Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PDK e LDK - “OK” me bisedimet

Shko poshtë

PDK e LDK - “OK” me bisedimet Empty PDK e LDK - “OK” me bisedimet

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 23, 2012 9:08 pm

PDK e LDK - “OK” me bisedimet


PDK e LDK - “OK” me bisedimet Largea_thaqi-isa1350997822
Nëse bisedimet, që kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, do të zhvillojnë me autoritetet e Serbisë, do të jenë në harmoni me rezolutën e Kuvendit të Kosovës, ato nuk do të jenë të dëmshme, vlerësojnë deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ata nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Partia më e madhe në pushtet dhe ajo në opozitë, konsiderojnë se dialogu është mënyra më e mirë e zgjidhjes së problemeve, por duke respektuar parimin e dialogut ndërmjet dy shteteve sovrane që nuk prek në çështjet e brendshme të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është angazhuar që në bisedimet me Serbinë, pala kosovare duhet t’i respektojë vijat e kuqe të përcaktuara nga Kuvendi. Haliti thotë, po ashtu, se Kosova duhet të shikojë rrugën evropiane dhe për këtë arsye, bisedimet, sipas tij, nuk e dëmtojnë në asnjë rast Kosovën.

“Ne i dimë dhe Qeveria i di vijat e kuqe ku nuk mund të preket. Ne po përpiqemi që Kosovën ta bëjmë Kosovë evropiane dhe ta harrojmë të kaluarën e luftërave të ftohta që kanë qenë dhe të kufijve strikt, të paprekshëm dhe të platformave partiake. Bisedat nuk e dëmtojnë Kosovën në asnjë rast”.

“Ne kemi biseduar edhe gjatë kohës së luftës në Rambuje, edhe kemi shpallur armëpushim të njëanshëm, duke dashur që t’i japim një sinjal pozitiv botës dhe jemi të përcaktuar që të ecim tutje bashkë në Bashkësinë Ndërkombëtare, në këtë rast, partnerët tanë strategjik euro-amerikanë. Mendoj që jemi më evropianë sesa Serbia”, thotë Haliti.

Pas takimit të parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq, pritet që Bashkimi Evropian, me ndihmën edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përgatisin edhe procesin e bisedimeve politike, në të cilin do të adresohen çështje që kërkojnë zgjidhje ndërmjet dy shteteve.

Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, subjekt ky më i madhi opozitar, thotë se Rezoluta e miratuar javën e kaluar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e cila parasheh edhe dialogun ndërmjet dy palëve të barabarta, duhet respektuar në mënyrë që edhe opozita ta japë kontributin e vet në kuadër të Kuvendit.

Ndërsa, e përjashton mundësinë që LDK-ja të përfshihet në çfarëdo forme në tavolinën e bisedimeve, Beqiri thotë se me fillimin e dialogut për tema konkrete, përveç rezolutës, pala kosovare do të duhej ta kishte të hartuar edhe një platformë në mënyrë që të hyjë sa më e përgatitur në këtë proces.

“Besojmë që çdo gjë që sillet konform ose mbi parimet dhe pikat që i përmban rezoluta, krijon hapësirë që bisedimet të zhvillohen në mbështetje të rezolutës. Do të thotë, të asaj se për çka mund dhe për çka nuk mund të bisedohet. Po ashtu, do të ishte e domosdoshme që të bëhet edhe një platformë e qartë për këto bisedime, e cila do të krijonte më shumë qartësi dhe transparencë para opinionit, qytetarëve të Kosovës”, thekson Beqiri.

Pas takimit të parë me kryeministrin e Serbinë, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka realizuar takime me presidenten Atifete Jahjaga dhe udhëheqësit opozitarë të LDK-së dhe AAK-së, të cilët i ka informuar për përmbajtjen e atij takimi dhe vazhdimin e procesit në të ardhmen.

Ndërkaq, nuk pritet që të ketë takim me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët e kundërshtojnë ashpër nisjen e bisedimeve Kosovë - Serbi në nivelin politik.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi