Tek Khmerët e Kamboxhias shfaqet ndjesa, por për dyshen Nexhmije-Qosiq s’ka pendesë
Faqja 1 e 1

01-04-2009 / Nga Ilir Nikolla
Nomenklatura e regjimit enverist ka mbetur edhe prapa Khmerëve të Kuq të Kamboxhias në sjelljen që po shfaq ndaj të mbijetuarve të diktaturës së tyre. Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha po shndërrohen në yje të medias, teksa mallkojnë demokracinë, sistemin pluralist, NATO-n e BE-në. Ata s’shfaqin asnjë pendesë për krimet monstruoze të regjimit më të egër komunist në Evropë, të cilëve ua kalonte për nga egërsia veç regjimi i Khmerëve të Kuq. Nexhmija dhe Ramizi në unison deklarojnë veç se “u teprua pak me luftën e klasave”!!
Veç pak thonë dy monstrat-dëshmi të regjimin hitlerian e stalinist së bashku, pa shfaqur as brerje ndërgjegjeje, bile në kafetë besnike me kalemxhinjtë e oborrit s’lënë pa shprehur pezmin se s’kishin bërë sa mundet kundër klerit, kundër ndonjë shkrimtari, kundër veriut në përgjithësi, kundër... Analiza se e vetmja brerje ndërgjegjeje është se s’u bë sa duhet për t’i zhdukur gjithë faktorët relevantë që do t’u hiqnin pushtetin e përjetshëm nga pasardhësit e brezit të dytë lidhet shpejt me shembujt kontraversë që shfaqen këto kohë. Një ish-drejtues i lartë i regjimit terrorist të Khmerëve të Kuq të Kamboxhias, i cili po gjykohet për krime lufte shfaqi dje publikisht pendesën për krimet e kryera nga regjimi dhe mori përsipër edhe përgjegjësinë personale për krimet në të cilat kishte marrë pjesë. Jo dokushdo, por fiks njeriu që drejtoi Qendrën e Torturave të Khmerëve të Kuq në Pnom Phen i pranoi dje krimet shtetërore dhe u kërkoi falje familjeve të viktimave. Personi i akuzuar për drejtimin e burgut kryesor të Kamboxhias gjatë sundimit të Kmerëve të Kuq i deklaroi gjykatës se ai merrte përsipër edhe përgjegjësinë për krimet. Shoku Duch, siç njihej, po gjykohet për rolin e tij në vdekjen e më shumë se 14 mijë njerëzve në vitet ’70, në Qendrën e Torturës në Pnom Phen, prej së cilës, sipas dëshmive mbetën gjallë veç një dyzinë njerëzish nga të burgosurit. Për aq sa mund të vlejë për të lehtësuar disi dhimbjen e familjeve të viktimave, por edhe për të ndihmuar në ndarjen e përgjithmonshme të vendit nga gjenocidi i khmerëve të kuq, në një deklaratë të veçantë, khmeri Duch tha se ai “donte të shprehte dhimbjen tij për gjithë të dashurit e atyre që ishin vrarë brutalisht gjatë regjimit”. Edhe një piramidë vrastare si e khmerëve të kuq e ka ruajtur diku në thellësi fuqinë për të prodhuar një ndjesë, sado formale qoftë ajo.
Por në Shqipërinë e Nexhmije Hoxhës dhe në Serbinë e Rankoviçit e Milosheviçit, asnjë shembull i tillë nuk po shfaqet. Nexhmije Hoxha turfullon ndaj kujtdo që raporton për rolin e saj në ashpërsimin e diktaturës si dhe për rolin prej tutoreje që ajo luajti në marrëveshjen siameze me Serbinë, kundër shqiptarëve të Kosovës, dhe përpiqet me thonj e me dhëmbë të mbajë në këmbë një strukturë shtetërore paralele për pasardhësit, pinjojtë e diktaturës. E në unison me Nexhmijen, në Beograd shfaqet famëkeqi Dobrica Qosiq, i cili gjithashtu nuk ka asnjë lloj pendese teksa flet për shqiptarët si për një racë inferiore dhe bën thirrje për kompromis që të shpëtohet ç’mund të shpëtohet nga “Kosova serbe”. Në librin e fundit të tij, “Koha e gjarpërinjve”, që ka publikuar këto ditë (vini re, tandemi shqiptaro-serb i komunizmit këto kohë po e lufton demokracinë me libra kujtimesh e mallkimesh), duke folur për shqiptarët dhe inferioritetin e tyre ndaj serbëve, ai shprehet në mënyrë arkaike se "kjo shtresë sociale, politike, morale dhe barbare e Ballkanit bëhet aleat i Amerikës dhe BE-së në luftën kundër popullit më demokratik, më të civilizuar dhe më të arsimuar të Ballkanit - popullit serb". E çuditshmja është se idetë e Qosiqit, të lodhur se gjenocidi, shfarosja a asimilimi i shqiptarëve nuk kanë pasur sukses, po gjejnë një përkrahje masive, jo veç tek radikalët e socialistët e Milosheviçit, por edhe tek krahu zyrtar i Tadiçit. Politika primitive e Beogradit po kërkon të shtrydhë sa të mundet diçka nga idetë e vjetra të Qosiqit e leksioni që ka dalë është se duhet shpëtuar veriu i Kosovës, në mënyrë që të paktën aty të kultivohet identiteti serb.
Nuk po mbërrijmë tek konspiracioni i një rreshtimi të kurdisur të dy ikonave të së keqes, por veç po evidentojmë faktin se monstrat e regjimit komunist hasën në një rezistencë të pashoqe të një kombi të etur për liri dhe të rreshtuar që nga burimi në Perëndim, prandaj edhe nuk u shkua në ekstremitetet e gjenocidit kamboxhian. Shqiptarët nuk mund t’i kërkojnë ndjesë Nexhmije Hoxhës se pse nuk e lejuan ta shuante etjen e saj për tjetërsimin e tyre dhe shndërrimin në një gjindje të urtë, nën hyqmin e serbëve. Po ashtu, s’mund t’i kërkojmë ndjesë Nexhmije Hoxhës as pse iu ndërpre bashkëpunimi i vitit 1990 me Sllobodan Milosheviçin dhe nuk u mundësua vrasja e Ibrahim Rugovës dhe vonimi i lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Shqiptarët janë perëndimorë e s’patën kurrë enigma për të mos përmbushur misionin e tyre si të tillë.
Ndoshta në një skutë të shpirtit të vet, edhe khmeri Duch ishte kamboxhian dhe kërkoi ndjesë për qorrsokakun kriminal që pat udhëhequr. Nexhmije Hoxha nuk e ndjen të nevojshme kurrfarë ndjese (asnjë anëtar i mbetur gjallë i Byrosë Politike dhe i Sigurimit të Shtetit gjithashtu nuk e ka ndjerë të nevojshme), ashtu siç nuk ndjen nevojën për t’u tërhequr prapa në idetë e veta as Dobrica Qosiq. Në këto qendrime spikat një rezistencë profesionistësh, por veç këtu mund t’i ndaj Qosiqin nga Nexhmija. Qosiqi më duket disi si një serb që ka humbur rrugën në një qorrsokak kriminal, kurse të papenduarës Nexhmije nuk i gjej dot monstër të ngjashme në këmbënguljen e saj për të qendruar në llogoren e krimit dhe të shitjes së atdheut.
Një pyetje sa për fund: Si do durojë pa pëlcitur kur të inaugurohet rruga Durrës-Prishtinë?
g.55

Gur Kepi- Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009
Similar topics
» Faik Krasniqi: Me shfaqet ajo
» AKSH për ditëlindje, shfaqet publikisht
» Pse tani shfaqet soji i stërvjetruar Dobruna?
» Shfaqet ne Torino dokumentari 'PRANVERE NE KOSOVE'
» Nobelistja Aung San Suu Kyi shfaqet para shtëpisë pas lirimit të saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi