Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BE me propozim për vulën doganore

Shko poshtë

BE me propozim për vulën doganore Empty BE me propozim për vulën doganore

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 01, 2011 8:29 pm


BE me propozim për vulën doganore

BE: Vula vetëm “Dogana e Kosovës”
BE me propozim për vulën doganore VULAT-E-KOSOVES42

Në raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të prezantohet propozimi konkret i Bashkimit Evropian (BE): vula e përgatitur në të cilën do të shkruante “Dogana e Kosovës”, por pa kurrfarë embleme, flamuri ose steme. Kjo do të ishte oferta për negociatorët e Kosovës dhe Serbisë, shkruajnë mediet serbe, duke iu referuar burimeve të besueshme diplomatike brenda BE-së

Sipas pritjeve të Evropës, kështu mund të arrihet kompromisi, pasi që të dyja palët emërtimin mund ta interpretojnë në mënyrën e vet. Për Serbinë kjo do të ishte “dogana e krahinës jugore të Kosovës”, ndërsa për shqiptarët “dogana e shtetit të pavarur të Kosovës”.

Mediet citojnë një burim nga Brukseli, i cili pohon se “në propozimin e vulës nuk shkruan “republika”, as që në të gjendet çfarëdo embleme, flamuri, apo steme e Kosovës”.

Shefi i ekipit serb, Borko Stefanoviq ka thënë se për Serbinë është e pranueshme vetëm ajo zgjidhje e cila do të ishte neutrale ndaj statusit dhe në pajtim me rezolutën 12 44. “Nuk është e pranueshme që në vulë të shkruajë "Republika e Kosovës, as që vula të ketë stemën e Kosovës. Të gjitha dokumentet përcjellëse duhet të jenë neutrale ndaj statusit”, ka thënë Stefanoviq.

Burimi nga Brukseli citohet të ketë thënë se “zgjidhjen ideore” ua kanë dërguar të gjithëve. “UNMIK-u në parim e ka pranuar, si neutrale ndaj statusit. Me të, ndonëse jo me dëshirë, paraprakisht është pajtuar edhe Prishtina, andaj presim që zgjidhja e tillë të jetë e pranueshme edhe për Beogradin”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi