Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermani: I akuzuari Uka u paraqit në gjykatë

Shko poshtë

Gjermani: I akuzuari Uka u paraqit në gjykatë Empty Gjermani: I akuzuari Uka u paraqit në gjykatë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 31, 2011 1:03 pm


Gjermani: I akuzuari Uka u paraqit në gjykatë

Gjermani: I akuzuari Uka u paraqit në gjykatë Nn-frankfurter-Gjermani: I akuzuari Uka u paraqit në gjykatë Mm-arid-uka

(I plotësuar)-Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e tre të tjerëve në aeroportin e Frankfurtit, në muajin mars, është paraqitur në një gjykatë në Frankfurt, në fillim të procesit kundër tij.

Prokurori Herbert Deimer tha në gjykatë se Arid Uka, kishte shkuar në aeroport më 2 mars me qëllim që t’i vrajë pjesëtarët e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për shkak të intervenimit në Afganistan.

Sipas prokurorëve federalë, “hetimet kanë treguar se i akuzuari kishte dëshiruar t’i vrajë ushtarët që u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara nën mandatin e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse në Afganistan”.

Prokurorët besojnë se Arid Uka, që ka lindur në Mitrovicë të Kosovës, por është rritur në Frankfurt të Gjermanisë, ka vepruar vetëm dhe nuk i përket ndonjë rrjeti terrorist.

Pritet që procesi të zgjasë 10 ditë, ndërsa vendimi do të shpallet vitin e ardhshëm. Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

* * * * * * *



Gjermani: Fillon procesi kundër Ukës



Shqiptari 21 vjeçar, Arid Uka, me origjinë nga Kosova, sot pritet të paraqitet në një gjykatë për vrasjen e dy ushtarëve të Shteteve të Bashkuara, në Frankfurt, në muajin mars, dhe për përpjekje për vrasjen e tre ushtarëve të tjerë.

“I akuzuari është sulmues i vetëm, i cili ishte radikalizuar nga propaganda xhihadiste në Internet”, tha një zëdhënës i Zyrës së prokurorit federal në Karlsrue.

Raportohet se i akuzuari, Arid Uka, që ka shtetësi gjermane, i ka thënë policisë se ai i kishte përcjell dy njerëz në uniforma, në një autobus të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku 16 ushtarë të pa armatosur, që sapo kishin arritur nga Londra, po përgatiteshin për udhëtim për në një bazë ajrore.

Policia tha se Arid Uka ishte i armatosur me revole, municion dhe me dy thika.

Pritet që prokurorët do t’i thonë gjykatës së Uka ishte bërë islamist, para vitit 2007, kur ishte nxënës i shkollës së mesme, por se ai nuk i takonte asnjë grupi terrorist, dhe se ai i kishte kontaktuar imamët nëpërmjet rrjetit Facebook në Internet. Arid Uka është i akuzuar edhe në Shtetet e Bashkuara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi