Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA JETON KELMENDI

Shko poshtë

Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA JETON KELMENDI Empty Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA JETON KELMENDI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 16, 2011 3:40 am

Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA JETON KELMENDI 248853_216707855029758_100000716346990_696146_453356_n
Ju prezantojmë:CIKËL POETIK NGA JETON KELMENDI

SI SHKOHET PER TE VET VETJA

Kapërcej shtete
Fusha e male e dete
Krejt më çka ka
Bota
Rrugëtarë i shoqëruara nga ditë e netë
Mikesha
I shëtis minutat në jetën time
Deri të takoj ty
Hej
Ç’bën këtu
Sa here shëtisë brenda
Vetvetes
Të takoj ty
Tek secili udhëkryq
Nga një shenjë jotja
Nga një dritë e gjelbër
E imja
Në qiell m’ shndrisin sytë tu
Sa i gjatë
Udhëtimi im
Nëpër këto udhë
Që vetëm unë i shkeli
I kapërcej me shpejtësi
Duke u orientuar
Me shenjat tua
Hej
Ti njeri i çuditshëm
Sa është ora
Çfarë date është sot
Muajin e di
Viti
Është i viti i mbarë

Kur kalova vijën


EGNATIA

Dy zonja ulur në barë
Më prisnin
Njëra më shfaqej
Si Dielli
Tjetra si Hënë
Kur mbërrita pranë
TyreSerish ti ishe
Zonja e parë
E dyta
Dashuria
Timonierja e brendësive
Biseduam gjerë e gjatë
Për gjërat
Dhe as asgjëtë
Sa shumë i zbrazëm
Krojet e fjalëve
Sa thash me vete
Këto janë me siguri
Një botë magjike
Dhe u nisa të kthehem prapë
Te vetë- vetja

Nëpër ato shenja duke u orientuar
Diku në mes të rrugës
Kthimit
M’ përftoj një Zanë Mali
I frikësuar tek po afroheshim
Njëri tjetrit
E luta
Mos m’ shito
Rrugëtar jam
E po kthehem tek vetja

Butë bëzani
Dhe m’ bekoj prej toke
E në qiell
Po si zë i njofshëm m’u duk
Hej mrekulli
A edhe këtu më dole a
Është vonë
Tani po vazhdoj rrugën
Nesër ndoshta mbërrijë

Cili njeri
Kish mundur me udhëtua kaq larg
Po e pyesë poetin që ishte
Tek e shikoja
Atë që se shihja
Dhe me ferk të mëngjesit
Mbërrita
Të porta e shpirtit
Dy rreze me prisnin
Hej njeri
Sërish u takuam
Ti dhe Unë e princesha ime
Tani më duhet ta pranoj
Se ti në mua
Je vetë Unë
Gjithë ky rrugëtim
Për të arritur deri te vetë vetja

Paris me 28 mars


PËRTEJ VETEVETES JETONTE

Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt
(Nënës Terezë)


Sa vjet kaluan
Nga një shkuarje e madhe
Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin

Ishte pak Gonxhe pak Kalkutë
Më shumë Albanika e më shumë dritë
Njerëzimit
Lutej dhe bëhej vet
Lutja

Ilirika
Nëna jonë Terezë
Me 1978 paça të ra në emër
At vjet nëno
Unë erdha në ketë botë
Tash
Kur më duhet krenaria
Shkoj në Krujë të kastriotët
E i thërras Gjergjit
Kur më duhet një yll
Universi
Dal në Kodër të Diellit
I bëj zë Rugovës
Nëna jonë Terezë
Me lutjen tënde kam rënë e jam
Zgjuar
Dardan
Engjëjt që jetojnë në qiell
Buzëqeshën dhe pritën
Shkuarjen tënde
Të madhe
Sa vjet u bënë
Dhe atdheu po bëhet gati
Për një ditë tjetër
Albanika
Vazhdo lutu për njerëzimin
Jetimet tu
Për tokën e shtrenjtë
Që i thonë


ILIRI

Kaluan sa mote
Që shkove
Këndej po vijnë do tjerë
Gonxhe
“E di një fjalë prej guri”
E mësova n’ Shkrel
Edhe një pallat ëndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmët e Prekazit
E të Glloxhanit
Ato zhgjëndrra i pamë me sy
Ati ynë në qiell
Na shikon me simpati

Thuaje edhe një fjalë
Shqip
Zoti e bekoftë Arbërinë
Ndeze një kandil ndriçues
Ilirikase
Kjo është e para
Çdo kush e din
Nënë ti je vet drita

Shkuarja nuk është e lakmueshme
Për kurrkënd
Veç kur shkohet si ti nënë
Është shkuarje e mrekullueshme

Edhe Jezusi dinte për albanët
Po moti i keq na pat marrë
E çka ti bësh fatit zi
Fqinjët na qëlluan të tillë

Përtej vetës ke jetuar
Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten
Përjetësi
Bashkë me engjëjt

Të ardhmen tonë të nesërme
Sjellna sot

Lutu bre Nënë edhe një herë
Se dhjetori m’ ka frikësuar
E nuk di çka po më shohin sytë

Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katër pjesë
T’ ndara
Nënë ti je emri ynë që shndrit në qiell
E tokë

Fillim dhjetor 2007, Bruksel


NJË HERË DO TË NISEN DITËT

Qysh të ta them një fjalë
Timen, të butë e të thekët

Ndaj së mirës përherë
Duhet të flasim bukur

Ç’u duhen moshës sonë
Qëndrimet prej të cilave s’kemi gjë

Nën fije të flokut, mbi vetull
Shfaqet një dashuri

Në qetësinë e hijes mrizuake
I rashë në damar mendimit

Një herë do të nisen ditët
Nga e para


BUKURIA E BUKURIVE

Kujt si vashës
I rri mirë bukuria

Në sytë e saj
Dashuri lirie gurron

Ç’bukuri e vashës
Ç’bukuri e vargut

Lum kjo bukuri


MË SHFAQET FYTYRA JOTE SYARTË

Sonte mund të ngopet vjeshta me natë
Hëna ra n’dritare

Më të mirat
Vargje
Do t’i shkruaj për Ty
Mike e zeshkët

Ndoshta të ka zërë gjumi
Para se të bëhet
Dhjetë e dhjetë
Unë i bëj gajde vargut
Fjala ka natë sa të duash

Ora
Kapërceu mesnatën
Qielli zbriti në vargje
Dhe rrallësia e yjeve

Më shfaqet fytyra jote
Syartë
Si në kohët e vjetra
“Prej njaj shpati t’i lshova sytë”

Tiranë, nëntor 2004


ЁNDЁRROI PЁR FJETJEN E SAJ NË MUA

Sa tё duash
Ik prej dimrit tim
Antisagё qё s’ma njeh pranverën

Te ti rritet kureshtja
Pritjes qё e frikёson natën
Gjumi bёri njё mrekulli
Ёndёrroi
Pёr fjetjen e saj në mua

Lirisht
Le tё themi se shkoi
Tё heshtë ankthshёm
Pa mё tё voglin
Shqetësim

Ujё more ujë i etjes sё saj

Ndodhitë zbritën sot nё tokё
Erdhën siç nuk pritet
Befas
E sollën me sy prej meje


AGIMET TUA TЁ LARGЁTA

Nuk mё bёnё pёrshtypje
Kurrё
Letrat e vetmisё
Agimet tua tё largёta
Tё mbёrrish tek unё
Tё ka marrё moti i mirё
Prej shtatё ditёve
Njё natё
Bashkё
Pёr ta kaluar
Pa heshtje


SYTË E NATËS PO VETËTOJNË

Sonte
Nuk të mbërrin dora ime
As sytë nuk mbërrinë
As afër qytetit tënd
Mbretëreshë
Ke diçka brenda meje
Ose më ka zënë orë e ligë
Sytë e natës po vetëtojnë
Qiellin e mendimit po e zbardhin
Deri mbi ty
S’ka mbërritje
Në mbretërinë e natës
Barsë

Nuk të takojnë hijet e dorëzgjatjes
Mbrëmja e sotme pa mbretëreshë

Ç’KËRKON TANI NGA ZHGJËNDRA

Ishte rrugëtim i zekthët
Gjithçka merrte me vete
Shkuarjet ardhjet
Pritjet mospritjet
E ti
Ëndërroje me shumë lirikë
Për dashurinë
Të gjitha drejtimet kishin një rrugë
Ti që nuk ia prishe qejfin ëndrrës
Ç’kërkon nga zhgjëndrra
Ku e djeshmja bëhet e pardjeshme
E nesërmja e sotme

Të gjitha të miat i more me vete
Dhe i trumhase lar meje
Larg teje
Një asgjë së cilës
Përherë i jam frikësuar
Që të mos bëhet tepër vonë

Bruksel, 15 nëntor 2007



SA E HESHTUR ËSHTË NISJA

Merr me vete tё sajat
Se ia mёsojnё rrugët

Krejt fijet si era i frynё
Sikur nuk ёshtё duke ardhur

Hap pas hapit
Si tё ishte maje ikjes

Te koka e saj
Kapёrcejnë vjeshtat

Sa e heshtur është nisja
E shkuarja mbyllet si vetmia

Kush e di se
Para ёshtё ardhja ose shkuarja


FRYMË LOZONJARE

Lazdruar kam qenё mbrёmё
Tё kam ёndёrruar
Mё tё bukurёn e krejt netёve
Deri ku mund të shkel kёmba e njeriut

Sa herё qё terret niseshin pёr ёndёrr
Doja tё isha
Bardha qё mbёshtjell trupin
Vjeshtёs ia lidh tё dyja kёmbёt
E bukur moj
Mё e bukura e rruzullimit

Nuk bёjnё as pesё pare fjalёt mё tё fjalёta
Lazdrake
Pse s’bёhesh mё lozonjare
Se fryma
Të frysh kah qielli im



NЁ ANЁN TJETЁR

Gёzueshёm tё prita dje
Mos po tё takoja
Diku nё gjysmёn tjetër
Tё zhgjёndrrёs
Nё katin e njёzeteshtatё
Tё pallatit Noid
Desha ta bёjё njё sy gjumё
Me ty
Tek kur shkoi gati krejt nëntori
M’u kujtua se me njёzeteshtatё
Ka mundur
Tё vijё mё e bukura e botёs
Mё i madhi i fjalёs
Ka mundur
Tё thotë pa folur
Njёqindenjё ndodhi
Kanё mundur tё ngjajnë
Por ja
Moti ka kaluar vetëm nё anёn
Tjetёr


Prishtinë, më 27.11.2005

Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri


Agim Gashi-Gjermani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi