Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM

Shko poshtë

Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM Empty Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2009 11:43 pm

Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM N1663066175_4851



Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM


Kishte ne dore nje valixhe udhetimi,nje tip 24 oreshe por qe dukej e fryre, e ngjeshur,a thua se po ikte per kismet,jo si 24 oreshe.
Veshur mire me nje kostum ngjyre te erret e kepuce te zeza klasike,nuk ishte nga ato tipat qe sheh shpesh ne stazione,qe qelben nga era e alkoolit apo nga era e djerses se tyre te palare per muaj te tere e rrine neper satcione se nuk kane nej vend per te fjetur , jane njerez pa njerez te abandonuar ne fatin e tyre,jo ai ishte, dukej ndryshe...
Ai po rrinte ne peronin e stacionit duke pire i heshtur cigare njera pas tjetres.
Ishte vetem ne dukje kjo heshtje, kjo qetesi, sepse cigaret i ndizte njera pas tjetres ,pa mbaruar njeren fillonte tjetren dhe nje kolle e thate e shoqeronte gjithmone,aq sa kalimtaret e shikonin si te bezdisur apo te trembur sikur te kishte ndonje virus nga ato qe degjohen perdite ne televizion,por ai nuk i vinte re shikimet e njerezve apo preokupimet e tyre...
Ne boten e tij ai vazhdonte te thithte cigaret e te "shijonte" nikotinen qe e bente te kollej.
Here pas here degjohej zeri i nje gruaje qe lajmeronte mberritjen e nje treni apo largimin e nje tjetri e vec atehere ai ngrinte koken lart ,shikonte ne tavanin e peronin a thua se shoqeronte me sy zerin e spikeres qe ta degjonte me mire...
Sapo zeri mbaronte ,ai ulte koken,nxirrte paketen e cigareve,merrte nje tjeter, panvarsisht ne kishte ne dore nje tjeter apo jo dhe e ndizte,here me cigaren e vjeter qe po pinte e here me cakmak qe leshonte nje muzike ndersa ndizej, nje muzike qe shoqeronte flaken e ikte bashke me te,mbyllej cakmaku e ikte flaka,zhdukej muzika...
Ai komplet indiferent ne pamje te pare, shikonte cakmakun e fikur, pastaj e hapte nga siper e menjehere degjohej musika por pa flake e shoqeruar.
E mbyllte kapakun dhe muzika heshte.
E perseriste pa u merzitur disa here kete gje e pastaj e fuste ne xhep per pak kohe deri ne cigaren tjeter, a thua se donte flake dhe muziken ne te njejten kohe, e ai perseriste te njejtin xhest,hapte kapakun e cakmakut,degjohej muzika,dilte flaka,ndizte cigaren,thithte fort e nxirrte nje tym te bardhe nga brimat e hundes e nga goja, e shikonte flaken me muzike shoqeruar dhe mbyllte kapakun duke shuar flaken e zhdukur muziken...
Por kalonin trena njeri pas tjetrit dhe ai nuk po levizte, nuk po merrte asnje prej tyre...
Ai po rrinte aty i vetem me cigaret e tij, here me muzike e flake shoqeruar here pa to , por nuk levizte, rrinte ne pritje te trenit te tij qe nuk po vinte...
Dukej sikur ai nuk po donte asnje nga ato trena qe iknin ne veri,ne jug,ne lindje apo perendim apo ktheheshin nga ato drejtime, dukej sikur destinazionet nuk ishin asnje nga ato qe jane normal orientimet e njerezve, ose ai nuk ishte normal e po priste nje orientim te ri, nje qe akoma nuk ishte shpikur...
Njerezit kalonin dikush me vrap te merrte trenin e tij te tjere te zbrisnin nga treni ne ndalim e te vazhdonin jeten e tyre jashte udhetimit e vetem ai ishte aty,askush nuk e vinte re, ose e shikonin per nje cast e vazhdonin udhetimin e tyre, jeten normale ne tren apo jasht tij.
Dhe rituali perseritej,degjohej zeri i spikeres qe lajmeronte largimin e treni apo arritjen e nje tjetri e dukej se edhe ajo e kishte pare ne peron per nje kohe te gjate dhe po e ftonte te vendoste nga duhet te shkonte, po lajmeronte shume,e shume perseri qe ai ti jepte nje drejtim udhetimit te tij,qe ai te mos rrinte me ne peronin e stazionit por edhe zeri i spikeres, shume i bukur,nuk po e bente te vendoste...
Ai ngrinte koken, shoqeronte ate ze te bukur qe lajmeronte e pastaj perseriste ritualin e tij me flaken,muziken dhe cigaret...
Ai ishte mesuar me ate ritual ,dukej sikur i vinte keq te ndahej prej tij, dukej sikur zeri i asaj lajmerueses se destinacioneve e kishte bere per vehte dhe nuk donte te ndahej.
Ai ishte bere rob i atij peroni, rob me nje valixhe 24 oreshe qe vec si tip ishte e tille...
Ai ishte bere peng i ndonje destinacioni qe akoma nuk ishte shpikur,peng...


vijon--------------------
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM Empty Re: Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 09, 2009 11:47 pm

E lashe keshtu dhe u largova, kisha shume pune te mijat per te pare cdo bente ai me tej...
Treni im erdhi, une degjova spikeren,mora valixhen time ne dore dhe me te shpejte hipa ne vagonin qe ishte shkruar ne bileten e prenotimit.
Hapa pak syte rrotull, ashtu sic bej gjithmone kur do ulem ne nje vend te panjohur,nxora kompiuterin nga canta dhe u rregullova mire ne sedilen time qe per koincidence ishte numri 9, nje numer qe me pelqen,thone qe eshte numri perfekt ne numerologjine e fatit, e meqenese une fat kam pas pak, relativisht jam lidhur mendurisht me kete numer e shpesh me vjen te qesh sepse duke ditur te llogaris numrin personal,dhe i imi eshte gjashta , une si kundershtar i palekundur e i perhershem i te gjitha gjerave te parathena, jam fiksuar te nenta, por ky eshte nje kapitull tjeter, ndoshta do ta them me vone po qe se do te vij rasti.
Perballe kisha nje vajze te re,nje tip studentese ne pamje te pare,nje bjonde e bere se i dukeshin rrenjet e flokeve qe nuk ishin te verdha,me dy sy te fshehura pas syzeve optike,te zgjedhura me gusto,me nje bluze me lule te hapur ne gjoks nga ku dukeshin shume mire vecorite e nje gjoksi te ngritur e te zhvilluar.
Ajo komcen e pare te kemishes e kishte lene te hapur,sic duket i pelqente qe te tjeret te admironin ate gjoks qe ishte vertet i bukur ne pamje te jashtme...
Ne krah te saj nje djale me ngjyre,nuk di po si afrikan me dukej,edhe pse sot nuk mund te dish origjinen e vertete te askujt duke u bazuar ne ngjyre apo veshje,mund te jene ngado e ti vec imagjinon.
Nga krahu im vendi afer korridorit ishte bosh, por une e dija qe s'do rrinte per shume sepse ato prenotohen e kush e ka bileten mund te hipi nga nje stazion ne tjetrin po perkohesisht ishte bosh.
Hapa lap topin tim dhe u futa ne linje me veten duke perjashtuar komshijte e perkoshem nga konesioni in mendor.
Te dokumentat une mbaj gjithmone nje kartele me poesi dhe shkrimet e mija e kur mundem hyj menjehere e shkruaj ose kaloj ne to cfare kam shkruar ne copa letrash ne vende ku nuk mund te shkruaj ne kompiuter e tani doja te hidhja ne te ato qe kisha shkruar qepar ne stazion ndersa prisja trenin, doja te shkruaja per ate pasagjerin jo pasagjer, per ate tipin qe lashe pas ne pritjen e tij te pazakonte ne peron.
Me beri pershtypje qetesia e tij aparente,durimi e rituali i tij dhe kisha deshire te shkruaja, doja ta vendosja ne boten time, here here edhe une jam si ai,me dukej sikur ai ishte dikush qe njihja apo thjesht sepse ndenja gati gjysem ore a me shume duke e pare dhe studiuar veprimet e tij qe shpesh me dukeshin sikur i beja une ne nje vend tjeter, ne nje kohe tjeter, nuk e di , ndoshta...!
Ngrita koken nga kompiuteri sikur po kerkoja mendimet e humbura ne ate stacion ta kaluar e ndeza nje cigare, isha ne vagonin qe lejohej pirja e cigares.
Vajza qe kisha perballe me shikoi ne sy me nje buzeqeshje te turpshme, sikur donte te me thoshte dicka por ngurronte.
Te shqeteson cigarja,- e pyeta me njerzillek.
Jooo,- perkundrazi ne se ke mundesi me jep dhe nje mua sepse mu mbaruan e nuk pata kohe te blej tjeter pakete, me tha ajo duke hequr turpin qe kishte ne buzeqeshjen e saj te meparshme e une dallova nje pale sy te kalter prapa atyre xhamave optike qe shikonin shume cilter,kuptova qe ishte nje vajze e thjeshte,normale, pa shume tangerlleqe...
Nxorra perseri paketen time dhe ia zgjata te hapur qe te merrte cigaren qe me kerkoi.
Ajo , me njeren dore terhoqi cigaren e tjetren per te ekulibruar xhestin ose levizjen e vendosi poshte paketes, aty ku ishte dora ime, e vendosi siper times dhe me shikoi ne sy ku u thue ajo buzeqeshja e turpshme e meparshem por pak me familjare tashme, sikur donte te me thoshte , "- me fal por nuk desha..."-
Buzeqesha edhe une per ti lene te kuptoje qe s'ka asnej problem, gjera normale.
Futa paketen ne xhepin e kemishes dhe ula koken te kompiuteri im per te vazhduar cfare kisha nisur,shkrimin tim per udhetarin e pa vendosur kur degjoj djalin perballe meje e ne krah te vajzes qe ankohet ne anglisht per tymin e cigares.
Por nuk me drejtohej mua, ai kishte ngulur syte te gjoksi i vajzes dhe po ankohej a thua se ishte naturalist dhe po kujdesej qe ai gjoks i bukur te mos merrte ere te duhanit sepse i bente keq, por ne fjalet e tij ishte me shume ankues vulgar perdorte shpesh fjalen ,dreq, dhe bente geste qe s'dija ca emri ti vija.
Prita qe vajza ti pergjigjej por ajo heshtte ,ndoshta nuk dinte gjuhen,ndoshte nuk i interesonte cfare po thoshte ai , nuk e kuptova e po prisja...
Djali me ngjyre,mbasi u lodh duke pare nag trupi i vajzes e kur kuptoi se une po e degjoja dhe nuk po flisja mori me shume kurajo dhe mu drejtua mua duke me thene ne anglisht se kjo nuk eshte normale,se ai ska perse te thithe tymin e cigareve tona,etj, etj por vazhdonte te perdorte fjalen dreq ne cdo dy fjale te tija.
Une me qetesi ju pergjigja po anglisht qe ky eshte vagon per ato qe pijne cigare e ne se zoterija e tij po shqetesohej mund te ikte ne ndonje vend tjeter, ka shume vagona te tjere.
Por ai me fliste mbi zerin tim, nuk me linte te mbaroja, nuk degjonte cfare flisja e dukej se nuk i interesonte c'flisja une por donte qe vajza ti pergjigjej por ajo nuk po e vriste shume trurin, ajo o nuk kuptonte ose po e sfidonte sepse thithte me kenaqesi cigaren dhe ngrinte koken lart duke shfryre tymin qe behej rrathe rrathe e ngrihej lart ne tavanin e vagonit.
Ndersa pinte cigaren dhe degjonte indiferente djalin nga krahu i saj pa i dhene pergjigje here pas here hidhte floket pas shpine,rregullonte kemishen ne pjesen e hapur e ne ate moment bente qe djali te heshte per pak, gjoksi i saj e bllokonte, ai hapej me shume ne pamje dhe ai ndalonte,pastaj ajo leviste pak nga vendi ,kthente koken nga dritarja duke thithur cigaren, rikthehesh nga une , me buzeqeshte me shume shenjtallek e shkundte cigaren te tavlla e tavolines ne mes.
E keshtu ajo dhe une mbaruam cigaren mes ankimeve te djalit, shikimeve te tij te paturpshme dhe kenaqesise se dhimbshme qe na dha nikotina qe morem me kenaqesi te shqetesuar.
Ne fund te gestit, te shuarjes se cigares ne tavell, vajza mbylli edhe librin qe mbante perpara ,mbi tavolinen qe ishte ne mes, u kthye komplet nga djali, e pasi e pa mire e mire ne sy me nje shikim si percmues e pyeti me nje anglishte e theks perfekt,- ma ti din te lexosh, ke bere shkolle,para se te shohesh gjoksin tim e te flasesh budalleqe ngrije koken e lexo kartelen ketu mbi mua qe thote se ketu lejohet duhani.
Djali qe sic duket nuk i interesonte gje tjeter por vec ti degjonte zerin asaj vajze te bukur , beri sikur vetem atehere e vuri re, kerkoi falje dhe filloi menjehere te fliste, kerkonte bashkbisedim por vajza tashme i kishte kthyer shpinen, ai nuk i interesonte, ai shihte pa turp dhe fliste pa u menduar...
Une tunda koken me ironi,pashe vajzen qe po me shihte me cep te syrit si per te kerkuar mbeshtetje ne ate qe beri, qesha me djallezi dhe vazhdova te shkruaj per udhetarin,e per dreq po ngaterrohesha ne ngjarjen e udhetarit ne stazion dhe times, udhetarit ne tren, nuk e di perse mu duk sikur kisha hipur ne tren te gabuar, nuk di perse, aq sa edhe vendi bosh ne krah timin po me dukej si ogur i keq, sikur edhe personi qe kishte prenituar postin ne ate vend ishte penduar e nuk do vinte, e ne kishim kaluar disa stacione, kishim udhetuar shpejt me ate tren te shpejte eurostar, ishim ne jug te Europes, por brenda saj, ishim ne nje tren dhe po udhetonim, une, nje vajze studente dhe nje i huaj qe s'di e nuk e mora vesh nga ishte..
Ne ishim tre e te tre ishim te huaj ne ate tren...



Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM 15531_1199084431595_1663066175_485470_1476732_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi