Shtyrja e zgjedhjeve presidenciale, antikushtetuese

Aleanca Kosova e Re duket se është acaruar nga partneri më i madh i koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarët e së cilës kanë shprehur hapur preferencat që zgjedhjet presidenciale të parapara për mesin e vitit 2012, të shtyhen për vitin 2013 dhe të mbahen përnjëherësh me zgjedhjet parlamentare. Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli ka thënë të martën se do të ishte jodemokratike dhe antikushtetuese nëse do të kishte shtyrje të zgjedhjeve.
Në një konferencë për media, Makolli ka thënë se duhet të respektohen plotësisht vendimet që ka marrë Kuvendi i Kosovës, përkatësisht rezoluta që ka dalë nga marrëveshja e arritur mes kreut të PDK-së, LDK-së dhe AKR-së për zgjedhjen e presidentes konsensuale dhe për fillimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të ligjit zgjedhor.
Rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës obligim që gjashtë muaj pas amandamentimit të Kushtetutës të bëhet zgjedhja e presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe është përcaktuar një afat se deri kur duhet t’i përfundojë detyrat e veta komisioni parlamentar për amandamentimin e Kushtetutës.
“Nëse ne nuk i respektojmë vendimet e Kuvendit të Republikës, atëherë nuk kemi çka flasim as për demokraci dhe zgjedhjet sipas kësaj logjike mund të mbahen në bazë të asaj që ne dëshirojmë dhe njerëzit nëse nuk janë këto rregulla ligjore që respektohen atëherë njerëzit 1 herë në 50 vjet do të mbanin zgjedhje”, ka thënë Makolli.
Ai nuk ka dashur të flas për atë se cili do të mund të ishte reagimi i AKR-së në rast se do të merrej një vendim për shtyrjen e zgjedhjeve deri në vitin 2013, por ka shprehur besimin e plotë që partitë politike do t’i respektojnë vendimet e Kuvendit.
“Unë nuk dua të prejudikoj, por besoj shumë që partitë politike do të respektojnë dhe do të zbatojnë vendimet e Kuvendit të Republikës…Do të ishte jodemokratike dhe antiligjore dhe antikushtetuese që të mos respektohen vendimet e Kuvendit”, është shprehur Makolli.
Ai ka paraqitur qëndrimet e AKR-së përkitazi me çështje të ndryshme që lidhen me ndryshimet kushtetuese dhe me ndryshimet në ligjin zgjedhor, duke thënë se pret që edhe partitë tjera t’i kenë parasysh rekomandimet e AKR-së.
“Sa i përket nënshtetësisë së kandidatit, por edhe presidentit të zgjedhur, qëndrimi i AKR-së është që kandidati për president të vendit të ketë të drejtën e kandidimit edhe në rast se ka më tepër se një nënshtetësi dhe kjo e drejtë mos t’i mohohet as pas zgjedhjes së tij në postin e presidentit”, ka thënë Makolli.
Makolli ka mohuar se kjo ka të bëjë vetëm me kandidatin e AKR-së për president, Behgjet Pacollin, por ka thënë se nuk mund t’i mohohet e drejta e kandidimit rreth 30 për qind të popullsisë së Kosovës që jeton në diasporë.
Sa i përket çështjes së zëvendëspresidentit, Makolli ka thënë se duhet të ketë, ngase ushtrimi i detyrës së presidentit nga ana e kryeparlamentarit është shkelje e kushtetutës dhe përzierje e pushteteve.
Duke folur për Ligjin për zgjedhjet, Makolli ka thënë se AKR-ja është për atë që në Kosovë të ketë shtatë zona zgjedhore, të jenë listat e hapura, të jenë 125 deputetë, 5 prej të cilëve të jenë të rezervuar për diasporën si dhe të ketë zgjedhje fizike edhe në diasporë dhe KQZ-ja të të gjejë format e realizimit teknik të kësaj mundësie.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Çdo gjë që i përket zgjedhjeve
» Lajme mbi rezultatet e zgjedhjeve:Edhe PD-ja edhe PS-ja kane filluar te festojne fitoren!
» Jehona e zgjedhjeve
» Rugova: Pas zgjedhjeve do t’i bashkohemi LDK-së
» Fieri, kusht për njohjen e zgjedhjeve

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi