Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Polemika:Morrogjurulldi

Shko poshtë

Polemika:Morrogjurulldi Empty Polemika:Morrogjurulldi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 05, 2009 3:12 pm

MORROGJURULLDI
Nga Edison Ypi
Merogjurulldia e fundit e Tema-s pati ne shenjester nje banke. Ne te vertete jo vetem nje banke, Credins Bank, por edhe vet' Banken e Shqiperise. Pra dy banka. Por natyrisht jo vetem bankat si banka se ato s'jane vecse llac-e-tulla. Pronarin e privates Credins, dhe Guvernatorin e se madhes shteterores te Shqiperise. Por jo edhe vetem banka, pronare dhe drejtore. Morrogjullurdia eshte e gjere. Morrogjurulldia kishte brenda edhe karburanta, televiziona, sigurime shendetesore, media, dhe sidomos-sidomos nga ata dhe nga ato qe morrogjullurdive nuk u mungojne kurre, nga ata dhe ato qe morrua i ka aq qef dhe i ve ne balle; familje, familjare, burra, gra te burrave, gra, burra te grave, si dhe te pa munguarit bir dhe bije, kete here, si shpesh here kryeministrore! Dhe te gjithe keta burra, pra Kryeministri, i biri i Kryeministrit, Guvernatori, pronari i Credins-it, burri i Elvana Hana-s, pra 5, plus femrat, e bija e kryeministrit, Elvana Hana, mbesa e Elvana Hana-s, qe bejne 3 femra, qe te gjithe bashke bejne 8 shqiptare ne pune te vet, pa llogaritur efektin mbi kursimtaret shqiptare qe kane lidhje te terthorta me Banken e Shqiperise, t'u shtosh ketyre te fundit edhe mijera "klientet e Bankes Credins", pa lene menjane qindra rrogetare qe morrgjurulldia i prek rreshqitshem, te gjitha bashke, qe bejne mijera te pergojuar, e di ne sa?! Ne vetem nja 200 fjale!
Barqet e te gjithe dreqerve bashke nuk mbajne aq helm brenda sa ky ndyresire.
Per cfare eshte fjala - ne te vertete!
Kompania Taci Oil ka privatizuar kompanine shteterore te karburanteve ARMO. Per kete ka paguar. Meqenese parate per ta blere ARMO-n Rezar Taci nuk i mban as ne xhep as nen jastek, por perdor bankat, per kete rast ka perdorur disa banka. Nje nga keto banka, permes se ciles Taci ka bere transferimin e parave nga nje banke e huaj drejt shtetit shqiptar, eshte Credins Bank.
Sipas morros, qe ne bote vetem ay e di se si, Credins ka perdorur parate e klienteve te vet per te paguar shtetin!
O morr, eshte ne natyren njerezore qe njerezit ne pergjithesi besojne me teper genjeshtren se te verteten. Por, o morr, mos ngaterro dozen, se kjo nuk eshte doze per njerez por per elefante.
Ja c'thote morrua;
"te zgjidhin urgjent problemin ligjor"
Cilin problem?! Ska asnje problem, per me teper ligjor, vec atij ne koken e Don Kishotit te tranzicionit.
"transaksionin e dyshimte"
O morro, ti vetem dyshon, apo je i sigurt?! Ne qofte se vetem dyshon, vazhdo dysho derisa te sigurohesh, dhe mos hap panik kot?! Ne qofte se je i sigurt, pse nuk shkon ne prokurori?!
"pagues fals per bleresit e Armo-s"
Si eshte e mundur qe shkon kaq larg mor felliqesire?! Si mund te mbijetoje cilado banke duke bere pagesa false?! Edhe zbatimi i rregullave me minimale qe bejne te mundur funksionimin me minimal, e pamundeson.
"Pas publikimit ne gazeten "TemA" te dokumentit qe provon se Credins ka urdheruar nje pagese prej 77 milione eurosh"
Jo per ty o morro se ti genjeshtrat e tua i di; Dokumenti qe morrua ka marre ne Ministrine e Financave eshte dokumenti i transferimit te parave nga banka e huaj tek Credins dhe nga Credins ne shtetin shqiptar!
"ajo duhet te ndalohej si veprimtari bankare".
Pse do ti o te shpelafte kolera, pse te do qejfi ty mund t'u ndaloka veprimtaria e nje banke?!
"mashtrim me pasoja demesh financiare ne ngarkim te klienteve te Bankes Credins"
Je aq i zi dhe aq i lig o morro sa s'ta them dot. Kete pohim katastrofik ne hava' qe ke bere ti ketu nuk e ben asnje njeri be bote qe i ka trute ne vend.
"Guvernatori Fullani nuk e ka bere kete (heqjen e licences se Credins-it sepse do morrua) per shkak te perdorimit te tij politik".
Kaq te ngjeshura sa genjeshtrat e tua o morro nuk eshte as lenda ne Super Nova.
"shumica ne pushtet mes te tjerash kaloi kandidaturen e gruas se tij (Fullanit) per anetare te Gjykates se Larte"
per kete s'ka fjale. Nuk mundem ti pergjigjem nje perversiteti te tille dhe pik.
"Banka Credins, e cila ka bere transaksionin e dyshimte"
A ka gje qe nuk dyshon ti o morro?!
"nga ana tjeter eshte zyrtarisht nje banke e lidhur me familjen Berisha. Elvana Hana, mbese e gruas se kryeministrit, eshte aksionere familjarisht ne kete banke, nderkohe qe burri i saj eshte nendrejtori i Credins. Ajo ka siguruar prej kesaj banke dhe nje kredi prej mbi 2 milione eurosh per televizionin Mediasat (ish-ATN1)".
Pse nuk shkruan letersi te verdhe o morro?! Per Zotin do kishe goxha sukses.
"duket se gjithe keto nuk po e minimizojne rrezikun".
Nuk e minimizojne rrezikun e morrogjurulldise, ama maksimalizojne nivelin e adrenalines ne trurin e vet' morros.
"Eshte kjo arsyeja qe frikeson guvernatorin Fullani te veproje ndaj Bankes Credins duke i hequr licencen".
Urraaaaaaa, bravo-bravo morro kur u be dhe batha jote t'i tregoje Guvernatorit cilat licenca te heqe.
"Gazeta "TemA" do te vazhdoje t'i kerkoje publikisht z. Fullani te shprehet rreth ketij skandali dhe shpresojme qe ai ta beje kete sa me shpejt te jete e mundur, me qellim qe te mos demtoje kot reputacionin e nje banke dhe te mos fuse me shume ne panik klientet e saj, qe tashme jane nderkohe nen panik".
Jo grek e serb, por as gjith' Greqia, gjith' Serbia, me gjith' Turqine dhe te gjithe dashakeqet e truallit arberor te marre te gjithe se bashku nuk ia kalojne dot kesaj morrogjurulldie te gjeniut te skutave quajtur morro mbiquajtur pleher.
Ke te drejte morro. Gazeta Tema nuk ka pune tjeter vec asaj qe te shpifi dhe ne gjithe Tiranen te mos shitet kurre me teper se nja 50 cope. Edhe per Santon dhe Fullanin ke te drejte dhe mund te shpresosh. Jane pikerisht ata qe po i japin hov krizes financiare boterore per ta fundosur te teren. Edhe reputacionin e Credins-it Fullani do premtoje se nuk do ta demtoje. Pse ta demtoje Fullani kur per te lodhesh, rropatesh e djersin ti?! Sa per klintet e Credins-it qe jane ne panik, per ate hic mos u bej merak. Ata nuk jane cara si ti!
O morro, je aq i deformuar sa kam disa pyetje per ty; Cfare ha o i mjere, me se e mbush stomakun?! Me asfalt autostrade, rere bituminoze, zhavorr rrugesh, zaje lumi?! Cfare pi?! Ujera te zeza?! Cilin ajer thith?! Ate te qenefeve?! A ke pare ndonjehere o katran, ta zeme, diell qe lind, fukara qe mberdhif, fatkeq qe renkon?! A ke degjuar ndonjehere muzike?! Mor po a ka ndodhur ndonjehere ta marresh koken nder grushte dhe te mendosh?! S'besoj se ke bere asnjeren nga keto.
O te placin syte, o tu shkrifshin te gjitha kockat, o te kapshin semundje te pa njohura per te cilat s'ka as ilac as doktor, o tu marrshin ment rensh nga nje shkemb u befsh copa-copa, o te dalshin perseri floket dhe tu rritshin nga brenda ta befshin trurin me lesh se c'e ke! Po pse o morro, po pse ore c'taksirat kane klientet e bankave qe t'i te rrisesh adrenalinen duke futur ne panik ata?!
Edhe dicka o morro hajduti; Licencen Credins-i e ka per te bere punen e vet, dhe po e ben, dhe s'ka asnje problem. Problem nderkohe, madje shume problem, eshte licenca jote per te shpifur, intriguar. Ate licence duhet gjetur kush ta ka dhene. Ajo licence duhet anuluar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi