Thaçi: Nuk fshehim asgjë nga bisedimet
Thaçi: Nuk fshehim asgjë nga bisedimet
Thaçi: Nuk fshehim asgjë nga bisedimet
Bisedimet e nisura në pranverë të këtij viti në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kryeministri Hashim Thaçi thotë se janë standard dhe agjendë evropiane.
Gjatë një pritje që u bëri gazetarëve, kryeministri Hashim Thaçi ka folur gjerë e gjatë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përderisa ka theksuar se marrëveshjet e arritura nuk ka nevojë që të ratifikohen nga Kuvendi i Kosovës.
“Natyrisht marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen në Kuvendin e Kosovës, por këto janë konkluzione dhe sa i përket konkluzioneve nga takimet e përbashkëta ndërshtetërore. Kuvendi i Kosovës i ka dhënë mbështetje të plotë Qeverisë për të diskutuar dhe për të nxjerrë konkluzione që janë në interes të Kosovës, por edhe në interesin e dy vendeve për një jetë më të mirë për qytetarëve të Kosovës, por edhe qytetarëve serbë”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar disa herë se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të jetë transparente ashtu siç ka qenë deri më tani dhe se nuk ka asgjë për t’u fshehur sa i përket bisedimeve me Serbinë.
“Nuk ka asgjë për t’u fshehur, sepse janë konkluzione shumë të përgjegjshme që janë në interesin e fillimit të njohjeve reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Unë e kam theksuar edhe më herët dhe e theksoj edhe sot se ky proces do të përmbyllet me njohjen ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura dhe do të përshpejtohet procesi i integrimit në Bashkimin Evropian edhe për shtetin e Kosovës edhe për Serbinë. Eshtë standard evropian, është agjendë evropiane, është edhe virtyt dhe kulturë dhe përcaktim edhe i yni të ndërtojmë fqinjësi të mirë me të gjithë”, është shprehur Thaçi.
Duke i quajtur këto zgjidhje evropiane, jo të imponuara as nga Prishtina as nga Beogradi, kryeministri Thaçi ka thënë se këto konkluzione do ta përshpejtojnë procesin integrues të Kosovës dhe të Serbisë në Bashkimin Evropian.
Disa herë është pyetur për masën e reciprocitetit për lëvizjen me targa të Republikës së Kosovës, por kryeministri Thaçi ka dhënë të njëjtën përgjigje.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin me dokumente të shtetësisë së Kosovës nëpër Serbi”, ka thënë ai.
Ndër pikat e ardhshme që mund të diskutohen dhe mund të nxirren konkluzionet e përbashkëta, sipas kryeministrit Thaçi, është telekomunikacioni, energjia, vulat doganore dhe çështjet tjera që janë në interes të fuqizimit dhe konsolidimit të shtetit të Kosovës, por edhe normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.
Thaçi ka folur edhe për përgatitjen e Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, duke shprehur besimin e thellë se edhe ligjet që kërkohet nga raporti i progresit do të miratohen deri në muajin shtator.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kurti: Përgjegjësinë për bisedimet e mban Thaçi
» Thaçi s’është mbret, Kuvendi vendos për bisedimet me Serbinë!
» PDK e LDK - “OK” me bisedimet
» Bisedimet Kosovë-Serbi
» Tahiri: Bisedimet e domosdoshme
» Thaçi s’është mbret, Kuvendi vendos për bisedimet me Serbinë!
» PDK e LDK - “OK” me bisedimet
» Bisedimet Kosovë-Serbi
» Tahiri: Bisedimet e domosdoshme
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi