Polemika të ashpra rreth bisedimeve
Polemika të ashpra rreth bisedimeve
Polemika të ashpra rreth bisedimeve
Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi ka nxitur polemika dhe mospajtime ndërmjet deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Hashim Thaçi.
Paralajmërimi i takimit të radhës Prishtinë – Beograd me 2 shtator në Bruksel, nga një pjesë e opozitës është vlerësuar si poshtërim pas veprimeve të fundit të Beogradit, i cilësuar si përgjegjës për vrasjen e një polici, vendosjen e barrikadave nëpër rrugë, dhunën dhe sulmet ndaj pikave doganore.
Mirëpo, ishte kryeministri Hashim Thaçi ai i cili e cilësoi dialogun si një proces krejt normal që zhvillojnë vendet e civilizuara.
Pas vendosjes së masave të reciprocitetit dhe, siç tha kryeministri Thaçi, realitetit të ri të krijuar në pikat doganore, tani Kosova sipas tij, është në një pozicion shumë më të mirë në tavolinën e bisedimeve.
“Ka ndodhur demaskimi dhe dështimi i plotë i politikës së Kosovës për ndarjen e Kosovës njëherë e përgjithmonë. Ky demaskim solli edhe reagimin më të qartë nga BE-ja dhe SHBA-të lidhur me tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Kosovës, shuarjen e strukturave ilegale dhe kriminale dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në tërë Kosovën”, është shprehur Thaçi.
Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit, nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se vazhdimi pa asnjë kusht i dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri, bëhet për interesa të kryeministrit Thaçi dhe në kundërshtim me interesat e Kosovës.
Konjufca rikujtoi se pala kosovare do të detyrohet të ulet në tavolinën e bisedimeve me njeriun i cili u ka prirë grupeve të serbëve në veri që sulmuan pikat doganore dhe institucionet e shtetit të Kosovës.
“Me vet faktin që Qeveria e Kosovës nuk i ka vendosur kurrfarë kushti Serbisë e cila është përgjegjëse për sulmin mbi kufijtë tanë shtetëror dhe po shkon të ulet sërish e poshtëruar në tavolinën e bisedimeve me Serbinë agresore, tregon qartë që përfaqësuesi i delegacionit të Kosovës do të shkojë në bisedime dhe do të ulet e do t’i shtrëngojë duart e qeshë kamerave, bashkë me udhëheqësin e ekspeditës së armatosur serbe mbi kufijtë tanë republikan, Borisllav Stefanoviqin. Ata do të qeshin me njeriun i cili në fakt duhet të mbahet përgjegjës për vrasjen e policit tanë të rënë në krye të detyrës, heroin e Kosovës, Enver Zymberi”, ka thënë Konjufca.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi duke replikuar me qëndrimet e deputetit të Vetëvendosjes tha se qëndrimet e këtij subjekti paraqesin politika të mentalitetit të vjetër.
“Gardianët e vetëshpallur të pavarësisë së Kosovës duhet ta kenë të qartë njëherë e përgjithmonë, koha kur referencat dominonte politike kanë qenë fjalët tradhtar e patriot kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë në Republikën e Kosovës. Për lirinë e çlirimin e Kosovës të gjithë qytetarët janë meritor. Kosova është e pavarur, sovrane dhe e tërë. Si klasë politike e kemi për detyrë që nivelin e debatit politik ta zhvillojmë përtej sintagmave ky apo ai është tradhtar, ky apo ai po e shte Kosovën”, ka deklaruar Thaçi.
Mirëpo, deputeti Konjufca tha se zhvillimet në veri dhe tensionet atje në kohën e mbajtjes së bisedimeve, janë veprime të koordinuara të politikës së Serbisë, të ndihmuara edhe nga qeveria e Kosovës, për të imponuar çështjen e veriut si temë në kuadër të këtij dialogu.
“Tash kur pikat e djegura doganore po përfundojnë në negociata me Serbinë, por rikonfigurohet edhe më qartë qëllimi i ndërhyrjes së qeverisë më 25 korrik. Plani paska qenë që vetëm të provokohet Serbia, që të tërhiqen forcat, që strukturat e Serbisë t’i djegin pikat doganore dhe kështu të krijohet një ngjarje aq e bujshme sa të jetë e denjë për të përfunduar në negociata, sepse përndryshe pa kurrfarë eksesi, pa një dhunë të kontrolluar, kufijtë e Kosovës zor se do të ishin bërë temë e negociatave”, ka thënë Konjufca.
Ndërsa debatet për vazhdimin e dialogut pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës po vazhdojnë, kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë sot se agjenda dhe mbajtja e takimit të radhës pritet të qartësohet të martën, kur në Prishtinë, sipas saj, do të qëndron ndërmjetësi i BE-së në këto bisedime, Robert Kuper.
Çështja më e ndjeshme e këtyre bisedimeve mbetet përfshirja eventuale e temave të reja politike, siç është gjendja në pikat doganore 1 dhe 31 në bisedime, krahas temës së vulave të doganave e cila është paralajmëruar se do të diskutohet.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Polemika të ashpra mes Berat Buzhalës dhe Fisnik Ismailit
» Polemika rreth zgjedhjeve:Rama ishte i prishur në fytyrë. Ai thotë broçkulla
» Polemika:Morrogjurulldi
» Bie kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë
» Maqedoni, polemika për gjuhën shqipe
» Polemika rreth zgjedhjeve:Rama ishte i prishur në fytyrë. Ai thotë broçkulla
» Polemika:Morrogjurulldi
» Bie kërkesa për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë
» Maqedoni, polemika për gjuhën shqipe
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi