Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM

Shko poshtë

Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM Empty Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 27, 2009 2:59 am

Ardi Omeri:UDHETARI I PERJETSHEM N1663066175_7381
Ardi Omeri

UDHETARI I PERJETSHEM


Kishte ne dore nje valixhe udhetimi,nje tip 24 oreshe por qe dukej e fryre, e ngjeshur,a thua se po ikte per kismet,jo si 24 oreshe.
Veshur mire me nje kostum ngjyre te erret e kepuce te zeza klasike,nuk ishte nga ato tipat qe sheh shpesh ne stazione,qe qelben nga era e alkoolit apo nga era e djerses se tyre te palare per muaj te tere e rrine neper satcione se nuk kane nej vend per te fjetur , jane njerez pa njerez te abandonuar ne fatin e tyre,jo ai ishte, dukej ndryshe...
Ai po rrinte ne peronin e stacionit duke pire i heshtur cigare njera pas tjetres.
Ishte vetem ne dukje kjo heshtje, kjo qetesi, sepse cigaret i ndizte njera pas tjetres ,pa mbaruar njeren fillonte tjetren dhe nje kolle e thate e shoqeronte gjithmone,aq sa kalimtaret e shikonin si te bezdisur apo te trembur sikur te kishte ndonje virus nga ato qe degjohen perdite ne televizion,por ai nuk i vinte re shikimet e njerezve apo preokupimet e tyre...
Ne boten e tij ai vazhdonte te thithte cigaret e te "shijonte" nikotinen qe e bente te kollej.
Here pas here degjohej zeri i nje gruaje qe lajmeronte mberritjen e nje treni apo largimin e nje tjetri e vec atehere ai ngrinte koken lart ,shikonte ne tavanin e peronin a thua se shoqeronte me sy zerin e spikeres qe ta degjonte me mire...
Sapo zeri mbaronte ,ai ulte koken,nxirrte paketen e cigareve,merrte nje tjeter, panvarsisht ne kishte ne dore nje tjeter apo jo dhe e ndizte,here me cigaren e vjeter qe po pinte e here me cakmak qe leshonte nje muzike ndersa ndizej, nje muzike qe shoqeronte flaken e ikte bashke me te,mbyllej cakmaku e ikte flaka,zhdukej muzika...
Ai komplet indiferent ne pamje te pare, shikonte cakmakun e fikur, pastaj e hapte nga siper e menjehere degjohej musika por pa flake e shoqeruar.
E mbyllte kapakun dhe muzika heshte.
E perseriste pa u merzitur disa here kete gje e pastaj e fuste ne xhep per pak kohe deri ne cigaren tjeter, a thua se donte flake dhe muziken ne te njejten kohe, e ai perseriste te njejtin xhest,hapte kapakun e cakmakut,degjohej muzika,dilte flaka,ndizte cigaren,thithte fort e nxirrte nje tym te bardhe nga brimat e hundes e nga goja, e shikonte flaken me muzike shoqeruar dhe mbyllte kapakun duke shuar flaken e zhdukur muziken...
Por kalonin trena njeri pas tjetrit dhe ai nuk po levizte, nuk po merrte asnje prej tyre...
Ai po rrinte aty i vetem me cigaret e tij, here me muzike e flake shoqeruar here pa to , por nuk levizte, rrinte ne pritje te trenit te tij qe nuk po vinte...
Dukej sikur ai nuk po donte asnje nga ato trena qe iknin ne veri,ne jug,ne lindje apo perendim apo ktheheshin nga ato drejtime, dukej sikur destinazionet nuk ishin asnje nga ato qe jane normal orientimet e njerezve, ose ai nuk ishte normal e po priste nje orientim te ri, nje qe akoma nuk ishte shpikur...
Njerezit kalonin dikush me vrap te merrte trenin e tij te tjere te zbrisnin nga treni ne ndalim e te vazhdonin jeten e tyre jashte udhetimit e vetem ai ishte aty,askush nuk e vinte re, ose e shikonin per nje cast e vazhdonin udhetimin e tyre, jeten normale ne tren apo jasht tij.
Dhe rituali perseritej,degjohej zeri i spikeres qe lajmeronte largimin e treni apo arritjen e nje tjetri e dukej se edhe ajo e kishte pare ne peron per nje kohe te gjate dhe po e ftonte te vendoste nga duhet te shkonte, po lajmeronte shume,e shume perseri qe ai ti jepte nje drejtim udhetimit te tij,qe ai te mos rrinte me ne peronin e stazionit por edhe zeri i spikeres, shume i bukur,nuk po e bente te vendoste...
Ai ngrinte koken, shoqeronte ate ze te bukur qe lajmeronte e pastaj perseriste ritualin e tij me flaken,muziken dhe cigaret...
Ai ishte mesuar me ate ritual ,dukej sikur i vinte keq te ndahej prej tij, dukej sikur zeri i asaj lajmerueses se destinacioneve e kishte bere per vehte dhe nuk donte te ndahej.
Ai ishte bere rob i atij peroni, rob me nje valixhe 24 oreshe qe vec si tip ishte e tille...
Ai ishte bere peng i ndonje destinacioni qe akoma nuk ishte shpikur,peng...
------------------------------------------------------------------------------
2.
E lashe keshtu dhe u largova, kisha shume pune te mijat per te pare cdo bente ai me tej...
Treni im erdhi, une degjova spikeren,mora valixhen time ne dore dhe me te shpejte hipa ne vagonin qe ishte shkruar ne bileten e prenotimit.
Hapa pak syte rrotull, ashtu sic bej gjithmone kur do ulem ne nje vend te panjohur,nxora kompiuterin nga canta dhe u rregullova mire ne sedilen time qe per koincidence ishte numri 9, nje numer qe me pelqen,thone qe eshte numri perfekt ne numerologjine e fatit, e meqenese une fat kam pas pak, relativisht jam lidhur mendurisht me kete numer e shpesh me vjen te qesh sepse duke ditur te llogaris numrin personal,dhe i imi eshte gjashta , une si kundershtar i palekundur e i perhershem i te gjitha gjerave te parathena, jam fiksuar te nenta, por ky eshte nje kapitull tjeter, ndoshta do ta them me vone po qe se do te vij rasti.
Perballe kisha nje vajze te re,nje tip studentese ne pamje te pare,nje bjonde e bere se i dukeshin rrenjet e flokeve qe nuk ishin te verdha,me dy sy te fshehura pas syzeve optike,te zgjedhura me gusto,me nje bluze me lule te hapur ne gjoks nga ku dukeshin shume mire vecorite e nje gjoksi te ngritur e te zhvilluar.
Ajo komcen e pare te kemishes e kishte lene te hapur,sic duket i pelqente qe te tjeret ti admironin ate gjoks qe ishte vertet i bukur ne pamje te jashtme...
Ne krah te saj nje djale me ngjyre,nuk di po si afrikan me dukej,edhe pse sot me nuk din vertet origjinen e askujt duke u bazuar ne ngjyre apo veshje,mund te jene ngado e ti vec imagjinon.
Nga krahu im vendi afer korridorit ishte bosh, por une e dija qe sdo rrinte per shume sepse ato prenotohen e kush e ka bileten mund te hipi nga nje stazion ne tjetrin po perkohesisht ishte bosh.
Hapa lap topin tim dhe u futa ne linje me veten duke perjashtuar komshijte e perkoshem nga konesioni in mendor.
Te dokumentat une mbaj gjithmone nje kartele me poesi dhe shkrimet e mija e kur mundem hyj menjehere e shkruaj ose kaloj ne to cfare kam shkruar ne copa letrash ne vende ku nuk mund te shkruaj ne kompiuter e tani doja te hidhja ne te ato qe kisha shkruar qepar ne stazion ndersa prisja trenin, doja te shkruaja per ate pasagjerin jo pasagjer, per ate tipin qe lashe pas ne pritjene tij te pazakonte ne peron.
Me beri pershtypje qetesia e tij aparente,durimi e rituali i tij dhe kisha deshire te shkruaja, doja ta vendosja ne boten time, here here edhe une jam si ai,me dukej sikur ai ishte dikush qe njihja apo thjesht sepse ndenja gati gjysem ore a me shume duke e pare dhe studiuar veprimet e tij qe shpesh me dukeshin sikur i beja une ne nje vend tjeter, ne nje kohe tjeter, nuk e di , ndoshta...!
Ngrita koken nga kompiuteri sikur po kerkoja mendimet e humbura ne ate stacion ta kaluar e ndeza nje cigare, isha ne vagonin qe lejohej pirja e cigares.
Vajza qe kisha perballe me shikoi ne sy me nje buzeqeshje te turpshme, sikur donte te me thoshte dicka por ngurronte.
Te shqeteson cigarja,- e pyeta me njerzillek.
Jooo,- perkundrazi ne se ke mundesi me jep dhe nje mua sepse mu mbaruan e nuk pata kohete blej tjeter pakete, me tha ajo duke hequr turpin qe kishte ne buzeqeshjen e saj te meparshme e une dallova nje pale sy te kalter prapa atyre xhamave optike qe shikonin shume cilter,kuptova qe ishte nje vajze e thjeshte,normale, pa shume tangerlleqe...
Nxorra perseri paketen time dhe ia zgjata te hapur qe te merrte cigaren qe me kerkoi.
Ajo , me njeren dore terhoqi cigaren e tjetren per te ekulibruar xhestin ose levizjen e vendosi poshte paketes, aty ku ishte dora ime, e vendosi siper times dhe me shikoi ne sy ku u mthue ajo buzeqeshja e turpshme e meparshem por pak me familjare tashme, sikur donte te me thoshte , "- me fal por nuk desha..."-
Buzeqesha edhe une per ti lene te kuptoje qe s'ka asnej problem, gjera normale.
futa paketen ne xhepin e kemishes dhe ula koken te kompiuteri im per te vazhduar cfare kisha nisur,shkrimin tim per udhetarin e pa vendosur kur degjoj djalin perballe meje e ne krah te vajzes qe ankohet ne anglisht per tymin e cigares.
Por nuk me drejtohej mua, ai kishte ngulur syte te gjoksi i vajzes dhe po ankohej a thua se ishte naturalist dhe po kujdesej qe ai gjoks i bukur te mos merrte ere te duhanit sepse i bente keq, por ne fjalet e tij ishte me shume ankues vulgar perdorte shpesh fjalen ,dreq, dhe bente geste qe s'dija ca emri ti vija.
Prita qe vajza ti pergjigjej por ajo heshtte ,ndoshta nuk dinte gjuhen,ndoshte nuk i interesonte cfare po thoshte ai , nuk e kuptova e po prisja...
Djali me ngjyre,mbasi u lodh duke pare nag trupi i vajzes e kur kuptoi se une po e degjoja dhe nuk po flisja mori me shume kurajo dhe mu drejtua mua duke me thene ne anglisht se kjo nuk eshte normale,se ai ska perse te thithe tymin e cigareve tona,etj, etj por vazhdonte te perdorte fjalen dreq ne cdo dy fjale te tija.
Une me qetesi ju pergjigja po anglisht qe ky eshte vagon per ato qe pijne cigare e ne se zoterija e tij po shqetesohej mund te ikte ne ndonje vend tjeter, ka shume vagona te tjere.
Por ai me fliste mbi zerin tim, nuk me linte te mbaroja, nuk degjonte cfare flisja e dukej se nuk i interesonte c'flisja une por donte qe vajza ti pergjigjej por ajo nuk po e vriste shume trurin, ajo o nuk kuptonte ose po e sfidonte sepse thithte me kenaqesi cigaren dhe ngrinte koken lart duke shfryre tymin qe behej rrathe rrathe e ngrihej lart ne tavanin e vagonit.
Ndersa pinte cigaren dhe degjonte indiferente djalin nga krahu i saj pa i dhene pergjigje here pas here hidhte floket pas shpine,rregullonte kemishen ne pjesen e hapur e ne ate moment bente qe djali te heshte per pak, gjoksi i saj e bllokonte, ai hapej me shume ne pamje dhe ai ndalonte,pastaj ajo leviste pak nga vendi ,kthente koken nga dritarja duke thithur cigaren, rikthehesh nga une , me buzeqeshte me shume shenjtallek e shkundte cigaren te tavlla e tavolines ne mes.
E keshtu ajo dhe une mbaruam cigaren mes ankimeve te djalit, shikimeve te tij te paturpshme dhe kenaqesise se dhimbshme qe na dha nikotina qe morem me kenaqesi te shqetesuar.
Ne fund te gestit, te shuarjes se cigares ne tavell, vajza mbylli edhe librin qe mbante perpara ,mbi tavolinen qe ishte ne mes, u kthye komplet nga djali, e pasi e pa mire e mire ne sy me nje shikim si percmues e pyeti me nje anglishte e theks perfekt,- ma ti din te lexosh, ke bere shkolle,para se te shohesh gjoksin tim e te flasesh budalleqe ngrije koken e lexo kartelen ketu mbi mua qe thote se ketu lejohet duhani.
Djali qe sic duket nuk i interesonte gje tjeter por vec ti degjonte zerin asaj vajze te bukur , beri sikur vetem atehere e vuri re, kerkoi falje dhe filloi menjehere te fliste, kerkonte bashkbisedim por vajza tashme i kishte kthyer shpinen, ai nuk i interesonte, ai shihte pa turp dhe fliste pa u menduar...
Une tunda koken me ironi,pashe vajzen qe po me shihte me cep te syrit si per te kerkuar mbeshtetje ne ate qe beri, qesha me djallezi dhe vazhdova te shkruaj per udhetarin,e per dreq po ngaterrohesha ne ngjarjen e udhetarit ne stazion dhe times, udhetarit ne tren, nuk e di perse mu duk sikur kisha hipur ne tren te gabuar, nuk di perse, aq sa edhe vendi bosh ne krah timin po me dukej si ogur i keq, sikur edhe personi qe kishte prenituar postin ne ate vend ishte penduar e nuk do vinte, e ne kishim bere me shume se gjysmen e udhetimit, kishim kaluar disa stacione, kishim udhetuar shpejt me ate tren te shpejte eurostar, ishin ne jug te europes, por brenda saj, ishim ne nje tren dhe po udhetonim, une, nje vajze studente dhe nje i huaj qe s'di e nuk e mora vesh nga ishte,ne ishim tre e te tre ishim te huaj ne ate tren...
----------------------------------------
3.
Eurostar, tren i shpejte qe ndonjehere vonohet me shume se nje rajonal, por me leverdiste se kapja Milanon ne 3,5 ore dhe mbaroja pune shpejt,me duhej te kthehesha po ate dite e per kete pranova luksin te paguaj nje bilete dyfish te shtrenjte, se me thene te drejten nuk kam burime financiare qe ti lejoj vehtes te shpenzoj me shume, sidomos kohet e fundit qe po me mblidhen te gjitha pengjet e kaluara, e keto avokatet te zbrasin mire kur i bie ne dore...
Djali me ngjyre zbriti pak me pare ne Forli e u duk sikur vajza mori fryme,po ne ate sekond qe ai u ngrit ajo me pa ne sy e buzeqeshi,dukej e lehtesuar nga shikimet e tij te paturpshme, jo se ajo nuk donte qe ta shihnin , besoj se e linte hap ate pjese qe gjoksi i dukej aq bukur me qellim, mburrej me te, por mendoj qe kur nje gje e bukur shikohet me sy maniaku edhe gjeja e bukur humbet bukurine, e ne kete rast poseduesja e saj ishte besdisur, edhe mua me pelqente ai gjoks por nuk e shikoja me ose e shikoja por me lezet...
U riktheva te kompiuteri im , vazhdova te shkruaj e ndjeja qe mbi mua "rendonte" shikimi i vajzes perballe, ishte ndoshta kureshtje te dinte o deshire per bisede,nuk e di, por po me dukej vetja pak si i ftohte kundrejt saj,por isha i pa sigurte e per kete vazhdova te shkruaj...
Nga jeni ju,- me drejtohet ajo ,qe sikur donte te thyente e para heshtjen.
Shqiptar, ju pergjigja dhe picerrova pak syte sikur doja ti tregoja qe isha, mund te vazhdonim bashkebisedimin meqe desheronte dhe ajo.
Po juve,dhe e shikoja ne drite te syrit.
Une jam Suedeze, por jetoj ketu ka shume vite , me pergjigjet me buzeqeshje te cilter.
Ishte tip shume i hapur,ah jo vetem per kemishen,e kam fjalen ne pergjithsi, kuptova se merzitej e donte te kalonte kohen e per dreq ishte e vogel ne moshe,une nuk mund te pretendoja, do ishte cmenduri, do zija vendin e sapoikurit...
Por ishte normale qe edhe une pak bisede e lire do me pelqente sidomos tani qe mora vesh nga ishte, me pelqejne ato vende qe kurre s'kam qene por per menyren e jeteses e stilin e vecante, njerez korrekte dhe punetore,vajza te gjata e te bukura,natyra i ka dhene temperature te ulet si klime e per amortizim i ka ngrohur pak temperamentin , ndoshta...
Filluam te bisedonim lirshem per gjera te ndryshem, per fusha te ndryshme te jetes, e me shume per vendin tim, te sajin e per udhetimet ne pergjithsi.
Ne bisede e siper ajo sikur te kishte hyre ne tryrin tim me tha qe ka mbarua shkollen e mesme dhe ka bere nje kurs per agjensi udhetimesh ne Stokholm e pastaj ka udhetuar neper Itali derisa eshte vendosur me pare ne Rimini e pastaj ne Ancona ku bashkejetonte prej shume vitesh me nje te huaj , por nuk me tha se nga ishte i dashuri i saj, vetem me la te kuptoja qe nuk ishte aq e re sac mendoja...
Ajo u mahnit nga kultura ime ,sidomos per temat e antikitetit dhe me nxiste te tregoja c'dija per Iliret, Greket e Rromaket,me pyeste per Durresin e Tiranen , per Apollonine e lashte, per Kosoven,Malin e zi e Maqedonine,e me habiste sepse donte te dinte me shume per kete te fundit.
I tregova c'dija duke i thene shpesh here qe dijet e mija jane c'kam lexuar e c'me kane treguar, nuk jane absolute dhe mendoja qe kjo ishte normale qe ajo duhej ta dinte, sepse une nuk kam titull te flas si nje specialist ne kete fushe, por me modesti njoh aq sa te dij e te tregoj, por edhe degjoja cfare ajo dinte, ose me mire cfare i kishin treguar.
Vendet afer nesh ishin akoma bosh, e here here ktheja koken kur shihja qe hipnin pasagjere e asnje nuk vinte tek ne, asnje s'kishte bileten afer nesh, sikur edhe ato vende ishin te pa prenotuara,ose do ziheshin me vone.
Ishim ne Bologna.
Treni vonohej pak me shume si stacion kryesor qe ishte, nyje ndarese per shume drejtime.
Zbrita me vrap e bleva ne automatik dy kafe, nuk dija si e donte ajo ,as emrin nuk ja kisha mesuar,por bleva kafe te gjata dy cope, dhe hypa ne tren perseri.
I vura kafete mbi tavoline dhe u ula.
Nuk di si e pine kafen ti,- i thashe duke buzeqeshur, por une bleva dy njelloj.
Duke pare ate kur buzeqeshte dhe i dukeshin dhembet e bardhe bore,shume te rregullt, une kur buzeqeshja,shtrengoja buzet me zor qe mos te me dukeshin dhembet e mija qe ishin si gardh arixhinjsh apo sic thoja dikur me shaka, si sportel biletash, e sapo e kujtoja pse e beja ate xhest me buzet me vinte te qeshja me shume e dhembet e mija dukeshin...
Por ajo nuk po e vriste mendjen per kete me duket, ose ishte aq me kulture sa te mos me ofendonte duke me vene ne dukje nje gje te tille.
Me falenderoi ne gjuhen e saj,apo gjuhen e dyte te tyren, sepse di qe kane nje gjuhe tjeter pervec anglishtes si te pare, dhe rrufiste kafen gjithe qejf.
Ndeza nje cigare dhe i zgjata nje edhe asaj , qe e mori pa ate turpin e pare.
Mes nesh ishte vendosur njefare afiniteti,njefare raporti, njohje treni qe i ben dy bashke udhetare te ndihen mire per sa kohe jane mbi ate tren e mbi ato rruge te hekurta ku jeta dhe treni levizin , shpejt, gati gati me te njejten shpejtesi, dhe raportet humane lidhen apo zgjidhen po ashtu, shpejt bashkohen apo ndahen.
E mbylla kompiuterin dhe po e vendosja ne canten valiche qe kisha mbi koke.
Ajo me shoqeroi me sy e kur mbarova me pyeti,-cfare shkruan?
Ah, ashtu kot, me pelqen dhe kur mundem une shkruaj, c'te me dale , proze apo poesi, nuk e di,si te me vije, une nis e shkruaj vetem kur me vjen dhe kur mbaroj shoh c'kam bere,ne me pelqen e mbaj, ne se jo e prish dhe bej tjeter, e kam si hobby, e ndersa flisja buzeqeshja pa patur frike se me dukeshin dhembet e shemtuara...
Ajo me ftoi ti lexoja ndonje gje e une meqe kam qejf te ndaj me te tjere c'kam shkruar , gati gjithmone, mora perseri canten, nxorra kompiuterin dhe e hapa aty, aty te poesite dhe shkrimet e mija, e qe ne kartele lexohet titulli, " libri i jetes time", aty kam shume, gati gjithshka kam shkruar nder vite e te cilat i ruaj me xhelozi si ne kompiuter dhe ne nje celes elektronik qe mbaj me vehte kudo.
I hodha nje sy me te shpejte shkrimeve te mija per te vendosur cfare ti lexoj,ka shume qe me pelqejne me shume se te tjerat por disa ne vecanti edhe pse nuk jane te renditura mire ,jane me shume permbajtje e me pelqejne me shume por vendosa ti lexoj nje ne italisht meqe edhe ajo kuptonte fare mire, dhe i lexova nje qe e kam bere per nje ish te dashur qe donte te me mbulonte diellin me shoshe,e kam titulluar,- Ti vazhdon te me torturosh!
Dhe e lexova...
Kur mbarova , heshta per pak caste, nuk fola e nuk e ngrita as koken, po mendoja,nuk e di ,apo isha si i rikthyer ne ato kohe kur e shkruajta e nuk kisha as mendjen te ajo.
E mrekullueshme, me thote ajo dhe syte i shkelqenin nga gezimi,
-une nuk jam ndonje njohese e poesise por kjo nuk ka nevoje per qene kritik per tu kuptuar qe ti e ke shkruar per ndonjeren qe te hiqej si e dhashur por ne fakt nuk te donte.
Qesha,-po, i thashe , ajo me thoshte qe me don ,por kurre nuk me kishte dashur.
Edhe une jam e dashuruar, me tha ajo, dhe u be serioze menjehere.
Filloi te luante me thonjte e saj te gjate e te lyer me manikyr, e vazhdoi.
E kam takuar shume vite te shkuara ne nje lokal nate, ne nje pub.
Ajo po hapej, po me tregonte vuajtjen e saj, dashurine e saj, ate qe ajo besonte , ate qe ajo ndjente,nuk di por e veshtroja e me dukej sikur po asistoja ne nje rrefim qe afersia dhe vetem nje tip i cilter i ben...
Une isha me dy shoqe te mija dhe dy shoke, vetem une isha e pa shoqeruar.
Shkuam atje te pinim ndonje birre te zese se ishte dhe ambient i bukur, i erret e me pak fare drita, nje ambient qe te nxiste, te terhiqte, te fuste brenda tij me magjine e nates e dritat e zbehta te dukeshin sikur ishe ne driten e henes, por ishte me shume per cifte dhe lokali nuk pranonte singel, une meqe isha femer me lane qe heren e pare e kjo ishte e dyta.
Pronar apo gestor i atij lokali ishte nje ballkanas, qe e quante veten Maqedonas, por kur takohej me Shqiptare ai fliste shqip, ndersa kur vinin nejrez te atij vendi( ajo me tha emrin e qytetit) ai thoshta jam Maqedonas.
Ai mu afrua dhe me ofroi nje gote, pasyaj me pyeti ne se desheroja te flisnim?
Pranova dhe ne u ulem te dy bashke ne nje tavoline tjeter qe ishe nje mrekulli, me qirinj dhe lule,me perde te kuqe e te hirta,me tavan te kuq e drita te vogla qe canin me zor ate erresire te bukur...
Ndenja me ate, aty ate nate, edhe kur miqte e mi iken...
Ishte bukur, dhe ai ishte shume i bukur, me shume me menyren se si sillej, me shkathtesine e tij ne xhestion si te lokalit ndersa rrinte me mua e komunikonte here pa here me kamerieret pa me lene mua pas dore.
Te nesermen shkova ne pune duke dale nga shtepija e tij, shkova me vonese...
Ajo per nje cast heshti e me kerkoi nje cigare.
Ja zgjata e pashe qe duart i dridheshin, e kishte humbur ate gjakftohtesine e meparshme, ajo ishte brenda vehtes dhe kujtimeve te saj...
I mjaftoi nje poesi per te shfryre e per tu hapur me mua qe nuk me njihte,ajo vajze me sa kuptova dashuronte,ajo vuante...
Mu kujtua nje poesi qe kisha bere per njerezit qe dashurojne dhe vuajne,ku une pyesja,- perse valle !?
Qe ta qetesoja pak, te z'dramatizoja ate moment,ta lija te kalonte pa ate heshtje vdekje qe te jep dhimbja ,i thashe,
- Don te te lexoj se cfare kam shkruar ne nje tjeter poezi ne italisht per dashurine ?
Ajo pernjehere hoqi vemendjen nga thonjte e saj te lyer me manikyr,me pas ne sy e une pertej atyre xhamave otpike pashe nje si drite,nje si shkendije qe zakonisht sheh mbas shiut ne natyre e te duket si fosforeshente, sikur dicka i ben te shndrisin...
Ne ato sy te bukur, te kalter,kishte zbritur loti...
Tundi koken ne shenje pohimi e dukej sikur po pohonte edhe qe loti nuk po e linte te fliste.
E une hapa perseri kompiuterin dhe pas disa sekondash kerkim ne ato byte te fileve te mbushura me shfryrjet e mija per dashurine dhe urrejtjen, per jeten dhe stresset, per gjithshka qe me kalonte perpara e qe lija pas, gjeta rreshtat e ,- Per l'amore!
Per dashurine, nje poesi qe e kisha shkruar dikur,per nje habi timen apo te gjithkujt qe pyet veten si ka mundesi te vuash e te dashurosh njekohesisht, pse Romeo e Xhulieta,pse qindra si ato edhe pse jo ne memorien e njerezve sepse asnje nuk shkroi per to si Sheakspiri,pse Jesus vdiq edhe pse dashuroi njerezine dhe ktheu edhe faqen tjeter, pse..!?
Kur e mbarova edhe une dukej sikur isha futur ne poesine time,dridhesha nga nje emozion qe me kujtoi kohen e shkuar..
Dreq, sa here rilexoj cfare kam shkruar me ndodh e njejta gje,ndjej shpirtin qe me dridhet,perzihen aty qindra forma te tij, dashuri,urrejtje, falje, meshire,deshire e ku di une, shume,qe ne nje fraksion te sekondes vijne, te mblidhen si nje lemsh ne fyt ,te shtrengojne e ti don te rrish , e ti don te ikesh nga to, e ti don ti cosh ne djall, e don, don, kerkon me forcen e shpirtit vetem te jetosh pa te keqijat e atyre mendimeve te zeza, vetem me dashurine qe dikur te beri te fluturoje, por eshte vetem nje cast,tamam sikur sa hap e mbyll syte, pikerisht, sa hap syte e sheh realitetin...
Une sikur u permenda e perpara meje nje bjonde qe deri atehere ishte dikush qe vuante e me kishte trasmetuar vuajtjen e saj, apo une e kisha me te madhe se ajo !?
Gjithkush e din me mire se te tjeret madhesine e gezimeve apo me keq te vuajtjeve te tij...
Ajo me shikonte me shume dashamirsi, me kuptonte dhe ndjeva qe me kishte kapur doren, gishtat e dores se majte qe kisha mbi tavoline,e me shikonte ne sy me nje buzeqeshje feminore edhe pse femije ajo nuk ishte...
E kuptova,e ndjeva,ajo ne nje fare menyre po me thoshte me syte e saj te kalter qe me kuptonte,qe dinte se cfare ndjeja...
Kishim arritur ne Parma.
Treni udhetonte me shpejtesi e here here ndjeja qe ndalonte, gati sikur nuk kuptoja se ku ishim ne se nuk do te degjoja ne cdo stacion qe ndalonte spikeren qe njoftonte ku ishim e ku shkonim,une,ne ishim ne nje tren eurostar dhe shoqerija ime e kendshme ishte shume star,po udhetoja shume kendshem edhe pse me kujtime te trishtueshme ndonjehere per te dy ne...
Prane nesh nje burre i gjate, i kollarisur,me nje cante tip kasaforte valixhete mbasi lexoi numrat mbi kokat tona u ul ne krah tim.
Na pershendeti dhe hapi nje gazete e filloi te shfletonte me faqet e saj te hapura ne maksimum e qe me vinin shpesh here perpara,pastaj ai e paloste dhe lexonte pak me te shpejte e rifillonte, si nje ritual qe pak nga pak me merziti, me duhej cdo here qe kthente faqen te shtyhesha se ai me mbulonte me gazete dhe indiferent se cfare pesoja une ne se do ta quanim si te tille, ai vazhdonte punen e tij.
Gazeta qe lexonte ishte Milano Finanza e ishte e thjeshte per tu kuptuar se cfare rangu apo kategorie i perkiste zoterija ne shtresen e njerezve.
Vajza nuk fliste, veshtronte nga dritarja pejsazhe qe kalonin me shpejtesi para syve tane.
Kaluan shume caste keshtu qe mu duken te gjata, sikur s'po kalonin,mezi prisja te ndalonte treni qe te zbrisja, nje si ankth me kishte pushtuar te terin.
Ajo gazete me nervozonte, jo ajo vete por tipi qe po e lexonte , por nuk kisha c'te beja...
Mbeshteta koken prapa dhe mbylla syte,doja te "ikja" nga ai ambjent ku deri pak me pare isha aq mire,ky tren euro star pa pritur ishte bere vetem euro, dukej sikur ajo gazete qe komshiu im ne krah te djathte ne kishte rrembyer starin dhe na kishte lene vetem euron...
Ndjeva qe dikush po me trokiste ne doren qe kisha mbi tavoline.
Hapa syte, vajza po me tregonte me koke kontrollorin e biletave qe nderkohe po timbroste bileten e vajzes.
Futa doren ne xhepin e xhaketes qe kisha varur mbas meje ne varsen mbi koke dhe po prisja, nderkohe qe kontrollori po shikonte bileten e zoterise ne krah tim.
Ai pasi shikoi bileten dhe ngriti koken te lexonte numrat siper i drejtohet zoterise,-
Vendi juaj eshte ky ketu, duke i treguar vendin perballe e sikur e ftonte qe te nderronte vend , te shkonte aty ku duhej te ishte sipas prenotimit.
Zoterija, ndersa kontrollori timbroste bileten time, filloi te justifikojhej perse ishte ulur aty dhe thoshte qe te udhetonte me shpine nga drejtimi qe treni levizte i jepte nje si turbullire dhe kishte perfituar nga vendi bosh, por kontrollori nuk ju pergjigj,ai, pasi timbrosi edhe bileten time me nje indiferenze profesionale, duke na ururar udhetim te kendshem u kthue nga krahu tjeter ku ishte nje grua me nje djale te vogel dhe dy burra.
Perballe meje ishte tani edhe zoterija i finaces e une per here te pare i pashe syte,me shkuan syte direkt tek syte e tij..
Dy sy te vegjel, te zinj qe i levizte me nje shpejtesi te vecante,dy sy qe te dukeshin si dy pika te zeza,qe ai i picerronte dhe i hapte per cfare te hapur mund ta quajme sepse ishin shume te vegjel,dinake, tinzare,keshtu i ndjeva...
Duke e veshtruar tinez edhe une kuptova se tipi zoteri nuk ishte indiferent kundrejt vajzes tashme ne krah dhe ishte i detyruar te hidhte veshtrimin me pak i mbrojtur nga gazeta qe vazhdonte te mbante hapur...
Befas degjoj vajzen ti drejtohet atij ne anglisht ,- Carolina,kenaqesi qe njihemi.
Ai i zgjati doren me nje buzeqeshje idiote ne fytyre dhe nuk foli,ai nuk dinte anglisht...
Carolina, sic me ne fund mora vesh se quhej, qeshi me ze e mu kthye mua duke me then ne anglisht,- e pashe qe qepare nga pas gazetes qe me veshtronte e nuk eshte e vertete qe donte vendin sepse i ben leq drejtimi, jo ai donte te me kishte perballe sepse keshtu me shikonte me mire..
Hahahaha, degjoja qeshjen e saj e nuk mund te rrija pa qeshur as une, si eshte kjo jete, as financa ne se e tille eshte me ter mend, sepse kisha dyshim tashti qe ai nuk dinte anglisht, nuk ishte indiferente ndaj nje gjoksi te hapur pak...
Sergio, u presantua zoteria me pak vonese qe me duket e kuptoi qe bllofi i tij kishte shkuar dem, ai ishte jashte loje...
Me ne fund pas ketij argetimi te fundit qe na ishte ofruar me shkathtesi nga Carolina , po hynim ne Milano dhe treni uli shpejtesine,po kalonim ne disa vende qe une njihja,qe une kisha jetuar.
Kerkoja me sy vende te njohura e dallova Viale Monzen,ca pallate e nje bllok shtepijash qe une i njihja mire,me tej nje rruge tjeter, e nje tjeter...
E per nje cast harrova Carolinen, zoterine e ku isha...
Kishim arritur.
U ngrita ne kembe e po pergatisja ato pak gjera qe kisha, kompiuterin ne cante dhe xhaketen pas shpine.
Carolina po bente te njejten gje, ndersa zoteria,Sergio , nuk po levizte,gazeten e kishte mbyllur,palosur e po na veshtronte te dyve me rradhe, here mua e here ate po pa levizur e pa folur, sikur dicka bluante e donte te thoshte, te bente...

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi