Kosova në veri, vetëm me udhëheqës të pikave doganore

Kur pas 16 shtatorit të kalojnë pikat kufitare një dhe tridhjetë e një, qytetarët serbë të Kosovës ose të Serbisë nuk do të kontrollohen nga doganierët kosovarë. Në pikat kufitare madje nuk do të ketë prezencë as të Policisë së Kosovës. Edhe në Bërnjak e edhe në Jarinjë më 16 shtator do të vendosen policët dhe doganierët e EULEX-it.
Ata do të kenë komandantë të policisë, përkatësisht të Doganave të Kosovës. Kështu janë marrë vesh Qeveria e Kosovës, KFOR-i, EULEX-i, Zyra e BE-së në Prishtinë dhe ambasadat e Quintit (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë e Itali).
Draft-marrëveshja është hartuar dhe u është shpërndarë të hënën për shqyrtimin e fundit të gjitha mekanizmave të përfshirë në të. Të martën (sot) pritet që marrëveshja të zyrtarizohet pas një takimi të përbashkët të kryeministrit Thaçi me shefin e EULEX-it, komandantin e KFOR-it dhe zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë, shkruan Koha Ditore
Sipas burimeve të gazetës, mekanizmat e përfshirë do të mbajnë përgjegjësi edhe për zbatimin e marrëveshjes, e cila, sipas paralajmërimeve nga veriu, do të kundërshtohet nga strukturat kriminale atje. Marrëveshja parasheh që doganierët të vendosen në portën 31, ndërkaq në portën 1 në Jarinjë përkohësisht do të ketë vetëm policë. Porta që qe djegur nga grupe të dhunshme nuk do të përdoret për kalime të mallrave derisa në të të mos krijohen kushtet për punën e doganierëve.
EULEX-i tashmë e ka njoftuar Qeverinë e Serbisë për përmbajtjen e marrëveshjes dhe për qëllimin që më 16 shtator të vendosen doganierët në veri, për çka Beogradi nuk është pajtuar. Burime të gazetës kanë bërë të ditur se zyrtarët e Beogradit kanë thënë të mos mbajnë përgjegjësi për veprimet që do të ndërmarrin serbët lokalë, të cilët janë kundër “shtrirjes së shtetit të Kosovës në veri”.
Burime të gazetës kanë bërë të ditur se ekziston një plan i Qeverisë së Kosovës që me një aksion të ngjashëm me atë në pikat kufitare të kthejë gjykatësit kosovarë edhe në Gjykatën e Qarkut në veri të vendit, nëse për një gjë të tillë nuk arrihet ndërkohë ndonjë marrëveshje me EULEX-in./ Zëri

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!?
» “Kosova në rrugë të duhur vetëm me Ramushin”
» Qeveria kundërshton ashpër planin për bllokim të pikave kufitare
» Augustin Palokaj:Kosova vetëm ilegalisht mund të hyjë në BE për 5 vjet
» BE me propozim për vulën doganore

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi