Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT!

Shko poshtë

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! Empty Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 16, 2011 11:18 pm

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 247273_10150210848669077_644509076_7422335_7315258_n
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit
"EPOKA E NDERIT!

Agim Gashi
EPOKA E NDERIT

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! Sylejmanaliu

Redaktor
Sylejman Aliu


Recensent
Agim Gjakova


Ballina
Ismail Rexhepi


Realizimi Kompjuterik:
Ibrahim Tolaj


U shtyp në shtypshkronjën A-print.

Botimin e librit e ndihmoi Drejtoria e Kulturës
e Komunës së Prishtinës


Agim Gashi
EPOKA E NDERIT
Shtëpia botuese SAGA
Prishtinë
2011


Dy rencensione:
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! U1_AgimGjakova
Agim Gjakova
POEZIA E AGIM GASHIT

Poezia e Agim Gashit, këngëtar dhe poet, e shkruar në frymë popullore, tenton ruajtjen e gjallërisë kombëtare me një ndjenjë sublime për historinë tonë, për travajat që ka kaluar kombi shqiptar, për të tanishmen emigruese dhe gjithë ç‘i përket dinjitetit të njeriut. Gashi përpiqet të ruaj e zhvillojë më tej aspektet poetike të kësaj fryme, duke e joshur vargun me figura të goditur, me ndjenjë të çiltër, me gëzime e hidhërime, me mall e përlotje.
Përmbajtja e larmishme, temat e ndryshme, sidomos motivet e poezive të Gashit të bëjnë për vete për sinqeritetin e shprehjes, për preokupimet e poetit për gjithçka që është shqiptare, duke filluar nga ndjenjat e mirësisë, dashurisë, bujarisë... e deri tek ato të dhimbjes, zemërimit... që kombi shqiptar, që Kosova e tij të jetë më e mirë, më e begatë, më njerëzore, më fisnike, që jetohet në paqe e lumturi, që njeriu i Kosovës, dhe përgjithësisht shqiptar, të gdhihet me dinjitet e krenar.
Në poezinë e tij Gashi nuk përton të vërë në spikamë edhe krejt shtrembërimet shoqërore e politike që kanë ndodhur e po ndodhin në mjedisin shqiptar, në përgjithësi, e në mënyrë të veçantë në Kosovë. Në poezinë „Unë me lumin bisedoj“, një poemë krejtësisht ngjethëse për motivet e saj, për mënyrën e shtjellimit, për shfryrjen e ndjenjave e të tjera aspekte, shihet qartë se autorit i dhemb gjithçka që nuk shkon mbarë, në mënyrë të veçantë parashtrimet politike në Kosovë, në vendlindjen e tij, për të cilën e ka marrë malli, dhe është i gatshëm të japë jetën.
Trajtimi me kaq patos i motiveve e termave të ndryshme i shton shpirtit poetik të mjedisit tonë një vlerë të pamohueshme, pasi ngërthen idealin, që ka nisur të zbehet mjaft, atë ideal që e mban në jetë një komb, që e shtyn përpara të ecë në rrugën e zhvillimit.
Libri mund të them se ngërthen një vlerë të duhur se nxjerrë në dritë disa aspekte të krijimtarisë dhe përbën një provë për shpirtin shqiptar, duke qenë i ndërthurur edhe me vlerë shkrimi, shprehjeje dhe gjuhe të duhur.
Edhe sot e kësaj dite në letërsinë botërore gjen shembuj të botimeve të poezisë me frymë popullore, qofshin ato të autorëve të njohur, apo të panjohur, sepse vlera e tyre hyn në piedestalin e kulturës kombëtare.
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 0,,5378331_4,00

Ali Podrimja
AGIM GASHI - ZË QË LËVIZTE DHE GURIN

Me rapsodin Agim Gashi i kishim rënë poshtë e lart Europës dhe kishim mbajtur gjallë diasporën tonë në kohën kur shfaqej UÇK-ja dhe kur radhët shtrëngoheshin. Ishte një kohë kur besonim në fitoren e popullit tone. Ushtonin sallat përplot dëgjues dhe kur në sytë e tyre rridhnin dhe lot.
Ditë të tëra kishim udhëtuar dhe zgjuar mendjen e fjetur se vinte dhe një ditë për shqiptarët, pa marrë parasyshë se ku ata frymonin.
Mbaj mend shumë takime të dhembshme, por zëri i Agimit ishte ajo fuqi që njeriun tonë e zgjonte dhe e qitte në udhën nga duhej ecur. Shpesh Azem Shkreli ishte parë në tribuna, ku nuk mungonte dhe ndonjë këshillë e tij. Kam përshtypjen se Europës i dilte gjumi dhe çështjen shqiptare e shihte ndryshe. Ne shqiptarët nuk ishim të vetmuar. Na mbante gjallë kënga. Agimi ishte një tenor i vërtetë. Këngët e tij na kujtonin kohën epike, atë fishtiake, besonim në atë që na vënte në lëvizje. Ka vite që Agimin nuk e kam parë, por kënga e tij më ndjek kudo dhe gjithnjë.
Faleminderit miku im për këngën burrërore…



Njoftim

Njoftoj miqët dhe dashamirët e fjalës së shkruar se për daljen e librit nevoiten edhe 500 Euro pasi që libri është me mbi 300 faqe dhe se mjetet që i dhuroi Komuna e Prishtinës nuk po mjaftojnë. Unë spo kam buxhet për mbulimin e shtypit andaj ndihma e ndonjë donatori do të ishte e mirëseardhur, që patjeter paraprakisht dhe publikisht do ta falenderonim për oërhapjen e fjalës së shkruar.
Nëse lexuesit duan ta porositin librin atëherë le te lajmërohen që ti bëjmë parapagesat në regjistrin që do ta përpilojmë në mënyrë që libri të dali sa më shpejt.



Me rrespekt Agim Gashi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! Empty Urimi për librin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 16, 2011 11:34 pm

Urimi për librin

Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 203185_100000277133709_7194510_q
Enxhi Krasniqi Bardhaj Urime miku im...uroj dhe shume te tjera te vijojne...vor 2 Stunden ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 27413_100000557927624_3645_q
Bashkim Buxhovi Urime, urime mik.vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 203459_1563102666_4252343_q
Sabit Rrustemi Përgëzimet e mia të thella dhe të sinqerta, Agim...shëndet e suksese !vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187240_100000975768537_6762356_q
Aferdita Kraja Borici Suksesevor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 186067_100001085567344_696973_q
Arsim Mulliqaj I nderuar Agim, e keni harru Ismail Qemalin e Madh, që te keni në Ballinë të Librit. Ju shkruani shumë mirë!vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161265_644509076_4807786_qAgim Gashi Ju falemnderit shumë Enxhi, Bashkim e Sabit i dashur!vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161184_100001710009905_3902114_q
Fikrije Ahmetaj Ju pergezoim z.Agim!Me padurim mirpresim librin ta kemi per lexim...!vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187159_1220945116_316213_q
Haxhi Metaj Vertet jane nderi i kombit per Shqipetaret dhe per ata qe veten e ndine Shqipetarvor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 260922_100000238957508_326918_q
Heshtja Flet Suksese!vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161265_644509076_4807786_qAgim Gashi Ke të drejtë Arsim por unë nuk e kam bere kopertinen. Te gjithat jane kryer atje në Kosovë. Unë ua kam derguar materialin dhe nuk kam ndyrhy në punën e të tjerëve. Por e pranoj se do të ishte shumë më mirë të ishte edhe Ismail Qemali. Do të bisedoj me redaktorin poqëse ka mundësi ta bëj tani sepse akoma ka kohë.vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161265_644509076_4807786_qAgim Gashi Ju falenderoj të gjithëve miq të nderuar!vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 203032_100001852968318_6244851_q
Shkelzen Muja Ju uroj suksese Z Gashi.vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 186067_100001085567344_696973_qArsim Mulliqaj ‎* Agimi i Dardanisë Shqiptare, të falëmnderit në komunikim të dashur *vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187458_100001284851546_4216985_q
Drita KrasniqiPergezimet e mia me te perzemerta per botimin e librit miku im Agim..mund te them qe je nje talent per gjithe shqiptarine...
me deshiren me te madhe te uroj per suksese te metejshme ne rrugen tende te poezise po edhe te krijimeve tjera ne vijim...shpresoj se me bie ne dore ky liber madheshtor...!!!
vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187204_100000078613460_7535661_q
Donushi Kaqurrele Urime pèr librin,mik i nderuar Agim,...........suksese dhe shèndet,e sa mè shumè produktivitet!!! Doni,respektivisht!vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187481_100001355800160_3578984_q
Adi SkejaJu uroj nga zemra Suksese!Miku im!
Nese do arrijé libri ne Tirane sigurisht qe do shkoj ta blej!
Respek'te!
vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 186608_100000589090220_6708925_q
Bediha Muhaxherka Vellau yne i dashur, dhe mik i cmuar te uroj suksese nga zemra.vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 50098_1342220805_3882957_q
Kujtim Stojku Agim te falenderoj dhe njekohesisht te uroj pa mase per librin....se mos na le pa ndonje kopje....Suksese.vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 203431_100001202570686_6131596_q
Liridona Rustemi urime miku im AGIM sa bukur eshe kengetare edhe shkrimtar dhe kernohemi qe kam ksi miku te lumt dhe te perift e mbaravor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161265_644509076_4807786_qAgim Gashi http://agim.poeticforum.com/t16068-se-shpejti-del-nga-shtypi-libri-me-i-ri-i-agim-gashit-epoka-e-nderit#21833 PPPvor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 186176_100002439304457_6646769_q
Kriste Markaj te pergezoj i nderuar Agim pér librin,dhe te deshiroj jete dhe pune te gjate,suksese e veq keshtu vazhdoni,pershendetjevor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 173991_1630998071_81991_q
Jorgo Telo Pervec urimeve per librin, i bej thirrje Dikasterit te posacem te Kosoves te ndihmoje ne daljen sa me shpejt te ketij libri me vlera atdhetare-kombetare, teksa behet fjale per nje emer e ze tejet te njohur ne shqeplexuesit e shqipdegjuesit, kudo qe jane. URIME MIKU IM!vor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 211568_100002494989255_6206540_q
Anyla Uneune pergezimet e mia o baca AGIMvor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187159_1220945116_316213_q
Haxhi Metaj Shpresoj se do te na ftoni ne promovimvor etwa einer Stunde ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161265_644509076_4807786_qAgim Gashi Në promovim të gjithë jeni të ftuar. Kam nderit e posaqëm ta përshëndes mikun tonë nga Zagoria Jorgo Telon!vor 56 Minuten ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 186277_100002104750544_4096931_q
Flora Kopella Urime me te perzemrta mike i nderuar per librin tuaj ...Ju nuk jeni vetem nje pot i mire nje shkrimtare i mire po jeni dhe nje dhe nje bashke atdhetare shume i denje...Ju sjellim falenderimet tona.vor 51 Minuten ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 41480_100000301760699_3801_q
Briliana Shaova URIME DHE SUKSESE MIKU IM ME KETE LIBER TUAJIN QE DEL SE SHPEJTI NGA BOTIMI ___UROJ E SHPRESOJ QE NDOSHTA DHE UNE TA KEM SE SHPEJTI NE BIBLIOTEKEN TIME !!!SUKSESE DHE MBARESI JU UROJ ___ RESPEKTE !!!vor 51 Minuten ·
Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 211912_1568334934_1371152_q
Vullnet Mato I dashur miku im Agim Gashi, per mua dalja e nje libri nga ty, eshte si lindja e nje femije ne shtepine tende, e cili do te gezoje te gjithe miqte e dashamirtesit qe te duan si mikun e shtrenjte, te perjetesuar jo vetem ne kenge por edhe ne libra. Te uroj me gjithe shpirt sukses te merituar.

  • Agim Gashi Shumë Ju falenderoj Flora, Briliana e Vullnet. Jeni njerz të mrekullueshëm e me zemra të bardha. Gëzime për Ju!
    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161507_100001077431276_1660138_q
    Albana Bregu Suksese i nderuar Agim ,,,,.dhe shume urime ....per librin tuaj te ri ...Cdo liber ka gezimin e vete ne jeten e poetit.... i numerojme dhe veshtrojme ata....vertete si te qene femijet tane......urime pa fund per ju se i meritoni,....vor 32 Minuten ·
    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 186029_744554747_5424788_q
    Marjan Dodaj Shume me vie mire i nderuar Agim qe po e permbylle nje etape te jetes me nje pune voluminoze dhe te pa mohueshme dhe si shume te fryteshme. Them ata qe kane mundesi te ndihmojne qe kjo liber te dale ne drite - eshte mire. Pergezime i nderuar.vor 32 Minuten ·
    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 195457_100002436608999_4991208_q
    Marjan Bunaj Teper modest pershkrimi i nje figure madheshtore te kultures shqiptare si ARTISTI AGIM GASHI. Rrofsh e kendofsh gjithmone miku im.vor 31 Minuten ·
    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187676_100001773705213_3248785_q
    Kozeta Zylo Pena dhe sharkia e Agim Gashit eshte ngjizur bashke me shpirtrat tane, ajo eshte ne kocke, eshte palca e saj! Urime miku i mire Agim Gashi!vor 27 Minuten ·
    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 161265_644509076_4807786_qAgim Gashi Ju falemnderit shumë Albana dhe Ju dy Marjanat miqët e mi të veçant!vor 25 Minuten ·
    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 211679_100000202629693_2183954_qAdem Berisha‎/- Urimet e mia të përzemërta i dashur Agim për nxjerrjen në dritë të librit tuaj të shumëpritur dhe mirëpritur me emrin simbolik "EPOKA E NDERIT" që padyshim se do të zgjojë kureshtjen e mijëra artashësve dhe dashamirëve të fjalës së shkr...uar artistike. Jam i sigurt se ky libër do të jetë një kontribut i çmuar artrit dhe kulturës kombëtare shqiptare si dy shtyllat themelore të kombit. Ndjenjat tuaja të theksuara të atdhedashurisë dhe dashurisë ndaj popullit tënd në përgjithësi, siç kemi vërejtur edhe deri më tash, spikatën edhe në këtë libër i cili do të jetojë ndër breza për të shërbyer edhe si udhërrëfim se si duhet edukuar në frymën e traditës tonë të shkëlqyer si dhe atë se si nuk duhet të sillën e veprojnë kur është fjala për elementë destruktivë e shpirtshitur që fatkeqësisht në periudha të ndryshme nuk ishim krejtësisht pa ata. Figurat e ndritura të kombit të cilat ke spikatur në ballinën e librit duke u nisur nga Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, dr Ibrahim Rugova, Nëna Tereze, prof Anton Çetta si simbol i mirësisë dhe pajtimit, Adem Jashari një legjendë e luftës dhe simbol vlerash historike i një sakrifice sublime çfarë nuk gjen tjetër në këtë botë, janë ato për ti cilat ti vazhdimisht shkrove e këndove për t'i ngritur edhe më lartë në piedestalin e përjetësisë. Të lumtë Agim, me veprat tuaja të ndritura, karshi figurave markante që përmendem, edhe ti je bërë i pavdekshëm prandaj unë edhe një herë po cekë këtu një sintagmë timen që në shumë raste e kam potencuar, madje edhe në një poezi kushtuar një miku e veprimtari të pavdekshëm, bashkëluftëtari të komandant Shaban Palluzhës, përjetuesi e mbijetuesi të masakrës famëkeqe të Tivarit të '45-es dhe denoncuesit të parë e të vetëm të këtij krimi monstruoz, - AZEM HAJDINIT-XANI : "Njeriu jeton sa vepra e tij
    e kujtimi për të nuk zhbëhet kurrë,
    kur len gjurmë në histori,
    lind si engjëll e vdes si burrë". Nga "Mbijetesë stuhishë"

    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 187121_100001869829377_7826041_q
    Shengyle Berisha Osmani Shega Ju pergzoj, i madhi Agim Gashi!!
    Së shpejti del nga shtypi libri më i ri i Agim Gashit "EPOKA E NDERIT! 70290_100001399044603_4464015_q
    Shaban Cakoli Eh,mik i dashur Agim,te pergezojme nga zemra per librin,urojme te botosh sa me shume.Sa i perket sponzorimit vertete me vjen keq,ne kemi hallin njelloj,une kam libra te gatshme per shtyp,po ja mjetet financiare jane shkaku qe ato nuk e sho...hin driten.Deshira ime e madhe eshte te mundja te ju ndihmoj,megjithate ndonje liber kur te del nga botimi do e paguajm le te kushtoi sa te kushtoi.Shendet dhe shume suksese i nderuar.
  • Agim Gashi
    Agim Gashi
    Administrator
    Administrator

    Numri i postimeve : 45955
    Age : 70
    Location : Kosovë
    Registration date : 17/11/2008

    Mbrapsht në krye Shko poshtë

    Mbrapsht në krye

    - Similar topics

     
    Drejtat e ktij Forumit:
    Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi