Besim Toska:Kuvendi miraton ligje antikushtetuese
Faqja 1 e 1

Kuvendi miraton ligje antikushtetuese
Besim Toska, BOTA SOT
Kuvendi nuk përfill amandamentet e presidentit
Ligji për Tubimet Publike, i miratuar në Kuvendin e Kosovës me 4 dhjetor të vitit të shkuar, nuk është dekretuar nga kryetari i Kosovës, sepse sipas tij, ky ligj cenon interesat e qytetarëve, dispozitat kushtetuese dhe praktikat dhe standartet evropiane. Për këtë arsye Presidenti Fatmir Sejdiu më 23 dhjetor ia ka rikthyer këtë ligj Kuvendit për rishyrtim. Mirëpo Kuvendi sikur nuk ka marrë parasysh amandamentimet e presidentit dhe përsëri të enjtën ka miratuar për herë të dytë ligjin në fjalë pa përfshirë amandmanet e propozuara nga Zyra Ligjore e Presidentit të Kosovës.
Një ligj që cënon lëvizjen e lirë të qytetarëve
Vjosa Osmani, këshilltare ligjore e Presidentit të Kosovës, tha për gazetën “Bota sot” se Ligji për Tubimet Publike, ka ardhur në dhjetor të vitit të kaluar në Zyrën e Presidentit ku është analizuar nga këshilltarët ligjorë të presidentit. “Pas analizimit të ligjit kemi ardhur në përfundim që ky ligj cenon interesat e qytetarëve, dispozitat kushtetuese dhe cenon praktikat më të mira evropiane në mënyrë më specifike cenon standartet që janë dhënë nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut sa i përket lirisë së lëvizjes së qytetarëve dhe mbajtjes së tubimeve publike”, -tha këshilltarja ligjore e kryetarit të shtetit. Sipas saj në radhë të parë ligji i lejon personat civilë që të ndalojnë, izolojnë dhe t’ia ndalojnë lirinë e lëvizjes qytetarëve të tjerë, duke marrë kompetenca që i takojnë vetëm organeve të rendit. Këto kompetneca, me Kushtetutë u janë përshkruar vetëm organeve të rendit dhe se në rastet e tilla, ndalimin eventual të një tubimi publik mund ta bëjnë vetëm organet e rendit e të sigurisë, nëse ato velrësojnë se një tubim i tillë kërcënon rendin dhe sigurinë e përgjithshme në vend. Këshilltarja ligjore e presidnetit, Vjosa Osmani, më tej shton, se në variantin e tashëm të miratuar në Kuvend, Ligji ua kufizon të drejtën e lirisë së lëvizjes dhe të drejtat tjera themelore qytetarëve, të cilat mund të kufizohen vetëm me ligj sipas kushtetutës. Ajo përmend edhe shkeljen e tretë ku një obligim që i takon shtetit kalon në kompetenca qytetarëve. Gjykatat Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke interporetuar Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, thonë që është obligim pozitiv i shtetit e jo i organizatorëve e pjesmëarrësve të një tubimi publik që të mbajnë sigurinë e rendin publik gjatë atij tubimi, apo të ndalojnë, izolojnë dhe të arrestojnë qytetarin tjetër. “Prandaj ne e kemi kthyer ligjin me arsyetimin se shkel të drejtat themelore të njeriut, dispozitat kushtetuese dhe shkel edhe standartet e dhëna nga GjEDNj-ja”, -tha këshilltarja ligjore e kryetarit Fatmir Sejdiu. Vjosa Osmani, shtoi se fatkeqësisht edhe pse Komisioni Funksional i Kuvendit, i ka marrë parasysh amandamentet e presidentit dhe ia ka propozuar Kuvendit, kjo e fundit gjatë votitmit në seancën e së enjtës nuk pranoi këtë amandament dhe vetëm me 51 deputetë që kanë qenë prezent e votuan ligjin.
Cilat janë vërejtjet e presidentit?
Vërejtjet kryesore Zyra ligjore e presidentit Sejdiu i ka pasur të Neni 12 i këtij ligji. Sipas presidencës II. Neni 12 i Ligjit për Tubimet Publike është në kundërshtim me detyrimin kushtetues të shtetit për mbrojtjen e sigurisë publike dhe të drejtat e të gjithëve në Republikën e Kosovës.
Neni 125, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton se "Institucionet e Sigurisë në Republikën e Kosovës mbrojnë sigurinë publike dhe të drejtat e të gjithëve në Republikën e Kosovës". Konsideroj se Neni 12 i Ligjit për Tubime Publike është në kundërshtim me dispozitën kushtetuese të lartcekur sepse duke i dhënë civileve kompetenca të organeve të rendit minimizon obligimin kushtetues të institucioneve të rendit për të mbrojtur sigurinë publike dhe të drejtat e të gjithë qytetareve. Dispozita e Nenit 12 në formën e tanishme është poashtu në kundërshtim me praktiken e Gjykatës Evropianë për të Drejtat e Njeriut e cila ka vendosur në disa raste (gjatë interpretimit të Nenit 11 të Konventës Evropianë për të Drejtat e Njeriut) se është obligim pozitiv i shtetit, e jo i organizatoreve të tubimeve publike, qe të ofrojnë siguri dhe të garantojnë rendin dhe qetësinë publike gjatë atij tubimi. (shih p.sh. PLATTFORM "ARZTË FUR DAS LEBEN" v .AUSTRIA, 21 Qershor 1988). Duke u bazuar në arsyet e cekura me lart, konsideroj se miratimi i Ligjit për Tubimet Publike në formën e tanishme është në dem të interesave legjitime të Republikës së Kosovës dhe të të drejtave dhe interesave të qytetareve të saj. Prandaj, u vendos si në dispozitiv të këtij Vendimi, thuhet në vendimin e presidentit Fatmir Sejdiu të datës 23 dhjetor 2008.
Presidenti kthen vetëm njëhrë Ligjin
Sipas këshilltares së kreut të shtetit, kjo është në kundërshtim me nenin 80.4 të Kushtetutës së Kosovës ku kërkohet shumica e deputetëve të kuvendit apo 61 në mënyrë që me vendos për ligjin e kthyher. Në seancë kanë qenë vetëm 51 deputetë ku kanë votuar 41 për, 6 kundër dhe 4 kanë abstenuar dhe nuk është respektuar procedura e votimit të ligjit të kthyer dhe është shkel edhe një dispozit ë e kushtetutës. “Sipas Kuvendit ligji shpallet në momentin kur ata nuk e kanë pranuar amandamentitn e presidentit. Presidenti meqenëse ka të drejtën e iniciativës legjislative në momentitn më të përshtatshëm do të incicojë amandamentimtin e këtij ligji, sepse fuqishëm besojmë se varianti i tashëm i këtij ligji shkel të drejtat e njeriut dhe të qytetarëve dhe Kushtetutën e Kosovës”, -tha këshilltarja ligjore Vjosa Osmani. Sipas saj presidenti ka të drejtë vetëm njëherë dhe jo më shumë ta kthejë ligjin sipas Kushtetutës. Në momentin kur deputetët të enjtën kanë votuar për ligjin e rikthyer, ky ligj në atë moment është shpallur si ligjin për të mos u kthyer më në zyrën e presidentit të shtetit.
Ky është rasti i parë që deputetët e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht Komisoni Funksional i Kuvendit nuk ka marrë parasysh vërejtjen e presidentit, përkatëisht amandamentet e presidenti.
Një praktikë e tillë sa është demokratike aq edhe anarkike për faktin se presidneti është institucioni më i lartë i shtetit që është i thirrur të rrespketojë Kushtetutën dhe ligjshmërinë e vendit

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Besim Toska, BOTA SOT:Vrasjen e Bardhyl Ajetit e urdhëroi një deputet i PDK-së
» Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2013
» Shtyrja e zgjedhjeve presidenciale, antikushtetuese
» Pak ligje për luftimin e korrupsionit
» A NISI “EULEX”-i ME “PRAGMATIZMA” A ME LIGJE?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi