Ardi Omeri:Udhëtari i përjetshëm-Tregim
Faqja 1 e 1
Ardi Omeri:Udhëtari i përjetshëm-Tregim
Mirmengjes:) po ju propozoj nje tregim " Udhetari i perjetshem" pjese e librit me skica dhe tregime "----"(me vone emrin) qe do botoj se shpejti pasi materiali eshte prej kohesh gati:) eshte akoma i pa korrektuar.
Ardi Omeri:Udhëtari i përjetshëm
tregim
Kishte në dorë një valixhe udhëtimi, një tip 24 orëshe por që dukej e fryrë, e ngjeshur, a thua se po ikte për kësmet, jo si 24 orëshe.
Veshur mirë me një kostum ngjyrë të errët e këpucë të zeza klasike, nuk ishte nga ato tipat që sheh shpesh në stacione, që qelben nga era e alkoolit apo nga era e djersës së tyre, të palarë për muaj të tërë e rrinë nëpër stacione se nuk kanë një vend për të fjetur, janë njerëz të harruar në fatin e tyre, jo ai ishte, dukej ndryshe...
Ai po rrinte në peronin e stacionit duke pirë i heshtur cigare njëra pas tjetrës.
Ishte vetëm në dukje kjo heshtje, kjo qetësi sepse cigaret i ndizte njëra pas tjetrës, pa mbaruar njërën, fillonte tjetrën dhe një kollë e thatë e shoqëronte gjithmonë, aq sa kalimtarët e shikonin si të bezdisur apo të trembur sikur të kishte ndonjë virus nga ato që dëgjohen përditë në televizion, por ai nuk i vinte re shikimet e njerëzve apo preokupimet e tyre...
Në botën e tij ai vazhdonte të thithte cigaret e të "shijonte" nikotinën që e bënte të kollej.
Herë pas here dëgjohej zëri i një gruaje që lajmeronte mbërritjen e një treni apo largimin e një tjetri e veç atëhere ai ngrinte kokën lart, shikonte në tavanin e peronin a thua se shoqëronte me sy zërin e spikeres që ta dëgjonte më mirë...
Sapo zëri mbaronte, ai ulte kokën,nxirrte paketën e cigareve, merrte një tjetër, panvarsisht në kishte në dorë një tjetër apo jo dhe e ndizte, herë me cigaren e vjetër që po pinte e herë me çakmak që lëshonte një muzikë ndërsa ndizej, një muzikë që shoqëronte flakën e ikte bashkë me të, mbyllej çakmaku e ikte flaka, zhdukej muzika...
Ai komplet indiferent në pamje të parë, shikonte çakmakun e fikur, pastaj e hapte nga siper e menjehere degjohej musika por pa flake e shoqeruar.
E mbyllte kapakun dhe muzika heshte.
E perseriste pa u merzitur disa here ketë gje e pastaj e fuste ne xhep per pak kohe deri ne cigaren tjetër, a thua se donte flake dhe muziken ne të njejtën kohe, e ai perseriste të njejtin xhest,hapte kapakun e cakmakut,degjohej muzika, dilte flaka, ndizte cigaren,thithte fort e nxirrte nje tym të bardhe nga brimat e hundes e nga goja, e shikonte flaken me muzike shoqeruar dhe mbyllte kapakun duke shuar flaken e zhdukur muziken...
Por kalonin trena njeri pas tjetrit dhe ai nuk po levizte, nuk po merrte asnje prej tyre...
Ai po rrinte aty i vetëm me cigaret e tij, here me muzike e flake shoqeruar here pa to por nuk levizte, rrinte ne pritje të trenit të tij qe siç dukej nuk po vinte...
Dukej sikur ai nuk po donte asnje nga ato trena qe iknin ne veri, ne jug, ne lindje apo perendim apo ktheheshin nga ato drejtime, dukej sikur destinazionet nuk ishin asnje nga ato qe jane normal orientimet e njerezve ose ai nuk ishte normal e po priste nje orientim të ri, nje qe akoma nuk ishte shpikur...
Njerezit kalonin, dikush me vrap të merrte trenin e tij të tjere që zbrisnin nga treni ne ndalim e të vazhdonin jetën e tyre jashtë udhetimit e vetëm ai ishte aty, askush nuk e vinte re ose e shikonin per nje cast e vazhdonin udhetimin e tyre, jetën normale ne tren apo jashtë tij.
Dhe rituali perseritej, degjohej zeri i spikeres qe lajmeronte largimin e trenit apo arritjen e nje tjetri e dukej se edhe ajo e kishte pare ne peron per nje kohe të gjatë dhe po e ftonte të vendoste nga duhet të shkonte, po lajmeronte shume, e shume perseri qe ai ti jepte nje drejtim udhetimit të tij, qe ai të mos rrinte me ne peronin e stazionit por edhe zeri i spikeres nuk po e bente të vendoste...
Ai ngrinte koken, shoqeronte atë ze të bukur qe lajmeronte e pastaj perseristë ritualin e tij me flaken, muziken dhe cigaret...
Ai ishte mesuar me atë ritual, dukej sikur i vinte keq të ndahej prej tij, dukej sikur zeri i asaj lajmerueses se destinacioneve e kishte bere per vehte dhe nuk donte të ndahej.
Ai ishte bere rob i atij peroni, rob me nje valixhe 24 oreshe qe vec si tip ishte e tille...
Ai ishte bere peng i ndonje destinacioni qe akoma nuk ishte shpikur, peng...
&
E lashe keshtu dhe u largova, kisha shume pune të mijat per të pare çdo bente ai me tej...
Treni im erdhi, degjova spikeren, mora valixhen time ne dore dhe me të shpejte hipa ne vagonin qe ishte shkruar ne biletën e prenotimit.
Hapa pak sytë rrotull, ashtu sic bej gjithmone kur do ulem ne nje vend të panjohur, nxora kompiuterin nga canta dhe u rregullova mire ne sedilen time qe per koincidence ishte numri 9, nje numer qe me pelqen, thone qe eshtë numri perfekt ne numerologjine e fatit, e meqenese une fat kam pas pak, relativisht jam lidhur mendurisht me ketë numer e shpesh me vjen të qesh sepse duke ditur të llogaris numrin personal dhe i imi eshtë gjashta, une si kundershtar i palekundur e i perhershem i të gjitha gjerave të parathena, jam fiksuar te nenta, por ky eshtë nje kapitull tjetër, ndoshta do ta them me vone po qe se do të vij rasti.
Perballe kisha nje vajze të re, nje tip studentese ne pamje të pare, nje bjonde e bere se i dukeshin rrenjet e flokeve qe nuk ishin të verdha, me dy sy të fshehura pas syzeve optike, të zgjedhura me gusto, me nje bluze me lule të hapur ne gjoks nga ku dukeshin shume mire veçoritë e nje gjoksi të ngritur e të zhvilluar.
Ajo komçen e pare të kemishes e kishte lene të hapur, sic duket i pelqente qe të tjeret ti admironin atë gjoks qe ishte vertet i bukur ne pamje të jashtme...
Ne krah të saj nje djale me ngjyre, nuk di po si afrikan me dukej edhe pse sot me nuk din vertet origjinen e askujt duke u bazuar ne ngjyre apo veshje, mund të jene ngado e ti vec imagjinon.
Nga krahu im vendi afer korridorit ishte bosh por une e dija qe s'do rrinte per shume sepse ato prenotohen e kush e ka biletën mund të hipi nga nje stazion ne tjetrin po perkohesisht ishte bosh.
Hapa lap topin tim dhe u futa ne linje me veten duke perjashtuar komshijtë e perkoshem nga konesioni in mendor.
Te dokumentat une mbaj gjithmone nje kartele me poesi dhe shkrimet e mija e kur mundem hyj menjehere e shkruaj ose kaloj ne to çfarë kam shkruar ne copa letrash ne vende ku nuk mund të shkruaj ne kompiuter e tani doja të hidhja ne të ato qe kisha shkruar qepar ne stazion ndersa prisja trenin, doja të shkruaja per atë pasagjerin jo pasagjer, per atë tipin qe lashe pas ne pritjene tij të pazakontë ne peron.
Me beri pershtypje qetësia e tij ne dukje, durimi e rituali i tij dhe kisha deshire të shkruaja, doja ta vendosja ne botën time, here here edhe une jam si ai, me dukej sikur ai ishte dikush qe njihja apo thjesht sepse ndenja gati gjysem ore a me shume duke e pare dhe studiuar veprimet e tij qe shpesh me dukeshin sikur i beja une ne nje vend tjetër, ne nje kohe tjetër, nuk e di , ndoshta...!
Ngrita koken nga kompiuteri sikur po kerkoja mendimet e humbura ne atë stacion ta kaluar e ndeza nje cigare, isha ne vagonin qe lejohej pirja e cigares.
Vajza qe kisha perballe me shikoi ne sy me nje buzeqeshje të turpshme, sikur donte të me thoshte diçka por ngurronte.
Të shqetëson cigarja,- e pyeta me njerzillek.
Jooo,- perkundrazi ne se ke mundesi me jep dhe nje mua sepse mu mbaruan e nuk pata kohe të blej tjetër paketë, me tha ajo duke hequr turpin qe kishte ne buzeqeshjen e saj të meparshme e une dallova nje pale sy të kaltër prapa atyre xhamave optike qe shikonin shume çiltër, kuptova qe ishte nje vajze e thjeshte, normale, pa shume tangerlleqe...
Nxorra perseri paketën time dhe ia zgjata të hapur qe të merrte cigaren qe me kerkoi.
Ajo, me njeren dore tërhoqi cigaren e tjetren per të ekulibruar xhestin ose levizjen e vendosi poshtë paketës, aty ku ishte dora ime, e vendosi siper times dhe me shikoi ne sy ku u thye ajo buzeqeshja e turpshme e meparshem por pak me familjare tashme sikur donte të me thoshte, - "me fal por nuk desha..."-
Buzeqesha edhe une per ti lene të kuptoje qe s'ka asnej problem, gjera normale.
Futa paketën ne xhepin e kemishes dhe ula koken te kompiuteri im per të vazhduar çfarë kisha nisur, shkrimin tim per udhetarin e pa vendosur kur degjoj djalin perballe meje e ne krah të vajzes qe ankohet ne anglisht per tymin e cigares.
Por nuk me drejtohej mua, ai kishte ngulur sytë te gjoksi i vajzes dhe po ankohej a thua se ishte naturalist dhe po kujdesej qe ai gjoks i bukur të mos merrte ere të duhanit sepse i bente keq por ne fjalet e tij ishte me shume ankues vulgar perdorte shpesh fjalen , "dreq" dhe bente xheste qe s'dija ca emri ti vija.
Prita qe vajza ti pergjigjej por ajo heshte, ndoshta nuk dinte gjuhen, ndoshta nuk i interesonte çfarë po thoshte ai , nuk e kuptova e po prisja...
Djali me ngjyre, mbasi u lodh duke pare nag trupi i vajzes e kur kuptoi se une po e degjoja dhe nuk po flisja mori me shume kurajo dhe mu drejtua mua duke me thene ne anglisht se kjo nuk eshtë normale, se ai ska perse të thithe tymin e cigareve tona, etj, etj, por vazhdonte të perdorte fjalen dreq ne çdo dy fjale të tija.
Une me qetësi ju pergjigja po anglisht qe ky eshtë vagon per ato qe pijne cigare e ne se zotërija e tij po shqetësohej mund të ikte ne ndonje vend tjetër, ka shume vagona të tjere.
Por ai me fliste mbi zerin tim, nuk me linte të mbaroja, nuk degjonte çfarë flisja e dukej se nuk i interesonte ç'flisja une por donte qe vajza ti pergjigjej por ajo nuk po e vriste shume trurin, ajo o nuk kuptonte ose po e sfidonte sepse thithte me kenaqesi cigaren dhe ngrinte koken lart duke shfryre tymin qe behej rrathe rrathe e ngrihej lart ne tavanin e vagonit.
Ndersa pinte cigaren dhe degjonte indiferente djalin nga krahu i saj pa i dhene pergjigje here pas here hidhte floket pas shpine, rregullonte kemishen ne pjesen e hapur e ne ate moment bente qe djali të heshte per pak, gjoksi i saj e bllokonte, ai hapej me shume ne pamje dhe ai ndalonte, pastaj ajo leviste pak nga vendi, kthente koken nga dritarja duke thithur cigaren, rikthehesh nga une, me buzeqeshte me shume shenjtallek e shkundte cigaren te tavlla e tavolines ne mes.
E keshtu ajo dhe une mbaruam cigaren mes ankimeve të djalit, shikimeve të tij të paturpshme dhe kenaqesise se dhimbshme qe na dha nikotina qe morem me kenaqesi të shqetesuar.
Ne fund të xhestit, të shuarjes se cigares ne tavell, vajza mbylli edhe librin qe mbante perpara, mbi tavolinen qe ishte ne mes, u kthye komplet nga djali, e pasi e pa mire e mire ne sy me nje shikim si percmues e pyeti me nje anglishte e theks perfekt,:
- ma ti din të lexosh, ke bere shkolle, para se të shohesh gjoksin tim e të flasesh budalleqe ngrije koken e lexo kartelen ketu mbi mua qe thotë se ketu lejohet duhani.
Djali qe sic duket nuk i interesonte gje tjetër por vec ti degjonte zerin asaj vajze së bukur, beri sikur vetëm atëhere e vuri re, kerkoi falje dhe filloi menjehere të fliste, kerkonte bashkbisedim por vajza tashme i kishte kthyer shpinen, ai nuk i interesonte, ai shihte pa turp dhe fliste pa u menduar...
Une tunda koken me ironi, pashe vajzen që po me shihte me cep të syrit si per të kerkuar mbeshtetje ne ate që beri, qesha me djallezi dhe vazhdova te shkruaj per udhetarin e per dreq po ngaterrohesha ne ngjarjen e udhetarit ne stazion dhe times, udhetarit ne tren, nuk e di perse mu duk sikur kisha hipur ne tren te gabuar, nuk di perse, aq sa edhe vendi bosh ne krah timin po me dukej si ogur i keq sikur edhe personi që kishte prenotuar postin ne ate vend ishte penduar e nuk do vinte, e ne kishim bere me shume se gjysmen e udhetimit, kishim kaluar disa stacione, kishim udhetuar shpejt me ate tren te shpejte eurostar, ishin ne jug te europes por brenda saj, ishim ne nje tren dhe po udhetonim, une, nje vajze studente dhe nje i huaj që s'di e nuk e mora vesh nga ishte, ne ishim tre e te tre ishim te huaj ne ate tren...
Eurostar, tren i shpejte që ndonjehere vonohet me shume se nje rajonal, por me leverdiste se kapja milanon ne 3,5 ore dhe mbaroja pune shpejt, me duhej te kthehesha po ate dite e per kete pranova luksin te paguaj nje bilete dyfish te shtrenjte, se me thene te drejten nuk kam burime financiare që ti lejoj vehtes te shpenzoj me shume, sidomos kohet e fundit që po me mblidhen te gjitha pengjet e kaluara, e keto avokatet te zbrasin mire kur i bie ne dore...
Djali me ngjyre zbriti pak me pare ne forli e u duk sikur vajza mori fryme po ne ate sekond që ai u ngrit ajo me pa ne sy e buzeqeshi, dukej e lehtesuar nga shikimet e tij te paturpshme, jo se ajo nuk donte që ta shihnin , besoj se e linte hap ate pjese qe gjoksi i dukej aq bukur me qëllim, mburrej me te por mendoj që kur nje gje e bukur shikohet me sy maniaku edhe gjeja e bukur humbet bukurine, e ne kete rast poseduesja e saj ishte besdisur, edhe mua me pelqente ai gjoks por nuk e shikoja me ose e shikoja por me lezet...
U riktheva te kompiuteri im , vazhdova te shkruaj e ndjeja që mbi mua "rendonte" shikimi i vajzes perballe, ishte ndoshta kureshtje te dinte o deshire per bisede,nuk e di, por po me dukej vetja pak si i ftohte kundrejt saj por isha i pa sigurte e per kete vazhdova te shkruaj...
-nga jeni ju,- me drejtohet ajo, që sikur donte te thyente e para heshtjen.
-shqiptar, ju pergjigja dhe picerrova pak syte sikur doja ti tregoja që isha, mund te vazhdonim bashkebisedimin meqë desheronte dhe ajo.
-po juve,- dhe e shikoja ne drite te syrit.
-unë jam suedeze, por jetoj këtu ka shume vite , -me përgjigjet me buzëqeshje te çiltër.
Ishte tip shume i hapur, ah jo vetëm për këmishën, e kam fjalën ne përgjithësi, kuptova se mërzitej e donte te kalonte kohen e për dreq ishte e vogël ne moshe, unë nuk mund te pretendoja, do ishte çmenduri, do zija vendin e sapo ikurit...
Por ishte normale që edhe une pak bisede e lire do me pelqente sidomos tani që mora vesh nga ishte, me pelqejne ato vende që kurre s'kam qene por per menyren e jeteses e stilin e vecante, njerez korrekte dhe punetore, vajza te gjata e te bukura, natyra i ka dhene temperature te ulet si klime e per amortizim i ka ngrohur pak temperamentin, ndoshta...
Filluam te bisedonim lirshem per gjera te ndryshem, per fusha te ndryshme te jetes, e me shume per vendin tim, te sajin e per udhetimet ne pergjithesi.
Ne bisede e siper ajo sikur te kishte hyre ne tryrin tim me tha që ka mbarua shkollen e mesme dhe ka bere nje kurs per agjensi udhetimesh ne stokholm e pastaj ka udhetuar neper itali derisa eshte vendosur me pare ne rimini e pastaj ne ancona ku bashkejetonte prej shume vitesh me nje te huaj por nuk me tha se nga ishte i dashuri i saj, vetem me la te kuptoja që nuk ishte aq e re sa ç'mendoja...
Ajo u mahnit nga kultura ime, sidomos per temat e antikitetit dhe me nxiste te tregoja c'dija per iliret, greket e rromaket, me pyeste per durresin e tiranen , per apollonine e lashte, per kosoven, malin e zi e maqedonine dhe me habiste sepse donte te dinte me shume per kete te fundit.
I tregova c'dija duke i thene shpesh here që dijet e mija jane c'kam lexuar e c'me kane treguar, nuk jane absolute dhe mendoja që kjo ishte normale që ajo duhej ta dinte, sepse une nuk kam titull te flas si nje specialist ne kete fushe, por me modesti njoh aq sa te dij e te tregoj, dhe degjoja çfarë ajo dinte, ose me mire çfarë i kishin treguar.
Vendet afer nesh ishin akoma bosh dhe here here ktheja koken kur shihja që hipnin pasagjere e asnje nuk vinte tek ne, asnje s'kishte bileten afer nesh, sikur edhe ato vende ishin te pa prenotuara ose do ziheshin me vone.
Ishim ne bologna.
Treni vonohej pak me shume si stacion kryesor që ishte, nyje ndarese per shume drejtime.
Zbrita me vrap e bleva ne automatik dy kafe, nuk dija si e donte ajo, as emrin nuk ja kisha mesuar, por bleva kafe te gjata dy cope dhe hypa ne tren perseri.
I vura kafete mbi tavoline dhe u ula.
-nuk di si e pine kafen ti,- i thashe duke buzeqeshur, por une bleva dy njelloj.
Duke pare ate kur buzeqeshte dhe i dukeshin dhembet e bardhe bore, shume te rregullt, une kur buzeqeshja, shtrengoja buzet me zor që mos te me dukeshin dhembet e mia që ishin si gardh arixhinjsh apo sic thoja dikur me shaka, si sportel biletash, e sapo e kujtoja pse e beja ate xhest me buzet me vinte te qeshja me shume e dhembet e mia dukeshin...
Por ajo nuk po e vriste mendjen per kete me duket, ose ishte aq me kulture sa te mos me ofendonte duke me vene ne dukje nje gje te tille.
Me falenderoi ne gjuhen e saj, apo gjuhen e dyte te tyren, sepse di që kane nje gjuhe tjeter pervec anglishtes si te pare, dhe rrufiste kafen gjithe qejf.
Ndeza nje cigare dhe i zgjata nje edhe asaj , që e mori pa ate turpin e pare.
Mes nesh ishte vendosur njefare afiniteti,njefare raporti, njohje treni që i ben dy bashke udhetare te ndihen mire per sa kohe jane mbi ate tren e mbi ato rruge te hekurta ku jeta dhe treni levizin , shpejt, gati gati me te njejten shpejtesi, dhe raportet humane lidhen apo zgjidhen po ashtu, shpejt bashkohen apo ndahen.
E mbylla kompiuterin dhe po e vendosja ne çanten valixhe që kisha mbi koke.
Ajo me shoqëroi me sy e kur mbarova me pyeti,-çfarë shkruan?
Ah, ashtu kot, me pelqen dhe kur mundem une shkruaj, c'te me dale , proze apo poesi, nuk e di,si te me vije, une nis e shkruaj vetem kur me vjen dhe kur mbaroj shoh c'kam bere,ne me pelqen e mbaj, ne se jo e prish dhe bej tjeter, e kam si hobby, e ndersa flisja buzeqeshja pa patur frike se me dukeshin dhembet e shemtuara...
Ajo me ftoi ti lexoja ndonje gje e une meqë kam qejf te ndaj me te tjere c'kam shkruar , gati gjithmone, mora perseri canten, nxorra kompiuterin dhe e hapa aty, aty te poesite dhe shkrimet e mija, e që ne kartele lexohet titulli, " libri i jetes time", aty kam shume, gati gjithshka kam shkruar nder vite e te cilat i ruaj me xhelozi si ne kompiuter dhe ne nje celes elektronik që mbaj me vehte kudo.
I hodha nje sy me te shpejte shkrimeve te mija per te vendosur çfarë ti lexoj,ka shume që me pelqejne me shume se te tjerat por disa ne vecanti edhe pse nuk jane te renditura mire ,jane me shume permbajtje e me pelqejne me shume por vendosa ti lexoj nje ne italisht meqë edhe ajo kuptonte fare mire, dhe i lexova nje që e kam bere per nje ish te dashur që donte te me mbulonte diellin me shoshe,e kam titulluar,- ti vazhdon te me torturosh!
Dhe e lexova...
Kur mbarova , heshta per pak caste, nuk fola e nuk e ngrita as koken, po mendoja,nuk e di ,apo isha si i rikthyer ne ato kohe kur e shkruajta e nuk kisha as mendjen te ajo.
E mrekullueshme, me thote ajo dhe syte i shkelqenin nga gezimi,
-une nuk jam ndonje njohese e poesise por kjo nuk ka nevoje per qene kritik per tu kuptuar që ti e ke shkruar per ndonjeren që te hiqej si e dashur por ne fakt nuk te donte.
Qesha,-po, i thashë , ajo me thoshte që me do ,por kurrë nuk me kishte dashur.
Edhe unë jam e dashuruar, me tha ajo, dhe u be serioze menjëherë.
Filloi te luante me thonjte e saj te gjate e te lyer me manikyr, e vazhdoi.
E kam takuar shume vite te shkuara ne nje lokal nate, ne nje pub.
Ajo po hapej, po me tregonte vuajtjen e saj, dashurine e saj, ate që ajo besonte , ate që ajo ndjente,nuk di por e veshtroja e me dukej sikur po asistoja ne nje rrefim që afersia dhe vetem nje tip i cilter i ben...
Unë isha me dy shoqe te mija dhe dy shoke, vetëm unë isha e pa shoqëruar.
Shkuam atje te pinim ndonjë birre te zezë se ishte dhe ambient i bukur, i erret e me pak fare drita, një ambient që te nxiste, te tërhiqte, te fuste brenda tij me magjinë e natës e dritat e zbehta te dukeshin sikur ishe ne dritën e hënës, por ishte me shume për çifte dhe lokali nuk pranonte singel, unë meqë isha femër me lanë që herën e pare e kjo ishte e dyta.
Pronar apo xhestor i atij lokali ishte një ballkanas, që e quante veten maqedonas, por kur takohej me shqiptare ai fliste shqip, ndërsa kur vinin njerëz te atij vendi( ajo me tha emrin e qytetit) ai thoshte jam maqedonas.
Ai mu afrua dhe me ofroi nje gote, pasyaj me pyeti ne se desheroja te flisnim?
Pranova dhe ne u ulem te dy bashke ne nje tavoline tjeter që ishe nje mrekulli, me qirinj dhe lule, me perde te kuqe e te hirta, me tavan te kuq e drita te vogla që çanin me zor ate erresire te bukur...
Ndenja me ate, aty ate nate, edhe kur miqte e mi iken...
Ishte bukur, dhe ai ishte shume i bukur, me shume me menyren se si sillej, me shkathtesine e tij ne xhestion si te lokalit ndersa rrinte me mua e komunikonte here pa here me kamerieret pa me lene mua pas dore.
Te nesermen shkova ne pune duke dale nga shtepija e tij, shkova me vonese...
Ajo per nje cast heshti e me kerkoi nje cigare.
Ja zgjata e pashe që duart i dridheshin, e kishte humbur ate gjakftohtesine e meparshme, ajo ishte brenda vehtes dhe kujtimeve te saj...
I mjaftoi nje poesi per te shfryre e per tu hapur me mua që nuk me njihte, ajo vajze me sa kuptova dashuronte, ajo vuante...
Mu kujtua nje poesi që kisha bere per njerezit që dashurojne dhe vuajne,ku une pyesja,- perse valle !?
Që ta qetesoja pak, te z'dramatizoja ate moment,ta lija te kalonte pa ate heshtje vdekje që te jep dhimbja ,i thashe,
- don te te lexoj se çfarë kam shkruar ne nje tjeter poezi ne italisht per dashurine ?
Ajo pernjehere hoqi vemendjen nga thonjte e saj te lyer me manikyr,me pas ne sy e une pertej atyre xhamave otpike pashe nje si drite,nje si shkendije që zakonisht sheh mbas shiut ne natyre e te duket si fosforeshente, sikur diçka i ben te shndrisin...
Ne ato sy te bukur, te kalter,kishte zbritur loti...
Tundi koken ne shenje pohimi e dukej sikur po pohonte edhe që loti nuk po e linte te fliste.
E une hapa perseri kompiuterin dhe pas disa sekondash kerkim ne ato byte te fileve te mbushura me shfryrjet e mija per dashurine dhe urrejtjen, per jeten dhe stresset, per gjithshka që me kalonte perpara e që lija pas, gjeta rreshtat e ,- per l'amore!
Per dashurine, nje poesi që e kisha shkruar dikur,per nje habi timen apo te gjithkujt që pyet veten si ka mundesi te vuash e te dashurosh njekohesisht, pse romeo e xhulieta,pse qindra si ato edhe pse jo ne memorien e njerezve sepse asnje nuk shkroi per to si sheakspiri,pse jesus vdiq edhe pse dashuroi njerezine dhe ktheu edhe faqen tjeter, pse..!?
Kur e mbarova edhe une dukej sikur isha futur ne poesine time,dridhesha nga nje emozion që me kujtoi kohen e shkuar..
Dreq, sa here rilexoj çfarë kam shkruar me ndodh e njejta gje,ndjej shpirtin që me dridhet,perzihen aty qindra forma te tij, dashuri,urrejtje, falje, meshire,deshire e ku di une, shume, që ne nje fraksion te sekondes vijne, te mblidhen si nje lemsh ne fyt ,te shtrengojne e ti don te rrish , e ti don te ikesh nga to, e ti don ti cosh ne djall, e don, don, kerkon me forcen e shpirtit vetem te jetosh pa te keqijat e atyre mendimeve te zeza, vetem me dashurine që dikur te beri te fluturoje, por eshte vetem nje cast,tamam sikur sa hap e mbyll syte, pikerisht, sa hap syte e sheh realitetin...
Une sikur u permenda e perpara meje nje bjonde që deri atehere ishte dikush që vuante e me kishte trasmetuar vuajtjen e saj, apo une e kisha me te madhe se ajo !?
Gjithkush e din me mire se te tjeret madhesine e gezimeve apo me keq te vuajtjeve te tij...
Ajo me shikonte me shume dashamirsi, me kuptonte dhe ndjeva që me kishte kapur doren, gishtat e dores se majte që kisha mbi tavoline e me shikonte ne sy me nje buzeqeshje feminore edhe pse femije ajo nuk ishte...
E kuptova, e ndjeva, ajo ne nje fare menyre po me thoshte me syte e saj te kalter që me kuptonte, që dinte se çfarë ndjeja...
Kishim arritur ne parma.
Treni udhetonte me shpejtesi e here here ndjeja që ndalonte, gati sikur nuk kuptoja se ku ishim ne se nuk do te degjoja ne çdo stacion që ndalonte spikeren që njoftonte ku ishim e ku shkonim,une,ne ishim ne nje tren eurostar dhe shoqërija ime e kendshme ishte shume star, po udhetoja shume kendshem edhe pse me kujtime te trishtueshme ndonjehere per te dy ne...
Prane nesh nje burre i gjate, i kollarisur,me nje cante tip kasaforte valixhete mbasi lexoi numrat mbi kokat tona u ul ne krah tim.
Na pershendeti dhe hapi nje gazete e filloi te shfletonte me faqet e saj te hapura ne maksimum e që me vinin shpesh here perpara,pastaj ai e paloste dhe lexonte pak me te shpejte e rifillonte, si nje ritual që pak nga pak me merziti, me duhej çdo here që kthente faqen te shtyhesha se ai me mbulonte me gazete dhe indiferent se çfarë pesoja une ne se do ta quanim si te tille, ai vazhdonte punen e tij.
Gazeta që lexonte ishte milano finanza e ishte e thjeshte per tu kuptuar se çfarë rangu apo kategorie i perkiste zoterija ne shtresen e njerezve.
Vajza nuk fliste, veshtronte nga dritarja pejsazhe që kalonin me shpejtesi para syve tane.
Kaluan shume caste keshtu që mu duken te gjata, sikur s'po kalonin,mezi prisja te ndalonte treni që te zbrisja, nje si ankth me kishte pushtuar te terin.
Ajo gazete me nervozonte, jo ajo vete por tipi që po e lexonte, por nuk kisha ç'te beja...
Mbeshteta koken prapa dhe mbylla syte,doja te "ikja" nga ai ambjent ku deri pak me pare isha aq mire,ky tren euro star pa pritur ishte bere vetem euro, dukej sikur ajo gazete që komshiu im ne krah te djathte ne kishte rrembyer starin dhe na kishte lene vetem euron...
Ndjeva që dikush po me trokiste ne doren që kisha mbi tavoline.
Hapa syte, vajza po me tregonte me koke kontrollorin e biletave që nderkohe po timbroste bileten e vajzes.
Futa doren ne xhepin e xhaketes që kisha varur mbas meje ne varsen mbi koke dhe po prisja, nderkohe që kontrollori po shikonte bileten e zoterise ne krah tim.
Ai pasi shikoi bileten dhe ngriti koken te lexonte numrat siper i drejtohet zoterise,-
Vendi juaj eshte ky ketu, duke i treguar vendin perballe e sikur e ftonte që te nderronte vend , te shkonte aty ku duhej te ishte sipas prenotimit.
Zoterija, ndersa kontrollori timbroste bileten time, filloi te justifikojhej perse ishte ulur aty dhe thoshte që te udhetonte me shpine nga drejtimi që treni levizte i jepte nje si turbullire dhe kishte perfituar nga vendi bosh, por kontrollori nuk ju pergjigj,ai, pasi timbrosi edhe bileten time me nje indiferenze profesionale, duke na ururar udhetim te kendshem u kthue nga krahu tjeter ku ishte nje grua me nje djale te vogel dhe dy burra.
Perballe meje ishte tani edhe zoterija i finaces e une per here te pare i pashe syte,me shkuan syte direkt tek syte e tij..
Dy sy te vegjel, te zinj që i levizte me nje shpejtesi te vecante,dy sy që te dukeshin si dy pika te zeza,që ai i picerronte dhe i hapte per çfarë te hapur mund ta quajme sepse ishin shume te vegjel,dinake, tinzare,keshtu i ndjeva...
Duke e veshtruar tinez edhe une kuptova se tipi zoteri nuk ishte indiferent kundrejt vajzes tashme ne krah dhe ishte i detyruar te hidhte veshtrimin me pak i mbrojtur nga gazeta që vazhdonte te mbante hapur...
Befas degjoj vajzen ti drejtohet atij ne anglisht ,- Carolina, kenaqësi që njihemi.
Ai i zgjati doren me nje buzeqeshje idiote ne fytyre dhe nuk foli,ai nuk dinte anglisht...
Carolina, sic me ne fund mora vesh se quhej, qeshi me ze e mu kthye mua duke me then ne anglisht,- e pashe që qëpare nga pas gazetes që me veshtronte e nuk eshte e vertete që donte vendin sepse i ben leq drejtimi, jo ai donte te me kishte perballe sepse keshtu me shikonte me mire..
Hahahaha, degjoja qëshjen e saj e nuk mund te rrija pa qeshur as une, si eshte kjo jete, as financa ne se e tille eshte me ter mend, sepse kisha dyshim tashti që ai nuk dinte anglisht, nuk ishte indiferente ndaj nje gjoksi te hapur pak...
Sergio, u presantua zoteria me pak vonese që me duket e kuptoi që bllofi i tij kishte shkuar dem, ai ishte jashte loje...
Me ne fund pas ketij argetimi te fundit që na ishte ofruar me shkathtesi nga carolina , po hynim ne milano dhe treni uli shpejtesine,po kalonim ne disa vende që une njihja, që une kisha jetuar.
Kerkoja me sy vende te njohura e dallova viale monzen,ca pallate e nje bllok shtepijash që une i njihja mire,me tej nje rruge tjeter, e nje tjeter...
E per nje cast harrova carolinen, zoterine e ku isha...
Kishim arritur.
U ngrita ne kembe e po pergatisja ato pak gjera që kisha, kompiuterin ne cante dhe xhaketen pas shpine.
Carolina po bente te njejten gje, ndersa zoteria,sergio , nuk po levizte,gazeten e kishte mbyllur,palosur e po na veshtronte te dyve me rradhe, here mua e here ate po pa levizur e pa folur, sikur diçka bluante e donte te thoshte, te bente...
Milano
Sa here vij ne kete qytet jam si ne trans, kam shume kujtime , ndoshta me pak se ne ndonje qytet tjeter por ketu kam qenë gjithmonë shume aktiv, kam njohje te shumta , pastaj kam dhe nja dy vende që dikur isha si ne shtepine time, sinqerisht ne se do te flisnim ne se me pelqen me shume milano se ndonje qytet tjeter si torino pershembull do te thoja jo, torino per mua ka ere tjeter, por ne kete metropol kam bere shume gjera, kam mare shume e kam lene shume,nejse kjo pastaj eshte dhe personale.
Zbrita nga treni bashke me carolinen e lame pas zotin sergio që rrinte gjate gjithe peronit ne stazionin e centrales pas nesh me canten e tij tip bisnesi ne dore.
Une dhe ajo pa folur , sikur te sihim ndonje cift bashke po ecnim mes nejrezve pa folur e une ndjehesha pak ne siklet se ajo ishte me e gjate se une, jo shume por prape kuptohej e kjo me bente te doja te ndahesha nje minut e me pare por ajo ecte lirshem krah meje sikur te me njihte prej kohesh...
Ne nje kjoske aty ku mbaron peroni dhe eshte paiza e passagjereve që ikin e vijne ajo u shkeput duke me thene,- me prit nje minut,dhe u afrua sportelit te blinte diçka.
E kuptova, shkoi te blinte cigare.
U kthye e me zgjati nje pakete dhe mua, pikerisht cigaret që pija une, i kishte blere sikur donte te shlyente ato që kishte pire me mua ne tren.
Une refuzova e i thashe që me ofendon keshtu por ajo kembengulte dhe pas disa jep e mer, une i mora me shume turp e nderkohe po drejtoheshim per nga daljet e pashe që ajo mori drejtimin per nga dalja kryesore ndersa une doja te dilja nga mbrapa, aty ku me priste dikush ose që do te vinte, e menjehere iu drejtova me shume turp se nuk po kuptoja çfarë plani kishte ne koke...
Atehere,- çfarë do besh tani, se une me duhet te dal ketej nga jane autobusat dhe parkexhet se pres te vijne e te me marrin nja dy shoke?
Asgje, me thote ajo, une sot e kam si dite xhiroje, erdha te bej nej xhiro ketu, te kaloj stresin e akumuluar dhe neser do te kthehem, ne se ke kohe dhe don,thashe te hanim diçka bashke, ofroj une, e me shikonte drejt ne sy duke qeshur shume lirshem, si me nje shok te sajin prej kohesh, nje afrimitet që e kishim fituar ndoshta me emozionet e krijuara ne tren , me tregimin e nje pjese te jetes se saj e me dy poesi te mijat që tregonin nje diçka personale timen.
U ndjeva ne nje siklet te pa treguar,kisha nje pune shume serioze per te bere por ajo do zgjaste vetem disa minuta e une kisha ne plan te kthehesha sa me shpejt mbrapsht por si ti thoja asaj bjondeje te bukur dhe shume dashamirese ne ato momente, me duhej me doemos te ndahesha prej saj, e keshtu vendosa, do ti them që kam pune nuk mundem...
Ok, atehere hajt dalim nga shkallet ketej se duhet te takoj dike e pastaj shkojme hame ndonje gje.
O zot, kisha bere te kunderten e asaj që kisha vendosur, e ne fakt si nje robot,pa u menduar me,e terhoqa prej dore per nga do te shkonim, e ajo si nje mike e mire ju bind terheqjes time miqësore..
Te kapur prej dore per nja dy minuta u drejtuam per nga shkallet elektrike te daljes e vetem aty e hoqa doren sikur te me kishte kapur korrenti...
Ktheva koken nga ajo dhe i buzeqesha i turperuar...
Ajo qeshi dhe me hodhi doren mbi shpatulla, ishte me e gjate se une dhe rrinte ne nje shkalle siper meje ne ato shkalle që ecnin vete...
Dalja nga centrale e perballe menjehere te perhershmit shites ilegale ambulante te cigareve, syzeve etj, etj.
Nxorra telefonin dhe formova numerin e shokut.
Ndersa prisja te pergjigjej, perballe meje,shoh nje djale që po me bente me dore nga larg,e njoha dhe u drejtova menjehere andej, ishte nje shok, nje i njohur me mire te themi e kishte parkuar me kater sinjalet e makines hapur.
I dhashe doren, i presantova carolinen si nje miken time dhe hipa ne makine mbrapa bashke me te, keshtu u nisem.
Ku do shkojmë ,- me thotë ai.
Maciachini, i thashë unë, nuk di por nuk e kisha menduar me pare se ku do shkoja me te, por tani gjerat kishin ndryshuar, Carolina ishte me ne , shqip nuk dinte dhe meqë edhe do te hanim, me erdhi menjëherë ne mendje një vend i bukur, një nga vendet që mua me kishte mbetur ne mendje jo vetëm se aty kam ngrënë gjithmonë mire por edhe sepse me kane trajtuar si një te shtëpisë gjithmonë, një restorant kinez.
Djali u fut menjehere ne korsine e tij majtas per te dale ne drejtimin e viale zara,e per te ikur aty,te ai restorant,ai nuk ishte mik nga ato te ngushtet , sic i quajme ne por dinte ku rrija dikur dhe me sa kuptova ai e kishte kuptuar.
Carolina nuk fliste , ishte e nje qetesie te mahnitshme, dikush tjeter do te kishte bere njeqind pyetje, jo ajo ishte shume e zgjuar, ose ishte mesuar me ate te dashurin, apo ish nuk e di me sec ishte ai per te tani se nuk ma kishte thene dhe me e bukura ajo nuk dinte as emrin tim, une si koqe kandari nuk ja kisha thene akoma dhe po kerkoja nje okazion që ta permendja keshtu ajo e kuptonte si quhesha sepse edhe ne sy te djalit nuk kisha me si ta thoja sepse e kisha presantuar si miken time.
Mbas pak minutash arritem te piazza e une nga pas i tregoj me dore djalit se ku te parkonte , ngjitur me restorantin, direkt pas bankes, mbi trotuar, ngjitur me vetraten e shkruar ne kinezce.
Ne zbritem me pare nga makina e ai parkoi mire fare , gati sa me vinte te qeshja e i thashe ,- edhe pak e hyje brenda ne restorant !
Hahahaha, qeshi dhe ai,ndersa mbyllte makinen me telekomande.
Carolina do me falesh se po flasim shqip e nuk di si eshte me italishten djali, por po flasim per parkimin e gjera te tjera te parendesishme,- i thashe asaj që vazhdonte te rrinte e qete dhe me buzeqeshjen e saj te dlire...
Hapa deren me nje emozion te madh, lashe te kalonte carolina perpara ndersa mbaja deren hapur e hyra dhe une.
Oooooo dotole,- degjova nje te thirrur gezimi, perpara meje abbi, nje vajze e pronarit te restorantit që ishte aq e dashur per mua dhe dikur kishim patur nje feeling sa miqësor aq dhe djallezor, por kishte mbetur vetem aq, une kisha hyre ne nje ambient që kisha mall, që kisha kujtime, që me kishin trajtuar si te tyrin edhe pse nuk i kisha syte e terhequra,me bisht si te tyret.
I putha doren,-ni hao, i thashe me syte që ishin gati te derdhnin lot.
Abbi perkuli koken e me pershendeti dhe ajo me te njejten frase që ne kinezçe do te thote ciao, pastaj e gezuar perseriste,- she she, she she,( faleminderit) dhe menjehere u drejtua per nga tavolina ku une ulesha dikur, ngjitur me xhamin , aty ku ishte parkuar dhe makina.
I bera vend carolines duke i nxjerre karriken pas e ajo me shume class u ul e vete u ula ne karriken perballe saj që me shume xhentilece abbi e kishte bere gati , djali u ul ne krah tim.
Per te me pershendetur erdhi dhe vellai i abbit e u takuam vetem me nje te dhene dore, ne nuk kishim qene kurre miq, ai ishte xheloz per miqësine time me te motren e kushedi se çfarë kujtonte, ne fakt asgje skishte ndodhur mes meje dhe saj, kishim dale vetem nje here per te pare nje film ne kinema e asgje me teper , ishte tjesht nje feeling miqësor , po hajde spjegoja atij, megjithate u duk sikur ishte i kenaqur që me takoj.
Kam pyetyr per ty,- me thote ai me ate italishten e tij që si te gjithe kinezet fusin germen l mes fjaleve ne pamundesi te flasin mire, e kam mare vesh se si e çfarë , por me behet qejfi që te shoh tani ketu.
Ai ishte kthyr ne dashamires, ne mik, i kisha munguar, ishte interesuar per mua ne mungese te gjithe atyre viteve, gati 7 vjet që une nuk shkoja aty.
Interesante...
Erdhi dhe nena e abbit me ritualin e pershendetjes me koke te perulur, i jati, e mungonte vetem motra e vogel, ajo që me kishte mesuar ato dy fjale që une dija ne gjuhen e tyre dhe kur ato pane që po e kerkoja me sy me thane që ajo ndodhej ne shkolle , bente mesim deri vone pasdite.
Une e mbaja mend te vogel, shate vjet me pare ajo ishte vetem 5 vjec,sot duehj te ishte 12 pak a shume dhe mu be qejfi që ajo studionte e mendova , keta njerez te vegjel me trup kane nje vullnet te madh per te perballuar jeten me pune e mesim, per tu ambientuar kudo që te jene, mjaft te jetojne mire,jane me ter mend te vecante e une i admiroj.
I presantova carolinen, që i pershendeti me nje ni hao, edhe ajo, e une e pashe ne sy me admirim, kishte thithur menjehere shprehjen e pershendetjes kineze ne nje minut dhe e perdori, djalin afer meje dhe hyra menjehere ne temen e restorantin, - ca ka ndonje gje te mire, se me ka mare malli te ha gjera kineze, esi per fillim dua nje pi raki orizi ne se nuk ka mbaruar.
Qeshem te gjithe bashke, dhe ato iken si te avulluar ne nje fraksion te sekondes nga shikimi yne, ata jetonin me ate pune dhe dine ta bejne me mrekulli.
Fola pak me djalin ne shqip, duke i kerkuar ndjese carolines e mbasi mbarova biseden time me te nxorra telefonin dhe mora nje mike .
Nuk kisha deshire te ngaterroja gjerat ne ato momente por doja ti tregoja emrin tim carolines dhe keshtu e vetmja gje që me erdhi ne mend ishte santa, nje etiopiane e bukur që kisha njohur para nja dy javesh ne nje bingo ne viale zara,nje femer me lekure te zeze që une si pak nazeli e kisha pranuar vetem sepse ishte e vecante, vetem sepse ajo ishte nje vajze -grua dhe bente disa pune vetem per hir te nje femije që kishte me nje aktor te holliwoodit i cili sapo kishte shkuar atje e kishte lene dhe nuk donte tja dinte me per te, por ajo me shume mund e sakrifica bente pune si kamariere, bashkepronare ne nje bar afer kishes se san gregorios ne korso buenos aires, ku mbilidheshin bashkpatriotet e saj dhe shkonte here pas here me aeroplan ne etiopi ku dergonte makineri elektronike ,lojra fati, pra çfarë fitonte ajo e fuste ne investim.
Ne fillim nuk e besova që kishte qene gruaja e nje aktori ne holliwood por ne barin e saj ajo ksihte shume miq e shoke nga vendi i saj dhe ne skafalet ku ishin shishet me pije ne krah kishte shume foto, mes tyre dhe shoqe e shoke te saj që ishin aty e une i shihja realisht e ato kishin dale ne foto me ate, edhe ajo kishte foto me ate, ishte vertet nje që e kisha pare ne nje film me edi m., e kjo me beri ta admiroj me shume, pastaj resto...
Me pegjigjet dikush tjeter si me porosi, nje ze femra që une nuk e njihja, e une i thashe ti thote Santes që mori ne telefon Iliri, shqiptari, dhe se jam ne Milano neser do ti telefonoj por ne se eshte ne pune te me thote se mbase kaloj andej.
Ohh, çfarë lirimi, Carolina e kishte kuptuar emrin tim, pashe buzeqeshjen shejtankei që beri dhe qesha dhe une.
Erdhi rakija e orizit e bashke me te dhe ca copa mishi që nuk di se çfarë ishin, me pak salse djegese ne krah te tyre rregulluar bukur ne nja pjate te madhe ne mes te tavolines.
Ngritem gotat dhe bera nje trokitje te lehte , me pare me te zotet e shtepise , me carolinen e pastaj me djalin.
Rakija me dogji guxhumanin e shoqërova menjehere me pak mish qe ngjante si mish pule , por pule nuk ishte.
Djali me kerkoi te falur por duhej te ikte, ne kishim mbaruar ç'duhej bashke ne nje bisede te shkurter pse minuteshe koke me koke, ai kishte pune per te bere, na kerkoi falje, u pershendet me Carolinen dhe une e shoqërova te dera.
Me dha doren, me uroi te kaloj mire e me zgjati nje qindshe euro, mbai me tha mbase ke me shume shpenzime sot, dhe qeshte me shenjtanllek.
E falenderova, i thashe ti beje te fala nje shokut tim, ai që e kishte derguar te me priste dhe u ktheva ne tavoline.
Kalova aty mes miqsh gati dy ore te kendshme mes birres kineze e cila na u ofrua nga te zotet e shtepise dhe mishit që vinte me pajta njera pas tjetres sa here abbi shihte që ne i zbrasnim.
Kam ngrene kaq mire e kaq shume sot, sa kurre ne jeten time, me thote mua dhe abbit që ishte gjithmone e pranishme, carolina e cila kishte ardhur edhe pak ne qejf, ne fillim me ate gote te vogel rakije e pastaj me birrat nje litroshe te birres kineze që te them te verteten eshte me e mire, per mua te pakten, se te gjitha llojet e birrave ne qarkullim.
Ndenjem akoma dhe per nje kafe aty e pastaj duke u pershendetur me te zotet e shtepise e me nje te puthur ne faqe per abbin e mire ne u larguam nga ai restorant mik.
Te dera jashte kuptova që Carolina ishte gati-gati e dehur, me kishte kapur prej dore e me drejtonte per nga taksite qe ishin nga krahu tjeter i rruges, e ajo pa pritur semaforin me terhoqi duke qeshur e leshuar thirrje te lehta gezimi, ajo sikur po zgjidhej nga zinxhiret e donte te jetonte lirshem, ndjente shoqeri te kendshme dhe ishte e lire, pa asnje lloj pengese, e ishte me nje njeri qe e kishte njohur vetem 5-6 ore me pare, ajo nuk dinte asgje per mua, ajo e une ishim te huaj , por ishim kapur per dore e po kalonim nje rruge me semafor te kuq te ndezur, ne mes te qindra kembesoresh qe prisnin te dilte jeshilja, por po e kalonim ...
&
Qe ne taksi ajo filloi te me bente te dridhesha i teri,ndersa ishim ulur te dy pas ,ne sedilet e pasme, ajo me kishte hedhur doren ne qafe dhe me puthte vazhdimisht gjithe epsh, e pas çdo puthje me shihte ne sy dhe perseriste ne gjuhen e saj,- te dua, te dua ty...
Taksisti duke perfituar nga situata bente rruge me te gjate per te vajtur ne hotelin qe une i kisha dhene si destinazion, i shkreti, kujtonte se ne nuk e njihnim milanon dhe po perfitonte nga situata e zjarrte qe ishte vendosur mes nesh, apo dhe ai ishte i kenaqur nga ato skena qe sigurisht shihte ne pasqyre dhe donte te zgjaste sa me shume udhetimin!?
Une nuk kisha si te mendoja shume per kete, carolina ishte aq ne qejf sa dukej sikur donte te bente dashuri aty, lart mbi taksi dhe une perpiqesha me shume dashamiresi ta permbaja, e i tundja koken ne shenje mohimi sa here ajo zgjaste duart nga pantallonat e mija, ishte zgjidhur plotesisht, e nuk doja te mendoja se ishte efekti i alkoolit qe e bente te sillej keshtu.
Perpara hotel Lido, ne piazza lotto, taksija qendroi dhe une pasi pashe taksimetrin per cmimin e rruges, pagova dhe zbritem te dy duke u mbajtur per dore si dy dashnore te cmendur...
Ne reception nje burre me pyeti sa do te rrinim e me pas celsat e dhomes,numeri 13 kati i trete.
Sapo hapa deren dhe hyme brenda ndjeva njeren dore te carolines ne faqe, e kaloi nen floke mbas veshit tim,e perqendroi mbrapa e me terhoqi pas vetes me doren tjeter qe kishte vene ne mesin tim, ndjeva buzet e saj qe me thithnin e gjuhen e saj qe kerkonte timen, nje lageshti e kendshme, nje zjarr qe me kishte pushtuar trupin e ne te dy keshtu te puthitur rame mbi krevat te pa zhveshur duke u rotullisur me rradhe here mbi e here poshte...
Ai gjoksi i saj i bardhe tashme i hapur komplet,ato dy rrathe ngjyre roze te erret , te fryre nga deshira qe ajo gjithe epsh mi futi ne goje beri te me bien syzet nga syte...
Pas ndonje ore , nuk di me saktesi sa, nuk kisha me as oren ne dore, u ngrita nga krevati e u afrova te dritarja te shikoj perjashte, ishte ngrysur mire dhe shikoja vetem drita, nuk dalloja mire figurat, me merreshin mend, isha si i dehur, nuk di nga birrat kineze, nga udhetimi me taksi apo nga carolina...
U drejtova per nga banja te beja nje dush , te me dilte pak ajo gjendje e turbullt, mbase kuptoja me shume.
Ktheva koken nga krevati ku ajo flinte e qete, gjysem lakuriq e me kembe te mbledhura ne gjoks, u afrova dhe e mbulova me carcaf, rregullova temperaturen ne dhome qe te ishte pak me ngrohte e pastaj shkova ne dush.
U ula ne dush dhe lashe ujin e vaket te binte lirshem mbi koken time, nuk me pelqen uji i nxehte, duket sikur s'forcoj veten me gjera qe nuk jane reale e keshtu ndenja atje per shume kohe derisa u lodha duke ndenjur ulur, pastaj u shkumova pak me shampot e gatshme qe hoteli linte aty por era, parfumi i shampos nuk me pelqeu e keshtu shkova per nga dhoma te merrja shampon e banjo shkumen qe kisha ne canten time, ashtu sic isha , lakuriq...
Ndersa merrja solucionet ne cante nga pas nje dore ne bark me terhoqi drejt vehtes dhe rashe mbrapsht mbi krevat, mbi gjoksin e carolines, e cila menjehere filloi te me puthte syte, faqet, buzet, mi kafshonte lehte, mi thithte e mi leshonte...
E di,- me tha ajo qe ishte zgjuar dhe dukej pak si serioze...
Nuk me ka qelluar kurre te me refuzoje njeri, nuk me ka qelluar kurre qe nje mashkull te mos beje dashuri me mua e aq me teper qe kur une dua nuk le njeri te me ike, ndersa ti qepare erdhe me mua deri ne nje fare vendi dhe u terhoqe, nuk bere dashuri, pse, pse te mori dreqi, nga se ke frike, pse me refuzon, perse nuk e con deri ne fund nje raport te lire mes nesh, pse, te lutem me thuaj,- dhe vazhdonte te me puthte gjithe zgjuarsi duke me ndezur pak e nga pak, duke bere qe gjithe qenia ime te ishte ne dyshim ekzistence, ajo mrekulli femerore perpara meje qe cilido burre nuk do te bente naze me fuste dyshime, me fuste korrentin por ...
Ok, - i thashe,duke rimarre vehten me nje zor te pa zakonte per mua, - bejme nje dush e pastaj flasim, te lutem, dhe e putha lehte mbi buze, si per ti lene te kuptonte qe rregullohet gjithshka vetem te me ndiqte...
Me leshoi dhe u ngrit pas meje, erdhi ne dush menjehere me mua.
E vogel ndarja e dushit per te na marre te dyve menjehere por ajo hapi dyert e dushit dhe me to hapur ne po lageshim te dy , kur pashe qe ajo kishte ftohte dhe e ngrita temperaturen e nderrova vend , lashe ti binte asaj shiu i nxehte qe binte nga lart, por edhe une prekesha nga ato pika te nxehta e njera dore e carolines qe tashme gjithshka ishte por jo e pire ...
Ne ishim bere gati nje trup, kembet e mija ishin mes kembeve te saj e here te sajat mes te mijave pa u shkeputur asnje cast nga njeri tjetri...
Pastaj me kthente pas e me ferkonte kurrizin, me prekte ne trup me shume ndjenje, me ferkonte lehte-lehte nga poshte e me puthte fort, fort aq sa zjarri e mori kalane time...
Isha i dehur, jo nga birra kineze, as nga udhetimi, gjithe afshi i saj qe me kishte bere me te madh, e me te madh çdo sekond qe kalonte...
E perfshiva nga kofshet e hapura dhe e ngrita peshe duke e mbeshtetur ne pllakat e mermerta pas saj...
Pashe qe ajo nuk i kushtonte kujdes vetem thonjve, ajo kujdesesh per çdo pjese te trupit te saj dhe une u deha nga ajo bukuri qe puthja, thithja, qe prekja si nje djall i mahnitur...
Pas ndonje ore ne shkuam ne shtrat ku vazhduam akoma per nje kohe te gjate, une isha si nje femije qe ben dashuri per here te pare, po, si nje femi, por nje femije qe ka pare shume filma si behet dashuri dhe po zbatonte ne praktike çfarë kishte pare...
Ate nate ne nuk fjetem, ajo, une nuk kishim gjume, dhe ishim te dy te lumtur qe fati na kishte takuar me njeri tjetrin....
&
Dolem nga hoteli te dy e pa folur , te kapur dore per dore hipem ne nje taksi tjeter e du drejtuam per nga stacioni centrale, do te merrnim trenin e kthimit.
Shpesh ajo me shihte ne sy si e lumtur dhe buzeqeshte, telefoni degjohej papushim por ajo nuk pergjigjej...!
Ne trenin e kthimit ishim vetem une e ajo perballe njeri tjetrit e rruga dukej sikur nuk do perfundonte kurre, stacionet kalonin njeri pas tjetrit e ne ishim aty, shikonim njeri tjetrin pa pare ç'kishim perreth...
Duart e saj ne duart e mija e ne perkedhelnin njeri tjetrin nepermjet gishtave te duarve qe ndjenin akoma dashurine e nje nate me pare...
Do te shihemi me?- me pyeti carolina.
Nuk e di ,- iu pergjigja, mbase, por ja leme kohes, nuk di c'te them, kam aq shume halle e nuk di as ti çfare do besh, por leme numerin e telefonit e degjohemi, pastaj shohim e bejme.
Ajo me dha numrin e telefonit e me tha, me dergo sms sepse nuk e hap gati kurre kete numer por tani do ta hap vetem qe te lexoj mesazhet e tua e pastaj do e mbyll , ai ka numrin tjeter dhe me kontrollon telefonin keshtu te dhashe kete tjetrin qe e kam vetem une e ti tani.
Kishin mbetur vetem pak kilometra per te arritur ne stacionin e mberritjes, une u cova, mora canten time te udhetimit ne dore dhe u perkula lehte mbi te qe qendronte e palevizur ne sedilen e saj sikur nuk donte te cohej, sikur nuk donte te largohej nga ai tren qe e beri te njihej me mua...
E putha lehte ne buze e ndjeva shijen e kthimit te puthjes me shume deshire, gjuha e saj me lagu buzet ndersa syte i rrudhi te mbyllur...
E lashe ashtu, me sy te mbyllur e u largova duke marre me vehte shijen e buzeve te saj...
Ne stacion levizjet e njerezve ashti sic i lashe, po ai ze femre qe lajmeronte trenat ne arritje e te tjere ne nisje, njere qe nxitonin te hipnin e te tjere qe zbritnin e pershpejtonin te largoheshin nga stacioni drejt destinacioneve te tyre.
Mu kujtua ai, udhetari pa tren, ai qe qendronte ne peron e nuk hipte, e nuk zbriste...
E kerkova me sy aty ku e lashe por nuk e pashe, e kerkova me sy rreth e rrotul se mos e shihja por nuk ma zuri syri e po largohesha kur nje ze i njohur me pershendet nga pas,- po ku je bre burre se na mori malli !?
Ishte nje shqiptar nga Maqedonija qe njihja nepermjet disa cunave me te vegjel se une, te cilet disa muaj me pare me cuan tek nje lokal nate ku u njoha me te, por nuk i mbaja mend as emrin.
Vetetimthi mu kujtua Carolina dhe historija e saj,- o zot mendova, por nuk e shtyva me tej mendimin tim, vetem shpresoja...!
I dhashe doren e mbasi shkembyem pershendetjet e rastit e pyeta çfarë po bente aty e ai mua ku kisha qene, gati gati nje dashamiresi si prej dy miqve qe njiheshin prej shume vitesh e jo si dy te njohur vetem ne nje apo dy takime.
Une i thashe qe kisha qene ne rimini tek nje shok e ai me tha qe po pret nje shoqe e me zgjati nje cigare.
Isha kurioz por doja te largohesha sa me pare , ajo po vinte e une ula koken si per ti dhene me kuptu qe duhej te me kuptonte ajo mua...
Ajo u afrua dhe ai e puthi ne buze dhe e prezantoi me mua,- nje shok i imi shqiptar , i tha ai ne italisht , e kjo eshte Carolina e fejuara ime suedeze , me tha mua.
Une i dhashe doren , e pershendeta me koke e peshperita lehte , - kenaqesi !
Duhen keto ,- me tha ai ne shqip,:- “pa kto nuk bajme dot dokumente e ne ketu per me fitu kena ardhe, vazhdoi ai , se une kam familje ne maqedoni e duhet me i cue lek per çdo muej”.
Une u ndjeva ngusht, ai po fliste ne shqip e ajo nuk po kuptonte, kerkonte me sy te dinte se çfarë ai po thoshte e une per ta ndihmuar ja ktheva ne italisht mikut bashkpatriot,- u kenaqa qe te pashe perseri por te me falesh se kam ca pune e po me presin.
Ishte kënaqësi qe u njohëm,- i thashë asaj dhe u largova.
O zot, nuk dija çfarë te mendoja...
Me dukej vetja si ai udhetari pa tren e me shume trena qe lashe kur u nisa e qe me nuk e gjeta...
Zeri i spikeres qe lajmeronte sikur me futi ne rolin qe ai kishte lene, miku shqiptar dhe carolina ishin zhdukur nga syte por hija e tyre me rendonte ne mendje e mua me dukej sikur nuk kisha zbritur nga treni, me dukej sikur po prisja nje tren, me dukej sikur ai imi nuk kishte ardhur ende, me dukej sikur nuk dija çfarë treni duhej te merrja...!
Mora te ndez nje cigare si per te qetesuar keto mendime te crregullta qe me rendonin koken, nxorra cakmakun dhe e ndeza...
Degjova nje muzike, pashe nje flake e ne duart e mija u ndez nje cigare...
Nuk u shuajt flaka kur ndeza cigaren e as me pas, nuk mbaroi muzika pasi ndeza cigaren, une lashe te kendote cakmaku derisa ti mbarohej baterija e muzika u perzie me zerin e spikeres qe lajmeronte arritjen apo ikjen e ndonje treni...
Nuk di sa ndenja, nuk me kujtohet mire por di qe prita goxha derisa sa erdhi treni im, a me duket se nuk e gjeta kurre cili ishte, di vetem se rituali i flakes me muzike vazhdon, sa here qe sheh flake muzika fillon e une e le derisa i mbarojne baterite...
Fund
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM
» Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM
» Ardi Omeri: UDHETARI I PERJETSHEM V ( ndalohet leximi per adoleshentet 18 vjec e te virgjer)
» Ardi Omeri: VETEMOHIMI I SAJ...!
» Ardi Omeri: Lesh e Li...
» Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM
» Ardi Omeri: UDHETARI I PERJETSHEM V ( ndalohet leximi per adoleshentet 18 vjec e te virgjer)
» Ardi Omeri: VETEMOHIMI I SAJ...!
» Ardi Omeri: Lesh e Li...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi