Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Uragani godet bregun lindor të SHBA

Shko poshtë

Uragani godet bregun lindor të SHBA Empty Uragani godet bregun lindor të SHBA

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 27, 2011 10:50 pm


Uragani godet bregun lindor të SHBA

Uragani godet bregun lindor të SHBA 28hurricane-irene


(I plotësuar) - Uragani Irene po godet brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me erëra me shpejtësi 140 kilometra në orë. Në njoftimet e fundit, Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se Irene ka tani fuqinë e një uragani të kategorisë 1 dhe po lëviz drejt veriut nga

Uragani godet bregun lindor të SHBA 206hBildschirmfoto Uragani godet bregun lindor të SHBA 390x206Bildschirmfoto

brigjet e Karolinës së Veriut me shpejtësi 24 kilometra në orë.

Uragani godet bregun lindor të SHBA Foto44155396Uragani godet bregun lindor të SHBA Foto...55399

Sekretarja e Sigurimit Kombëtar, Xhanet Napolitano udhëzoi sot banorët në rrugën që pritet të përshkojë uragani, që t’i marrin seriozisht të gjitha paralajmërimet. Napolitani tha se kushdo që është në zonë evakuimesh, duhet të largohet.

Uashingtoni është përgatitur për goditjen e uraganit Irene, që pritet të mbërrijë brenda disa orësh në kryeqytetin e vendit. Shërbimet e metrosë janë ndërprerë, ndërkohë që kompanitë e shërbimit elektrik janë në gjendje gatishmërie për pemë e shtylla të rrëzuara nga era. Shumë nga lagjet që shtrihen në brigjet e lumit Potomok kanë marrë thasë rëre për të penguar vërshimin e ujit në katet e poshtme.

Një tjetër paralajmërim për uragan u lëshua edhe për Nju Jorkun dhe për shumicën e bregut lindor për atë që Presidenti amerikan Barak Obama e quajti një stuhi “tejet të rrezikshme”.

Uragani godet bregun lindor të SHBA 390jex_1150072_de27-1

Në Nju Jork, kryetari i bashkisë Majkëll Blumbereg urdhëroi për herë të parë evakuimin e detyrueshëm të qytetit.

“Ne sot po vendosim evakuimin e detyruara, e përsëris, të detyruar për të gjithë nju jorkezët që jetojnë në zonën e ulët A pranë brigjeve në të 5 distriktet që janë në rrezikun më të madh nga dëme prej uraganit Irene. Në këtë njoftim përfshihet edhe një pjesë e Rokweit, i cili nuk është zona A por është zona B”, tha ai.

Presidenti Obama, përpara se të largohej nga vendpushimi i Martha’s Vineyard iu drejtua amerikanëve me fjalët: “Mos prisni! Mos u vononi! Ne shpresojmë për më të mirën por përgatitemi për më të keqen. Duhet ta marrim seriozisht këtë stuhi”.

Ndërsa shumë njerëz janë evakuuar duke ndjekur urdhrat e zyrtarëve lokalë, ka patur edhe nga ata që nuk kanë dashur të largohen: “Do të qëndroj! Mendoj se nuk do të jetë aq keq sa thuhet!”. Rreth çerek milionë njerëzve u është thënë të lënë shtëpitë e tyre në zonat e ulëta të qytetit, mes tyre edhe distrikti financiar Wall Street.

Për herë të parë, mbyllet gjithë sistemi i transportit publik, ai i metrove dhe autobusëve. Të tre aeroportet më të mëdha të Nju Jorkut janë mbyllur. Linjat ajrore kanë pezulluar qindra fluturime kudo në bregun lindor, si dhe shërbimi hekurudhor në pjesën lindore është pezulluar.

Uragani “Irene” përplaset në SHBA





Stuhia e fuqishme e quajtur Irene, që po lëvizë përgjatë bregdetit lindor të SHBA-ve ka arritur në Kalorinën veriore.

Uragani me valët kërcënuese, të cilat raportohet të jenë të larta rreth tre metra e gjysmë, thuhet se është në rrugën drejt Bostonit dhe mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme në 20 shtete të SHBA-ve dhe të rrezikojë jetën e 3.5 milionë njerëzve.

Autoritetet kanë evakuuar tashmë qindra e mijëra njerëz, dhe vetëm në Nju Jork raportohet se janë evakuuar rreth 300 mijë njerëz, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre.

SHBA: Dy milionë njerëz evakuohen

Autoritetet në SHBA kanë urdhëruar më shumë se 2 milionë njerëz që jetojnë përgjatë bregdetit lindor të evakuohen nga shtëpitë e tyre për të shmangur një stuhi të fuqishme nga uragani Irene.

Uragani Irene, aktualisht ka shpejtësinë prej 150 kilometrave në orë.

Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje personalisht qytetarëve për të marrë urdhrat e evakuimit seriozisht.

Obama me këtë rast ka thënë se "Unë theksoj se nëse ju jeni në rrugën e projektuar për stuhi, duhet të merrni masa paraprake tani”

Nju Jorku ka urdhëruar largimin e më shumë se 300 mijë njerëzve që jetojnë në zonat e përmbytjeve. Kompanitë ajrore të fluturimeve në SHBA, kanë anuluar të paktën 6.100 fluturime deri të hënën.

Uragani godet bregun lindor të SHBA 5325352355535Uragani godet bregun lindor të SHBA 535,,,55400



Uragani godet bregun lindor të SHBA Pre-hurricane_irene_



Uragani Irene, evakuime në Nju Jork

Kryetari i Nju Jorkut, Majkëll Bllumberg, ka urdhëruar një evakuim masiv të shumë pjesëve të qytetit, në prag të arritjes së uraganit Irene.



Ai ka urdhëruar evakuimin e detyrueshëm të më se 250 mijë njerëzve nga zonat e ulëta të Nju Jorkut, si dhe mbylljen e transportit publik nga mesdita e së shtunës.

"Ne kurrë më parë nuk kemi bërë një evakuim të detyrueshëm dhe nuk do ta bënim as tani, po të mos mendonim se kjo stuhi ka potencial të jetë shumë serioze. Rezultati më i mirë do të ishte nëse stuhia largohet drejt lindjes dhe nuk na godet.

Uragani godet bregun lindor të SHBA 5325352355535



Por, nuk mund ta varemi nga Nëna Natyrë. Ne duhet të përgatitemi për më të keqën dhe të shpresojmë për më të mirën", ka thënë Bllumberg para gazetarëve në Nju Jork.

Ajrin, e cila thuhet të ketë zvogëluar shpejtësinë, pritet të arrijë gjatë ditës së shtunë nga Karolina e Veriut në Nju Jork dhe Uashington.

Uragani godet bregun lindor të SHBA 535,,,55400

* * * * * * *

Obama paralajmëron stuhi 'historike'

Presidenti amerikan Barak Obama u bëri thirrje banorëve të brigjeve lindore në Shtetet e Bashkuara të marrin masa në prag të goditjes nga një uragan i fuqishëm, për të cilin ai tha mund të jetë “jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe i kushtueshëm”.



Obama tha sot se sipas të gjitha gjasave, uragani Irene mund të jetë një stuhi “historike”. Ai tha se vendi duhet të përgatitet për “më të keqen” dhe i bëri thirrje të gjithë banorëve në zonat ku është dhënë urdhri për evakuim, të zbatojnë urdhrin. Uragani e detyroi presidentin të kthehet nga pushimet një ditë më herët. Ai do të kthehet sonte në Uashington nga ishulli “Martha’s Vineyard”.

Autoritetet amerikane druhen se uragani do të shkaktojë përmbytje, ndërprerjen e energjisë elektrike, si dhe dëme me vlerën e miliarda dollarëve.

Uragani godet bregun lindor të SHBA SUB-HURRICANE

Autoritetet qeveritare në Shtetet e Bashkuara po bëjnë përgatitjet për uraganin Irene që i është drejtuar brigjeve lindore. Guvernatorët e shteteve të Karolinës së Veriut, Virxhinias, Merilandit, Delauerit, Nju Xhërzit dhe Nju Jorkut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të përballuar të gjitha nevojat e mundshme para goditjes së këtyre shteteve nga uragani, i cili pritet të godasë nesër brigjet e Karolinës së Veriut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi