Morina:Gazetarët dhe Tribunali i Hagës
» Bajrush Morina: “Lista e …” Milaim Zekës!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi