AGIM GASHI:SHATORI I DHEMBJES DHE I TRADHTISË
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI:SHATORI I DHEMBJES DHE I TRADHTISË
AGIM GASHI
SHATORI I DHEMBJES DHE I TRADHTISË
Vizitë grevistëve puntorë të Fabrikës së Tubave të Çelikut nga Ferizaji
Kur në muajin nëntor, me mikun tim Avdullah Rexhen, vizituam Prishtinën, si synim kisha vizitën në shatorin e dhimbjes, në të cilin derdhen lotët e puntorëve, (tani varfnjakëve), në shatorin e smundjeve ku çdo ditë perdoren qindra ilaqe, shatorin që simbolizon tradhëtinë që i bëhet popullit, simbolizon gënjeshtren, simbolizon hajninë. korrupcionin dhe mjerimin që e ka kapluar atdheun dhe popullin tone. A nuk është kjo marrja e të gjitha partive politike opozitare që nuk i bashkohen grevës? Athua vallë po prisin derisa puntorët të vdesin?
Mu në qendër të qendres së Prishtinës, afër Qeverisë së Kosovës, karshi bustit të Skënderbeut e Ibrahim Rugoves, është ngritë aty një shator i puntorëve të Fabrikës së Tubave nga Ferizaji. Është ngritë, jo që deshten këta puntor ti kalojnë mbi 200 ditë në kalldërmin buzë Qeverisë, por i shtyri tradhëtia e Kryeministrit Hashim Thaqi, i cili gjatë fushatës u premtoi se do ta zbaton Vendimin e Gjykatës që me Aktgjykimin Nr.08/09 të 17 dhjetorit 2010, ku detyrohet shteti, gjegjësisht AKP-ja, ti paguan puntorët të cilët ishin dëbue nga puna dhe të cilëve u ishte shitë fabrika.
Fushata ndërroi rrjedhën e disponimit të puntorëve, solli pak shpresa të thyera, kur Hashim Thaqi atëherë ju tha punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Çelikut në Ferizaj, se “çdo të drejtë të tyre do ta zbatojë qeveria e ime”. Ndërsa mu kjo qeveri ende nuk e kishte zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2011, e cila e obligon që punëtorët e kësaj fabrike t’i kompensojë me mbi 25 milionë euro. Deri tëherë këta puntor kishin bërë mbi 100 protesta të cilat si kishte pare e as dëgjuar askush.
Por, Hashim Thaqi kësaj radh do ti bindëte puntorët duke ju thënë:” “Avokati më i madh i juaji jam unë, dhe kam punuar për juve edhe pa u takuar me juve”. Madje ua kishte thënë edhe këto fjalë: “Çdo e drejtë që juve ju takon, ne do ta zbatojmë. Unë do ta respektoj ligjin, do t’i respektoj procedurat”.
Gjykata Komunale kishte vendosur në vitin 2002 që punëtorët kanë të drejtë të kompensohen.
Vendimi parashihte që 900 punëtorë të kompensoheshin me një shumë totale prej 26 milionë eurosh për shkak të largimit të padrejtë nga puna për një periudhë dhjetëvjeçare prej vitit 1989 deri më 1999.
Fabrika e Tubave të Çelikut në Ferizaj IMK, ishte privatizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe ishte blerë nga një qytetar ferizajas.
Punëtorët pohojnë se blerësi Arian Hasani nuk ka pasur biznes dhe as të holla për ta bërë privatizimin e fabrikës.Të gjitha këto ishin kamuflime të AKP-së e cila nën dirigjimin e shtetit dhe për përfitime përsonale, bënte pazare dhe shiste pasurinë e popullit shkel e shko.
Shkuam drejt e në derën e shatorit. Na u praqit një pamje e errët dhe në fillim nuk dallova se sa puntor grevist kishte aty. Me të hyrë në shator, disa më njohen dhe u ngriten të gjithë të na përshëndesin. Kryetari i Grupit Grevist, Njazi Asllani, na bëri vend në tavolinën pranë televizionit. Aty erdhen edhe puntorë tjerë, si Ramadan Haradini, Danush Kabashi, Shiqeri Bajrami, Fehmi Mehmeti, Ismet Shabani etj.
Më dhimbeshin në shpirtë. Disa nga ta ishin të shtrirë e të sëmurë. Ishte dita e 169 që ata flenin aty në dyshekët e hollë e në pllakat e gurëve të eksportuar nga Kina. Dhimbja dhe zhgënjimi shifeshin në fytyrat e atyre njerzëve që kishin derdhur djersën e tyre, kishin humbur edhe gjymtyrët duke punuar punët e rënda të fabrikës, e sot kur duhet ta gëzonin mundin e tyre, ta kenë të shtruar sofren ashtu si duhet të ushqehet mesatarisht një qytetar i këtij atdheu, duhet të bënin grevë në ato kushte çnjerzore.
Gjatë bisedave me këta puntorë të moshuar e të zhgënjyer, mendja shkonte edhe te qindra e mijëra puntorë skamnorë, që ky shtet i fituar me gjakun e djemëve të tyre, i kishte debuar dhunshëm nga vendet e punës, ua kishte shitë fabrikat e uzinat, i kishin marrë e vejdhur paratë, dhe tani populli vuante e nuk bëzante.
Pothuajse të gjithë e shtronin pyetje: „Athua vallë kjo Kushtetutë vlen edhe për ne“?
Unë i shkreti ua ktheja se Kushtetuta është e të gjithë qytetarëve të këtij atdheu, por fatkeqësisht ajo vjen vetëm për hajnat, haraçistët, politikanët e kriminalizuar dhe për kraxhoat e kësaj toke të shkretë.
Bisedës dhe mikritjes së këtyre puntorëve, mu desht me i dhënë fund nga dhimbjet e shpirtit tim që nuk isha në gjendje të i ndihmoj asgjë. U përqafuamvllëzërisht, shtrënguam duart dhe luta Zotin që kësaj greve ti vie fundi në të mirë të puntorëve.
Posa dola në sheshin e Madh të Nënës Tereze, aty mu duk se busti i Skëndërbeut dhe ai i Ibrahim Rugovës, lëshonin pika loti për dhembjen shqiptare të ditëve tona.
Sot kur po e shkruaj këtë shkrim, me mendje jamë te ata puntorë dhe te Qeveria e Re e cila u formua këtyre ditëve pas ngërqit shtatë muajsh.
Athua vallë Kryeministri i ri Isa Mustafa do ta vazhdon punën me kërcnime si ditën e pare, dhe këta puntorë së shpejti do ti dëbon edhe me polici.
Politikanët tanë janë milionerë. Ata nuk qajnë hallin për barkun e zbrazët të puntorëve dhe familjet e tyre.
Zoti e ndihmoftë atdheun e katandisur në mjerim.
13.12.14
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sylejman Aliu:Porositë gurgulluese të dhembjes dhe të krenarisë-Agim Gashi: “Epoka e nderit”
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi