Kristaq Shabani:INFORMACION I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Faqja 1 e 1
Kristaq Shabani:INFORMACION I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Kristaq Shabani:INFORMACION I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Ditën e shtunë dhe të diel, datë 3 dhe 4 SHTATOR 2011, Prof.Dr. Zymer Neziri, Instituti Albanologjik Prishtinë , zhvilloi një vizitë dyditore në qytetin e Gjirokastrës. Është e kushedi e sajta herë që ndodhet në qytetin e Gjirokastrës. Gjirokastra është pjesë e jetës së tij… Vjen në këtë qytet plot frymëmarrje dhe të çudimtë, i arkitekturuar me magji nga v...etë Perënditë…
Dhe jo më kot në vëllimin tim poetik “Pulsi i Dhimbjes”, botuar në vitin 1997 në Greqi, shqip, nga Shtëpia Botuese e studiuesit të madh ARISTIDH P. KOLJA “THAMIRIS” kam shkruar për qytetin timçudi :
“Qyteti imi filozoftë ,
Me kokë mbështetur te Perënditë…”
Prof. Neziri Zymeri kontaktoi në qytetin e Gjirokastrës me Presidentin e LNPSHA”PEGASI” ALBANIA,poetin dhe shkrimtarin Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S për shumë probleme të Letërsisë dhe për Manifestimin Poetik të 24 shtatorit. U fokusua biseda në Poetikën e lirikës polifonike. I qeshur me ”mendjen plot” shpalosi vlerat dhe foli e bisedoi për vlerat.
Po kështu së toku me Presidentin e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA , në ditën e dytë, ai mori kontakt me Prof. Dr. Thoma Dhima, Universiteti “Eqrem Çabej” dhe Prof. Assoc. Artur Lamaj, duke zhvilluar një bisedë profesionale në mjediset e lokalit “RELAKS”, afër sheshit kryesor ”ÇerçizTopulli”, në pjesën muzeale të Gjirokastrës…
Në këtë takim Prof. Dr. Zymer Neziri shoqërohej nga Ma. Justin Elliot, University College London- School of Slavonic & East European Studiues, një studiues që e fliste shumë bukur gjuhën shqipe dhe mbronte doktoraturën po me një temë nga problemet shqiptare të marrëdhënieve ndërkombëtare…
Gjatë mbasdites të të dielës Prof. Dr. Zymer Neziri bashkë me të tjerët i shoqëruar edhe nga lahutisti i famshëm shqiptar Isë Elezi nga Rugova dhe me një nipin e tij morën pjesë në martesën e studiuesit gjirokastrit Rigels Halili, pedagog në një Universitet të Vrashavës…
Duke u gazmuar nga traditat e dasmës tipike gjirokastrite. Në këtë dasmë interpretoi me lahutë dhe lahutisti i nderuar Isë Elezi… duke fituar admirimin e gjithë dasmorëve.
Ma. Justin Elliot, University College London- School of Slavonic & East European Studiues iu dhurua libri “HUMILIATED VIRTUE” i Kristaq F. Shabanit
*
Prof. Zymer Neziri është një studiues i talentuar me shumë përvojë në fushën e tij.
Këtë radhë po shpalosim një punim të tij shumë interesant, i botuar para disa vitesh edhe në gazetën letrare “PEGASI” të LNPSHA”PEGASI” ALBANIA.
THESARE SHQIPTARE NË HARVARD TË AMERIKËS
PO HAPET DOSJA H NË UNIVERSITETIN E HARVARDIT
Nga Pr. Dr.Zymer Neziri
Instituti Albanologjik Prishtinë, Kosovë
Anëtar i Këshillit botues të “Pegasi”-it dhe Zëvendës President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
Milman Peri (Milman Parry), student i profesorit të njohur Antoan Meje (Antoine Meillet), pasi mbrojti doktoratën në Sorbonë, i nxitur nga studiuesi i epikës së sllavëve të jugut Matija Murko, vendosi t’i vazhdojë hulumtimet në fushë të epikës. Ndonëse kishte studiuar stilin e këngëve e këngëve Homerit dhe ishte bindur se ai se ai stil i zhvilluar në formula mund të jetë vetëm tradicional, tash duhej të bindej se ai stil është edhe gojor. Materialin e viteve 1933 – 1935 të Sanxhakut dhe të viseve të tjera të Ballkanit nuk e mblodhi, siç thotë, për të bërë vëllime të reja krahas shumë vëllimeve ekzistuese të poezisë epike – por me qëllim që të gjej të dhëna në bazë të të cilave mund të nxiten përfundime të përgjithshme që bën të zbatohen në tërë poezinë gojore... Jo vetëm që mund të përcjellim se si këngëtari i sajon fjalët e fjalitë dhe pastaj vargjet, por gjithashtu edhe pasueset e tëra dhe temat, pra mund të shohim se si një këngë e tërë mund të jetojë dhe të kalojë nga njëri në tjetrin, nga një brez në tjetrin, kalon nëpër fusha e male, po edhe nëpër të gjithë kufijt e gjuhëve, po edhe më shumë, se si e tërë poezia gojore jeton dhe vdes”.
Në Harvard (Haevard University) nuk është lehtë të shkosh, por nëse shkon, nuk e ke lehtë të kthehesh. Para madhështisë së tij gjunjëzohen dijetarët nga mbarë Bota. Është Universiteti i dyzet nobelistëve. Harvardi është qendër e moçme universitare amerikane në Kimbrixh (Cabridge), qytet pranë Bostonit. Është Universitet i themeluar në vitet ’30 të shekullit VII. Për të studiuar aty ëndërrojnë të rinj dhe të reja nga e gjithë Amerika. Lakmojnë edhe studentë nga Evropa, Azia dhe nga gjithë viset e tjera.Por vetëm disa e kanë atë fatin e madh. Mirëpo, edhe nëse i plotësojnë kushtet, pagesa është shumë e lartë. Është ndër universitetet më të shtrenjta. Duhen paguar rreth 30 mijë dollarë. Mirëpo, mesatarisht, prindërit nuk paguajnë as një të tretën. Për studentët e dalluar ndan mjete edhe Universiteti. Aty punohet shumë. Punojnë të gjithë. Edhe studentët edhe profesorët. Rezultatet janë të mëdha. Diplomojnë rreth 97 % ng atë regjistruarit. E prej tyre janë një e terta studentë të dalluar. Aty vijnë edhe nga viset e ndryshme për të magjistruar ose për të doktoruar. Dhe studiuesi ynë i njohur në SHBA, Gjon Kolsti, më 1967, në fushë të epikës. Kohë më parë aty magjistroi edhe një kosovare. Është Edita Tahiri, intelektuale dhe veprimtare e njohur nga Prishtina. Historiani, Zamir Shtylla që jeton përkohësisht në Kembrixh, më tha se ka ehe studentë shqiptarë në Harvard, por janë vetëm disa sish. Janë tepër pak.
I sjellim librat shqip, kur t’i sillni studentët shqiptarë!
Biblioteka e Universitetit të Harvardit është shumë e përmendur. Ajo ka rreth 14 milionë libra. Është bibliotekë e ëndrrave për studiues nga gjithë viset e botës. Aty ka dhe libra shqip, por nuk janë shumë. Në ndërtesën më të madhe bibliotekare të kësaj qendre universitare, Uajdener (Ëidener Library) së bashku me Roj Rajt (Roy Ëright) profesor i Universitetit të Marlboros, i shikuam librat shqip. Edhe ai u pajtua se këto janë fare pak. Mund t’i palosh në dy valiçe! Jo që nuk mjaftojnë, por janë teëpr pak për këtë për një qendër kaq të madhe dhe me nam botëror. Biseduam edhe për bibliotekën e Bostonit , të cilën e vizitova së bashku me Zamirin. Në raftet e saj numëruam vetëm rreth 40 tituj shqip. Roji, Zamiri dhe Dejvidi (David Elmer) u pajtuan se vërtet janë pak dhe se duhet gjetur mënyrën e pasurimit të këtyre dy bibliotekave të përmendura me botimet tona, që janë përfaqësuese të denja të studimeve albanologjike dhe të kulturës shqiptare. Dejvidi, pa të keq dhe si me shaka, më tha: “I sjellim edhe librat shqip, kur t’i sillni studentët shqiptarë!” Ai është këtu një asistent i çmuar dhe nga të rinjtë është ndër kuadrot e dalluara të Harvardit. Së bashku me Zaimirin më ndihmuan shumë në punën time për gjashtë javë sa isha në qëndrim studimor në këtë qendër universitare.
Në bibliotekën Uajdener ruhet një pjesë e thesarit të eposit shqiptar
Koleksioni i Milman Perit (The Milman Parry Collection of Oral Literature) ka mbi 12 mijë tekste që janë të inçizuara në rreth 12 pllaka. Përgjegj i tij është profesor Miçell (Stephen Mitchell) dhe ndihmësi prof. Naxh( Gregory Nagy), kurse Dejvid Elmer është asistent. Koleksioni u krijua gjatë viteve 1933 - 1935. Është një arkiv i madh, sidomos i epikës. E quajnë më të madhin në botë të sllavëve të Jugut. Po aty është edhe hisja e boshnjakëve dhe e shqiptarëve. Homerologu M. Peri erdhi nga Harvardi në Sanxhak të Pazarit, në pjesën më veriore të shqipes. Ai është vend ku ndeshet shqipja me boshnjakishten e me serbishten. Ai kishte njohuri për lahutarët e njohur të Peshterit. Kishte mësuar serbishten, por të kuptuar edhe boshnjakishten, por nuk ka të dhëna se dinte shqip. Erdhi në Pazar për studime në fushë të homerologjisë. Ndihmësi i tij ishte asistenti Albert Lord, po ashtu nga Harvardi. Ndihmonte edhe Nikolla Vujnoviq nga Burmazi. Peshterasit ishin në qendër të vëmendjes. Ata ishin lahutarët të zotët dhe dinin shumë këngë të eposit të lashtë heroik. Pasi kreu hulumtime edhe në vise të tjera, përveç Sanxhakut (Pazar Bjellopole), Ai punoi edhe në Kolashin, Gacko, Stollc, Bihaq, si dhe në Maqedoni. Një pjesë e këtij thesari është edhe në gjuhën shqipe. Ruhet në Bibliotekën Uajdener, dhoma C. Në kuadër të koleksionit të M.Perit është vendosur edhe Koleksioni i Albert Lordit. Lordi punoi me rapsodë shqiptarë të Shqipërisë së Veriut, kryesisht të Malësisë, më 1937. Mblodhi sidomos këngë të kreshnikëve. Pas Luftës së Dytë, punoi edhe me pesë lahutarë të tjerë të Sanxhakut, por në Malësi nuk u kthye më.
Dosja H e Ismail Kadaresë dhe Koleksioni i Milman Perit
Vdekja e parakohshme e Milman Perit më 1935 është fatkeqësi e madhe edhe për epikën tonë. Peri vdiq në vitin e tretë të hulumtimeve të vetë në fushën e homerologjisë dhe të mbledhjes së folklorit në Ballkan. Thuhet se ka vdekur aksidentalisht. Tash në Harvard nuk i japin rëndësi kësaj. E konsiderojnë jetë të mbyllur para kohe, në fatkeqësi. Asgjë më shumë. Ashtu kanë konstatuar dhe organet e drejtësisë. Edhe ne flasim me keqardhje që ka vdekur parakohe, që nuk i ka çuar tutje hulumtimet dhe mbledhjen e folklorit, sidomos të atij shqiptar. Kemi dhimbje se ndoshta fati i nëpërkëmbur i eposit tonë heroik do të ishte tjetërfarë. Do të kishte një fat të mirë, ndoshta, çfarë e patën të tjerët përreth nesh. Dyshimin nuk e fshehin ende disa studiues në Prishtinë, në Tiranë e gjetiu, se kjo vdekje vërtet ka lidhje me eposin tonë, se vdekja e tij e parakohshme është pasojë se ai po shndriste rrugën e njërit nga eposet shumë të mëdha, por edhe më të moshuar të Ballkanit. Këtë dyshim e kishte dhe Ismail Kadare. Dyshimi i ngritur në shkallë të shqetësimit, pikërisht në vitin 1981, kur e përfundoi së shkruari romanin Dosja H. Personazhet kryesore të romanit janë studiuesit e folklorit Vili Norton dhe Maks Rothi. Janë irlandezë me qëndrim të përkohshëm në Nju - Jork, që marrin lejë për hulumtime në Shqipërinë Veriore dhe në Jugun e Jugosllavisë. Kadare i portretizoi duke i patur parasysh dijetarët amerikanë të Harvardit, Milman Peri dhe Albert Lord.
Më në fund, edhe ju shqiptarët erdhët në Harvard!
Mbretëron interesimi i madh për këtë koleksion. Studiues të shumtë kaluan nëpër këtë kryevepër arkivore të eposeve heroike të Ballkanit. Këtu u kryen shumë hulumtime dhe u mbrojtën shumë desertacione doktoratash. Pse shqiptarët u vonuan 70 vjet, është çështje që duhet shtruar në veçanti. Më 24 shtator 2002, pas gëzimit të madh se një ditë më parë e dëgjova Salihun e famshëm shqip duke kënduar, takova studiuesen kroate dr. Aida Vidan. Është baladologe nga Spliti. Ajo ka doktoruar këtu, në Harvard. Tash punon në këngët lirike të Gackos. “Sa shumë ka pritur ky material një studiues shqiptar! Shtatëdhjetë vjet!- më tha me keqardhje. Pastaj dëgjova pllakën e Salihut nr. 908 për Ali Pashën. Nikolla kërkon përkthim, e Salihu ja fillon boshnjakisht. Në pllakën 915 - 916 është Shkurte Hakli po ban vek, shqip e boshnjakisht. Në vijim të 916-ës Salihu reciton këngën për Kraleviq Markun e Gjergj Elez Alinë. Nga pllaka 918 veçova bisedën e Nikollës, që e pyet për trimat e mëdhenj, e Salihu i rendit: Kadri Bajrin, Sadri Bardhin, Haxhi Zekën, Cen Maxhunin, Deli Popovën, Emin Hallaçin e tjerë, por më i madhi trim ishte Kadri Bajri, thotë. I preu 7 të Malit të Zi, kur u vra vëllai i tij, Hyseni, në luftë. Ky është Salih Uglanini shumë i njohur, më i miri, së bashku me Avdo Megjedoviqin, në Koleksionin të M. Perit.
Këngët shqip të Salihut të Ugllës së Peshterit ruhen në Harvard
Ai nuk lë dilema për përkatësinë kombëtare. Nuk mund të flitet as për prejardhje, siç bëjnë disa. Shkurt, Salihu i heq këto dilema të studiuesve të tij, në bisedën me M. Perin. Ai pa ngurrim e tregon përkatësinë e vet etnike, në pyetjet e Nikollës. Dëshmia se boshnjakishten e mësoi në moshën 30 vjeçare nuk do koment. Ai ishte dhe pjesëmarrës i betejës së Nokshiqit (1879) kundër Malit të Zi, ku u mbrojt me trimëri të pashoqe Plava dhe Gucia. Edhe këtë ia thotë pa ngurrim Nikollës. Ai është dhe përkthyes i këngëve nga shqipja në boshnjakisht. Salihu, sipas regjistrit të njësive të tij (P.57, SCHS V.I), ka gjithsej 47 njësi shqip dhe boshnjakisht. Janë të inçizuara në pllaka, nga numri 606 deri në nr. 1219, me ndërprerje. Kanë shënjën e mbledhësit PN (Parry Number) 654, 656, 658, 659, 672, 673. Peri inçizoi shqip këngët për: Ali Pashë Gucinë, më 16.11.1934; Marko Kraleviqin dhe Gjergj Elez Alinë; Më 24 nëntor 1934; Mark Milanin, më 16.11.1934, po në Jani Pazar, Mujin dhe Gavran Kapetanin; Emin Hallaçin; Marko Kraleviqin dhe Musanë. Problem të madh paraqet transkriptimi i tyre, i cili ende nuk ëhtë kryer pas shtatë dekadash. Më 23 shtator, në pllakën 907 dëgjova Salihun duke kënduar Ali Pashën shqip! E dëgjova për herë të parë njeriun që njoh nga shkrimet para 30 vjetësh. Përdor rregullisht diftongun ua, si në të folmen e Rugovës. Në vijim pllaka 1205, Muji e Gavran Kapedani! Këngë e kreshnikëve, kënduar me lahutë. Zë shumë i qartë, i kuptueshëm. Të duket sikur po këndon rugovisht. Ma çoi mallin e lahutarit të famshëm nga Shtupeqi i Vogël, Metë Rustemi.
Nga gëzimi i madh, për këtë këngëtar të përmendur të eposit heroik, bëra dy telefonata nga Harvardi në Prishtinë. I thirra miqtë e mi, studiuesit dhe epikologët tanë të njohur, dr. Sadri Fetiu dhe dr. Enver Mehmeti dhe u thashë: “Salihu i Ugllës së Peshterit, që i thonë Salih Uglanini, është ende gjallë në Harvard! E dëgjova me veshët e mi duke kënduar shqip me lahutë!” Monografia e Gjon Kolstit për Salihun, për dygjuhësorët si dhe për lahutarët nga Malësia konsiderohet vepër e çmuar në Harvard.
Këngëtarë të tjerë dygjuhësorë
Xhemajl Zogiqi, Gllogovik. Milmam Peri për të shkruan se jeton në Pazar. Aty është kafexhi që 8 vjet. Ka dy gra. Është 38 vjeç. Di 25 - 30 këngë. Mund të këndojë dhe 5 -6 orë.Në indeksin e Kay-t shkruar se është shënuar materiali i tij shqip në pllakat nr. 1326- 1327. Ishte nipash i Sinanit nga Shkreli. Ka prejardhje nga Rugova. “Baba e nëna kanë folur shqip, por fëmijët e mi po flasin boshnjakërisht,” thotë në bisedën e inçizuar me Perin. Xhemajli është lahutar dygjuhësor. Në pllakën 1327 dëgjova së bashku me Dejvidin zërin e tij shqip duke e kënduar një këngë të kreshnikëve për Mujin e Halilin. Shihet se ka qenë lahutar i zoti. Është dëm që prej tij nuk janë incizuar edhe këngë të tjera shqip. “E dua gjuhën shqipe,” i thoshte Nikollës, ndihmësit të Perit. Biseduam me Dejvidin edhe me Perin, që nuk dëgjohet fare.kryesisht flet vetëm Nikolla. “Peri, serbishten e ka ditur mirë,” thotë Dejvidi.
Përveç Xhemajlit, Peri ka punuar edhe me rapsodët Sulejman Maliqi (50), Sulejman Fortiqi, Ali Fuljanini (29), por thuhet se nuk ka inçizuar prej tyre edhe këngë shqipe. Aliu ishte nga Leskova. Mësuesi i tij ishte lahutari shumë i njohur Xhemë Skreli. Kishte prejardhjen nga Nevesinja. S. Makiqi dinte rreth 30 këngë. Ishte shqiptar, por i ka thënë Perit se nuk këndon shqip.
Shaban Nuhoxhixhiqi, Bjello Pole. Për këtë këngëtar, M.Peri shkruan se këngët i ka dëgjuar në Shqipëri. Atje ka mësuar shqip. Datë e punës ëshët shënuar 2 korriku 1935, në Bjello Pole. Ishte 39 vjeç. Në Indeksin e M. W. Kay (The Index of the Milman Parry Collection 1933- 1935), repertori i tij me këngë shqipe është e evidencuar me emrin: Arnautske pjesme i pricanje (Albanian Songs), rec. No. 5391-5392, 5425-5427, ende të pa transkriptuara. Ka kënduar këngën këngën për vrasjen e Gani Begut dhe për Haxhë Mustafën. Në vijim është inçizuar kënga e tij e bukur e me shumë domethënie jetësore gu-gu ban gugashi. Shihet se shqipen ka filluar ta harrojë. Këndon bukur. Bën pjesë ndër këngëtarët e rëndësishëm dygjuhësorë të
Koleksionit të M. Perit.
Rapsodë të tjerë që këndojnë shqip
Fatime Biberoviqi, Gacko. Quhej Arifoviqi, kur u martua në Prizren. Jetonte në Gacko. Ishte 35 vjeç dhe kishte 6 fëmijë, kur Milman Peri mblodhi këngë epike dhe lirike nga repertori i saj i pasur. Ka në repertor edhe disa këngë shqipe. Këndon bukur këngët: “Esat Pasha” (PN6327), “Kur jam kanë n’Elbasan”(PN 6332), “O nizam të ngrat-e”(PN 6409), “Hysni Curri dhe Bajram Begu” (PN6361), si dhe këngën vallnisht”Dy dardha me ni dardhë” (PN6503). Ka zë të bukur. Këngët e saj epike janë tërheqëse. Ka aty dhe tekste të përpunuara dhe vargje të marshit luftarak: “Nja, dy, tri, rrnofsh Shqipni!” ose “Urra, urra, trima përpara!” Fatimja ka kënduar edhe këngë lirike. Ndër to ka dhe vajtime. Vajton mirë. Vajtimi i saj është tradicional. E përjeton këngën. Është e prekshme.”Çika e Zhurit, dukatin me bisht” (PN6371) është këngë e bukur lirike. Fatimja ka zë tërheqës. Është edhe improvizuese emirë. Në vargun e saj hetohet pak edhe ndikimi gjuhësor i boshnjakishtes. Duket se mund të jetë e lindur në rrethinën e Prizrenit. Ajo thotë “gji po ban (gji= çka). Kjo ndikon për identifikimin e vendlindjes së saj. Në skedar janë evidencuar 42 njësi të saj shqip, boshnjakisht, turqisht. Është këngëtare trigjuhësore dhe njëra ndër më të mirat në Koleksionin e Milman Perit.
Etem Hasanoviqi, Aleksandrovë. Data 26 shtator ishte edhe një befasi e re për mua. Këndon Etemi këngën e Dem Ahmetit. Në vargun e parë: “ Kokan mbledh -o treqin harambasha” del një zë i bukur, fort i bukur pa përcjellje me instrument. Si në këngë majëkrahut ose malsorçe, siç u thonë. Është shumë i rëndësishëm për etnomuzikologët. U inçizua në katundin Aleksandrovë, më 7 shtator 1934 PN 473, në pllakat 381- 384. Vargu i fundit i kësaj kënge, pasi që Novica i Zi me treqind harambashë vrasin Ajeten dhe tridhjetë të tjerë, është “me temelshpijen ia kanë nxue” (Demë Ahmetit). Inçizimi i kësaj kënge është aq i qartë sa duket se ky këngëtar po këndon tash, e jo para 70 vjetësh. Në vijim, Etemi këndon këngën “Arif Sinani”. Po ashtu bukur. Zë i thekshëm. Tërheqës. Ku është Aleksandrova, nuk ka të dhëna. Sipas një shënimi, i takon rrethit të Prokuples. Mirëpo sipas analizës me D. Elmerin, Peri më 6 shtator 1934 ka qenë në Prilep (Maqedoni), të nesërmen ishte në Aleksandrovë, kurse tëpasnesërmen ishte në Kuqevishtë, afër Shkupit. Pra, Aleksandrova është katund në Maqedoni. Etemi ka kënduar edhe jo shqip këngët Ejlivado, rosna travo dhe Andjelin devojka, ku mbetet në kujtesë zëri i tij i bukur lirik dhe shumë tërheqës.
Materiale të botuara nga Koleksioni i Perit.
Projekti i përbashkët Kembrixh- Beograd për botimin e materialeve të Koleksionit filloi për t’u realizuar më 1953. U botuan këngë të lahutarëve nga Sanxhaku i Pazarit - Serbocroation Heroik Songs (1954) dhe Srpkohrvatske junacke pjesme (1953). Këngët u botuan në Kembrixh dhe në Beograd. Botues janë Harvard University Press dhe Akademia Serbe e Shkencave. Këngët janë mbledhur nga Milman Peri. I redaktoi Albert B.Lord. Botimi i Kembrixhit, përkthimi anglisht, quhet vëllimi i parë, kurse ai i Beogradit quhet vëllimi i dytë.
Aty janë botuar këngët e kënduara boshnjakisht të Salih Uglaninit, të Sulejman Fortiqit, të Xhemajl Zogiqit, të Sulejman Makiqit e të Ali Fjulaminit. Janë gjithsej 32 këngë. Mbi gjysma janë të Salihut (19). Fortiqi e Makiqi kanë nga katër, Fjulamini 3 dhe Zogiqi 2. Përveç këtyre këngëve atje janë të botuara dhe pesë biseda të inçizuara boshnjakisht me këta lahutarë, që pa dyshim, paraqesin interes të veçantë për studiuesit. Kënga e Bagdatit është dhënë në tre variante, që ka personazh kryesor Gjergj Elez Alinë. Ka 1620 vargje. Ne tri variante është dhënë edhe robërimi i Gjyliq Ibrahimit. Edhe kënga e fundit, “Hasa i Ribnikut e çliron Mustafa Begun” është dhënë me dy variante. Pra janë gjithsej 14 këngë të Salihut, asokohe 85 vjeç. Personazhe kryesore në këngët e tjera janë: Marko Kraleviqi, Musa Kesexhia, Muji, Hajduku Golalia, Çejvanoviq Meho, Dojçin Kapetani, Çupiq Stojani, Gjelosh Kapetani, Golo Serhatilija e tjerë.
Botimi amerikan ka parathëniet e studiuesve të njohur John Finley e Roman Jakobson. Këngët i redaktoi dhe i përktheu në anglisht A.Lord. Transkriptimi muzikor e kreu Bela Bartok. J. H. Finley thekson “rëndësinë e poemave gojore të sllavëve të jugut”, kurse J. Jakobson po ashtu e çmon jashtëzakonisht punën e M. Perit. Në botimin amerikan, në fund të shkrimit “Novi Pazar”, është dhe pasqyra e materialeve shqip të lahutarit Salih (f.57). Ky është regjistri i Lordit, që është i mirëseardhur për fillimin epunës në materailet e Perit, sidomos të njësi vetë kënduara shqip. Mirëpo te botimi i Beogradit mungon kjo pjesë e tekstit të Lordit (shih f.XXI).Kush e hoqi dhe pse e hoqi, mund të merret me mend, por nuk e dimë se si u pajtua Lordi, kur mori vesh. Po kështu nuk dimë se në reagoi ai në këtë censurë të kolegëve të Beogradit. Pra, ky ishte fillimi me shenja jo të mira për këngët shqipe të këtij koleksioni të famshëm, para gjysmë shekulli, në vitin e largët 1953.
Vëllimi i II paraprin një shkrim hyrës i A. Beliqit, asokohe Kryetar i Akademisë së Shkencave Serbe.Në vijim është parathënia e redaktorit A. B. Lord, një hyrje e përgjithshme dhe një shkrim për Novi Pazarin, po ashtu të A. B. Lordit. Në pjesën e fundit të librit janë mbi njëqind faqe shënimë sqaruese me interes për 32 këngët e këtyre lahutarëve të Sanxhakut të Pazarit. A. Lord, në vend të fjalës boshnjakishte, tash përdor fjalën serbe për gjuhën e këngëve të Salihut (f.XXI, bot. i Beogradit). Bie në sy se A. Beliq edhe Salihun dhe këta lahutarë të Sanxhakut i quan vetëm këngëtarë myslimanë (fIX). Kjo mjafton për t’u hetuar tendenca e fshehjes së identitetit etnik. Çdo koment është i tepërt. Edhe për Ugllën, Salihu i thotë Perit: “Të gjithë shqiptarë kanë qenë. Boshnjakë kurrë nuk ka pasur aty...(f.1) Tridhjetë vjet i pata, kur mësova për të folur boshnjakisht (f.2). Botimi i martesës së Avdo Megjedoviqit është po ashtu ngjarje e shënuar në Harvard, Avdo, 63 vjeç, pa shkollë, nga katundi Obrov, rrethi i Bjello Poles, ka 14 këngë në repertor. Zenidba Smailagina Sina (martesa e djalit të Smajl Agës) u vol boshnjakisht, në korrik të vitit 1935. Mbledhës është Milian Peri, që vdiq papritmas në fund të atij vitit. Ajo ruhet në dorëshkrim në Koleksionin e tij në Bibliotekën Uajdener. Është me interes për epikologët, e sidomos për homerologët. Konsiderohet ndër krijimet mëtë bukura të këtij lloji të poezisë gojore. U botua në Kembrixh më 1974. redaktorë janë Dejvid E Bajnam (David Bynym) dhe Albert B. Lord. Botues është Qendra e Studimeve të Letërsisë Gojore, e cila për fat të keq, tash është mbyllur. Kjo vepër u botua edhe në Sarajevë, shumë vite më vonë, saktësisht më 1987. U botua me titullin “Zenidba Smailagic Mehe” (Martesa e Meho Smailagiqit). E përgatiti për shtyp Enes Kujunxhiq. Në Sarajevë nuk u botua edhe hyrja e botimit amerikan, mbi 50 faqe. Ajo u zëvendësua me një shkrim tjetër të përgatitësit. Ndonëse botimi boshnjak ka të dhëna biografike për Avdon (1875 –1953), për fjalorin e tij dhe disa të dhëna të lektorit për vargun e tij, jeta e tij nuk ëhtë shndritur sa duhet. Gjuha shqipe në këtë botim është përmendur vetëm një herë nga lektori, lidhur me përzjerjen e tingujve l, ll nga Avdoja. Shihet se për shpjegimin e fjalorit të Avdos ka ndihmuar edhe letrari Qamil Sijariq, që thotë se ky lahutar edhe të tjerët e kanë njohur pak gramatikën dhe sintaksën, e shpesh edhe aspak. Fjala është për boshnjakishten. Për fjalorin e Avdos, e sidomos për sintaksën e tij, mendoj se duhet ta thonë fjalën e vet edhe të tjerët, sidomos abanologët. Me interes është dhe rrafshi krahasues sintaksor me këngët shqipe të eposit heroik.Kjo është e domosdoshme.Kjo këngë e vitit 1935, e botuar në Harvard e në Sarajevë, ka 12 mijë e 311 vargje. Kjo është ndër një nga këngët më të gjata. Po ky lahutar ka kënduar këngën më të gjatë, që ka 13 331 vargje (Osmanbeg Dalibegoviq i Pavicevic Luka). Në repertorin e tij kishte 58 këngë. Puna e Perit dhe e Lordit me Avdon ishte shumë e rëndësishme, sidomos për çështjë të poezisë gojore, të eposit heroik dhe të homerologjisë. Thuhet se ka qenë më e rëndësishmja, krahas punës me Salihun.
Lordi vdiq me fjalët e veta mbetur peng
Ajo çka premtonte Lordi më 1953 kishte domethënie të madhe për epikën shqiptare. Në artikullin Novi Pazari, Albert për materialet e mbledhura në Jani Pazar, siç thoshte Salihu dhe që u botuan tërësisht në vëllimin I dhe II. Duke folur për përjashtimin evetëm, ku janë mënjanuar tregimet e Halko Gegiqit, për shkak se nuk kanë të bëjnë me këngët epike të blenit. Ai në vijim thotë: “Shmangie shumë serioze paraqet mënjanimi i këngëve epike shqiptare. Kam ndërmend më vonë ta mbledh tërë materialin shqip në vëllimin tonë dhe në tërësi ta publikoj në një libër të veçantë. Disa këngë që Salih Uglanini i ka kënduar në gjuhën serbe, e që janë “përkthime” të tij nga gjuha shqipe, po ashtu janë mënjanuar, pasi të paraqesin pjesën e eksperimentit shqiptar”. Ky premtim i Lordit nuk u realizua. Në vijim, që është edhe përmbyllja e këtij artikulli. Lordi thotë: “Qëllimin e ka pasur ndërmend Milman Peri gjatë mbledhjes së atyre këngëve, ka qenë që të provojë të përcjellë se si këngët dhe formulat kanë udhëtuar dhe kanë kaluar nga një gjuhë në tjetrën. Ky material, kur të botohet, duhet materialisht të përdoret me materialin e publikuar nga Murko, Shmausi dhe të tjerë, por edhe në lidhje me materialin që personalisht e kam mbledhur me rastin e udhëtimit të tij në Shqipërinë e Veriut”. Lordi jetoi deri në vitin 1991 dhe vdiq me fjalët e lëna peng, një gjysmë shekulli më parë, për botimin e këngëve shqipe, por edhe ne i kemi borxh shumë të madh, sepse ai është ndër mbledhësit më të mëdhenj të eposit heroik shqiptar
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-DEGA "PEGASI" GJAKOVE e LNPSHA "PEGASI" KOSOVA BEFASON ME VEPRIMTARINE E DATES 29.10.2011
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PEGASI INTERNACIONAL ALBANIA-I FOKUSUAR POETI DHE SHKRIMTARI JORGO S. TELO W.P.S, LNPSHA ‘PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA, "PEGASI" KOSOVA
» Kristaq Shabani:LNPSHA”PEGASI” ALBANIA-KUJTIM MORINA, TIRANA, ALBANIA
» Kristaq Shabani:LNPSHA "PEGASI" ALBANIA-SYRIHA ADEMOVI ,SHKODRA,ALBANIA
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi