Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A NISI “EULEX”-i ME “PRAGMATIZMA” A ME LIGJE?!

Shko poshtë

A NISI “EULEX”-i ME “PRAGMATIZMA” A ME LIGJE?! Empty A NISI “EULEX”-i ME “PRAGMATIZMA” A ME LIGJE?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 01, 2009 12:31 am

A NISI “EULEX”-i ME “PRAGMATIZMA” A ME LIGJE?!



“100” demonstrues serbë, në “hapësirën” e pompës së derivateve “Jugo Petroll” si zakonisht, (pardje) brohorisnin parulla fyese kundër shqiptarëve. Këta ish- “punëtorë” të Gjykatës në Mitrovicë, që deklaronin se nuk do t’i pranojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e konsiderojnë veten pjesë e sistemit të gjyqësisë së shtetit zyrtar të Serbisë. Kjo që thamë më lart është lajm që reprizohet sipas një inercioni kontinuel në veprimet antikushtetuese të “strukturës paralele” serbe në Kosovë, prandaj si lajm as nuk thotë gjë të re, pos nëse e shohim EULEX-in si “dizajnim” të ri qëndrimesh tradicionale të UNMIK-ut në “pamundësinë” e tij që kish përballë demonstrantëve serbë të sistemit paralel “të gjyqësisë së shtetit zyrtar të Serbisë” në Mitrovicë. Qëndrimi i Serbisë nuk ndryshon as në formë, as në strukturë ndaj EULEX-it, nga ai që kishte Serbia ndaj UNMIK-ut, në kohën kur e “refuzonte”. Ajo formula bajate (stereotipe tipike shtet-terroriste serbe) për të arritur qëllime politike pikërisht duke i refuzuar ato. Ju kujtohet si na mashtruan ta lidhim “miqësinë ndërkombëtare” me UNMIK-un (1244) pikërisht sepse Serbia e refuzonte UNMIK-un me parulla “demonstratash” (ia vriste policët) dhe e konsideron UNMIK-un “administratë shqiptare”, duke “harruar” se ajo “administratë shqiptare” zbatonte sovranitetin e Serbisë pikërisht me okblex-in e quajtur Rezoluta 1244. Tash i refuzojnë “institucionet e Republikës së Kosovës” duke “refuzuar” EULEX-in si mbikëqyrës “i vulave të republikës” në sistemin e gjyqësisë së Serbisë në Mitrovicë. Tadiqi dhe “paralelja e tij” në Mitrovicë as sot “nuk e dinë” se EULEX-i është nën kompetencën e UNMIK-ut. Si u paraqit zyrtarisht “EULEX”-i, Serbia menjëherë kaloi në krah të UNMIK-ut. Tash i pëlqen UNMIK-u, por jo edhe EULEX-i që mbron “vulat e Republikës” së Kosovës në sistemin paralel serb! Duke e parë veten se si serbët paralelë e kanë “zbuluar” rolin e “mbrojtësit të vulave” të Republikës së Kosovës, EULEX-i, për ta kamufluar rolin e tij prej mbrojtësi të “vulave” para “syve serbë” paralel, vendosi ta shqyrtojë mundësinë për ta gjetur një “zgjidhje pragmatike”, pra jo ligjore (me vula e me Kushtetutë, të cilën ka premtuar se do ta mbrojë). Kur nuk lejojnë serbët të zbatohet ligji, Evropë Lex-i duhet të gjendet disi në situatë, dhe të gjejë zgjidhje “pragmatike”. Tash zyrtarët vendës të Republikës po premtojnë se në të ardhmen EULEX-i do të jetë “sukses i EULEX”-it, që EULEX-i “do të ishte mirë nëse e arrin” (në të ardhmen) dhe “nëse” në të ardhmen, përsërisim, e arrin (suksesin, kuptohet). Kjo “arritje” duhet “të arrihet” për më së paku edhe dhjetë vjetët e ardhshme, që të bëhen 20 vjet 1244, përkatësisht të bëhet pjesë e sistemit të gjyqësisë së Serbisë në Kosovë. “Do të ishte mirë” që EULEX-i në të ardhmen të instalonte një “sistem unik”, thonë zyrtarët vendës (shqiptarë), sistem brenda institucioneve të Kosovës, sistem së bashku me serbët që konsiderojnë se janë pjesë e sistemit të gjyqësisë së shtetit serb. Ky sistem (gjyqësor) nuk do të ishte “unik” si ndarje de facto që është sot, por uniteti i dy sistemeve, (tre me EULEX-in, katër me UNMIK-un, pesë me dreqin dhe të birin) do të bënte ndarjen de jure, me ligj që mbron “unitetin” me ligj, me lex, e jo me pragmatizma provizore të rastit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi