Skenderbeu dhe trekendeshi HAS-MAT-DIBER pjesa 2
Faqja 1 e 1

Të tjera fakte
Qysh nga botimi i parë i librit "Historia e Skënderbeut" të Barletit në vitin 1510 në Romë, kanë kaluar jo pak por 498 vjet, pra afërsisht pesë shekuj. Në këto vite ajo është ribotuar sipas një statistike të formuluar nga Profesor Kristo Frashëri (K. Frashëri, Skërnderbeu, jeta dhe vepra, 2002, 5), katër herë në gjuhën latine në: Romë, Strasburg, Frankfurt, Zagreb, katër herë në gjuhën gjermane, në vitet 1533-1771, pesë herë në gjuhën italiane në vitet 1554-1580, dy herë në gjuhën portugeze në vitet 1567-1588, në gjuhën polake në vitin 1569, në gjuhën spanjolle në vitin 1597 dhe e ripërshtatur ose e përmbledhur ajo është botuar në të gjitha gjuhët e Europës, duke përfshirë edhe tre botime në shqip; Tirane, 1964, 1968, dhe Prishtinë 1968. Në të gjitha këto territore të kontinentit të vjetër lexuesit që e kanë marrë në dorë këtë libër, përveçse janë njohur me jetën dhe bëmat e Skënderbeut, kanë mësuar se: Kastriotët janë me origjinë nga një krahinë e Shqipërisë që quhet Mat (M. Barleti Botimi Shqip 1964, fq.65). Vetëm në Shqipëri Barleti kontestohet për këtë fakt dhe nuk kontestohet për të tjera të dhëna, që ai i parashtron në këtë biografi të parë mbi Skënderbeun. Deri tani ekzistojnë përveçse përcaktimit të Barletit për origjinën Matjane të Kastriotëve edhe tre variante të tjera, ku studjues autoritarë dhe historianë të njohur argumentojnë se: Kastriotët mund të jenë edhe nga Hasi, Mirdita apo Dibra.
Ndërkohë që përveçse përcaktimit të Barletit se Kastriotët ishin Matjanë, ekzistojnë edhe një sërë të dhënash të tjera me karakter etnografik, folklorik, toponimastik, sociologjik, etj, që dëshmojnë këtë origjinë. Disa prej copëzave të këtij mozaiku faktesh dëshiroj që ti parashtroj edhe unë në këtë shkrim. Si shembull të parë do të paraqitim diçka nga armatura e Skënderbeut.
Dihet që përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut ruhen në KUNSTHISTORICSCHE MUZEUM në Vjenë, Austri, në sallën XXV, e quajtur e Maksimilianit. Përkrenarja përbëhet prej çeliku dhe rrethohet nga një rrip i larë me ar. Në majë të saj është vendosur si simbol koka e dhisë me brirë. Duke marrë në shqyrtim simbolikën shohim se: në pjesën e rripit përkrenarja ka të gdhendur një mbishkrim prej dy shkronjash çift, që ndahen midis tyre me rozeta si: IM*PE*RA*TO*RE*BT që dëshifrohet kështu: "Jezusi i Nazaretit, bekon Skënderbeun, Princin e Matit, Mbretin e Shqipërisë, tmerrin e osmanëve, Mbretin e Epirit".
Thuhet se përkrenarja ju dhurua Skënderbeut nga Papa Piu i II-të kurse rripi me mbishkrimin ju shtua asaj nga pasardhësit e familjes Kastrioti që lindën pas emigrimit të saj në Itali.
Është e natyrshme që kushdo që porositi mbishkrimin qoftë Papa ose pasardhësit e heroit, ata e dinin mirë origjinën e Skënderbeut dhe u kujdesën aty që të shënonin edhe titullin e tij të parë si: Princi i Matit dhe pastaj Mbret i Shqipërisë, apo Mbret i Epirit. Ky fakt nuk mund të mohohet ose të anashkalohet sepse ai është një tjetër tregues se Kastriotët ishin nga Mati.
Ndërkohë në librin e tij "Skënderbeu, jeta dhe vepra të botuar në Tirane në vitin 2002, në fq.419, Profesor Kristo Frashëri thekson se: "Ballaban Pasha që ishte nga Batra e Martaneshit në Mat, përpara se të vinte jeniçer në Turqi shërbente si bari dhensh në tufat e Gjon Kastriotit". Pra nga kjo e dhënë del se i ati i Skënderbeut Gjon Kastrioti ishte edhe një "dhënar" i madh dhe tufat e tij të deleve i kishte pranë Batrës, e cila ndodhet në Mat. Ndërkohë duhet të themi se nga historia dimë se: baza ekonomike e Matit ka qenë Blegtoria, së cilës i është kushtuar edhe një pjesë e së drejtës zakonore. Sipas një legjende të mbledhur në Shqefën të Matit nga dijetari Dilaver Kurti tregohet se: kur vinte Skënderbeu në Shqefën, fisi HUTRA shtronte në sofër një mçerë (masë) djathë që ishtë më e madhe se sofra. (D.Kurti, Shënime etnografike në Mat, 2004 fq.23). Po kështu të dhënat e drejtëpërdrejta të marra nga populli dëshmojnë se: dita e Shën Gjergjit është festa më popullore e blegtorisë që bëhet në Mat, në çdo 6 Maj. Kështu mbrëmja e parë e Shën Gjergjit quhet nata e shqerrave. Për Shën Gjergj theren qingjat e parë dhe piqen në hell dhe festa shoqërohet me ceremoni të shumta nga të mëdhenj dhe të vegjël ku: bëhet lakror, lyhen vezët me të kuqe, bëhet spërkatja me ujë, vendosen degë are në dyert e shtëpisë etj.
Në Shën Gjergj tufat me bagëti çohen në madër, që është një organizim blegtoral i disa fshatrave, mbi bazën e kullotës së përbashkët, e cila si dikuri ndodhte veçse në Mat. Marrja e prodhimit të Madrës d.m.th. (shkrehja) e saj, bëhej ditën e Shën Mërisë në 15 Gusht, siç quhej në këtë krahinë Shën Mëria e Bazit, sipas famullisë së fshatit Baz.
Ndikimit të këtyre festave dhe riteve lokale që festohen në Mat nuk i shpëtoi as familja e Gjon Kastriotit, i cili dy prej fëmijëve të i tij i quajti: Mara (Marie) dhe Gjergj. Këtë tezë e përforcon edhe fakti se Gjon Kastrioti ishte një besimtar i denjë ndaj fesë. Kjo gjë shihet tek dy aktet që ai dhe djemtë e tij nënshkruajnë me Manastirin e Hilandarit, ku u varros edhe njëri nga djemtë e Gjonit, Reposh Kastrioti (Historia e Popullit Shqiptar, I, 2002 fq.313-319).
Dukuria blegtorale-ekonomike e "Madrës" dhe e drejta zakonore e pashkruar mbi të u përfshi si një kapitull i veçantë nga Skënderbeu në të drejtën që ai formuloi dhe që ne e njohim me emrin Kanuni i Skënderbeut.
Kështu 6 Maji nuk është dita kur lindi Gjergj Kastrioti siç pretendojnë disa autorë, por është festimi i ditës së Shën Gjergjit në trevat që bënin pjesë në Principatën e Kastriotëve, ku Mati si vendlindja e tyre zë një vend të veçantë.

Ilirjan Gjika- Numri i postimeve : 11
Registration date : 31/03/2009
Similar topics
» Skenderbeu dhe trekendeshi HAS-MAT-DIBER pjesa 3
» Skenderbeu dhe trekendeshi HAS-MAT-DIBER pjesa 1
» Shpaloset flamuri gjigant në Dibër (VIDEO)
» Vullnet Mato: TREKËNDËSHI I FALËNDERIMEVE TË MËDHA
» Manifestimi rajonal i poezisë-“TREKËNDËSHI POETIK I PAQES”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi