Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bujar Rama:* * *

Shko poshtë

Bujar Rama:* * * Empty Bujar Rama:* * *

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 29, 2011 8:17 pm

Bujar Rama:* * * 203223_1325547763_8269140_n

Bujar Rama:* * *

Një kalë prej qelqi
mes dy portash druri
dëgjon këngën e gjinkallës
dhe merr frymë prej rëre.

Kam një kuti prej rëre,
o syri im.
E hap,
e mbyll.
E mbyll,
s’e hap.
I kam të gjithë gishtat e dorës të paprerë,
ndërsa thonjtë……

….Kisha një kuti
dhe luaja me zare
ku më grishnin ngjyrat dhe jo numrat.
Ja…
E bardha,
pastaj…
e bardha,
e bardha.
Ma patën vjedhur këtë ngjyrë,
ndonëse vazhdoja ta kërkoja…

… Një ish - kalë prej qelqi
mes dy portash druri
dëgjonte këngën e ish - gjinkallës
dhe merrte frymë prej rëre.

Kisha një kuti magjike,
o syri im.
E hapja,
e mbyllja.
E mbyllja,
s’e hapja.
Të gjithë gishtat të paprerë…
i kisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi