Trajtimi i kancerit në pankreas
Faqja 1 e 1
Trajtimi i kancerit në pankreas
Trajtimi i kancerit në pankreas
Kur Steve Jobs dha dorëheqjen nga drejtimi i firmës Apple javën e kaluar, ai tha se nuk mund ta kryente më këtë detyrë me kërkesa në rritje. Dihet se Jobs është trajtuar për kancer pankreatik, shkak kryesor i vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara. Onkologët thonë se kanceri në pankreas është i vështirë për t’u mjekuar sepse diagnostikohet me vështirësi. Pankreasi ndodhet thellë në bark dhe simptomat bëhen të dukshme vetëm në fazat e vona të sëmundjes.
Në vitin 2004, Steve Jobs njoftoi se kishte bërë një operacion për heqjen e kancerit në pankreas - një formë e butë dhe e rrallë e sëmundjes e quajtur qelizë e veçuar tumori neuroendokrine.
Kjo formë përbën rreth 5 për qind të të gjithë kancereve pankreatik dhe prek qelizat që prodhojnë hormonet për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak. Më vdekjeprurëse dhe më shpesh kjo formë shfaqet në qelizat eksokrine të pankreasit që prodhojnë enzima të cilat ndihmon tretjen e ushqimit.
Pankreasit është një gjëndër 15 centimetra e gjatë prapa stomak dhe poshtë mëlçisë. Kanceri në pankreas mund të jetë i vështirë për t'u diagnostikuar, pasi në fazat e para nuk ka simptoma të dukshme. Dr Khaled el-Shami është onkologjist - specialist për sëmundjet e kancerit - në qendrën mjekësore të universitetit George Washington në kryeqytetin amerikan.
"Për kancerin në pankreas nuk ka analiza siç janë mamogramet për zbulimin e kancerit të gjirit, apo analiza e gjaku për kancerin e prostatës."
Pesë vjet pas operacionit për heqjen e tumorit, Steve Jobs kreu një transplantim të mëlçisë.
"Rreth pesë muaj më parë kam patur një transplantim të mëlçisë. Kështu që unë tani kam mëlçinë e një personit 25 vjeçar".
Dr. el-Shami thotë se nuk është gjë e papritur nëse kanceri në pankreas rikthehet.
"Tumoret neuroendokrinë priren për t'u përhapur nga mëlçia në pankreas dhe heqja e kancerit nga mëlçia mund të rezultojë në përmirësimin e pacientët. Transplantimi i mëlçisë është një mënyrë radikale e heqjes së kancerit në mëlçi”.
Por Doktor el-Shami paralajmëron se transplantimi nuk është formulë magjike.
"Është trajtim i balancuar midis heqjes së një pjese të madhe të mëlçisë dhe rrezikut të dobësimit të sistemit imunitar. Dobësimi i këtij sistemi mund të nxisë rikthimin e kancerit ose shfaqjen e tumoreve të rinj".
Një transplantim i organeve ul imunitetin, i cili mund të hapë dyert për probleme të reja.
Dr Mateu Walsh është Kryekirurg në Klinikën e Klevelandit. “Kanceri është një sëmundje që priret të rishfaqet dhe përhapet në organe të tjera, dhe njeriu vdes nga sëmundje të tilla”.
Dr. Walsh thotë se Steve Jobs mund edhe të kishte patur pasoja nga operacioni.
"Në aspektin e të ushqyerit - ndoshta diabet - nëse nuk merrni të gjitha enzimat pankreatike ju do të humbni peshë, sepse nuk merrni të gjitha yndyrat thelbësore dhe kështu një pjesë e asaj që Steve Jobs po kalon është pasojë e operacionit. Plus ai ka kryer një transplantim të mëlçisë, çka dobëson imunitetin , gjë që mund të ndikojnë në rishfaqjen e tumorit."
Dr el-Shami thotë se disa lloje të kancerit të pankreasit mund janë gjenetikë, të trashëgueshëm. Pirja e duhanit dhe përdorimi i alkoolit janë të lidhura me këtë sëmundje. Por ai thotë se në shumicën e rasteve shkaqet mbeten të panjohura.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?!
» TRAJTIMI I FEMRES NË KOHËT E VJETRA!
» Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (II)
» Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (IV)
» Prof.Dr.Sabile Keçmezi-Basha:Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave!
» TRAJTIMI I FEMRES NË KOHËT E VJETRA!
» Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (II)
» Sabile Keçmezi-Basha: Trajtimi i çështjes së Kosovës në gazetën ‘’Qëndresa Shqiptare’’ (IV)
» Prof.Dr.Sabile Keçmezi-Basha:Trajtimi i të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet jugosllave!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi