Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Internacional-Valentina Broja Sahin një poete interesante

Shko poshtë

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Internacional-Valentina Broja Sahin një poete interesante  Empty Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Internacional-Valentina Broja Sahin një poete interesante

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 26, 2011 1:15 am

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Internacional-Valentina Broja Sahin një poete interesante  190574_10150129212038186_678723185_6489485_2595476_n

Kristaq Shabani:Rrugëtim profil Pegasi Internacional-Valentina Broja Sahin një poete interesante

Gjeografia poetike është e gjerë dhe tërheqëse si një magnet ...

Valentina Broja Sahin një poete interesante , e cila është e dashuruar tejsisht ndaj poetikës; banon në Francë, por nga Materniteti i Krijimit ka lindur krijesën e saj " Vertigo" Dialog mes vetes dhe vetes”

Një stil dhe një tregim të ndodhisë me flakandan mendimesh të moderuara… dhe me dialogim interesant …
Shdufim zemërimi në eterin e rënduar të ekzistencës së rremë, ku poetja. që përfaqëson njeriun ekzistent në ekzistencën e rremë, ka prezencë humanizmin total të padredhuar si dhe paraqitjen e lëkurtë origjinore… Është një rraskapitje e dukur që flet përmastësisht...
Me një stil dhe rrjedhje ngjarjesh poetja Valentinë tregon episodin dinamik të aktit, ku vullkanizmi i shpërthimit ndjenjësor notaton mandej në aktin e dhimbjes, të ndarësisë dhe të përsjelljes në kujtesë të eliminimit të enigmës, të zhdukjes së natës qafërore, përkëdhelëse, shfryrëse, dehëse, shijimi i qenies njerëzore dhe të një buzimi çarës, duke përfunduar në një inat të madh mëngjesi...
Një libër që kërkon vëmendueshmëri nga mendimi kritik për analitikë të tij pë t’I promovuar vlerat. Poetja është shumë premtuese madje mund tw them se në një linjë shumë mbarësore.
Libri ka ndërthyerje të bukura. Interesant dialogimi numeric I numrit 666 me 118 me një stil të veçantë, iteresant dhe idesh e mesazhe te “piluluara”. Nëpërmjet këtij dialogimi zbulohet mprapshtësia e botës dhe mërzitia e jetës, dashuri dhe hidhërimi, vetdija dhe vetflijimi, ikja vrapimthi dhe ikja me natyralitet... Një dialogim Vete – Vetvete që thotë shumë ... Një dialogim që të mbërthen me aktin e tij transparent dhe me prurjet mendimore... Është një stil krejt vetiak, pa huazuar... Poezia e saj është e thellë dhe korelative me analizja jo të rrafshta, por dhe me një vertikalitet të paanshëm… Në planin e pare, në një këndvështrim të shpejtë thua se në vargjet e saj nuk ka lidhësi, se ka rrjeshtim frazash, por, po të sudiosh dhe të ndalesh, vëren një lidhësi harmonike që nxitohet të jap mesazhe të mëdha .. Duket sikur ke te besh me fjalë të figuruara vetëm.. Duket sikur vargjet janë tituj të rreshtuara jo vargje, por me këtë metodë grafikimi e figurimi mund të lexosh me një spikatje sysh se kwtu ke të bësh me interpretim të realitetit të raportit qenie – realitet, mjedis, ndërgjegje – ndërgjegje shoqërore, moral vetiak dhe shoqëror dhe luajtje rolesh sipas caktimit…
Të bie në sy pasuria e fjalësit të Valentinës, që i përdor thekshëm dhe guximshëm. Titullime të gjetura me finesse sh wme etikë poetike me një paraqitje të thelluar mendimore. Shembujt janë të shumtë. Humbja e shpresës që qan në kë shtjellë druri…
Një shprehësi e bukur e gjetur … Valentina, në kuptimin e vërtetë të fjalës një poete që i kërkon vetes, pasi ajo është në një dialogim të fortë të brendësisë së saj, vetja- vetvetvetja…, duke nxjerrë m e këtë fenomenet e “botës” në lakuriqësinë prezente.


Ja si shprehet : 6. Pëshpëris një emër
që është i ngjashëm
me metamorfozën e djallit.
7. Njerëzit e çuditshëm
kuptohen më mirë se ata ordinerët.
Kam fat që më kupton dikush.
Vetmia.


Apo : Iluzionet zbehen në pasionin e fjalës... Duke lexuar këtë vëllim poetik , s’mund të mos thuash që ky vëllim është përpunuar thellë dhe mandej ka dalë në “ajri”. Shquhet edhe në trajtimin e ndjenjësores dhe të sjelljes së lirizmit me metodën dhe tarjtën e saj origjinale. Këto janë hapa të sigurt për prurje të tjera më të mëdha ... Hapat janë hedhur..., por i pret promovimi i këtyre vlerave që mund të realizohen në ngjarje të tilla të mëdha si Simpoziumi i Katërt Ndërkombëtar Muza Poetike ‘Pegasi”15-18 prill 2011. NJË POETE QË KËRKON VËMENDJE TË MADH E DHE PA FRIKË MUND TË THEM SE VALENTINA ËSHTË POETE NË KUPTIMIN VËRTETËSOR TË KËTIJ “NOCIONI”


Valentina Broja Sahin

08.10.1972 e lindur në Mitrovice,
Shkollen fillore dhe te mesme ne Mitrovice, Dizajnin inerior ne France,
Jetoj me se 15 vite ne Paris, (e martuar , nene e 4 femijeve)
Para nje muaji me eshte botuar permbledhja e pare " Vertigo" e botuar nga Qendra per studime humanistike "Gani Bobi" - Kolana MM


Poezi nga Valentina Broja Sahin

666. Kam dhimbje.
118. Nga?
666. Asgjëja.
118 Dua përgjigje.
666 Unë dua të fluturoj.
118 Nga bota?!
666 Nga të gjitha absurdet marramendëse.
118 Të kam kërkuar.
666 Do t’më gjesh në varr.
118 Nuk dua të ikësh.
666 Do të mbes hije pas teje.
118 Kam frikë.
666 Nga unë?
118 Nga gjurmët që mbesin pas, sikur jam ndier më herët.
666 Natyra vdes një ditë.
118 Por ti do të ekzistosh.
666 Unë do të vdes.
118 Por do mbetesh plagë përcjellëse.
666 S’jam askushi.
118 Më vjen të qaj!
666 Arsyeja?
118 Realiteti i hidhur.
666 Që jam duke u zhdukur?!
118 Zhduku.
666 Pse më injoron?
118 Nga kërkesa e trishtë!
666 E vdekjes?
118 Jo, e çmendurisë tënde.
666 Dua të largohem
118 Me mua?
666 Jo, me dhimbjen.
118 Nuk i largohem dhimbjes tënde.
666 Mundohu.
118 Do të ta dhuroj një krizantemë.
666 Ç’më duhet?!!!
118 Të të mbajë të gjallë.
666 Por unë do të vdes.
118 Dua të më mbash në shpirtin tënd.
666 Shpirti im është zbehur, është hardallosur.
118 E kush je ti?
666 Ajo që hakërrohem.
118 Je çmendur.
666 Kam qenë gjithmonë.
118 Dua të të mbaj me atë çmenduri.
666 Po ti ekziston?!!!
118 Diku në univers të tkurrur.
666 E di që të dua?
118 Të urrej.
666 Zhvishu...
118 Do t’më marrësh me vete?!
666 Jo
118 Dua të dua.
666 Por mua nuk më do askush tjetër përveç djallit.
118 Je e trentë.
666 Dhimbjet më ngjethin.
118 Nga?
666 Mosfaljet.
118 Do të largohem, nuk e dua këtë bisedë.
666 Do të të vij pas.
118 Nuk dua!
666 Unë jam e vdekur, të përcjellë ngado që shkon.
118 Por unë ta shtoj e ta largoj frikën.
666 Nuk kam frikë nga ti.
118 Përqafoje qiellin me shikimin tim të lutem.
666 Unë dua krahë të fluturoj.
118 Përse i do?
666 Që t’i shoh lotët duke i futur në xhepa.
118 Më lër të qetë. Nuk dua t’më përcjellësh.
666 Unë kam vdekur. Të vdekurit kërkojnë shoqëri.
118 Zhduku nga unë.
666 Nuk mundem.
118 Pse?
666 Se je dhimbja ime. Je shpirti im.
118 Për këtë arsye më përcjell?
666 Dua ta ndjesh atë që ndjej unë.
118 Por ti më mundon!

666 Do të të mundoj gjithmonë. Do që të kërkoj falje? 118 Për çfarë arsye?
666 Që do të jam afër teje?
118 Jo.
666 Ç’do atëherë?!!
118 Jetën.
666 Por ti s’ke vdekur!!
118 Zhdukur rrugëve të vetmisë.
666 Pra, s’ke vdekur.
118 Mos llomotit, largohu.
666 Do të largohem.
118 Do të vdes sa herë ta fal përshëndetjen e fundit.
666 Nuk të dua afër.
118 Unë ty po.
666 Por unë Kam Vdekur.
118 Më prek. Ndieje frymëmarrjen time.
666 Kam Vdekur.
118 Më përqafo.
666 Kam Vdekur.
118 Mos më lër vetëm të lutem.
666 Kam vdekur.
118 Do të çmendem!
666 Kam Vdekur.
118 Më çmende.
666 Zemër, Kam Vdekur.
118 Ik.
666 Unë të pres.
118 Ku do t’më presësh?
666 Në ferr.
118 Ik.
666 Largohem...
118 Të dua.
666 Kam Vdekur, edhe me dashurinë tënde.
118 Të dua të thashë.
666 Kam vdekur, Jam e vdekur,
118 E çmendur, mos llomotit.
666 Të përqafoj, sikur vdekja mua.
118 ?!!!
666 Të dua sikur ti më do.


HARRESA E FJALËVE

A ekziston ajo që ekziston?
Agoraphobia
Ajo që isha, e ajo që jam’
Buzëqeshje
Çastet e së përditshmes
Dialog mes vetes dhe vetes
Droja
A ekziston ajo që nuk ekziston
Fati im
Heshtje pa frymë
Heshtje e shpaluar
Kam frikë nga frika
Kërkoj diçka për të më ndihmuar
Lëndim
Mbi trupin tim
Më lejo
Rrugët e qetësisë mbyllen në mbrëmje
Mëngjesi i tradhtisë
Në zgjim
Nëse do t’më pyesni
Rëndësia e parëndësisë
Tabu të harruara
Vdekja kukulla ime
Vetëm gjëra të vogla që dua të t’i them
Xanax i etur

ABSURDITETI I RRUGËVE
PA KTHIM


Amanet
Apati anashkaluese
Apokalips
Art manipulues
Asgjë për të kuptuar
Asgjë s’duhet të lëvizë
Askush afër
Shpresa që mundohet të më ngjajë
Bukuritë që ekzistojnë
Disa fjalë që mungojnë
Eklips 1
Shfaqje mendimesh për ty
Festat shkojnë e vijnë
Nuk ka fjalë
Humbje kohe në pritje
Ikje e palëvizshme
Ironi pa arsye
Kërkim i asgjësimit
Frika kapur për tmerrin
Labirint trishtues
Më lësho
Më mirë është në zbrazëtirë
Më njeh
Dyshimi i ftohtë
Mëngjesi hap sytë i lodhur
Mes meje dhe teje
Mosekzistenca
Në shoqëri me dehjen
Ndërrime
Një ikje e thjeshtë
Në harresë
Ata shohin veten, jo mua
Për çudi
Epileptike
Përqafoje gjumin
Ëndërr e preferuar
Pritje e lodhur
Shëtitje absurde
Të ndjek ngado që je
Do bëhet vonë, zemër


HUMBJA E SHPRESËS QË
QAN NË KËSHTJELLË DRURI


Apologji
Çastet e së përditshmes
Dashuria me diellin
Dehje vrasëse
Ecje drejt diellit
Humbjet
Idil i thyer
Mbështjellur me flluska bore
Mbylle derën e mendimeve
Një hije
Dashuri nën dritën e hënës
Plumbi ia puth lulen e ballit
Shërbim i vetvetes
E lodhur nga ekzistenca e rreme
Ti fluturon
Urdhër i vetvetes
Zhdukje nga dyshimi


ILUZIONET ZBEHEN NË
PASIONIN E FJALËS


Erotizëm i përcjellë nga inati i mëngjesit
Ka shumë kohë të zhdukur
Kalimi i kohës të shkakton dhimbje
Kërkesa të mallëngjyera
Maska e universit të uritur
Mendja shëtitet qenies sime
Mënyrë tjetër
Mendimet shëtisin edhe aty ku çdo gjë është e ndaluar
Pakapshmëri
Pretekst për asgjësimin e trupit pritës
Pështjellim
Refleksione
Shkojmë andej nga është prishur rruga
Momente për veten nga vetja

DASHURI ME ERRËSIRËN


Dialog
Mos
Fundi
Kur dita do të vijë
E pamundura
Aty
Ndeshje fjalësh
Ankthi
Të huaj
Dehje
Fundosje
Eklips 2
Kohë
Ne
Mëkatet
Më tha…
Dashuri me errësirën

Kam frikë nga frika

Kam frikë nga mendimet e mia
Kam frikë nga përcjellja e vetes që më çon thepave të ekzistencës
Kam frikë nga fytyra ime që nuk e shoh as në pasqyrë të thyer
Kam frikë nga heshtja , se nuk i mbaj dot fjalët
Kam frikë nga dashuria, se një ditë do ta tradhtoj
Kam frikë nga qyteti, se më është si përbindësh koke
Kam frikë nga fshati, se shijoj bukuritë që më shtojnë frikën në palcë
Kam frikë nga shoqëria që zhduket sa herë që zhdukem unë
Kam frikë nga të afërmit, se do të gjykohem pa ndonjë arsye
Kam frike nga librat, se ma humbin gjithë atë çka deri sot kam mësuar
Kam frikë nga udhëtimet, se stagnoj gjithmonë në të njëjtën rrugë
Kam frikë nga orgazmi, se do të kërkoj secilën herë më tepër
Kam frikë nga sëmundja, se nuk ma lëshon trupin e sëmurë
Kam frikë nga çmenduria, më ka përqafuar sa e sa herë
Kam frikë nga varfëria, se më ndihmon të bëhem më e pasur
Kam frikë nga mendimet, më dërgojnë shtegut të vdekjes
Kam frikë nga hyjnitë, do t’më mbajnë në kurriz kohë të gjatë
Kam frikë nga fantomët, unë jam njëra ndër ta
Kam frikë nga eksitimet, se më bëjnë të fluturoj në qiell të shtatë
Kam frikë nga kafshët, çdo ditë shoh më të çmendura
Kam frikë nga prekja e vetes, do të fëlliqem edhe më tepër
Kam frikë nga qenia ime, se një ditë do t’më rrëshqas nga duart
Kam frikë të shkruaj, mungesa e mundimeve më mundon më tepër
Kam frikë nga veturat, se do të fluturoj si hije demonësh
Kam frikë nga rrugët, që nuk u gjej fillin e fillimit
Kam frikë nga bukuria, se do t’ma shtrydh shëmtimin ndër këmbë
Kam frikë nga loja, se asnjëherë nuk më lë vetëm, çdo here luan me mua
Kam frikë nga demonët, se më përqafojnë pandërprerë
Kam frikë nga xhelozia, se më përcjellë në realitet
Kam frikë nga uji, se pastrohem nga të këqijat
Kam frikë nga pyetjet, se asnjëherë nuk u gjej përgjigje
Kam frikë të ushqehem, se ngulfatem edhe nga uji
Kam frikë nga këngët, se m’i ngacmojnë lotët
Kam frikë te këndoj, se këngën e dua në varr
Kam frikë nga lulet, se do t’ma mbulojnë varrin
Kam frikë nga njerëzit, se nuk do t’më kujtojnë kur të vdes
Kam frikë nga jeta, që tashmë veç më ka vdekur


Nëse më pyesni


Nëse më pyesni nga kam ardhur,
do t’ju them që kam fluturuar mbi çdo pyll të djegur,
do t’ju them që kam vajtuar çdo këngë të pakënduar,
do t’ju them që kam humbur çdo dashuri të padashuruar,
por ndihem e lumtur.
Nëse më pyesni cila dëshirë më shpërblen,
do t’ju them që janë fikur gjithë qirinjtë e shpresës,
do t’ju them që jam larguar nga secila kope vrasëse,
do t’ju them që jam ngrirë prej secilit burim të akullt,
por ndihem krenare.
Nëse më pyesni cili mundim më përcjellë,
do t’ju them që dashuria është dhimbja e vetme,
do t’ju them që absurdi i tradhtisë është i ëmbël,
do t’ju them që përqafimi ngatërrohet shumë herë në trupin tim, por ndihem e vetmuar.
Nëse më pyesni për mungesën e ëndrrave,
do t’ju them që shumë herë kam ëndërruar me sy çelë,
do t’ju them se me miliona herë kam kërkuar të pamundurën,
do t’ju them që sa e sa herë kam stisur epshe të panumërta,
do t’ju them që ngandonjëherë jam zbehur,
do t’ju them që ngandonjëherë kam vizituar qiellin,
do t’ju them që sa e sa herë kam fjetur këmbëzbathur,
do t’ju them që shumë herë kam derdhur lot,
do t’ju them se kam gjetur kënaqësinë lakuriqe,
e shumë e shumë herë kam përqafuar djajtë e mallkuar,
që ma zbukuruan secilën lëvizje të qenies time.
Ndihem e madhe, në këtë botë të vogël.

Amanet


Ta dhashë frymën e fundit,
e iu shtrova vdekjes.
Si përshëndetje ta lashë skeletin e bukurisë,
duke u rrotulluar në duart e tua.
Ta thashë fjalën e fundit,
e iu shtrova kënaqësisë.
Për dashurinë e papërfunduar prekjeve të llastuara.
U shtriva në ty,
që t’më kujtosh si fantom i pavdekur,
që kullon gjak .
Dua t’më dashurosh,
duke më zbukuruar me hijen tënde.
E të mos ma heqësh vellon e zezë, as atëherë kur terri bie.
Le të jetë ky amaneti im i fundit.
Në këtë univers të tkurrur
Rrugët e qetësisë mbyllen në mbrëmje
Kur hëna lëshon yjet
në trupin tim lakuriq,
fillojnë orgjitë e tyre të egra mbi mua,
pa e lutur mëngjesin që të këndellet.
Kur toka rrotullohet ndër këmbët e mia,
fillon ngrohja ekzibicioniste,
në sy të vetmisë, si shënjestër dashurie.
E kur shiu troket në dritare,
pastroj trupin me lojën e vetëkënaqjes vrastare.
Me një tkurrje të tërë qenies sime,
që s’ekziston as në ëndrra.
Të gjitha rrugët mbyllen.
Në të vështruarit e mbrëmjes.
Mëngjesi i tradhtisë
Më pa duke u dridhur.
Unë e pashë të qetë.
Më afroi.
Më tha dashuria është e pafund.
E përqafova.
I thashë që vdekja është më e ëmbël.
Të ngjitur për njëri-tjetrin, iu shtrimë natës.
Duke e pritur mëngjesin e tradhtisë.


Festat shkojnë e vijnë

Ja ku jam me lëndime.
Pres festën e dashurisë
ulur në dërrasa çmendurie.
Ta fal përshëndetjen.
Ta dhuroj lamtumirën.
Por mos mê shiko me bisht të syrit
se nuk ringjallem.
Nuk mund të ta fal dritën që ma vranë në errësirë.
Ja ku jam me vetminë.
Pres ëndrrën e mbështjellë
me dhuratë trishtimi,
për një fjalë të vetme.
legjendave tua vdekjeprurëse.
Ëndërr e preferuar
Seksi sillet vërdallë
aneve të pakundërshtuara.
Lulet përqafohen me aromë vdekjeje.
Engjëjt marrin drogë
duke kënduar himne Homerike.
Zoti dehet duke fshirë
trurin e njerëzimit.
Do bëhet vonë zemër
Nxora rrënjët e secilës lule,
për ta ushqyer bukurinë tënde.
Të ngordhur.
Mos më merr për të çmendur !
Shëtita secilit pyll që më bëri me dorë.
Shtegtimin e shndërrova në një gatesë buke të mykur.
Ecja zbathur, si asnjëherë tjetër.
Bjeshkët e kafshuara nga djalli, më tronditën.
Aurat e lodhura ma mbanin kokën e zhurmshme.
Triumfova zjarrit të fikur.
Tymin e largova me duar,
për të fluturuar qiellit vdekjeprurës.
Zemër, iu bashkëngjita rrahjeve
që më vinin nga sytë e tu.
Shikimin e mbylla
me çelësin e fshehur në gji.
Këtë s’mund të ma marrësh.
E largova edhe përleshjen e ikjes
që frika m’i dridhte këmbët.
Por zemër, kjo është dhuratë imja,
që ty nuk të ka takuar asnjëherë.
Nuk mund ta mbretërosh.
Një ditë, kur në vend të shiut do të derdhen petale lulesh,
kur në vend të acarit do të vallëzojë dielli,
do të të pëshpëris në tërë qenien tënde
se unë jam djegur,
jam zhdukur.
Në përqafim parajse
që ti nuk e deshe.
E lodhur nga ekzistenca e rreme

Ekzistenca ime është e rreme
një fytyrë me vel injorance
që ma zë frymën
humanizmi im
është real dhe pa dredhi
po keqkuptohej si shtrëngim për fyti
pa shkundullime arsyesh
por ja që ekzistoj
jam njeri
lëkura nuk më ndërrohet
dhe mendja s’më ikë askund
vetëm se jam rraskapitur
e lodhur nga ekzistence e rreme

Erotizëm i përcjellë nga inati i mëngjesit

Lakuriq, të shtrirë,
të ngjitur njëri për tjetrin
kërkonin udhëtimin në shpërthim vullkani,
të të dy trupave.
Me vuajtje shtyhej ndarja e dhimbjes
në kënaqësitë e historive të të dy shpirtrave
që do ta kujtojnë njëri-tjetrin,
edhe atëherë kur s’duhet.
Mjerimi ngadhënjen.
Shijonte qenien e saj si ëmbëlsirë
lëpirjeve të të gjitha copave të trupit të saj,
si kërkesë e shtruar magjike
në shkrirje të buzëve të çara.
Vuajtjet villen.
Përpinte spermën në rrotullime të pangopshme,
si të fuste kokën ujëvarave të botës,
duke mos kujtuar tragjedinë e së nesërmes
në lutje të mosardhjes.
Asgjëja nuk ka jetë.
Pas tërë djersës që trupi i tyre u ngop me kënaqësi,
iu shtrinë natës.
Nata kishte filluar të zhduket ngadalë,
si fantom i lodhur,
si ngordhje e paftuar.
Qetësisht, pa kërkuar falje
Në inatin më të madh të mëngjesit.

Mendja shëtitet qenies time

1. Përsëris vitet

vetëm me një dhuratë të shpërndarë,
e falur nga shoqëria
që theu eshtrat,
shtratit të vetmisë.
2. Theva pasqyrën e vetmisë
në një mëngjes të dehur,
me një dridhje të vetme shikimi.
3. Ulur fragjilitetit
ushqehem me injorancë të çmendur,
konfuze.
4. E shkruaj një letër
për ta falur frikën e vetmisë,
me alkoole dehëse.
5. Luaj një lojë
që m’i ngulfat dëshpërimet
nga droga e përditshmërisë.
Në pritje.
6. Pëshpëris një emër
që është i ngjashëm
me metamorfozën e djallit.
7. Njerëzit e çuditshëm
kuptohen më mirë se ata ordinerët.
Kam fat që më kupton dikush.
Vetmia.
8. Shiu dëgjoi bisedën sekrete
që ia thashë vetes.
M’i fali vetëm paragjykimet e secilës pikë,
që lëshoi mbi flokët e mia


Mëkatët


Vjedhurazi dua të largohem mëkateve të botës.
Të shkruaj me fjalë që s’thuhen në atë shtëpi të fytyrëgrisurëve.
Të iki ngadalë duke i gëlltitur mitet
që ndalin dritën e diellit të moçëm.
Tmerrësisht të fluturoj në krah profeti,
në pritje të vetvetes.
Ulërimën shurdhuese dua ta lë aty pa lëvizur.
T’i shërbej reales arsyeshëm duke kapërcyer mure dashurie.
Ngrohtë¬sisht ta përfytyroj jetën iluzioneve, që më vrasin.
Aty, në botën e mëkateve që nuk ekzistojnë.

Cilës dyfytyrësi i takoj unë?
Këtyre festave që shkojnë e vijnë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi