Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eleonora Gj. Kokaj-Një përkujtim!

Shko poshtë

Eleonora Gj. Kokaj-Një përkujtim! Empty Eleonora Gj. Kokaj-Një përkujtim!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 06, 2012 8:21 pm

Eleonora Gj. Kokaj-Një përkujtim! Eleonorakgjoka

Eleonora Gj. Kokaj-Një përkujtim!

Semundja e ish shoqerise ku jetuam ne, te ashtuquajtur komuniste: U shuan gjithe titujt, gradat dhe hierarkite.
U fshine gjithe origjinat... ajo e fisnikeve u be baraz me = 0
Titujt shkencore u hoqen dhe u barazuam me = shoke.
Nuk dije ta dalloje dot asnjerin as nga pozita shoqerore as nga shkelqimi mendor, si nje stive me dru...
Jo!
Dom Ndre Mjeda ishte shume me teper se Andrea, ose Ndre !
Ishte Dom, fisnik, filozof, atdhetar, demokrat, poet, polyglot, muzikant, njohes i rralle i teologjise, i kultures se cdo shteti Evropian qe e kishte shkelur; jo thjesht si shetites por si studjues... dhe shume me teper!!!
Ishte thesar i lindur dhe rritur ne nje familje te Bekuar nga Zoti, si ajo ku u rriten djemte e Mjedes, Kryepeshkop Lazer Mjeda dhe Dom Ndre Mjeda.
Ne 1 Gusht u mbushen 75 vjet nga dita kur u largua per ne Ameshim Dom Ndre Mjeda.
U inagurua Kisha e bukur e Kukelit, kisha ku sherbeu Ai, nje pune e mrekullueshme ne nderim te emrit te Tij.
E paharruar qofte vepra dhe emri i Dom Ndre Mjedes!
Amin!
Eleonora

GJUHA SHQYPE
Eleonora Gj. Kokaj-Një përkujtim! 03_G_kult-Ringrihet_shtepia_muze_e_Mjedes

Poezi nga NDRE MJEDA (1866 - 1937)


Eleonora Gj. Kokaj-Një përkujtim! U3_gjuhashqipe1

Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqype m’ shungullon,
përmbi erë që jep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushllon.

Ndër komb’tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera,
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,
janë të bukura me themel,
por prap kjo, si diell pa hije,
për mue t’ tanave iu del.

Geg’ e Toskë, Malsi jallia,
janë nji komb m’u da s’duron,
fund e maje nji â Shqypnija,
e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

Qoft mallkue kush qet ngatrrime,
ndër kta vllazën shoq me shoq!
kush e ndan me fjal’ e shkrime
çka natyra vetë përpoq!


NDRE MJEDA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi