Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujdesuni për Nazim Bllacën

Shko poshtë

Kujdesuni për Nazim Bllacën Empty Kujdesuni për Nazim Bllacën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 04, 2009 12:50 am

Kujdesuni për Nazim Bllacën 29_foto_vrasesi_2-490x320
Kujdesuni për Nazim Bllacën
Prokuroria e Serbisë i ka dërguar letër kërkesë Prokurorisë së EULEX-it në lidhje me Nazim Bllacën. Ata i kërkojnë këtij misioni që t’ia sigurojë jetën Nazim Bllacës. EULEX-i nuk pranon të flasë për këtë çështje, por pohojnë se me Bllacën janë në kontakt nga maji i këtij viti.

Nga Jeton Musliu

Çështja Bllaca duket të jetë shumë më e komplikuar sesa deklaratat akuzuese të Nazim Bllacës, i cili pretendon se pjesëtarë të ish-Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) kanë urdhëruar për të vrarë persona të ndryshëm.

Në tollovinë e akuzave dhe kundërakuzave, burime të Expressit nga misioni i EULEX-it sqarojnë interesimin e Prokurorisë së Serbisë për fatin e Nazim Bllacës.

Prokuroria e Serbisë i ka dërguar një letër kërkesë misionit të EULEX-it, para se Nazim Bllaca të dalë në publik dhe të japë deklaratat e tij bombastike.

Sipas këtij burimi, shumë i afërt me këtë çështje, Prokuroria e Serbisë i ka kërkuar EULEX-it që të bëjë sigurimin e Nazim Bllacës.

Letra i është dërguar zyrës së prokurorit të EULEX-it, i cili në fakt këtë kërkesë, ka filluar ta zbatojë tash pasi Nazim Bllaca ka dalë në publik me deklaratat e tij, të cilat shpesh janë kundërthënëse.


Të pyetur në lidhje me këtë çështje, nëse ata kanë marrë një letër kërkesë të tillë nga Serbia për t’i siguruar Bllacës jetën dhe mbrojtje të veçantë, zyrtarë të misionit të EULEX-i nuk janë në gjendje ta mohojnë.

Në të njëjtën kohë, këta zyrtarë nuk janë në gjendje as të thonë se për këtë pyetje kanë një “no comment”, e gjithashtu nuk pranojnë ta pohojnë një gjë të tillë.

Pavarësisht se Expressi ka pritur dy ditë për të marrë përgjigje zyrtare në lidhje me këtë çështje, askush nga zyrtarët e EULEX-it nuk ka pranuar të thotë asgjë.

Të pyetur nëse Nazim Bllaca ka qenë në kontakt për muaj të tërë me EULEX-in, para se ai të dalë në media, krejt çfarë ka mundur të konfirmojë zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Kristiina Hrodes, përmblidhet me një fjali.

“Është e vërtetë se z. Bllaca është në kontakt me misionin EULEX-it që nga mesi i muajit maj të këtij viti”, thotë Herodes për Express.

“Informacionet së pari janë kontrolluar dhe përmbledhur nga Policia e EULEX-it dhe prokurori”, shpjegon zëdhënësja Herodes.

“Prokuroria Speciale tash ka marrë veprimet përkatëse”, thotë ajo, pa qenë në gjendje të japë më shumë detaje në lidhje me këtë çështje.

Nazim Bllaca deklaron se për dy vjet ka qëndruar në Zagreb të Kroacisë, ndërkohë që personat e tjerë të cilët ai i akuzon, si Hysri Rama, tregojnë se i njëjti ka jetuar me familje në Serbi.

Hysri Rama thotë të jetë i bindur se Nazim Bllaca ka jetuar diku në Serbi dhe se kur është kthyer në maj të këtij viti, për dy ditë ka qëndruar në shtëpinë e tij.

“Më tha se nëse mund të vras Xhavit Halitin, Azem Sylën dhe Kadri Veselin, mund të marr një thes me para. Ai ka marrë urdhra nga Prokurori i Serbisë që merret me çështje të Hagës”, thotë Rama për Express.

Por Bllaca e ka mohuar se ka jetuar në Serbi. Sipas tij, ai në ditët në vijim do të sjellë dëshmi të tjera dhe se vendbanimi i tij për dy vite ka qenë Zagrebi i Kroacisë.

Ndërkohë, Nazim Bllaca me vendim të gjyqtarit të EULEX-it, Francesko Florit, është duke vuajtur arrestin shtëpiak prej tridhjetë ditësh, në shtëpinë e tij në fshatin Ribar të Madh të Lipjanit.

Ai akuzohet për vrasje, tentim vrasje, krim të organizuar, kurse sigurimin e tij janë duke e bërë policët e EULEX-it, të cilat janë të vendosur në çdo qoshe të oborrit të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi