Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "Epoka e nderit"

Shko poshtë

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "Epoka e nderit" Empty Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "Epoka e nderit"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 16, 2011 9:57 pm

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "Epoka e nderit" 247273_10150210848669077_644509076_7422335_7315258_n
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit
"EPOKA E NDERIT!

Agim Gashi
EPOKA E NDERIT


Redaktor
Sylejman Aliu


Recensent
Agim Gjakova


Ballina
Ismail Rexhepi


Realizimi Kompjuterik:
Ibrahim Tolaj


U shtyp në shtypshkronjën A-print.

Botimin e librit e ndihmoi Drejtoria e Kulturës
e Komunës së Prishtinës


Agim Gashi
EPOKA E NDERIT
Shtëpia botuese SAGA
Prishtinë
2011


Dy rencensione:

Agim Gjakova
POEZIA E AGIM GASHIT

Poezia e Agim Gashit, këngëtar dhe poet, e shkruar në frymë popullore, tenton ruajtjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë, për travajat që ka kaluar kombi shqiptar, për të tanishmen emigruese dhe gjithë ç‘i përket dinjitetit të njeriut. Gashi përpiqet të ruaj e zhvillojë më tej aspektet poetike të kësaj fryme, duke e joshur vargun me figura të goditur, me ndjenjë të çiltër, me gëzime e hidhërime, me mall e përlotje.
Përmbajtja e larmishme, temat e ndryshme, sidomos motivet e poezive të Gashit të bëjnë për vete për sinqeritetin e shprehjes, për preokupimet e poetit për gjithçka që është shqiptare, duke filluar nga ndjenjat e mirësisë, dashurisë, bujarisë... e deri tek ato të dhimbjes, zemërimit... që kombi shqiptar, që Kosova e tij të jetë më e mirë, më e begatë, më njerëzore, më fisnike, që jetohet në paqe e lumturi, që njeriu i Kosovës, dhe përgjithësisht shqiptar, të gdhihet me dinjitet e krenar.
Në poezinë e tij Gashi nuk përton të vërë në spikamë edhe krejt shtrembërimet shoqërore e politike që kanë ndodhur e po ndodhin në mjedisin shqiptar, në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë në Kosovë. Në poezinë „Unë me lumin bisedoj“, një poemë krejtësisht ngjethëse për motivet e saj, për mënyrën e shtjellimit, për shfryrjen e ndjenjave e të tjera aspekte, shihet qartë se autorit i dhemb gjithçka që nuk shkon mbarë, në mënyrë të veçantë parashtrimet politike në Kosovë, në vendlindjen e tij, për të cilën e ka marrë malli, dhe është i gatshëm të japë jetën.
Trajtimi me kaq patos i motiveve e termave të ndryshme i shton shpirtit poetik të mjedisit tonë një vlerë të pamohueshme, pasi ngërthen idealin, që ka nisur të zbehet mjaft, atë ideal që e mban në jetë një komb, që e shtyn përpara të ecë në rrugën e zhvillimit.
Libri mund të them se ngërthen një vlerë të duhur se nxjerrë në dritë disa aspekte të krijimtarisë dhe përbën një provë për shpirtin shqiptar, duke qenë i ndërthurur edhe me vlerë shkrimi, shprehjeje dhe gjuhe të duhur.
Edhe sot e kësaj dite në letërsinë botërore gjen shembuj të botimeve të poezisë me frymë popullore, qofshin ato të autorëve të njohur, apo të panjohur, sepse vlera e tyre hyn në piedestalin e kulturës kombëtare.


Ali Podrimja
AGIM GASHI - ZË QË LËVIZTE DHE GURIN

Me rapsodin Agim Gashi i kishim rënë poshtë e lart Europës dhe kishim mbajtur gjallë diasporën tonë në kohën kur shfaqej UÇK-ja dhe kur radhët shtrëngoheshin. Ishte një kohë kur besonim në fitoren e popullit tone. Ushtonin sallat përplot dëgjues dhe kur në sytë e tyre rridhnin dhe lot.
Ditë të tëra kishim udhëtuar dhe zgjuar mendjen e fjetur se vinte dhe një ditë për shqiptarët, pa marrë parasyshë se ku ata frymonin.
Mbaj mend shumë takime të dhembshme, por zëri i Agimit ishte ajo fuqi që njeriun tonë e zgjonte dhe e qitte në udhën nga duhej ecur. Shpesh Azem Shkreli ishte parë në tribuna, ku nuk mungonte dhe ndonjë këshillë e tij. Kam përshtypjen se Europës i dilte gjumi dhe çështjen shqiptare e shihte ndryshe. Ne shqiptarët nuk ishim të vetmuar. Na mbante gjallë kënga. Agimi ishte një tenor i vërtetë. Këngët e tij na kujtonin kohën epike, atë fishtiake, besonim në atë që na vënte në lëvizje. Ka vite që Agimin nuk e kam parë, por kënga e tij më ndjek kudo dhe gjithnjë.
Faleminderit miku im për këngën burrërore…



Njoftim

Njoftoj miqët dhe dashamirët e fjalës së shkruar se për daljen e librit nevoiten edhe 500 Euro pasi që libri është me mbi 300 faqe dhe se mjetet që i dhuroi Komuna e Prishtinës nuk po mjaftojnë. Unë spo kam buxhet për mbulimin e shtypit andaj ndihma e ndonjë donatori do të ishte e mirëseardhur, që patjeter paraprakisht dhe publikisht do ta falenderonim për oërhapjen e fjalës së shkruar.
Nëse lexuesit duan ta porositin librin atëherë le te lajmërohen që ti bëjmë parapagesat në regjistrin që do ta përpilojmë në mënyrë që libri të dali sa më shpejt.



Me rrespekt Agim Gashi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi