Geci rrëfen njohjen me Bllacën dhe historinë e DVD-së
Faqja 1 e 1
Geci rrëfen njohjen me Bllacën dhe historinë e DVD-së
Geci rrëfen njohjen me Bllacën dhe historinë e DVD-së
Ndonëse ishte paralajmëruar se dy ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës do të dëshmojnë sot para gjykatësve të EULEX-it lidhur me atë se si ata e kanë njohur Nazim Bllacën, ndodhi të paraqitej vetëm njëri. Ishin të thirrur Adem Salihaj e Gani Geci. Por i pari ndodhej në pushim dhe ai do të paraqitet njëherë tjetër, ndërkaq Geci rrëfeu historinë e njohjes me Nazim Bllacën dhe të DVD-së, që tronditi opinionin kosovar.
Në nëntor të vitit 2009 është bërë regjistrimi i një DVD-je. Dy ditë para se të bëhej ky regjistrim, Nazim Bllaca e ka thirrur kryetarin e degës së LDD-së në Lipjan, me të cilin ka lidhje familjare. Të njëjtën natë më thërret mua ky kryetar dhe më thotë se “dikush do të flasë me ty në telefon, a t’ia jap numrin tënd të telefonit?” I thashë “S’ka problem!”
Më ka thirrur një njëri i quajtur Nazim Bllaca, zërin e të cilit nuk e kisha dëgjuar kurrë, e as emrin.
Më ka thënë jam Nazim Bllaca dhe kam një çështje me rëndësi ta bisedojë me ju, po këtë nuk mund ta bëjë përmes telefonit. I thashë s’ka problem. Unë për çdo ditë jam në Prishtinë. Ai tha se mund të vijë në Skenderaj dhe jemi takuar në zyrën e vëllait tim, në Autoshkollë.
Ai më është prezantuar dhe më ka thënë se jam një vrasës, kam rrahur e kam plagosur njerëz. Në fillim kam qenë i shokuar dhe i kam kërkuar letërnjoftimin. Ai nuk kishte letërnjoftim dhe ma solli lejen e veturës, prej të cilës unë ia mora të dhënat. Ai ka vazhduar të m’i tregojë të gjitha ato që tashmë i ka thënë publikisht dhe në një moment ka ardhur te Adem Salihaj. Këtu i kam thënë stop. Do të shkojmë të Adem Salihaj. Kur ka filluar të flasë për Adem Salihajn, kam filluar t’i besoj. Ai më ka thënë se e ka ruajtur një muaj afër shtëpisë për ta vrarë. Ai më ka thënë se ka qenë një makinë ku kanë qenë dy veta, që kanë dashur ta vrasin. Këto m’i ka pohuar edhe vetë Adem Salihaj.
Ne kemi shkuar në Ferizaj. Jemi takuar me Adem Salihajn dhe ai e ka pyetur a je i gatshëm që të gjitha këto t’i qesësh në një DVD. Për Ademin deklarata e Nazim Bllacës ka qenë e besueshme, pasi ai ka qenë vetë protagonist. Ai i ka përmendur disa njerëz me makinë që kanë pritur ta vrasin Adem Salihajn.
Në bazë të përshkrimeve që i ka bërë Bllaca, Ademit i janë përputhur të gjitha. Bllaca u pajtua për një DVD dhe na la amanet që nëse vrahet nga një kopje të kësaj DVD-je t’ua dërgojmë familjeve të viktimave.
Sa i përket tentim vrasjes, ngjarja ka ndodhur kështu. Një veturë “Opel Omega” i ka shkuar prapa Ademit dhe në një moment të dy veturat janë barazuar. Personi që nuk ka qenë shofer e ka nxjerr armën, ia ka drejtuar Adem Salihajt dhe i ka thënë “tungatjeta burrë!”. Edhe Salihaj e ka nxjerr armën e vet dhe i ka thënë “tungatjeta burrë!”. Kjo ka zgjatur për disa sekonda, derisa vetura nuk është tërhequr dhe ata të dy, që kanë dashur ta vrasin, kanë ikur nga vendi i ngjarjes.
Ne shkuam në shtëpinë e Adem Salihajt dhe pasi ai nuk e kishte një kamerë, doli për ta gjetur diku. Pas disa minutash u kthye dhe Nazim Bllaca u ul në një karrige dhe filloi të tregonte të gjitha ato që tashmë dihen publikisht.
Nazim Bllaca, nga Ribari i Madh, pati deklaruar se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione” të, siç ka thënë, “vrasjes, plagosjes, rrahjes e shantazhit të personave të caktuar, të parë si kolaboracionistë të Serbisë, apo si rivalë politikë”.
Kjo paraqitje e Bllacës pat ardhur pasi që deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, kishte paraqitur akuza të ashpra për përfshirje në krime politike ndaj disa deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Në Gjykatën Supreme të Kosovës të enjten ka vazhduar seanca gjyqësore kundër Fahredin Gashit dhe Hysri Ramës, me dëshmitë e kushëririt të Fahredinit, Reshat Gashi, dhe kushëririt të Nazim Bllacës, Kemail Bllaca.
Reshat Gashi gjatë luftës kishte qenë mjek i UÇK-së në fshatin Krojmir të Lipjanit, në të njëjtën brigadë me Fahredinin dhe Nazimin. Para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtarët e EULEX-it, Gashi ka paraqitur versionin e tij për atë se si kanë rrjedhur ngjarjet pas prishjes së marrëdhënieve ndërmjet Nazim Bllacës e Fahredin Gashit që nga viti 2007 e tutje. Sipas dëshmitarit, ai vetë e ka luajtur rolin e ndërmjetësuesit në mes tyre, ngase e kishte parë se kushëriri i tij Fahredini ishte në situatë të vështirë. Sipas dëshmitarit Gashi, Bllaca ka qenë ai që e ka shantazhuar Fahredin Gashin, nga i cili ka kërkuar 400 mijë euro në këmbim të mbajtjes sekret të një CD-je, që, sipas Bllacës, nëse do të publikohej, ai incizim do të shkonte në dëm të Fahredinit. Dëshmitari ka thënë se pas shantazhit që i ishte bërë ‘Farukut’ nga Nazimi, ai kishte shkuar tek dëshmitari Gashi, për të kërkuar ndërmjetësim në mes tij dhe Bllacës, që të merreshin vesh për kërkesat e Nazimit, nga i cili, sipas tij, ‘Faruku’ ndihej i kërcënuar.
“Pasi m’u ankua Faruku, unë shkova me të që të takohesha me familjarët e Nazim Bllacës. Babai i tij, Idrizi, i kërkonte 400 mijë euro. Unë i thashë atij se nëse Faruku ia ka Nazimit borxh atë shumë parash do t’ia kompensoj unë. Por pastaj doli e kundërta, doli që Nazimi ia kishte Farukut 140 mijë euro. Pastaj babai i tij më tha: “Djali im i ka në dorë do kaseta në të cilat dëgjohet Fahredin Gashi duke dëshmuar para hetuesisë kundër Fatmir Limajt dhe ushtarëve të tjerë të UÇK-së, në Tribunalin e Hagës”, ka thënë dëshmitari Reshat Gashi. E pas disa takimeve të tjera që kishte pasur në vazhdimësi dëshmitari Gashi me familjen Bllaca, babai i Nazimit i kishte thënë atij: “Merru vesh me Nazimin se ai të tregon më konkretisht se përse i kërkon ato para”. Sipas dëshmitarit Gashi, pas disa takimesh me Nazim Bllacën ai e kishte humbur durimin meqë Faruku nuk po pranonte që t’ia jepte ato para.
“Meqë ti Reshat Gashi kaq shumë po e tëhollon dhe po i bën analiza kësaj pune, tash e tutje janë 1 milion euro që duhet të mi japë Faruku. Po nuk m’i sollët paratë deri nesër në mbrëmje do ta shihni kush është Nazim Bllaca. E as ti e as familja Gashi nuk keni me pas fytyrë me dalë në opinion kur nga incizimet që kam ta marrin vesh Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj, Rrustem Mustafa dhe të tjerët se çka ka thënë Fahredin Gashi për ta para Tribunalit të Hagës”, ka thënë dëshmitari Gashi.
Ndërsa dëshmitari tjetër, kushëriri i Nazim Bllacës, Kemail Bllaca, ka thënë se nuk është në dijeni për arsyet e prishjes së raporteve ndërmjet Nazimit dhe Farukut të cilët, sipas tij, deri më 2007 ishin shokë të pandarë që s’i ndante as nata e as dita. Por, nuk ka dashur të japë shumë fjalë e deklarata, ngase është arsyetuar duke thënë se ato që i di ai për këta dy persona janë vetëm thashetheme e s’e di nëse janë të vërteta. Ndërsa Fahredin Gashi e ka falënderuar Kemalin ngase, sipas tij, e kishte paralajmëruar me telefon për rrezikun që i vinte nga Nazim Bllaca.
Në këtë proces gjyqësor prokurori Maorizio Salustro akuzon Fahredin Gashin i njohur me nofkën “Faruku”, për vrasjen e Salih Gashit, më 15 qershor të vitit 1999, në bashkëveprim me Nazim Bllacën, në cilësinë e pjesëtarëve të UÇK-së, vepër kjo e cilësuar si krim lufte kundër popullatës civile. Ndërsa Hysri Rama (1973) i njohur me nofkën “Hysi”, nga prokurori është akuzuar se i ka ndihmuar Fahredinit për shmangien e zbulimit duke ia dhënë një letër babait të Fahredin Gashit, në të cilën deklaronte se Nazim Bllaca më 2009, i kishte thënë atij se Fahredin Gashi nuk kishte të bënte asgjë me vrasjen e Salih Gashit dhe se Bllaca do ta akuzonte Gashin vetëm për të nxjerrë para prej tij.
>> Në rastin “Bllaca” sot dëshmojnë Gani Geci dhe Adem Salihaj >> Komente (57)
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Fahri Xharra:Mediat serbe: Shqiptarët na e përvetësuan historinë por kush po ia vjedhë historinë kujt ?
» HALIL GECI - SAKRIFICA USHTARAKE E POLITIKE E SHTAT VËLLEZËRVE GECI NGA LLAUSHA PREJ VITEVE TË 90-ta E DERI MË SOT
» Nait Hasani rrëfen tmerrin e masakrës së Dubravës
» Kujdesuni për Nazim Bllacën
» Avokat amerikan për Nazmi Bllacën
» HALIL GECI - SAKRIFICA USHTARAKE E POLITIKE E SHTAT VËLLEZËRVE GECI NGA LLAUSHA PREJ VITEVE TË 90-ta E DERI MË SOT
» Nait Hasani rrëfen tmerrin e masakrës së Dubravës
» Kujdesuni për Nazim Bllacën
» Avokat amerikan për Nazmi Bllacën
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi