Kristaq Shabani:Dymbëdhjetë kanatat e dritares penelatuese të Flutura Maçit LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:Dymbëdhjetë kanatat e dritares penelatuese të Flutura Maçit LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Plotëfigurim… dhe risi
Dymbëdhjetë kanatat e dritares penelatuese të Flutura Maçit LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Libri “Luvri im”
Nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S
PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
NË KUADRIN E DITËS SË PREZANTIMIT TË NESËRMTË KËTIJ LIBRI NË TIRANË
1. Hyrësi
Një ndjesim i graduar në një shkallim sipëror… Një rrëfimtari aristokratik në një plan ndjesish nëpërmjejt një stilizmi origjinal. Në librin me një titull shumëdomethënës dhe sinjifikativ “Luvri im” të autores Flutura Reshat Maçi shpaloset me një bukurim estetik, dinamik, çiltërsi, finesë, humanizëm, dashuri dhe dashurizëm, etikë, moralitet, penelim në fuqi të dytë bota e nje artisteje shumëplanshe dhe sidomos e nje piktore-poete, pra e një binomi artistik marrarendës dhe marramendës konturor.
2.Zjarrmimi i një bote feminile hapësirëgjerë
Duke shfletuar dhe duke u ndalur në këtë kalendar ”shkrimor” s’ke si të mos vësh re pulsimet, vibrimet, tentimet e bukuruara, qasjet dhe përqasjet, praninë dhe kënaqësinë njerëzore, adhurimin e të qenurit “njeri”e “femër”, kendvështrimet me objekt dhe sy vëzhgues profesional,, ndjesitë e një bote të guximtë dhe hapësirëgjerë, që pushton dinamikisht dhe penelatisht hapësira shpirtërore dhe natyrore. S’ka si të mos vërejë një shikim lexues kritik një pasuri të patundshme dhe të paluajtëshme kreative… Të gjitha këto komponentë aktivë zjarrmojnë në një botë feminile kërkuese, moderatore, plot frymëmarrësi që jep leksionim ëmbëlsor dhe mesazhe të panumërta te ata që marrin në dorë këtë “Luvër” dhe luvrojnë në një shpirt qiellor, të mbushur me lulime plot jetë dhe afreske perëndore të shfaqura me urdhra Zotash…
3. Lajmotivi gëtian në një shtysë origjinale…
Referimi nismor apo fillesa mëngjesore e kësaj “DITE” jetësore të Flutura Maçit sinjalizon në korsi me një domëthënësi gëtiane: “Kini ndjenjën, pasionin, zjarrin! Kjo është e gjitha!... Edhe çmenduria? Duhet shumë një çikë”.
Përzgjedhja e këtij lajmotivimi përshkron bukurisht dhe jep shtysë në rrëfenjën aristokratike të autores, prodhuese apo organ i lindur vetëm për të rrëfyer ndjeshëm me arsye të lartë dhe të penelojë me shumë aftësim…
Kjo është një çmenduri e mitrë që do ta kishin zili dhe krijuesit më të mëdhenj!…
4. Këndvështrimi i syrit “Flutur”
Në këtë libër dita gjithmonë është e aguar, e ndriçuar me dlirësi të pafundme, me ushqim shpirtëror të pamatë , me sinqeritet ekstrem, me aftësi kundruese sipërore, në zbulesën e më të imtës, imcakes…në dallesën e kryemadhështisë dhe në “dhënien e gjakimit për të lëvizur në arterie shkrimi vrullshëm që aorta e mendimit të funksionojë me ritëm të plotuar …
Evidente janë ngjasi që të nguliten në kujtesë: performimi i trajtesës së ngjasive të ngulitura, sikundër është ajo e dëftesës vlerësues të klasës së parë, e cila jep mesazh interesant dhe prekës, ngulitës..
Pëlqesa librore e trajtuar nga syri “Flutur” ngulit një dëshirim të një krijese që hap e rihap porta mençurore.. Fjalëartat e përdorura nga Margarite Duras për aktin e të shkruarit: “Të shkruash duhet guxim për të hapur derën e frikshme të vetvetes, kur të gjithëve u pëlqen të largohen nga kjo jetë, duke lënë pas të mbyllur një herë e përgjithmonë derën e frikës ,derën e vetvetes…” janë shkëlqimtare dhe udhërrëfyese…
5.Ambicioziteti arritësi i qëllimit
Me shumë elegancë rrëfehet me çiltëritet dhe figurativisht pëlqesa dhe drejtimi që do të marrë protagonistja, në një startin arti jo tëzakontë: pikturim… Një sinjal sinjifikativ për t’u nisur në një preludim të pazakontë, por mbushur me shpresime dhe vullnetizëm të pashoq.. Pahizmi dhe ekzistenca e asaj qe po të dojë del e para, merr pozicionime të hatashme dhe ambicioze…
Një nisje e bukur dhe një dalje te pasioni dhe talenti… Përvijime, lartime, cekja emëdrrës në Akademinë e Artevetë Bukura; përfundime shkollimi dhe përfundesa në departamentin e dekorit të Tv…Pasione, përkushtim, arritje, spikatje…kjo periudhe aktive e Fluturës krahëengjellore dhe mendimtare përrallore, duarartës peneliane…
6.Ekspozita e parë
Endrra e mirë hap portat, transformacion memorior… Ekspozita e parë në muret e shtëpisë atërore dhe shenimi i një hapjeje që duhet të mbahet mend: Ekspozita e parë personale pikturore në Shqipëri! Mban pra emrin e Flutura Maçit.. Viti 1991… Historia shënon në kujtesën e saj, o njerëz të Artit!.. …
Vijon përkushtimi, përsiatjet, përvijimi, pikturimi në “sfondin krijues” vetiak dhe të lirë profesionist..
7.Dritimi shkrimor i ditës…
Në këtë “roman” i shkruar me një metodë krejt origjinale bëhet fjalë për dritimin shkrimor të ditës, për faqen e parë të kujtesës së shkruar: Ditarin vetiak, ditarin unik, siç përkufizon autorja … Dhe ky ditar shpaloset me kitarën,kalanë e Borshit, pikturimet e tjera, diagramat e pikturimit, ngjitjen në tëë përpjetat e pikturimit dhe të plotëformimit artistik, përvijimet në rrugë të mundimshme të njohjes, ku zë vend Sfilimi Nr.1 i familjes Maçi, një familje me konturime të plota artistike e quajtur “Metriada” dhe publikimi i saj…në median e shkruar dhe elektronike.. Protagonistët nisin përvijimin dhe njohen globiane…
Në këtë ”roman” jetësor të prejardhur nga ditari unik shpalosen marset e bukura, rrugëtimet me profil, protagonistët pritës, kafetë dhe intervistat, motivet me prezencë diellore, protagonist madhorë të Artit botëror skluptori i madh francez August Roden dhe linja dashurore Kamil Klodel, Diego Ribera, piktori i madh meksikan dhe Frida Kahlo, shembëllimi dashuror I fortësisë i dy të rinjve moskovitë Natalia Gonçarova dhe Mihail Larioniov, të cilët dhanë kontribut në rinovimin e artit rus…duke krijuar më pas Raxhizmin, lëvizjen e avagardës ruse’ impresionistët Van Gogh, Gogen, Gustave Courbet, Renoir, Leonardo Davinçi, apo stilistët e famshëm: Victoria’s Secret, Isak Mizrahi, Polo Dona Karan, Nine Ëest, Klein.. apo shkrimtarin amerikan Irving Stoun,i cili flet për jetën dhe krijimtarinë e Vicent van Gogut…
8. “Platforma të guxuara dhe shëmbëlltyra…
Linja të bukura të këtij “romani’ jetësor dhe rrëfimor, të cilat nxjerrin në pah protagonist të afërt të autores” babai, mëma , motra , dy vajzat , gjyshja, mikeshat dhe kolegët… Nëpër trotuaret dhe shtëpitë e këtij “romani” ecin njerëzit që frymëzojnë dhe fytyrëzohen.. njerezit e trajtuar me dashuri nëpërmjet rrefenjes plot ndjesi të autores…Autorja jep mesazhe të plotëformuara me qëndrimin e saj, e sjelljen e saj humane, me afërsinë prezente në zgjedhjen e “platformave të saj të guxuara dhe shëmbëlltyra… idilike… Ky është katërcipërisht një manifestimi i një shpirti tejet njerëzor…
9.Figurim natyral dhe tejnatyral
Hapje ekspozitash vetike në shumë vende dhe demonstrim i artit të sigurt dhe konkurrues, marrje përgëzimesh të jashtëzakonshme, inkuruese dhe jot ë rastësishme.. një talent i rritur dhe i demonstruar… Skicime të çastit me një forcë të madhe shprehëse dhe “konkurruese” të denja të figurimit natyral…
Detyrimisht një ndalje stacionare duhet të bëhet në këtë përsiatim te “studio Arti Maçi” te personazhet dritëdhënës të këtij arti: Hajrie e Enda…,por edhe Flutura, një trio dinamike artistësh, që pushton me magjinë e prezencës së artit të tyre: Italinë, Greqinë, Gjermaninë, Spanjën, Francë, Zvicrë, Turqinë, Amerikën , Hong Kongun… e tjerë,… Një histori e shkruar me forcën e dritës!… Çmime të akorduar, elitarizëm i kulturës, reagime, filmime dhe shfaqje të guxuara, emocionante në Paris… Televizioni “Arte”.. dokumentari 26 minuta “Bienvenue chez Enda!” Epikëzuar Shqipëria , e rritur në shtrirje nga kjo magji pasqyrimi.….. Dhe një frazë e bukuruar shndritëse e regjisores Laborey, e cila deklaroi nga Parisi “Arte e ka pëlqyer shumë (very, very much) dokumentarin “Bienvenue chez Enda!”
10.Binom dhe binjakëzim…
Flutura tregon profesionalizmin e saj edhe në refleksione, edhe në intervistime, edhe në mendime kritike, edhe në botën e femrës…
Ky “roman” ka një protagonist aktiv dhe që duhet mbajtur mend: vetë autoren.. një binom , apo një binjakëzim të bukur…
Është një vepër me një gjuhë stilistike të pasur dhe me gjetje …
11. Ilustrimi
Ilustrimi është një anë tjetër e “Luvri im”, i cili natyrisht do t’i jepte më shkëlqim librit , në rast se do të ishte me ngjyra për t’u ulur bukur në këto pikturime dinjitoze, sikundërse ndodh me koperturën dhe paskoperturën… Por mundësia nuk mundësohet…
12. Përfundesë… e gjelbëruar…
Ku mund të jetë sot Flutura? Kjo femër e kohës moderne,me një tejnjohje sot në “meridiane dhe paralele globi?”.. Po udhëton, po pi kafe, po hedh meditime, po shkruan në ditarin unik, po sjell ndërmend retrospektivën e saj dhe gjithë qenien e saj të përzgjedhur njerëzore?… Apo po projekton ardhmërinë e saj më të peneluar?… Apo udhëton në rrugëtime ajrore për në vendet e saj të preferuara? Skicon personazhe tipikë?.. Flurtura e botës së madhe femërore natyrisht jep mend…
Ky roman jetësor zbuloi anë të pazbuluara të botës fëmërore, e cila kurrë s’ka për t’u plotuar…
Mos ndoshta sot gjendet në Luvër?!…
Dhe ke të drejtë” Luvri im”.. , Yti, i të Gjithëve ..
Gjirokastër, Albania, më 29.06.2011
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-DEGA "PEGASI" GJAKOVE e LNPSHA "PEGASI" KOSOVA BEFASON ME VEPRIMTARINE E DATES 29.10.2011
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi